You are on page 1of 1

Anastasi I

Paraja

Anastasi i Parë (lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Konstatinopojë) ka qenë


perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale
e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së
krishterë Monofisite sollën në Konstatinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) (të
cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës
së Trakisë Vitalian-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e
perandorisë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Perandori Anastasi I (latinisht: Flavius Anastasius) ka lindur në qytetin e Durrësit rreth
vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë
perandor bizantin prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë.[1] Ishte biri i një
fisniku durrsak, të quajtur Pompeius. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e
cila i përkiste besimit fetar arian.[2] Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të
zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy
sy të ndryshëm»).[2] Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme
në oborrin bizantin, mes të cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e
këtij të fundit, perandoresha Ariadna e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë
në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit.[2] Gjatë mbretërimit nuk e harroi
qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla.
Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet
për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë
në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u
ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori
për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.[3] Koha e mbretërimit është
përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të
krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve
dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e
dukshme. Gjatë sundimit të tij nisi lufta bizantino-sasanide e cila do të vijonte edhe
përgjatë gjithë kohês së sundimit të dinastisë pasardhëse justiniane.[4] Vdiq në moshën
tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas.
Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I.[4]

You might also like