You are on page 1of 15

UNIVERSITETI

ALEKSANDER
XHUVANI
FAKULTETI
EKONOMIK
dega:informatik-ekonomike Viti
akademik 2011-2012

Lenda:Manaxhim
Detyre kursi
Tema:studimi I nje firme
Punoi:denisa cekrezi
Alban totraku

Pranoi:prof.dr.nada krypa
Prof.as.eduard dake
Kompania plus
Emri I markes:plus
Logo e markes:lule viole

Historiku I kompanise
Operatori celular shqiptar PLUS lindi si një nismë e disa prej sipërmarrësve dhe
biznesmenëve më të suksesshëm shqiptarë në disa fusha të ekonomisë së vendit.
PLUS synon që të krijojë sinergji biznesi si dhe të shpërndajë përfitime për të gjitha
palët, në një shkallë akoma më të gjerë. Operatori celular PLUS është aktualisht një
ndër investimet më të rëndësishme të komunitetit të biznesit.

PLUS Communication Sh.A, operatori celular i vetëm me kapital shqiptar, u themelua


në qershor të vitit 2009, pas dhënies nga AKEP të Autorizimit Individual (licencës) për të
ofruar shërbime të telefonisë së lëvizshme GSM, pasi paraqiti ofertën me të lartë prej
7.2 milionë eurosh në një tender ndërkombëtar. 

PLUS hodhi në treg masivisht shërbimet e tij pas përurimit të ambienteve të Qendrës
Teknologjike më 27 nëntor 2009 në vigjilje të festës së pavarësisë. Operatori më i ri në
treg ka arritur të shtrijë sinjalin cilësor PLUS në çdo cep të vendit në një kohë rekord,
duke arritur të mbulojë 95 % të popullsisë. Në më pak se një vit aktivitet tregtar PLUS
numëron mbi 400 mijë abonentë në të gjithë vendin, duke shënuar një nivel të lartë dhe
dinamik penetrimi në të gjithë vendin. 

PLUS ka fokus të përhershëm të tij përmbushjen e klientit në ofrimin e shërbimeve dhe


produkteve, duke synuar të jetë kompania lider në fushën e telekomunikacionit. Në
thelb të filozofisë së tij, PLUS ka respektin ndaj klientit, duke i ofruar atij transparencë
dhe të drejtën e zgjedhjes. Shërbimi risi i PLUS për zgjedhjen e numrit celular që
klientët dëshirojnë, i aplikuar për herë të parë në vendin tonë ishte vetëm pikënisja e
kësaj filozofie, që rezultoi dhe vazhdon të rezultojë mjaft i suksesshëm për
konsumatorët shqiptarë. PLUS vijon të respektojë zgjedhjen e klientit, duke i dhënë
mundësinë që të ndërtojë vetë shërbimin dhe produktin duke përzgjedhur llojin dhe
tiparet që dëshiron të ketë, në bazë të kushteve dhe nevojave për komunikim. 

PLUS është unik, duke qenë i vetmi biznes shqiptar në tregun e telekomunikacionit. Ky
është një privilegj për PLUS që në ndryshim nga operatorët e tjerë të tregut me kapital
të huaj, do të ri-investojë fitimet e tij në Shqipëri, duke nxitur në këtë mënyrë
shpërndarjen e përfitimeve për të gjithë dhe zhvillimin ekonomik te vendit.

Vizioni
Vizioni i PLUS është të jetë lider i tregut të telekomunikacionit në Shqipëri duke u
fokusuar tek Kënaqësia e Klientit, Risia dhe Cilësia e Shërbimeve të ofruara.
PLUS synon të sjellë vlera të shtuara dhe produkte e shërbime gjithnjë e më të
përsosura për klientët. Emri i markës së shoqërisë e shpreh në mënyrë mjaft
domethënëse këtë gjë.
Filozofia e PLUS mbështetet në themelet e fuqishme të vlerave shqiptare të
ndërthurura me parimet tona korporative, kulturën e punës dhe teknologjitë
bashkëkohore.

