You are on page 1of 1

Tema : Liria eshte jete,Liria eshte lumturi

Liria është të qenurit i lirë për të vepruar dhe menduar pa qenë nën presionin e
askujt. Liria tregon të qenurit i lirë, kushtin e njeriut që nuk është i burgosur dhe
ka forcën. pa të gjithçka është e pavlefshme. Jeta është e shkurtër dhe disa njerëz
e jetojnë  atë sipas regullave të të tjerëve. Të drejtat e njeriut dhe liritë ekzistojnë
që njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të realizuar. Ato janë për të gjithë, pavarësisht
prejardhjes ose pozicionit të tyre në shoqëri. Të drejtat dhe liritë “absolute” janë
ato që askush nuk ka të drejtën t’ia marrë ndokujt, si për shembull, liria nga
tortura. Të drejta të “Cilësuara” janë ato që mund të kufizohen për të mbrojtur të
drejtat dhe liritë e të tjerëve, për shembull, ndalimi i një demonstrimi në interes
të sigurisë publike. Lirine jo vetem duhet ta kesh apo ta fitosh por edhe duhet ta
ruash.Ta ruash si gjene me te shtrenjte ne jete. A nuk është kjo humbje e një prej
dhuratave më të mëdha që Zoti i dhuroi njerëzve….JETËS? Pse po e humbin këta
njerëz dhuratën më të madhe? Po e humbin nga liria e veprimit, e mendimit, e
zgjedhjes. të kesh lirinë duhet të kalosh mes qindra vështirësive, sepse askush nuk
gjendet i lirë në këtë botë që po ndryshon dita- ditës, njëri më i varur se tjetri, e
nëse thonë se e kanë lirinë, jo s’e kanë, sepse nuk e kanë fuqinë ta fitojnë atë dhe
ata mendojnë se  është më mirë të qëndrosh i varur nga dikush se sa të kalosh
disa vështirësi, por në fund të kesh lirinë.  Liria është themeli, është baza, ajo që
ndërton një karakter, një qytet, apo një vend. Liria është, ajo që duhet patjetër, në
mënyrë që të bësh diçka në këtë jetë. Rruga drejt lirise nuk eshte e lehte per ata
qe nuk marrin guximin te bejne hapin e pare, sepse te gjitha rruget, sado te gjata
e te veshtira te duken fillojne me nje hap. Dhe nje hap drejt lirise eshte nje hap
drejt vetes. Sa me shume te njohim veten aq me shume behemi te ndergjegjshem
per vlerat, karakteristikat, dallimet dhe personalitetin e secilit prej nesh. Fillojme
te kuptojme cfare eshte me e rendesishme per mireqenien tone dhe ndermarrim
nje shteg ndryshe nga ai i turmes. Fillojme te eksplorojme shtegun tone… Shpirti
fillon te sherohet, sepse liria eshte ilaci I shpirtit dhe nje shpirt I lire fillon ti shikoje
gjerat ndryshe, me pozitivitet dhe optimizem dhe rrjedhimisht mbushet me
dashuri, pastrohet, purifikohet... Dhe kur je I mbushur me dashuri si mund ta
cenosh lirine e tjetrit…?! Dashuria vepron vetem per te krijuar me shume dashuri!
Dashuria e lire nuk cenon dhe nuk do te ishte e afte te cenonte kurren e kurres
lirine e askujt!

You might also like