You are on page 1of 1

-8-

Aktgjykimi penal e obligon me përgjigjen e tij gjykaten civile sikurse kur me


të I akuzuari shpallet fajtor ashtu edhe kur lirohet nga akuza për vepren penale
që përbën çështje prejudiciale në gjykimin civil.

C)Influenca apo ndikimi I aktgjykimit penal si fakt –

Egzistojnë raste në të cilat lindja apo shuarja e nje te drejte subjektivevaret nga
ekzistimi I aktgjykimit penal I formes së prerë që e ka përmbajtjen e caktuar.
Kështu p.sh aktgjykimi penal lirues I dhënë në gjykimin e përseritur është
paraparë si prezumim që I gjykuari pa faj ka të drejtë të kërkoj shpërblim të
caktuar(Nen.541 I LPPuK).
Mandej,aktgjykimi penal me të cilin është dënuar pala,përfaqsuesi I saj
,dëshmitari apo gjyqtari për shkak të veprës penale me të cilën këto subjekte kanë
ndikuar që të jepet aktgjykimi I caktuar në procedurë kontestimore është bazë e
mjaftueshme që të propozohet përseritja e gjykimit civil .(Nen.421 dhe 423 I
LPK-së.

Afrimi I Procedurës Kontestimore Procedurës Penale ---


Tendencat e zhvillimit të procedurës kontestimore në dekadat e fundit,e sidomos
rritja e rolit të gjykates ,tregon një afrim të procedurës kontestimore me atë
Penale.
Në shkencë në lidhje me këtë flitet mbi “Penalifikimit”të procedurës Civile.Ligji
ynë mbi procedurën Kontestimore në disa dispozita u afrohet dispozitave
përkatëse të Kodit mbi procedurën penale.
Në arsyetimin e Ligjit mbi procedurën kontestimore thuhet se afrimi I këtill e
lehtëson zbatimin e dy ligjeve.
Mirpo, përkundër ngjashmëris së jashtme si dhe për kundër orvatjeve shkencore të
sintetizimit ,këto dy procedura mbeten lëmenj të veqantë jurdikë me objekte të
ndryshme.

_______________
1 Po Aty, Dr.Faik Brestovci “E Drejta Procedurale Civile I “ Prishtinë, 2000 ,Faq.42-44
2. Dr. Borivoje Pozniq “E Drejta e Procedurës Civile” Ish Profesorë Ordinar I Universitetit të
Prishtinës ,Prishtinë ,Dhjetorë 1976, Faq.91-97
3. Po Aty, Dr. Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë,2005 faq.21-22
4. Po Aty, Dr.Ejup Sahiti “E Drejta e Procedurës Penale” Prishtinë, 1984 Faq.27 -28
5. LPrK –“Ligji I Procedurës Kontestimore “LIGJI Nr. 03/L-006. Në bazë të nenit 65 pika (1) të Ku
shtetutës së Republikës së Kosovës, I Hyr në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves .
6. Kodi I Procedurës Penale” , Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,I Hyr
në fuqi me 1 Janar 2013 Sëbashku me Kodin penal të Kosoves . KODI Nr. 04/L-123.
7.Dr. Tihomir Vasileviq Beograd ,1971 Faq.187-205 dhe,

8. B. Markoviq,Parimi I Së Vërtetës Formale , fq.119 Parimi I Gjykimit Penal .

MARDHËNIET NË MES TË PROCEDURËS PENALE ME TË DREJTËN E PROCEDURËS CIVILE -8-

You might also like