Hiearkia e planeve
Qellimi
Qellimi I PLUS eshte qe te krijoje sinergji biznesi dhe te shperndaje perfitimet per te gjitha
palet ne nje shkalle akoma me te gjere te ekonomise

Misioni

Misioni që udhëheq PLUS është:

 Ndërtimi i një rrjeti të përparuar duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe që


i reziston kohës
 Sigurimi i shërbimeve më të përparuara në industrinë e telekomunikacionit për
klientët
 Maksimizimi i kënaqësisë së klientit në një treg konkurrues
 Sigurimi i produkteve dhe shërbimeve sipas nevojave unike të klientëve
individualë dhe biznesit
 Ndërtimi i një forcë pune profesionale, të dedikuar dhe të orientuar ndaj
shërbimit
 Krijimi i një ekipi profesional të Shërbimit për Klientin që mbështet klientët
 Zbatimi i metodës së “konceptit të vazhdueshëm të përmirësimit të cilësisë”
për të gjithë kompaninë
 Krijimi i një marke lider që identifikohet me profesionalizëm, cilësi dhe  shërbim
të nivelit të lartë
 Krijimi i një sinergjie me kompani lokale shqiptare për të krijuar shërbime
shtesë
 Mbështetja e zhvillimit të vendit dhe fuqizimi i mëtejshëm i biznesit shqiptar

operaci onale
taktike
tstartegjike
Objektivat
Ob jekti va
Objektivat

Objektivat
Objektivat strategjike:Nje nder objektivat strategjike te kompanise PLUS eshte te
sjelle vlera te shtuara dhe produkte e sherbime gjithnje e me te persosura per
klientet.Emri i markes se shoqerise e shpreh ne menyre mjaft domethenese kete gje.

Objektivat taktike:Te zere nje pozite favorizuese,nje status te vecante ne treg,me


synimin pe t’u bere lider ne fushen e telekomunikacionit.Arritja e nje synimi te tille
eshte nje garanci per rritjen e aktivitetit te suksesit me konsumatoret.

Objektivat operacionale:Ofrimi I sherbimeve te telekomunikacionit kundrejt klienteve


me nje cilesi te larte dhe ne kohe reale.Gadishmeria dhe serioziteti ne pune I
punonjesve ndaj cdo kerkese te klienteve dhe sherbimeve te kerkuara prej tyre.

Objektivat ne fushen e marketingut:Reklamimi I produkteve dhe sherbimeve te


kompanise ne menyre qe te rrise interesinin e klienteve ndaj ketyre
sherbimeve,zgjerimin e pjeses se tregut qe mbulon firma si dhe shitjen dhe
permiresimin e sherbimeve.

Objektivat ne fushen e burimeve njerezore:Rritja e kualifikimit te punonjesve,uljen


e mungesave ne pune,vendosja e orarit te punes ne menyre qe edhe punonjesit te
jene te kenaqur cka do te sjelle dhe rritje te eficences ne pune.Rritjen e shkalles se
sigurise ne pune ,shperblimi I punetoreve ne baze te performances se tyre.

Objektivat ne fushen e finances:Arritja sa me larte e fitimeve ,I maksimizimit te


ardhurave me nje kosto te arsyeshme.
Objektiva ne fushen e produktivitetit:Te ofrohen sherbime me nje nivel te larte
eficence.

Strategjite e PLUS
Strategjite e kompanise PLUS lidhen me specifikimin e pozites se saj ne treg,kundrejt
firmave te tjera qe ofrojne po te njejta sherbime ne fushen qe ajo vepron pra ne
fushen e telekomunikacionit me synimin per t;u bere lider ne kete fushe duke ofruar
gjithmon sherbime sa me cilesore dhe sa me afer klientit.Duke parashikuar dhe
rrezikun konkurrencial kompania PLUS ofron sherbime te teknologjise se fundit ne
telekomunikacion te cilat jane te perballueshme per buxhetet e klienteve shqiptare.

