You are on page 1of 4

Lënda: Bazat e transportit rrugor

Njësia mësimore: Dokumentet për transport të materieve të rrezikshme ,


ligjerata 10
Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 01.06.2020
Dërguesi i cili jep transport për mallra të rrezikshme është i obliguar që për çdo dërgesë të
materieve të rrezikshme t’i japë transportuesit dokumentin për transport dhe udhëzimin për masa
të veçanta të sigurisë që duhet të merren gjatë transportit të materieve të rrezikshme. Dokumenti
për transportin e materie të rrezikshme duhet të përmbajë:

1. Të dhënat për përmbajtjen e dërgesës (treguesi i llojit të mallrave, vetitë kimike dhe teknike,
emri i materieve të rrezikshme, pesha, numri i copave, numri i identifikimit nga marrëveshja
përkatëse ndërkombëtare etj.).
2. Shënimin e dërguesit se janë të plotësuara kushtet e përcaktuara për transportin e materieve të
rrezikshme.
3. Emrin, ose emrin personal dhe adresën e dërguesit dhe marrësit.
4. Vërejtjen se me dokumentin për transport të materieve të rrezikshme transportuesit i është
dhënë edhe udhëzimi me shkrim për masa të posaçme të sigurisë që duhet të ndërmerren gjatë
transportit të materieve të rrezikshme. 5. Nënshkrimin dhe vulën e dërguesit.
Dokumenti për transportin e materie të rrezikshme të cilat dërgohen jashtë shtetit duhet të jetë i
shkruar në anglisht, frëngjisht, rusisht dhe gjermanisht. Dokumenti për transport përbëhet nga tri
kopje identike: një mbetet te dërguesi, një i jepet transportuesit dhe një i dorëzohet marrësit të
materies së rrezikshme. Shoferi duhet të ketë:
• dokumentin, faturën e ngarkimit;
• certifikatën e rregullshmërisë së mjetit motorik;
• certifikatën e trajnimit profesional dhe
• udhëzuesin për masat e veçanta të sigurisë.

Në transportin ndërkombëtar transporti i materieve të rrezikshme është rregulluar sipas


rregullave dhe rregulloreve të caktuara. Këto rregulla janë rregulluar sipas ADR - Konventës
Evropiane për Transport Ndërkombëtar të materieve të rrezikshme në trafikun rrugor. Të gjitha
shtetet anëtare të kësaj Konvente, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, patjetër duhet
t’i respektojnë rregullat e Konventës.
Kjo konventë është arritur në Gjenevë më 30.08.1957, nën kryesinë e Komisionit Ekonomik për
Evropën të Kombeve të Bashkuara dhe ka hyrë në fuqi më 29.01.1968.
Përmban dy anekse, edhe atë aneksin A dhe aneksin B. Këto anekse janë publikuar në dy vëllime
në të ashtuquajturin “Libri i portokalltë”. Vetë marrëveshja është shumë e shkurtër, e qartë dhe e
thjeshtë. Kryesor është neni i dytë, i cili thotë se me përjashtim të disa mallrave të rrezikshme, të
gjitha mallrat e tjera të rrezikshme mund të transportohen në rrugët ndërkombëtare me kamionë
të cilët i plotësojnë kushtet për:

Në aneksin A:
- klasifikimi i të gjitha materieve të njohura të rrezikshme;
- kushtet për etiketim dhe paketim;
- lista e materieve të rrezikshme dhe sasitë e kufizuara;
- përdorimi i kontejnerëve, paketimeve dhe cisternave;
- procedurat për transport;
- kushtet për konstruktimin dhe testimin e paketimeve, kontejnerëve dhe cisternave;
- kushtet për transport, ngarkim, shkarkim dhe përdorim.
Në aneksin B:
- kushtet për konstruksion, pajisje dhe operacione me automjete;
- ekuipazhi dhe lejimi i automjeteve.

Çdo materie e rrezikshme është deklaruar me numër të vetëm katër shifror, numër i Kombeve të
Bashkuara - UN-numri, me të cilin është mundësuar identifikimi ndërkombëtar i materieve të
rrezikshme.

Automjeti motorik me të cilin transportohen materiet radioaktive, patjetër duhet të ketë:


1. Pajisje për kontrollim të rrezatimit, mjet për mbrojtje dhe caktim të terrenit;
2. Dy flamuj që të tregojë automjetin me të cilin transportohen materie radioaktive.
Automjetet të cilat bëjnë transportin e materieve të rrezikshme, respektivisht cisternat, janë
treguar në figurat e mëposhtme numër 1 dhe 2.

Figura nr.1: Cisterna për transportin e materieve të rrezikshme


Figura nr. 2: Cisterna – kontejner

Automjetet motorike me të cilat transportohen materialet e rrezikshme patjetër duhet të kenë


drita dhe shenja të veçanta:
1. Dy drita të rrumbullakëta portokalli me diametër të sipërfaqes së dritës të paktën 10cm të
vendosura në kulmet e sipërme të automjetit.
2. Dy drita të rrumbullakëta të kuqe në të gjithë sipërfaqen e dritës të vendosura 10cm në kulmet
e sipërme në anën e pasme të automjetit;
3. Dy shenja për të treguar automjetin që transporton materie të rrezikshme të shkruara me
numrat e identifikimit të materieve të rrezikshme që transportohen. Dritat nga pika 1 dhe 2 duhet
të jenë ndezura në qoftë se materiet e rrezikshme transportohen në muzgun e parë deri në agimin
e plotë, si dhe gjatë zvogëlimit të shikimit, si dhe gjatë kohës të shikimit të zvogëluar për shkak
të kushteve atmosferike dhe të tjera.

Shenjat në automjetet transportuese të materieve të rrezikshme janë të paraqitura në figurat


numër 3.
Figura nr. 3: Shenjat e automjeteve për transport të materieve të rrezikshme

Figura nr. 4: Tabela e Kemplerit Figura nr. 5: Tabela e Kemplerit

Pyetje për diskutim:


1. Çka kuptoni me materiale të rrezikshme?
2. Çka duhet të përmbaj dokumenti për transportin e materiale të rrezikshme?
3. Çka kuptoni me ADR?
4. Me çka identifikohen materialet e rrezikshme?
5. Çka duhet të kenë automjetet që transportojnë materiale të rrezikshme?

Detyra të dërgohet tek profesori i lendes në mënyrë elektronike!


Burimet e materialit: Teknologjia e transportit rrugor, Shkup, 2012

You might also like