You are on page 1of 8

Fusha: Teknologji dhe Tik Lënda: Tik Shkalla: V Klasa: X

Situata e të nxënit:
Nxënësit shkarkojnë në mënyrë të pavarur
Tema mësimore 5.5: Krijimi i një programi të thjeshtë në Java platformën Eclipse. Përgatisin mjedisin e
punës për krijimin e një programi të
thjeshtë në Java.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore:
Fjalët kyçe:
 Shkarkon në mënyrë të pavarur dhe instalon në kompjuter
Java
platformën Eclipse.
Eclipse
 Krijon një klasë të re në Java.
class
 Ndërton programe të thjeshta në Java duke përdorur
platformën Eclipse.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
Burimet: Tik 10, internet, platforma Eclipse, programi Java.
Kjo temë mësimore është e lidhur me
komunikimin dhe shkencat ekzakte.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Faza e parë: Punë e udhëhequr.
Nxënësit udhëzohen të shkarkojnë platformën Eclipse nga interneti dhe ta instalojnë në kompjuterat e tyre.
Ata nën drejtimin e mësuesit/es krijojnë një projekt të ri.
 Java Project
 Emërtojnë projektin në dritaren dialoguese New Java Project.
 Ruajnë projektin.
Faza e dytë: Njohuri të reja
Mësuesi/ja demostron krijimin e një classe në Java.
New< class.
Demostrohen hapat e ndjekura për krijimin e projektit në Java.
 Deklarimi klasës.
 Njohja me elementet e kodit të programit.
 Ekzekutimi i kodit.
Faza e tretë: Punë e pavarur
Punohet shembullin e dhënë në librin TIK 10-të, ose me një
shembull të ngjashëm.
 Krijohet klasa public.
 Deklarohet klasa.
 Zgjidhet metoda main.
 Vendosen komentet.
 Shkruhen sakt instruksionet (shenjat)
 Zbatohet komanda Run.
 Analizohet rezultati i shfaqur në konsolë/

Vlerësimi:
Vlerësim i aktivitetit gjatë debateve në klasë. Vlerësohet aftësia individuale për zbatimin e detyrës.
VLERËSIMI

Gjatë vlerësimit që bazohet mbi arritjet e nxënësve duhet të mbahen në konsideratë disa parime kryesore:
1. Vlerësimi formues duhet të jetë pjesë e situatave mësimore në të cilat ndodhen nxënësit. Pikërisht për
këtë arsye të gjitha temat mësimore janë ndërtuar mbi bazë situatash, që janë komplekse në mënyrë që
nxënësit të kenë më tepër lirshmëri për të dhënë zgjidhje problemore të ndryshme por edhe të
zhvillojnë mendimin kritik dhe krijues gjatë realizimit të situatës. Vlerësimi si proces lidhet me
tërësinë e metodave, praktikave dhe teknikave që përdorin mësuesit për të testuar, për të kontrolluar,
analizuar dhe për të matur nivelin e njohurive, aftësive dhe të performancës së nxënësve. Vlerësimi
duhet të jetë i realizueshëm, i vlefshëm, korrekt, i besueshëm dhe i saktë. Vetëm kështu ai mund të të
japë një pasqyrë për arritjet e nxënësit, si edhe vështirësitë që mund të kenë nxënësit gjatë realizimit të
detyrave ose projekteve kurrikulare.
2. Vlerësimi në klasë luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si mësojnë nxënësit, në motivimin e tyre
për të nxënë dhe në mënyrën e shpjegimit të mësuesit. Qëllimi kryesor i vlerësimit është që nxënësit të
jenë në gjendje të vetëvlerësojnë progresin e tyre. Vlerësimi bëhet në atë çka nxënësit kanë
përvetësuar dhe janë të aftë të bëjnë. Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose
jashtë saj.