Aksioneret

PLUS Communication përmbledh energjinë e biznesit mbarëshqiptar të suksesshëm në


disa fusha të ekonomisë si energjitika, industria, zhvillimi i pronës së patundshme,
tregtia me pakicë etj. PLUS synon që të krijojë sinergji biznesi si dhe të shpërndajë
përfitime për të gjitha palët, në një shkallë akoma më të gjerë, përmes bashkëpunimit
reciprok në ndërtimin dhe operimin e biznesit. Duke qenë një biznes tërësisht shqiptar,
PLUS do të ri-investojë fitimet e tij në Shqipëri dhe në këtë mënyrë do të nxisë rritjen
dhe zhvillimin ekonomik në vend.
Më poshtë do të gjeni një informacion të përgjithshëm për aksionerët e PLUS
Communication.

Aci-Enginnering BalfinUnion GroupA.I.B.A KompaniAlbanian Distribution and


DevelopmentBrunesVjollca HoxhaLutfi NuriuEURO-ALBA-EAAhmet MuçajJON
INVESTMENTENERGYSOLUTIONGenc TurkuBukurosh StafaPost
Telekomunikacioni i KosovësMoni BuchnikMatilda Shehu

AVANTAZHET E PLUS
PLUS ka avantazhin e përdorimit të teknologjisë më të avancuar si dhe një rrjeti të
konsoliduar për të përballuar sfidat e ardhshme teknologjike, duke qenë kompania më e
re në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri. Kjo teknologji i mundëson PLUS
inovacion dhe diferencim në treg, reflektuar në produkte më fleksibël dhe që ofrojnë risi
në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri. 
PLUS ka vendosur marrëveshje kontraktuale me disa kompani prestigjoze kombëtare
dhe ndërkombëtare për ngritjen dhe mbarëvajtjen e rrjetit, pas procesit tenderues.
Konkretisht partnerët janë:

o Nokia Siemens, që është përzgjedhur si furnitori i rrjetit të mbulimit me sinjal


(Radio Access Network) dhe paisjeve të Core Network (centralit qendror).
Rrjeti Nokia Siemens është një prej kompanive më të mëdha në botë për pajisje
hardware, software dhe shërbime në fushën e telekomunikacionit me më shumë se 60
mijë punonjës në 150 vende të botës. Nokia Siemens është e përkushtuar ndaj risisë
dhe qëndrueshmërisë dhe ofron një portofol të kompletuar në teknologjitë e rrjetit fiks
dhe të konvergjuar si dhe për shërbimet profesionale ku përfshihen konsulenca,
integrimi i sistemeve, implementimi i rrjeteve, mirëmbajtja, kujdesi si dhe shërbimet e
manaxhimit.  

o NEC, që është përzgjedhur si furnitor i rrjetit backbone (rrjeti bazë i mbulimit).

Korporata NEC është lider në integrimin e teknologjive IT dhe të rrjetit nga të cilat
përfitojnë bizneset dhe njerëzit kudo në botë. Duke ofruar një kombinim produktesh dhe
zgjidhjesh, të cilat bashkojnë përvojën e kompanisë me burimet globale, teknologjitë e
përparuara të NEC i përshtaten nevojave komplekse dhe vazhdimisht të ndryshueshme
të klientëve të saj. NEC sjell më shumë se 100 vjet ekspertizë në risitë teknologjike për
të fuqizuar njerëz, biznese dhe shoqëri.

o Comverse, shoqëria e përzgjedhur për të ofruar pajisjet BSS / VAS (sistemi i


tarifimit, shërbimet e të dhënave dhe mesazheve të shkruara, si edhe për
shërbimet me vlerë të shtuar).

