You are on page 1of 2

Detyre shtepie

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme rradhiten ndër sëmundjet më të përhapura kudo


në botë.
Organizmat që shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kalojnë nga
personi në person nëpërmjet gjakut, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale apo çdo kontakt
tjetër

 Ndonjëherë këto infeksione mund të transmetohen edhe nëpërmjet rrugëve jo-


seksuale: Nga nëna tek foshnja gjatë shtatëzanisë ose lindjes.
Infeksionet e SST-ve mund të kenë një varg shenjash dhe simptomash, por jo gjithmonë
shoqërohen me simptoma. Kjo është arsyeja pse SST nuk arrijnë të diagnostikohen deri në
momentin e ndodhjes së komplikimeve shëndetësore ose diagnostikimit të një partneri.

 Shenjat dhe simptomat që tregojnë prezencën e SST-ve përfshijnë:


1. Plagë në zonën orale, në organet gjenitale
2. Urinim i dhimbshëm ose djegie gjatë urinimit
3. Gjakderdhje
4. Dhimbje
5. Shfaqje të nyjeve limfatike të enjtura dhe me dhimbje, veçanërisht rrëzë kofshës
6. Dhimbje të fundit të barkut
7. Ethe
8. Skuqje
Shenjat dhe simptomat mund të shfaqen disa ditë pas ekspozimit ndaj infeksionit, ose mund të
duhen vite para se të keni ndonjë problem të dukshëm, në varësi të organizmit.
Nëse ke një Infeksion Seksualisht të Transmetueshëm mund të infektohesh më lehtë me virusin
HIV/AIDS!
Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund te mjekohen,por jo të gjitha janë të
shërueshme. Ato të shkaktuara nga bakteriet si klamidia, gonorrea, dhe sifilizi mund të
kurohen, të tjera të shkaktuara nga viruset si herpesi, hepatiti B, HIV etj, janë të pa shërueshme.
Si mjekohen semundjet seksualisht te transmetueshme ?
Nëse ke një infeksion seksualisht të transmetueshme, mjeku do tu japi mjekim dhe ju duhet të
ndiqni me kujdes këshillat e tij.
Ruejda Golemi

You might also like