You are on page 1of 2

Departamenti I psikologjisë dhe pedagogjisë

Master për mësuesi për AML


Viti II, Semestri I
Lënda : Edukim për Demokraci

Detyrë seminari

Punoi : Daniela Picari Pranoi : Dr. Ferit Baça

Tiranë , shkurt 2021


Tema : Përsa u përket bindjeve të qytetarëve, mendoni se shteti duhet të mjaftohet me sigurimin
e qarkullimit të lirë të ideve? Pse?

Liria është një e drejtë e cila nuk konsiston vetëm në një element, siç mund të jetë
qarkullimi I lirisë së ideve, por përmblidhet edhe në element të tjerë si e drejta për të vendosur,
për të votuar, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeveri, e drejta për të marrë pjesë në çdo
tubim politik apo çdo aktivitet tjetër, e drejta për tu ankuar e për të ngritur zërin, etj. Prandaj
shteti nuk duhet të mjaftohet me qarkullimin e lirë të ideve. Demokracia do të ishte e cunguar,
liria nuk do manifestohej e plotë. Nuk do punohej më në interes të popullit. Është sikur të japësh
vetëm një “përbërës” për të bërë “ëmbëlsirën” por ajo nuk do dali në shijen që duam sepse I
mungojnë shumë “përbërës” të tjerë. Nuk do të jetë e qëndrueshme e fortë përballë sfidave që
mund të kalojë një shoqëri. Demokracia si sistem, apo marrëdhënie nuk mund të funksionojë
vetëm me qarkullimin e lirë të ideve. Në demokraci, pushteti politik bëhet i ligjshëm vetëm kur
ai buron nga populli. Pushteti mund të jetë rrjedhojë e vullnetit të lirë të popullit si një i tërë, ku
çdo individ është i lirë të bëjë zgjedhjet politike që i interesojnë. Pra, liria është kushti i
domosdoshëm i konceptit të demokracisë. Nga kjo pikëpamje, demokracia mund të përkufizohet
si një sistem idesh, praktikash dhe mënyrash veprimi që çojnë drejt institucionalizimit të lirisë.
Duke qënë se ka disa praktika mënyra dhe sistem idesh që e përbëjnë atë, qarkullimi I lirë I ideve
nuk duhet t’I mjaftojë shtetit për të garantuar demokracinë në çdo aspekt të jetës së një populli.

You might also like