Comverse është lider në botë në ofrimin e pajisjeve software dhe sistemeve që


mundësojnë shërbime në vlerë të shtuar; zanore, mesazhe, internet të lëvizshëm dhe
reklamë të lëvizshme; faturim të konvergjuar dhe manaxhim aktiv të klientit; si dhe
komunikim përmes protokolleve të internetit (IP). Klientela e zgjeruar e Comverse
shtrihet në më shumë se 125 vende dhe mbulon mbi 450 ofrues të shërbimeve të
komunikimit duke i shërbyer më shumë se dy miliardë abonentëve.

o SAP,  sistemi financiar

SAP me qendër në Walldorf të Gjermanisë është kompania më e madhe në botë në


fushën e pajisjeve software të biznesit me degë shitjeje dhe zhvillimi në më shumë se
50 vende në mbarë botën. Duke qenë një njësi globale kërkimesh teknologjike, SAP
është lider në identifikimin dhe formësimin e tendencave dhe sfidave që dalin në fushën
e IT-së (Teknologjisë së Informacionit), përmes kërkimeve të aplikuara dhe
sipërmarrjeve koorporative.

Vlerat tona
Kënaqësia e Klientit: Kënaqësia e Klientit është objektivi ynë primar dhe është motorri
për rritjen e kompanisë
Cilësia e Shërbimit: Cilësia e lartë e shërbimit është çelësi për të krijuar besnikërinë e
klientëve
Inovacion / Risi: Inovacioni mban kompaninë në avantazh ndaj konkurrentëve
Puna në grup: Punonjësit tanë janë çelësi i suksesit të kompanisë
Integritet & Transparencë: Klientët tanë mund të kenë besim tek ne
Udhëheqje dhe Profesionalizëm: Ne udhëheqim, ata na ndjekin!!
Përmirësim i vazhdueshëm: 98% + 2% = 98%

Ekipi manaxhues

 
Moni Buchnik 
Drejtor Ekzekutiv dhe Administrator

   
   
Floreta Matilda
Andrzej Taulant
Zhulali  Shehu 
Czerczak  Stërmasi 
Drejtoreshë Drejtoreshë e
Drejtor i Drejtor i
e Divizionit Divizionit të
Divizionit të Divizionit të
të Financës dhe
Teknologjisë Shitjeve
Marketingut Administratës

   
Erald Maçi Keti Luarasi 
Drejtor i Departamentit Drejtoreshë e
Ligjor  Departmentit të 
dhe Rregullator BurimeveNjerëzore

Sherbimet e PLUS
Zgjidh Numrin Tënd
Për herë të parë në tregun shqiptar PLUS u ofron të gjithë atyre që duan të bëhen
abonentë PLUS mundësinë që të zgjedhin për telefonin e tyre çfarëdo numri celular
PLUS që ju pëlqen, me kontratë ose edhe me parapagesë .

KLIK PLUS
Menuja KLIK PLUS mund të përdoret shumë thjeshtë nga të gjithë abonentët me
parapagesë duke telefonuar kodin #100#. Nëpërmjet saj ata mund të përfitojnë
lehtësisht shërbime të PLUS, ofertat e ndryshme si dhe shumë më tepër

Rimbushja e llogarisë
Të gjithë abonentët me parapagesë PLUS, mund të përdorin shumë thjesht kartat
rimbushëse gërvishtëse ose elektronike që gjenden në çdo Zona PLUS ose pika të tjera
shitjeje kudo ku shihni logon PLUS.

PLUS Top Up
Shërbimi PLUS Top Up ju jep mundësinë të gjithëve abonentëve PLUS me parapagesë
që të rimbushin në mënyrë automatike llogarinë e celularit me vlerën që dëshirojnë në
çdo dyqan Zona PLUS.

Transferta PLUS
Ky shërbim u mundëson të gjithë abonentëve PLUS me parapagesë të transferojnë
pjesë nga krediti i tyre drejt numrave të tjerë PLUS me parapagesë.

PLUS Më telefono
Nëpërmjet këtij shërbimi klientët PLUS me parapagesë kanë mundësi t’u dërgojnë falas
miqve të tyre PLUS kërkesa që ata t’i telefonojnë mbrapsht në rastet kur krediti në
llogarinë e tyre është i ulët.

Sherbimi I identifikimit ose mos identifikimit te thirrjes


Nëpërmjet shërbimit të identifikimit të thirrjes (CLIP) çdo abonent ka mundësinë të
shohë të shfaqur në ekranin e telefonit të tij celular se cili numër po e telefonon. Ky
shërbim aktivizohet automatikisht dhe ofrohet falas për të gjithë klientët PLUS.

