You are on page 1of 2

Lënda: Bazat e transportit rrugor

Njësia mësimore: Organizimi i transportit dhe detyrat e transportit


Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore:
Sipas ligjit për transport të mallit në komunikacionin rrugor, mjetet motorike me të cilat
kryhet transporti duhet detyrimisht të kenë fletudhëtim punues, si dokument i cili i
bashkon të dhënat për transportuesin, mjetin, ekuipazhit vozitës, mallit etj.

Dokumentet e nevojshme për vozitësin


 Dokumenti për identifikim (letërnjoftimi);
 Dokumenti rrugor (pasaporta);
 Patenta e shoferit (leja e vozitjes) me kategorinë përkatëse të mjetit të cilin e drejton;
 Patenta ndërkombëtare e shoferit;
 Certifikata për pjesëmarrje në transportin ndërkombëtar të mallit;
 Fletudhëtimi;
 Autorizimi për shfrytëzimin e mjetit motorik të huaj në shtetet e jashtme e lëshuar nga
drejtori i shoqërisë tregtare.
Për transportimin (bartjen) e materieve të rrezikshme është e nevojshme edhe certifikata
ADR për vozitësin.

Dokumentet e nevojshme për mjetin:


 Leja e qarkullimit (komunikacionit);
 Sigurimi ndërkombëtar (kartoni i gjelbër);
 Certifikata – TIR;
 Certifikata – EURO;
 Certifikata prej licencës për firmën;
 Lejet CEMT ose lejet veçanta transportuese.

Për transportimin e materieve të rrezikshme, është e nevojshme


certifikata ADR për mjetin. Për transportimin e mallit me mjete-ftohës (auto-frigorifer),
është e nevojshme edhe certifikata ATP për mjetin.
Dokumentet e nevojshme për mallin i cili transportohet

 Fletëngarkesa (CMR);
 Fatura për mallin
Lista – parking;
 Deklarata doganore (DUD);
 Sigurimi i mallit në transit (sigurimi CMR);
 Certifikata sanitare, për prodhimet ushqimore;
 Certifikata fitosanitare për bimët e gjalla.
Për mallrat të cilat transportohen në harmonizim me marrëveshjen ADR, është e
nevojshme edhe udhëzimi për masat e posaçme për siguri. Për llojet e caktuara të
transportit janë të nevojshme edhe lejet e caktuara.

You might also like