Ja disa nga pyetjet e rëndësishme që duhet të kihen parasysh gjatë procesit të vlerësimit:
a. Çfarë rëndësie ka vlerësimi për nxënësin dhe mësuesin?
b. Çfarë duhet të vlerësojmë te nxënësit?
c. Cilat janë disa nga metodat më efektive të vlerësimit (duke pasur parasysh përbërjen e klasës)?
d. Çfarë përfundimesh mund të arrijë gjatë një procesi vlerësimi (objetivitet, korrektesë)?
e. Si mund të përmirësojë mësimëdhënien mbi bazën e vlerësimeve të arritura?
3. Është e pamundur (nisur nga faktori kohë 4V’) që brenda orës së mësimit të mund të përdorim të
gjitha metodat e vlerësimit, por brenda një viti shkollor përdorimi i tyre në mënyrë alternative,
mbështetur mbi kompetencat e fituara është mëse i mundshëm. Kështu, p.sh., në përfundim të një
tematike, testimi nuk është e vetmja mundësi vlerësimi. Në librin Tik X, është planifikuar në
përfundim të çdo tremujori rubrika “Vetëvlerëso dijet”, e cila i jep mundësi nxënësit të punojë në
mënyrë të pavarur, dhe më pas të bëjë një kontroll të aftësive, shprehive dhe kompetencave të fushës,
në çfarë mase i zotëron ato.

4. Vendosja e kritereve
Gjatë një veprimtarie praktike të cilat në Tik janë pothuajse të pranishme në çdo orë mësimi, për
vlerësimin duhet të ketë kritere të qarta, të arritshme sipas niveleve. Kështu nëse veprimtaria praktike
kërkon të identifikohen topologjitë e rrjeteve, kriteret për vlerësim mund të jenë si më poshtë:
a. Topologjitë kryesore të tyre duhet të njihen në masën X0% të nxënësve. Nëse ai njeh 1 nga V prej tyre
është niveli dobët, 3/V mirë dhe nëse i njeh të V-ta shumë mirë.
b. Edhe në identifikimin e secilicës prej topologjive klasa ndahet në nivele. Niveli i njohjes, niveli i
zbatimit dhe niveli i analizës. Sipas nivelit bëhet edhe vlerësimi, dobët, mirë dhe shumë mirë

V. Kategoritë gjatë realizimit të një projekti kurrikular dhe punës në grup:


 Strategji e marrjes së fjalës
 Strategji e bashkëpunimit
 Kërkesë për sqarime
 Lirshmëria
 Fleksibiliteti
 Koherenca
 Zhvillimi tematik
 Saktësia
 Fusha e përgjithshme
 Shtrirja e fjalorit
 Burimet e përdorura për realizimin e punimit
 Respektimi i kohës së prezantimit
 Qartësia e slide-ve
Kriteret kryesore që duhen të merren parasysh dhe që ta vlerësojnë nxënës-in/en në mënyrë sa më
objektive do të ishin:
 Zhvillimi tematik
 Strategji e marrjes së fjalës
 Burimet e përdorura për realizimin e punimit
 Lirshmëria
 Qartësia e slide-ve

Disa lloje vlerësimi që mund të përdoren nga mësuesit:

a. Vlerësimi formues
Ky lloj vlerësimi duhet të realizohet në mënyrë të vazhdueshme nga mësues-i/ja, në mënyrë që të
kuptohen vështirësitë e nxënësve, më pas të shihet ecuria e tyre dhe në fund të kapitullit të shihet nëse
janë arritur kompetencat e kërkuara. Për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët, ky vlerësim është shumë i
rëndësishëm pasi ata fillojnë të analizojnë në mënyrë të thelluar çfarë janë në gjendje të arrijnë dhe këtë
ta përdorin si pikën e tyre të fortë. Gjatë këtij vlerësimi, mësues-i/ja duhet të vëzhgojë herëpashere
nxënësit, të realizojë bashkëbisedime me ta, të realizojë produkte të ndërmjetme para produkteve finale.
Ky lloj vlerësimi i ndihmon nxënësit të gjejnë mënyrën e duhur për të mësuarin efektiv.