PLUS Kontakt – Shërbimi i njoftimit për thirrjet e humbura


Nëpërmjet këtij shërbimi, të gjithë klientët PLUS do të njoftohen për thirrjet e humbura
në rastet kur ata e kanë telefonin celular të fikur, ose ndodhen jashtë zonës së
mbulimit. 

Rimbushje Automatike
Ju gjithashtu mund të kryeni rimbushje automatike në vlerat që dëshironi (nga 200 Lek– 1,000
Lekë) edhe në:pikat e UNIONNET / WESTERN UNION   kudo ku shihni logon EasyPay

Online PLUS Top Up nëpërmjet BKT 

Shërbimi PLUS Top Up ofrohet edhe online për përdoruesit e shërbimit E-banking të Bankës
Kombëtare Tregtare. Kjo është një tjetër mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë që u ofrohet këtyre
përdoruesve për të rimbushur online llogarinë e çfarëdo numri PLUS me parapagesë.
Rimbushja kryhet në kohë reale, pra klienti do të përfitojë shërbimin menjëherë pas autorizimit
nga E-banking.

Bartja e numrit
Shërbimi i Bartjes / Portabilitetit të Numrit
 Është shërbimi  i cili ju mundëson të bëheni klient i PLUS pa ndryshuar numrin tuaj të
celularit duke patur mundësi kështu të përfitoni nga të gjtha produktet, shërbimet dhe
ofertat më të mira që PLUS sjell.
Tashmë,  të gjithë abonentët mund të bartin numrin e tyre celular në rrjetin PLUS.
Për më shumë informacion dhe detaje të mëtejshme vizitoni çdo ZONA PLUS në
mbarë vendin ose kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrat 08006600
(falas nga linjat fikse) ose 0668006600 nga çdo telefon celular.

PLUS internet

Të gjithë klientët e PLUS kanë mundësi të përdorin shërbimin e Internetit Edge, kudo që
të ndodhen nëpërmjet telefonit të tyre.

 Për një gamë të gjerë aparatesh celularë konfigurimi i Internetit bëhet në


mënyrë automatike (APN për konfigurimin do të jetë plusweb).
 Gjithashtu, duke kontaktuar Kujdesin për Klientin në numrin 140 ose Divizionin
e Shitjeve të PLUS ju do të merrni ndihmë për konfigurimin e aparatit tuaj celular
si dhe informacion me listën më të fundit mbi modelet e celularëve të cilat do të
mund të konfigurohen në mënyrë automatike.
 Tarifimi për internetin bazohet në volumin e të dhënave dhe jo në kohën që
klienti shpenzon në Internet (tarifimi kryhet për njësi prej 10KB).

Oferta plus

Zgjidhni Paketën Javore PLUS dhe për vetëm 400 Lekë në javë përfitoni:

o 1300 minuta brenda rrjetit PLUS


o 30 minuta me rrjetet e tjera kombëtare
o 190 MB Internet

Komunikoni akoma më lirë me miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë Shqipërisë

Oferta Ndërkombëtare u jep mundësinë të gjithë klientëve me parapagesë të përfitojnë


tarifa akoma më ekonomike për komunikim me të gjithë numrat në Itali, Greqi,
Gjermani, SHBA dhe Kanada, për vetëm:

 12 Lekë / minutë (pa TVSH) dhe 12 Lekë / SMS (pa TVSH)


 Zgjidhni Paketën e Internetit që ju përshtatet më shumë!
Të gjithë klientët PLUS me parapagesë tashmë mund të përfitojnë nga Paketat e
Internetit të cilat janë krijuar enkas për të përmbushur nevojat e tyre për Internet
në celular , me çmime nga më ekonomiket:

o Paketa Ditore: 40 MB për vetëm 60 Lekë (me TVSH) – e vlefshme deri në


fund të ditës së nesërme pas blerjes
o Paketa Javore: 200 MB për vetëm 250 Lekë (me TVSH) – e vlefshme për 7
ditë nga momenti i aktivizimit
o Paketa Mujore: 900 MB për vetëm 1000 Lekë (me TVSH) – e vlefshme për
30 ditë

