You are on page 1of 15

Tema:Mjetet e transportit

Punimi:ProSeminar
Lënda:Mësim zgjedhor
Arsimtarja:Kosovare Zabërrgja
Nxënësja:Rrezarta Behrami
Klasa:7/2
Hyrja
• Përmbajtja...................................................................................03
• Mjetet e transportit.................................................................04,05
• Transporti rrugor......................................................................06,07
• Transporti hekurudhor.............................................................08,09
• Transporti ajror........................................................................10,11
• Transporti ujor.........................................................................12,13
• Përfundimi...................................................................................14
• Literatura.....................................................................................15
Përmbajtja
• Në këtë Proseminar kam shkruar dhe kam marrë informacione për
mjetet e transportit,llojet e transportit,transportin
rrugor,transportin hekurudhor,transportjn ajror dhe transportin
ujor.Po ashtu kam paraqitur edhe disa figura.
Mjetet e transportit
• Sot njohim 4 lloje të transportit:
1. Transporti rrugor;
2. Transporti hekurudhor;
3. Transporti ajror;
4. Transporti ujor.
Fig.Llojet e transportit.
Transporti rrugor
• Transporti rrugor paraqet llojin më të lirë për lëvizjen e njerëzve dhe
mallrave,në krahasim me dormat e tjera.Paraqet një formë
transporti e cila mundëson kryerjen e shërbimeve deri në pikat
derë-derë.Është shumë i përshtatshëm për transportin e të mirave
materiale me afat të shkurtër të qëndrueshmërisë,për distanca të
shkurtra.Ky lloj transporti ka edhe të meta.Në rastin e transportit në
distanca të mëdha është joekonomik,sepse kapaciteti i bartjes është
i vogël.
Transporti rrugor.
Transporti hekurudhor
• Është shumë i përshtatshëm për transport në distanca shumë të
gjata dhe më i shpejtë se ai rrugor.Ka përparësi ndaj formave të tjera
të transportit me rastin e bartjes së numrit të madh të njerëzve ose
sasive të mëdha të mallrave.Gjithashtu,fare pak ndikohet nga
kushtet atmosferike,siç është shiu,bora,mjegulla etj.E metë serioze e
këtij transporti është çmimi i lartë për distanca të vogla,si dhe ka
orar dhe stacione ndalimi të paracaktuara.Në rast të
aksidenteve,dëmet janë shumë të mëdha.
Transporti hekurudhor.
Transporti ajror
• Paraqet llojin më të shpejtë të transportit.Është shumë i
përshtatshëm për transportin e udhëtarëve dhe mallrave në
distanca të paarritshme me forma të tjera.Kontrolli dhe siguria te ky
lloj transporti është maksimal.Megjithatë,është transport i shtrenjtë
dhe jo i përshtatshëm për ngarkesa të mëdha.Ndikohet shumë nga
kushtet atmosferike,si dhe,në rast aksidenti,pasojat janë shumë të
mëdha në jetët e njerëzve dhe në pasuri.
Transporti ajror.
Transporti ujor
• Konsiderohet që është transport ekonomik për ngarkesa të mëdha
dhe distanca të largëta.Meqenëse shfrytëzon rrugët natyrale,nuk ka
nevojë për kurrfarë mirëmbajtje.Paraqet llojin më të sigurtë të
transportit,marrë parasysh numrin e aksidenteve.Tregtimi i mallrave
në planin ndërkombëtar realizohet kryesisht nëpërmjet transportit
ujor.Ky lloj transporti ndikohet shumë nga kushtey atmosferike,si
dhe investimet në mjetet e transportit dhe mirëmbajtja e tyre janë
të kushtueshme.Gjithashtu,konsiderohet transport i ngadalshëm.
Transporti ujor.
Përfundimi
• Siç e pamë në këtë ProSeminar kam shkruar vetëm për
transportin,se qfarë lloje të transportit kemi e të tjera.
Literatura
• Të gjtha këto të dhëna dhe të gjtha këto informacione janë marrë
nga libri i klasës së shtatë “Teknologjia” po ashtu edhe disa të dhëna
dhe disa figura nga interneti.

You might also like