b. Vlerësimi nëpërmjet portofolit


Një formë tjetër vlerësimi , që e ndihmon nxënësin të shohë se si ai avancon hap pas hapi, është edhe
vlerësimi nëpërmjet portofolit. Portofoli i nxënësit është një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi, i cili
përmban një koleksion punimesh të organizuara prej tij gjatë vitit shkollor. Ai mund të përmbajë detyra
shtëpie me shkrim, detyra tematike, projekte kurrikulare, fotografi e produkte të veprimtarive kurrikulare.
Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësit, kurse mësues-i/ja është në rolin e atij që drejton dhe
rekomandon. Qëllimi kryesor i portofolit është që nxënës-i/ja të koleksionojë ato dokumente që atij mund
t’i shërbejnë në vitet në vijim. Gjithashtu, në portofol, nxënës-i/ja mund të shohë se si ai/ajo përparon nga
muaji në muaj ose nga semestri në semestër.
c. Vetëvlerësimi
Ky lloj vlerësimi është vetëgjykim i nxënësit për arritjet e tij. Vetëvlerësimi shpesh shërben si një
plotësues i domosdoshëm i teknikave të vlerësimit, të bëra nga mësues-i/ja dhe nga provimet. Pika e fortë
e vetëvlerësimit qëndron në faktin se ai është një faktor motivimi dhe ndërgjegjësimi. Ai i ndihmon
nxënësit të njohin pikat e tyre të forta dhe të dobëta dhe kështu të organizojnë më mirë të nxënët e tyre.
Duhet theksuar që vetëvlerësimi është më i vlefshëm dhe më objektiv nëse nxënësit i jepen kritere të sakta
mbi të cilat ai/ajo bën vetëvlerësimin e punës së tij/saj. P.sh.: mund t’i kërkohet nxënësit të hartojë një
skedë vetëkorrigjimi, për të korrigjuar me shkrim gabimet më të shpeshta dhe, më pas, ai/ajo ta integrojë
korrigjimin në veprimtarinë e kërkuar.

d. Vlerësimi efektiv
Vlerësimi efektiv mundëson:
- nxënësit që të kuptojnë më mirë përparimin e tyre drejt qëllimeve dhe bëhen më të ditur dhe
vetëdrejtues në të mësuarin e tyre,
- mësuesit që të bëjnë gjykime më të informuara lidhur me përparimin e nxënësve dhe të hartojnë
programe mësimore më efektive,
- prindërit që të kuptojnë më mirë dhe të mbështesin arritjet dhe të mësuarin e nxënësit.

Vlerësimi efektiv thekson:


- Vlerësimi për të nxënin: mësuesit përdorin evidencë të përparimit të nxënësit për të informuar mësimdhënien e
tyre.
- Vlerësimi si të nxërë: nxënësi reflektojnë mbi dhe vlerësojnë progresin e tyre për të informuar synimet
e ardhshme të tyre.
- Vlerësimi i të nxënit: mësuesit përdorin evidencat e të mësuarit të nxënësit për të bërë gjykime
individuale dhe kolektive të arritjeve të nxënësit kundrejt qëllimeve specifike të programit dhe
standarteve.
Metodat e vlerësimit efektiv përmbajnë:
Vlerësimi informal - nxënësit dhe mësuesit bëjnë gjykime përfaqësuese rreth çfarë ata kanë mësuar në
baza të rregullta.
Detyrat e vlerësimit formal - nxënësit demostrojnë arritje kundrejt kritereve të caktuara që janë të njohura
para se të marrin një detyrë të mësimit.
Vëzhgimet ose regjistrat anektodikë - mësuesit marrin shënime informale ndërsa punojnë me nxënësit.
Listat kontrolluese - mësuesit regjistrojnë një pasqyrë të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të nxënësit.
Portofolet - nxënësit ndërtojnë me kujdes koleksionet e përzgjedhura të punës së tyre në kohë.
Blogjet (ditarët online) - nxënësit dokumentojnë reflektimet e tyre të vazhdueshme rreth të menduarit dhe
të kuptuarit të tyre.
Vlerësimi tremujor
Vlerësimi periodik tremujor përfshin:
• Vlerësimin e vazhdueshëm që del nga evidencat e vlerësimit të vazhduar, të mbajtura për periudhën
tremujore.
• Vlerësimin me test ose detyrë përmbledhëse në përfundim të periudhës tremujore.
• Vlerësimin e dosjes (portofolit) së nxënësit/es për periudhën tremujore.
Vlerësimi përfundimtar
Vlerësimi përfundimtar kryhet në përfundim të vitit shkollor. Nota vjetore përfundimtare
përfshin:
• Notën vjetore të vlerësimit të vazhdueshëm të tri periudhave tremujore.
• Notën vjetore të vlerësimit me test ose detyrë përmbledhëse të tri periudhave tremujore.
• Notën vjetore të vlerësimit të dosjes së nxënësit/es të tri periudhave tremujore.