Facebook falas

o
o Ruani në çdo moment lidhjet me jetën tuaj sociale sepse PLUS ofron lundrim
FALAS në Facebook nga celulari (www. facebook.com; m.facebook.com,
facebook.com) për të gjithë abonentët me parapagesë.
o Lexoni statusin e miqve tuaj në Facebook, shikoni fotot e ndryshme që ata kanë
vendosur, komentoni ose shkruani në profilin tuaj dhe të miqve si dhe shumë më
tepër.
o E enjtja PLUS

o Shënoni në kalendarin tuaj të Enjtet dhe kontrolloni për surprizën e radhës


nga PLUS!
o Çdo të Enjte PLUS do të përfitoni një dhuratë speciale të krijuar enkas për ju.
Mund të jetë një ofertë, një promocion, një ftesë për aktivitet ose …
o Vazhdoni të na vizitoni në adresën tonë në internet ose na ndiqni në Facebook,
ku do të gjeni informacione të përditësuara për të zbuluar surprizën e rradhës për
çdo të Enjte PLUS në vijim.
o Për më shumë informacion, kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin me
parapagesë, falas në numrin 140.

Paketa javore student

Të gjithë klientët që janë pjesë e planit tarifor PLUS Student mund të zgjedhin Paketën
Javore Studenti për komunikim akoma më të lirë brenda Fakultetit të tyre.  
Vetëm për 100 Lekë (me TVSH) në javë mund të përfitojnë 600 minuta dhe 150
SMS brenda Fakultetit.

Çdo klient i planit PLUS Student mund të aktivizojë Paketën Javore Studenti duke:

o Hyrë në menunë KLIK PLUS #100# duke ndjekur udhëzimet përkatëse


o Dërguar SMS në numrin 131 me tekst S100

Revista PLUS
Revista elektronike PLUS është krijuar enkas për ju, me synimin për t’ju sjellë një
informacion sa më të përditësuar në lidhje me zhvillimet dhe ofertat më të fundit që
PLUS ka në treg. Në numrat e ndryshëm të kësaj Reviste do të gjeni informacion mbi
produktet dhe shërbimet më të reja, ofertat më të fundit që PLUS hedh në treg,
mbulimin me rrjet si dhe me shtrirjen e pikave të shitjes por edhe informacione të tjera
mbi kompaninë PLUS, eventet e organizuara prej saj si dhe shumë të tjera.

Loja plus special


PLUS Special në Facebook. Luani dhe Fitoni!
Çdo javë fitues të shumtë dhe çmimi i madh: BlackBerry® Curve™ 9300

PLUS Special tashmë është dhe lojë që ju jep mundësi të krijoni dhe fitoni paketën tuaj
me minuta & SMS (brenda rrjetit e kombëtare) si dhe MB për lundrim në internet në
varësi të pikëve.

Pergjesia sociale
Në filozofinë e tij të biznesit, PLUS udhëhiqet nga një ekuilibër i drejtë mes
konkurrueshmërisë ekonomike dhe zhvillimit social. Përgjegjësitë Sociale janë të
integruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë, duke synuar krijim të vlerave për
kompaninë, punonjësit si dhe shoqërinë në përgjithësi. Teknologjia e përzgjedhur për
ngritjen dhe funksionimin e rrjetit përmbush maksimalisht standartet dhe direktivat e
Komunitetit Europian.
Që në fillimet e punës së saj PLUS ka treguar angazhim ne mbrojtjen e mjedisit, duke
manaxhuar me kujdes dhe efektivitet mbetjet e ngurta si dhe duke përdorur në proceset
e punës në zyra dhe më gjerë produkte dhe paketime të ricikluara. Synohet që kjo
politikë të pasurohet më tej me elementë të tjerë miqësorë për mjedisin, në proceset e
ditëpërditshme të punës së kompanisë.

