You are on page 1of 35

Zhvillimi i normativave teknike.

Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Leksion nr.1: Zhvillimi i normativave teknike.


Standardet, Kodet, Rregulloret teknike
Zhvillimi i normativave teknike. Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Përmbajtja:

1.- Zhvillimi i normativave teknike.


a.- Standardet dhe zhvillimi teknikës
b.- Vlera e normativës teknike
c.- Zhvillimi i standardeve

2.- Standardet, Kodet, Rregulloret teknike.


a.- Disa koncepte bazë
b.- Klasifikimi standardeve
Zhvillimi i normativave teknike

1.- Zhvillimi i normativave teknike.

a.- Standardet dhe zhvillimi teknikës

Teknika dhe teknologjia zhvillohen pareshtur dhe evolucioni i


tyre është gjithnjë e më i shpejte.

Evidentimin i arritjeve teknike dhe teknologjike realizohet


nëpërmjet kodifikimit të tyre. Kodifikimi zhvillohet si një proçes
që ndjek, rregjistron dhe azhornon evolucionin.

Kodifikimi teknikës bëhet nëpërmjet standarteve, kodeve,


rregulloreve, udhëzimeve dhe rekomandimeve praktike
(recommended practices).
Zhvillimi i normativave teknike

Produktet prodhohen duke zbatuar metodologji teknike (teknologji)


tipike, të njohura dhe të provuara. Një prodhim industrial karakterizohet
nga një sistem i përbërë nga shumë komponentë.

Për të arritur një nivel të caktuar cilësor kërkohet që secili nga


komponentet përbërës të sistemit të përmbushë një nivel cilësor jo më
të vogël se ai i pjesëve të tjera të sistemit.

Në rast difekti zëvendësimi i një komponenti duhet të garantojë të


njëjtën cilësi dhe siguri të sistemit. Zëvendësuesi duhet të ketë të
njëjtat karakteristika me ato të pjesës që zëvendëson dhe njëkohësisht
të kryejë të njëjtat funksione.

Veçoritë teknike dhe kërkesat teknologjike të këtij komponentit “tip”


përcaktohen dhe kodifikohen në dokumenta të dedikuar për këtë
qëllim, hartimi i saktë i të cilave është thelbësor. Këto dokumenta janë
standardet (normat) teknike.
Zhvillimi i normativave teknike

Automatizimi i një proçesi prodhimi kërkon një rakordim funksional dhe


një përshtatshmëri operative ndërmjet pjesëve përbërëse të procesit.

Veçoritë teknike dhe kërkesat teknologjike për përputhshmërinë


funksionale dhe përshtatshmërine operative të pjesëve përbërëse të
një procesi automatik përcaktohen në dokumenta të dedikuar që quhen
standarde teknike.

Edhe nivelet e cilësisë dhe sigurisë të impianteve duhen t’u përgjigjen


minimumit të nivelit të përcaktuar në standardet teknike.
Zhvillimi i normativave teknike

Inxhinieri është figura profesionale që personifikon teknikën. Në


profesionin e tij është thelbësore që ai t’i referohet arritjeve
bashkëkohore.

Kjo përqasje me të renë, bashkëkohoren, duhet bërë jo vetëm në


mënyrë sa më të sigurtë por edhe duke u ofruar përdoruesve apo
përfituesve garanci për vlerën, saktësinë dhe cilësinë e veprës apo të
shërbimit të tij profesional.

Për këtë qëllim lind nevoja që njohurtë teknike të standardizohen


sipas fushave të ndryshme të inxhinjerisë për t´u bërë sa më
lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë – projektues, zbatues,
përdorues dhe/apo përfitues.
Zhvillimi i normativave teknike

b. - Vlera e Normatives Teknike


I.- Qëllimet

1.- Unifikimi dimensional, operativ dhe terminologjik


Miniature Circuit Breakers (MCB)

2.- Siguria e produkteve dhe impianteve


Zhvillimi i normativave teknike

3.- Përkufizimi i saktë i teknikave të kontrollit.

4.- Unifikimi i metodologjive te certifikimit të produkteve, impianteve


dhe sistemeve operativë
Zhvillimi i normativave teknike

5.- Siguria në punë dhe shëndeti i punonjësve

OHSAS 18000 - Occupational health and safety management system

6.- Mbrojtja e mjedisit

ISO 14000
Environnemental Management System
Zhvillimi i normativave teknike

7.- Cilësia e produkteve, impianteve dhe e sistemeve operative

ISO 9000 : Quality Management System

8.- Liberalizimi i tregjeve

9.- Mbrojtja e konsumatorit

ligji nr. 9902, dt.17.4.2008


“Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”

EU - The Directive on Consumer Rights


Zhvillimi i normativave teknike

10.- Njohja e përgjegjësive teknike

11.- Korrektësia e tregut

Sapun Djathe

12.- Kursimi energjisë

ISO 50000
Energy Management System

Standardet vendosin Standarde!


Zhvillimi i normativave teknike

b.- Vlera e Normativës Teknike

II.- Aspektet juridike dhe ekonomike

1.- Rregullon marrëdhëniet midis prodhuesit, shitësit, blerësit,


instaluesit dhe përdoruesit të produkteve dhe impianteve.
2.- Rregullon marrëdhëniet midis ofruesit dhe përdoruesit të
shërbimeve.
3.- Rregullon marrëdhëniet midis kontraktuesit dhe kontraktorit.
4.- Lehtëson marrjen e detyrimeve teknike dhe kontraktore.
5.- Ndihmon në gjykimin e përgjegjësive civile e penale.

6.- Ndikon në rritjen e prodhimit dhe të konsumit.


7.- Shërben si garanci për cilësinë e produkteve dhe zhvillimin
ekonomik.
Zhvillimi i normativave teknike

c.- Zhvillimi i Standardeve

Mbi një milion vjet më parë ...


