You are on page 1of 2

TEZA 9 EMER MBIEMER :________________

1- Portretizo personazhin e mbretit Lir me 4 fjali (4 pikë )

2- Gjej kallëzuesin përcakto llojin e tij . Trego mënyrën kohën dhe formën e foljes në fjali : (12 pikë )

Ju qënkeni të përmalluar për vendlindjen, mund të më thoni sa kohë keni qenë larg?

3- Si kuptoni fjalinë e mëposhtme? A lidhet ajo me realitetin e sotëm? ‘’ Për At Fishtën, ndryshimi mes krahinave të

ndryshme nuk u detyrohet besimeve fetare, por kulturës së ndryshme që u kanë dhënë atyre fetë... (3 pikë )
4- Në fjalinë e mëposhtme nënvizo kallëzuesit, ndaj fjalinë në pjesë, rretho mjetin lidhës dhe emërto pjesët :
Këtë vendim s’ia kishin thënë Adnanit, kur e kishte lajmëruar, që të përgatitej për mbledhjen, ku do të merrej në shqyrtim
pranimi i tij, pasi kishte kohë që priste këtë. (5 pikë)

PROVIM TEZA 10 EMER MBIEMER :________________

1- Rendit tiparet e informues – shtjellues. (5 pikë )

2- Gjej kallëzuesin përcakto llojin e tij . Trego mënyrën, kohën dhe formën e foljes në fjali : (10 pikë )

Merak në zemër kishte gjersa ta mbaronte së mbjelli këtë’’Arën e Lajthive’’, siç e quanin ata në shtëpi. ( 12 pikë)

3- Formulo mesazhin e pjesës “Letra e parë “ me 2 fjali : (2 pikë )

4- Plotëso fjalinë me një pjesë të nënrenditur në vend të rrethanorit përkatës: E bëri këtë punë pa mend .. (1 pikë)

5- Në fjalinë e mëposhtme nënvizo kallëzuesit, ndaj fjalinë në pjesë, rretho mjetin lidhës dhe emërto pjesët :
Gjersa e ka thënë ai, s’është e mundur të mos ia dalim, në shihni ndonjë vështirësi duhet të punojmë për ta zgjidhur atë.

(5 pikë)

TEZA 11 EMER MBIEMER :________________

1- Rendit hapa që duhet të bëjmë për të realizuar një raport. (5 pikë )

2- Gjej kallëzuesin përcakto llojin e tij . Trego mënyrën, kohën dhe formën e foljes në fjali : (12 pikë )

Kur është kaq burrë, pse rri qosheve dhe na fshihet?

3- Si kuptoni fjalinë e mëposhtme? A lidhet ajo me realitetin e sotëm? ‘’ Për At Fishtën, ndryshimi mes krahinave të

ndryshme nuk u detyrohet besimeve fetare, por kulturës së ndryshme që u kanë dhënë atyre fetë... (3 pikë )

4- Në fjalinë e mëposhtme nënvizo kallëzuesit, ndaj fjalinë në pjesë, rretho mjetin lidhës dhe emërto pjesët :
Të gjitha ato që do të më thuash ti, Muj, unë do të t’i dëgjoj e do të bindem, qoftë edhe sikur ta di se do të më pritet kryet,
se unë jam trim e jo frikacak. (5 pikë)

You might also like