You are on page 1of 1

Lënda: Bazat e transportit rrugor

Njësia mësimore: Rrugët transportuese


Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 06. 04 .2020
Trafiku rrugor është i kushtëzuar nga zhvillimi i rrjetit rrugor, për shkak se rrugët
mundësojnë lëvizjen e mjeteve të transportit. Me ndërtimin e tyre, rrugët sigurojnë vozitje të
sigurt dhe shfrytëzimin ekonomik të automjeteve. Qëndrueshmëria e rrugëve ka rëndësi
vendimtar për rrjedhën normale të komunikacionit rrugor.
Rrugët e mira mundësojnë qarkullimin e automjeteve moderne me shpejtësi të madhe dhe
udhëtim të rehatshëm, që kontribuon në efikasitetin e transportit. Përveç kësaj, rrugët kanë
rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit.
Gjendja e rrugëve ndikon edhe në shpenzimet e transportit. Kjo mund t’i rritë ose t’i
zvogëlojë shpenzimet e transportit. Nga rrugët varet edhe rregullshmëria dhe jetëgjatësia e
automjeteve, si dhe komoditeti i udhëtimit. Lëvizja e automjeteve në rrugët e këqija është i
ngadalshëm, i cili nuk lejon përdorimit normal të parkut vozitës dhe çon në rritjen e
shpenzimeve për mirëmbajtje të automjeteve, rritjen e konsumit të karburantit dhe mjeteve
për lyerje, ngrënien e përshpejtuar të gomave dhe pjesëve të tjera. Prandaj, është e
rëndësishme që të zgjedhin një rrugë përmes së cilës do të kryhet transporti i mallrave. Për
organizimin e duhur dhe efikas të transportit të mallrave në rrugët e trafikut, duhet të arrihet
produktivitet i lartë i punës së funksionimit të parkut vozitës. Për këtë qëllim zgjidhet itinerari
optimal i transportit. Drejtimin e lëvizjes së automjeteve në transportin e mallrave varet nga
treguesit për funksionimin e parkut vozitës.
E ato janë:
- koeficienti i shfrytëzimit të rrugës së kaluar;
- numri i vozitjeve (qarkullimeve) të mundshme;
- sasia e mallrave; të gjitha këto në një periudhë vrojtuese kohore.

Kushtet e rrugës janë të përcaktuara nga faktorët e mëposhtëm:


- konfiguracioni i terrenit;
- elementet e profilit gjatësor dhe tërthor të rrugës;
- lloj i ndërtimit të rrugës;
- kapaciteti i urave dhe objekteve tjera;
- pajisjet e rrugës dhe
- intensiteti i trafikut.
Pyetjet për diskutim:
1. Çka mundësojnë rrugët e transportit rrugor?
2. Çka mundësojnë rrugët kualitative?
3. Si ndikon gjendja e rrugëve ne shpenzimet e transportit dhe ne afateshërbimin e
automjeteve?
4. Përshkruaj gjendjen e rrugëve në lokalitetin tuaj dhe jepe mendimin lidhur me pengesat ose
përparëset që keni hasur si rezultat i gjendjes së rrugëve?

Burimi i materialit
Teknologjia e transportit rrugor, Mr. Cvetanka Ristiq Miodrag Ristiq, inxh. dipl. Trafiku, Shkup,
2012

You might also like