You are on page 1of 3

Lënda: Bazat e transportit rrugor

Njësia mësimore: Shpejtësia mesatare dhe eksploatuese e mjeteve, ligjerata 7


Data e paraparë për zhvillim të njësisë mësimore: 14.05.2020
Treguesit e shpejtësive

Për përcaktimin e punës së transportit, por me vetë atë edhe kohën e vozitjes në parkun e trafikut
në komunikacionin rrugor, është e nevojshme të dihen shpejtësitë mesatare të vozitjes. Ato janë
të shënuar me V dhe tregohen me km/h. Ekzistojnë shumë lloje të shpejtësive mesatare prej të
cilave janë të njohura si vijon:
- Shpejtësia qendrore teknike (V t)
- Shpejtësia mesatare e trafikut (V s)
- Shpejtësia mesatare komerciale (V c)
- Shpejtësia eksportuese (V e)

Shpejtësia teknike – Vt

Me shpejtësi teknike nënkuptohet shpejtësia mesatare e cila është fituar nga vozitja duke marrë
parasysh vetëm kohën e kaluar në një automjet në lëvizje.

Shpejtësia teknike është raporti në mes kohës së kaluar në kilometra dhe kohës së kaluar në orë
për lëvizjen e automjetit. Me këtë rast duhet përjashtuar të gjitha ndalesat në rrugë dhe ndalesat
që dalin nga kushtet e rrugës. Shpejtësia teknike e njësisë së parkut vozitës llogaritet sipas
ekuacionit:

ku janë:
K - rruga e kaluar në kilometra për automjetin
Hw – orët e kaluara të automjetit.
Shpejtësi teknike varet nga disa faktorë duke përfshirë:
- vetinë dinamike të automjeteve;
- gjendjen teknike të automjeteve;
- aftësia e stafit të vozitjes;
- kushtet rrugore dhe klimatike, etj.
Shpejtësiae trafikut – Vs

Me shpejtësi të trafikut nënkuptohet shpejtësia mesatare që është fituar në vozitje të ngarkesës


dhe udhëtarëve. Me këtë rast merret parasysh koha e paraparë e udhëtimit të automjetit, duke
përfshirë edhe kohën për ndalesa të shkurtra dhe kohën e ndalesës së automjetit.
Shpejtësia e trafikut është raporti midis kohës totale të kaluar në kilometra dhe kohës së kaluar
totale për lëvizjen e automjetit. Ajo është llogaritur nga ekuacioni:

ku janë:
K - gjithsej rruga e kaluar në kilometra të automjetit
Hw - gjithsej orët e kaluara në vozitje
Hz - koha e kaluar në orë për ndalim dhe mbajtje të automjetit, të shkaktuar nga kushtet e bëra të
trafikut.

Shpejtësia e trafikut varet nga faktorët e mëposhtëm:


- vetitë dinamike të automjeteve;
- aftësia e personelit vozitës;
- siguria teknike e automjeteve;
- shkalla e përdorimit të automjeteve;
- kushtet e trafikut dhe klimatike.

Shpejtësia komerciale – Vc

Gjatë lëvizjes së automjeteve në linjën e trafikut të pasagjerëve dhe të mallrave në qytet dhe
midis qyteteve, ku automjetet qarkullojnë në mes dy termineve futet koncepti i shpejtësisë
komerciale. Shpejtësia komerciale paraqet vlerën e kushtëzuar mesatare të vozitjes ku është
përfshirë koha e përgjithshme për kryerjen e procesit të transportit. Ajo është e llogaritur nga
ekuacioni:

Ku janë:
K - gjithsej rruga e kaluar në kilometra në automjet
Hc - koha në orë e nevojshme për të kryer procesin e transportit
Shpejtësia e eksploatimit – Ve
Kjo shpejtësi paraqet raportin në mes kohës së kaluar totale në kilometra të automjetit gjatë ditës,
muajit, vitit dhe kohës që e ka kaluar automjeti në punë. Përveç kësaj, përfshihet edhe koha e
ardhjes së automjetit prej garazhit në stacionet e ngarkim-shkarkimit, humbjet e tërësishme të
kohës për ngarkim, shkarkim, plotësimi i dokumenteve, verifikimi i saktësisë teknike e të tjera.
Vlera e kësaj shpejtësie është llogaritur nga ekuacioni:

ku janë:
K - gjithsej rruga e kaluar në kilometra,
Hr - koha e nevojshme për punë në orë të automjetit.

Detyrë,

Të llogaritet shpejtësia mesatare e trafikut Vs, nëse është dhënë:


- rruga e kaluar e mjetit të transportit, K= 250 (Km),
- orët e kaluara në vozitje Hw= 200 minuta,
- koha e kaluar në orë për ndalim të automjetit, të shkaktuar nga kushtet e bëra të trafikut
Hz= 50 minuta.

Detyra të dërgohet tek profesori i lendes në mënyrë elektronike!

Burimet e materialit: Teknologjia e transportit rrugor, Shkup, 2012

You might also like