You are on page 1of 2

Lënda: Bazat e transportit rrugor

Njësia mësimore: Ndarja e transportit rrugor- transporti i mallrave


Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 16. 03 .2020
Komunikacionin rrugor mund ta ndajmë:
- sipas madhësisë së transportit;
- sipas territorit nëpër të cilin zhvillohet (realizohet) transporti;
- sipas mënyrës së organizimit;
- sipas degëve për të cilat realizohet ai transport.

Ndarja e komunikacionit rrugor të mallrave sipas madhësisë së transportit


Nga aspekti i madhësisë së transportit dallojmë:
1. transporte të mëdha;
2. transporte të mesme;
3. transporte të vogla ose grumbulluese.

Transportet e mëdha karakterizohen me:


 sasi të madhe të ngarkesës së njëllojshme;
 stabilitet në strukturë;
 madhësi dhe drejtim të rrjedhës së transportit;
 shfrytëzim të mjeteve me parametra të lartë të punës së tyre.
Transportet e mesme të ngarkesës së veçantë karakterizohen me:
 sasi relativisht të vogël të ngarkesës së njëllojshme për të cilën përdoren tipat ë ndryshme
të mjeteve;
 vende të ndryshueshme për ngarkim dhe shkarkim të ngarkesës;
 rrjedh jo të përhershme të transportit me ndryshim të strukturës ndonjëherë edhe gjatë
ditës.
Transportet e vogla të ngarkesës organizohen me qëllim të shërbimit të konsumatorëve të
vegjël dhe plotësimin e nevojave jetike të popullatës.

Ky lloj i transportit karakterizohet me:


- përdorim të mjeteve për transport të njëkohshëm të ngarkesës (mallit) së llojllojshme, e cila
ndonjëherë ndodhet në vende të ndryshme për ngarkim dhe shkarkim, si dhe
- me parametra të ulët të punës së mjeteve.

Ndarja e transportit sipas mënyrës së organizimit


Sipas mënyrës së organizimit i dallojmë llojet vijuese të transportit: - transporti i cili kryhet
me komunikacionin publik, ndërsa karakterizohet me llojllojshmëri (larmi) të madhe të
ngarkesës dhe vende korrespondente të dërgimit dhe pranimit, dhe - transporti i cili kryhet me
mjete transportuese vetjake, ndërsa është në lidhje me interesat dhe veprimtarinë prodhuese të
ndërmarrjes auto-transportuese dhe rregullohet me planet e saja prodhuese. Në vëllimin e
punës së transportit me mjete vetjake, zakonisht bënë pjesë transporti i brendshëm në një
ndërmarrje i cili ekskluzivisht kryhet për plotësimin e nevojave transportuese të saja.
Ndarja e transportit sipas territorit nëpër të cilin zhvillohet
Sipas territorit nëpër të cilin zhvillohet, transporti ndahen në:
- transport urban (qytetës);
- transport prourban (rrethqytetës);
- transport ndërurban (ndërqytetës);
- transport i brendshëm-rajonal.
Transporti urban. Realizohet në kufijtë e një qyteti dhe karakterizohet me: numër të madh të
ngarkesave të llojllojshme (larmishme) që i takojnë një rrethi të madh të shfrytëzuesve,
numër të madh të vendeve të ndryshueshme për ngarkim-shkarkim, jo vazhdueshmëri në
strukturë dhe drejtim të rrjedhës së transportit; distanca të vogla dhe të shkurta të transportit
të cilat sillen në kufijtë prej 8-10 km. Në transportin urban përdoren edhe tipa të ndryshme të
mjeteve me kilometra mesatare ditore prej 120-140 (km) dhe shpejtësi të kufizuar të lëvizjes
prej 15-35 (km/h). Ana pozitive e këtij lloji të transportit është: lidhja e mirë e mjeteve me
autobusët, si dhe kushtet e mira rrugore të cilat mundësojnë që transporti të zhvillohet
pavarësisht prej kushteve klimatike dhe sezonale. Duhet të kemi parasysh që kushtet e
numëruara munden me qenë të ndryshme në varësi prej madhësisë, rëndësisë ekonomike dhe
rregullimit të qyteteve.
Transporti pro-urban. Zhvillohet (realizohet) nëpër rrugët të cilat i lidhin me vendet e
dorëzimit dhe pranimit të ngarkesës, të cilat ndodhen rreth qytetit, në distancë e cila
mundëson më së paku një qark-udhëtim të mjetit (automjetit) në një ndërrim. Ky transport
karakterizohet me: kufizim relativ të numrit të shfrytëzuesve, numër më të madh të vendeve
për ngarkim-shkarkim, stabilitet relativ të strukturës, madhësi dhe drejtim të rrjedhës së
mallit, rrjedh në të dy kahet me madhësi të ndryshme, distancë të mesme të transportit e cila
sillet në kufijtë prej 20-100 (km), kilometra mesatare ditore e cila sillet prej 150-200 (km),
mundësinë për shpejtësi të ndryshme të lëvizjes prej 20-40 (km/h), varësisht prej relievit, tipit
dhe llojit të mbulesës së karrexhatës, sezonit, kushteve klimaterike etj.
Transporti linjor (ndërurban). Zhvillohet (realizohet) nëpër rrugët me rëndësi të ndryshme
dhe karakterizohet me: stabilitet të vëllimit dhe të nomenklaturës së ngarkesës,
vazhdueshmëri (permanent) të stacioneve për ngarkim-shkarkim, bartje të ngarkesës në të dy
kahet, distancë të madhe të transportit të ngarkesës në varësi prej gjatësisë së linjës etj.,
kilometrazh mesatare ditore të mjeteve e cila sillet prej 200-350 (km). Kushtet e
ndryshueshme rrugore lejojnë shpejtësi të ndryshme të lëvizjes në varësi prej profilit tipit dhe
gjendjes së mbulesës së karrexhatës, përdorim të mjeteve me bartësi të mesme dhe të madhe-
autotrenat. Organizimi i këtij lloji të komunikacionit është në varësi prej kushteve klimatike,
sezonit, mundësisë për kryerjen e komunikacionit gjatë ditës dhe natës etj.
Transporti i brendshëm-rajonal. Ky transport zhvillohet në kufijtë e një rajoni dhe territori
të vendbanimeve të veçanta dhe karakterizohet me: lidhje të përkohshme të komunikacionit,
nomenklaturë të llojllojshme (larmishme) dhe jo të përhershme të ngarkesës, oscilime të
mëdha në distancën e transportit, kilometrazh mesatare ditore e cila sillet prej 300-450 (km),
jo rregullsi të komunikacionit etj. Organizimi i komunikacionit i është në varësi prej sezonit
dhe kushteve klimatike dhe mundësia që pjesa më e madhe e komunikacionit (qarkullimit) të
zhvillohet gjatë ditës.

You might also like