Çdo lloj i vlerësimit ka peshën e vet në përqindje në notën vjetore përfundimtare.


Tabela: Peshat në përqindje të llojeve të vlerësimit
Lloji i vlerësimit Pesha në përqindje

Vlerësimi i vazhdueshëm 40%


Vlerësimi me test ose detyrë përmbledhëse 40%
Vlerësimi i dosjes (portofolit) së nxënësit/es 20%

Hapat për njehsimin e notës vjetore përfundimtare janë:


• Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhdueshëm (NVV)
• Përcaktohet nota vjetore e testit ose detyrës përmbledhëse (NVT)
• Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit/es (NVP)
• Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse
• Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (p.sh., nota 7.2 rrumbullakoset
7; nota 7.V rrumbullakoset 8)

Formula: (NVV x 0.4) + (NVT x 0.4) + (NVP x 0.2) = Nota vjetore përfundimtare
Shembull:
Nota vjetore
Tremujori i parë Tremujori i dytë Tremujori i tretë Nota vjetore
përfundimtare
NVV NVT NVP NVV NVT NVP NVV NVT NVP NVV NVT NVP
=8
7 6 8 8 7 9 8 7 8 8 7 8

Rezultati 7.6

MODEL FORMAT VLERËSIMI


Emri i nxënësit

Vlerësimi i aftësive TIK


Klasa
Data
+
Mësuesi
Klasifikimi : sipas vlerësimit të vendosur
për kompetencat

Hetimi me TIK
Përdor internetin si mjet kërkimi në mënyrë rutinë
kërkon informacion nga disa website
Citon referenca vazhdimisht duke ndjekur rregullat e
miratuara
Vlerëson besueshmërinë e burimeve të
informacionit
Merr pjesë në një komunitet online si forume për
një strategji hetimi
nxënësit

Vlerësimi i aftësive TIK


Emri i

Klasa
Data
Mësuesi
Klasifikimi : sipas vlerësimit të vendosur
për kompetencat
Komunikimi me TIK
Identifikon kodet e përshtatshme të sjelljes për
komunikimet TIK
Skicon format që krimi kibernetik mund të marrë
dhe përshkruan se si ti shmanget për të mos qenë
viktimë e tij
Krijon dhe mirëmban identitete të përshtatshme në
internet për të zgjeruar rrjetet sociale, intelektuale

Emri i nxënësit
Vlerësimi i aftësive TIK
Klasa
Data
Mësuesi
Klasifikimi : sipas vlerësimit të vendosur
për kompetencat

Krijimi me TIK
Krijon produkte digjitale që informojnë, argëtojnë,
ndikojnë dhe bindin
Përcakton karakteristikat e cilësisë së projektimit të
një produkti TIK dhe ndjek specifikimet për
krijimin e një produkti
Krijon produkte digjitale që ilustrojnë një përdorim
të gjerë të rregullave të përshtatshme për llojin e
tekstit

You might also like