Sponsorizime

PLUS është sponsori i përgjithshëm i kombëtares shqiptare te futbollit në sfidat


eleminatore të Euro 2012. Për herë të parë në historinë e saj kombëtarja e futbollit
shqiptar mbështetet nga biznesi vendas. Mbështetja e e sportit ne keto nivele  është një
angazhim dhe kontribut i natyrshëm për PLUS, që sikurse edhe kombëtarja e futbollit ka
në thelb të filozofisë së saj krenarinë e të qenit shqiptar.

Me krenarinë e të qenit shqiptar, PLUS është në vazhdimësi i angazhuar dhe ka në


prioritetet e tij kryesore mbështetjen e vlerave kulturore dhe të traditës shqiptare.
Arti dhe kultura kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbeten fusha në të cilat PLUS do të
vendosë logon e tij. 
Zona PLUS

Mirësevini në ZONA PLUS


PLUS krahas mbulimit me sinjal cilësor, po zgjeron gjithnjë e më shumë rrjetin e
dyqaneve ZONA PLUS si dhe të pikave të tjera të shitjes në mbarë vendin.
ZONA PLUS përfaqëson një nga elementet kryesorë jo vetëm për shitjen e shërbimeve
dhe produkteve por edhe për kontaktin e drejtëpërdrejtë të PLUS me klientët.
Përfaqësuesit tanë të shitjeve do t’ju ndihmojnë në çdo kërkesë tuajën, duke filluar nga
zgjedhja e numrit tuaj të preferuar celular, këshillimi profesional për programin më të
përshtashëm për nevojat tuaja në komunikim, asistencë për aktivizimin e shumë
shërbimeve, etj. Në çdo ZONA PLUS, ju gjeni gjithashtu detajet e ofertave të ndryshme
të PLUS, mund të kryeni rimbushjen e numrit të telefonit, të zëvendësoni kartën tuaj
SIM e shumë më tepër.
PLUS po përhap me shpejtësi në të gjithë vendin rrjetin e dyqaneve ZONA PLUS, që
janë aktualisht të pranishme në shumë nga qytetet kryesore te vendit (referojuni listës
së mëposhtme).
Adresat e dyqaneve ZONA PLUS:
TiranëDurrësElbasanShkodërPogradecPrrenjasVlorëSarandëLezhëShëngjinKukë
sFushë –
KrujëKorçëRrogozhinëBeratBurrelFierLushnjeRrëshenPukëDivjakëGjirokastërBili
shtBajram CurriGramshShijakVelipojëLibrazhd
Për më tepër ju do të gjeni produkte dhe shërbime të PLUS, në shumë pika të tjera
shitjeje në të gjithë Shqipërinë:
• Dyqanet DIGITALB
• Dyqanet NEPTUN
• Pikat që kanë Logon EasyPay
• Pikat me logon UNIONNET / WESTERN UNION

Gjithashtu dhe shumë pika të tjera shitjeje në mbarë vendin, kudo ku shihni logon
PLUS.
Për një informacion sa më të përditësuar mbi shtrirjen e dyqaneve ZONA PLUS dhe
pikave të tjera të shitjes, vazhdoni të na vizitoni në faqen tonë në internet.
Konkluzione
Kompania ka arritur qe nepermjet realizimit dhe plotesimit te standarteve te
sjelle ne treg produkte dhe sherbime me cilesi te larte.Edhe pse me nje
kosto te pershtatshme per klientet ajo nuk ka heqe dore ne permiresimin e
vazhdueshem te cilesise se sherbimeve. Kjo vihet re ne permisimin e
ambjenteve te punes ,trajnimit dhe motivimit te punonjesve, investimeve
me kosto te larta ne teknologji moderne.Kompania ka nje departament te
vetin te manaxhimit te cilesise qe merret me identifikimin dhe zgjidhjen e
problemeve ne vazhdim.Pasi dihet qe mjedisi ku operon kompania ështe
mjaft kompleks dhe dinamik por ajo ka siguruar rritje te produktivitetit,
perfitimeve dhe jetegjatesise se saj.

Ja cfar eshte PLUS

Faleminderit!

You might also like