You are on page 1of 2

Ndarja e çelikut

Ekzistojnë shumë mënyra të ndarjes dhe të sistemimit të çelikut. Çeliqet më së tepërmi ndahen
sipas:

1. Mënyrës së prodhimit
2. Mënyrës së përpunimit
3. Cilësisë (Kualitetit)
4. Strukturës
5. Përbërjes kimike dhe
6. Përdorimit

-Në varësi nga mënyra e prodhimit, çeliqet ndahen në: çelik i përfituar në furrë me flakë të
Besemerit, të Tomasit, të konvertorit LD, të Siemens-Martinit, në furrë elektrike, etj.

-Në varësi nga mënyra e përpunimit, çeliqet ndahen në: çelik i derdhur, çelik i farkëtuar, çelik
i petëzuar, çelik i tërhequr dhe çelik i presuar.

-Në varësi nga cilësia, çeliqet ndahen në: çelik i zakonshëm, çelik cilësor dhe çelik i cilësisë së
lartë.

Çeliqet e zakonshme janë ata çeliqe te të cilët nuk garantohet përbërja kimike dhe nuk
përcaktohet përbërja e papastërtive të squfurit dhe fosforit.

Çeliqet cilësorë përbëjnë më pak se 0.09% squfur dhe fosfor bashkërisht, përkatësisht më pak se
0.045% squfur dhe fosfor veçanërisht.

Çeliqet e cilësisë së lartë janë ata çeliqe te të cilët është e garantuar përbërja kimike dhe përbën
më pak se 0.07% squfur dhe fosfor bashkërisht, përkatësisht më pak se 0.035% squfur dhe fosfor
veçanërisht.

-Në varësi nga struktura, çeliqet ndahen në: çeliku eutektoidal, ferritik, perlitik, austenitik,
ledeburitik dhe martensitik.
-Në varësi nga përbërja kimike, çeliqet ndahen në: karbonik (të palidhura) dhe të lidhura.

Çeliqet karbonik janë ata te të cilët elementi kryesor është karboni. Të gjitha vetitë e këtyre
çeliqeve kryesisht varen nga përbërja e karbonit. Përveç karbonit , këta çeliqe përbëjnë përqindje
të vogël mangani, silici, fosfori dhe squfuri të cilët nuk kanë ndikim të madh në vetitë e tyre.

Çeliqet e lidhura janë ata çeliqe te të cilët element kryesor nuk është karboni, por ndonjë element
tjetër që i shtohet qëllimisht (krom, mangan, silic, nikel, etj.)

- Në varësi nga përdorimi, çeliqet ndahen në: konstruktiv dhe për vegla.

Çeliqet konstruktiv përmbajnë përqindje të vogël të karbonit, zakonisht deri 0.6%. Kanë
qëndrueshmëri dhe shtalbësi të mirë. Përpunohen mirë me deformim plastik dhe me saldim.
Shërbejnë për përpunimin e të gjitha llojeve të konstruksioneve, makinave, vagonëve, anijeve,
urave, bulonave, boshteve, dhëmbëzoreve dhe elementeve të tjera konstruktive.

Çeliqet për vegla, zakonisht përmbajnë më tepër se 0.6% karbon, Kanë fortësi të madhe dhe
mund të kaliten. Me vështirësi saldohen dhe përpunohen me deformim plastik në të ftohtë.
Përdoren për përpunimin e të gjitha llojeve të veglave: lima, thika për tornim, freza burgji,
kallëpe për farkëtim dhe derdhej, etj.

You might also like