Njeriu prodhoi një shtizë sipas shtatit të tij dhe forcës muskulare.

Po tjetrën ?
Duke e krahasuar me origjinalin.
(Standardi i parë në histori)

Çdo person prodhonte kryesisht


për nevojat e tij.
Zhvillimi i normativave teknike

Rreth 8,000 vjet më parë…

Civilizimi parë rreth lumenjve Tigër, Eufrat and Nil.


• Kasolle, ndërtime modeste
• Vegla pune: Lopata, shata, plugje, drapërinj, etj.

Njerëzit përdornin pjesët e trupit si standarde matës


(parakrahët, duart, gishtat)

Cdo njeri i realizonte vetë produktet nga fillimi deri në fund.


Zhvillimi i normativave teknike

Rreth 5,000 vjet më parë…


Egjyptianët prodhuan standardin e parë të matjes së gjatësisë lineare:
Kubit mbretëror e cila ishte një shufër etalon prej graniti rreth 44 cm.
(Afërsisht sa gjatësia e një parakrahu)

Rreth 3,000 vjet më parë…


2/3 e Kubit Egyptian u njohën si “Këmba greke - Greek foot” me 16 ndarje.

“Roman foot” ishte pak më i vogel se “Greek foot”.

Rreth 900 vjet më parë…

Ne Angli “Henry I” dekretoi “yard”-in


1700…

1790: Francezët themeluan “metrin” = 10-7 e distancës P. Veriut – Equator


1799: Prodhohet etaloni metrit (shufër platinumi)
Zhvillimi i normativave teknike

1782 – Shpiket makina me avull nga James Watt

Revolucioni Industrial – Fillon prodhimi i mekanizuar – Produkti realizohet


si kontribut i punës së disa punëtoreve ose makinerive – Lind nevoja për
standardizim të nënprodukteve brenda përbrenda ndërmarrjeve.

Frederick Taylor boton librin: “The Principles of Scientific Management”

1798 Eli Whitney, inxhinjer mekanik merr përsiper të prodhojë 10 000


pushke tip Charleville në dy vjet për qeverinë amerikane.

Eli Whitney revolucionarizoi prodhimin me idenë e tij për prodhimin e


pushkëve me pjesë identike dhe të ndërlidhura – Lindin standardet private
të ndërmarrjeve.
Zhvillimi i normativave teknike

1841 – Një nga shëmbujt e parë të standardeve kombëtare dhe


ndërkombëtarë (Standard midis ndërmarrjeve)

J. Whitworth, inxhinjer anglez propozoi një fileto standard për lidhjet me bullona që
morri emrin e tij. Ky standard u adoptua shpejt nga një numër ndërmarrjesh
hekurudhore në Angli dhe më tej në USA e Kanada.

1850 – 1900

Krijohen kompanitë e prodhimeve “zinxhir” – Cdo kompani specializohet për


prodhimin e një nënprodukti. – Produkti përfundimtar krijohet nga bashkimi këtyre
nënprodukteve.
Interesi përbashkët – hartimi standardeve brenda grupit
standarde private të ndërmarrjeve “zinxhir”.
Zhvillimi i normativave teknike

1861 – Western Union ndërton linjen e parë telegrafike transkontinentale.

Telegrafi dhe Alfabeti Mors - Një nga shëmbujt e parë të standardeve


botërore
Zhvillimi i normativave teknike

Kërkesa për standarde private e ndërmarrjeve solli lindjen e shoqatave


lokale/kombëtare private të specializuara për hartimin e tyre:

IMechE - 1847 ASME - 1881 AIEE (IEEE) - 1883

VDE (German Association for Electrical, Electronic and Information


Technologies) – 1893

ESC (Engineering Standards Committee) - BSI 1901

Shoqatat private të standardeve përbeheshin nga ekspertë të cilët


zhvillonin standardet teknike në bazë të interesave të ndërmarrjeve
private dhe me konsensusin e tyre.

Standardet private – pronë e ndërmarrjeve që i porosisnin.


Zhvillimi i normativave teknike

Shoqata ndërkombëtare standardizimi të specializuara:

ITU (International Telegraph Union) – 1865 (sot - Telecommunication)

Konferenca e parë e telegrafisë


S. Peterburg1875

IEC (International Electro technical Commission) – 1906

Londër, 19 Tetor 1908 , IEC Council Meeting

Këto organizata ndërkombëtare u themeluan mbi standardet private duke


trashëguar të njejtat praktika si organizatat lokale/kombëtare.
Zhvillimi i normativave teknike

Kërkesa në rritje për standarde solli rritjen e rolit të organizatave private


të standarteve. Ndërmarrjet prodhuese u bënë pjesë e këtyre
organizatave nëpërmjet përfaqësuesve të tyre.

Zhvillimi standarteve private bazohej tek konsensusi dhe vullnetarizmi.


Standartet vullnetare mund të bëheshin edhe të detyrueshëm pas
aprovimimit me konsensus nga të gjithe palët.

Organizatat e standardeve private ishin të orientuara nga tregu.


Shpenzimet e tyre mbuloheshin nga shitja e standardeve private dhe
shërbimeve (p.sh. trainimeve).

Organizatat që nuk ishin të lidhura fort me kërkesat e industrisë së tyre


dhe nuk gëzonin besimin e ndërmarrjeve ishin të destinuara të
falimentonin.
Zhvillimi i normativave teknike

Sot, organizatat kombëtare të standardeve në vendet e zhvilluara e kanë


prejardhjen nga organizatat private të standarteve. Ato janë shoqata jo
qeveritare, të njohura me ligj nga shteti e që trashegojnë strukturat
private të organizimit të brendshëm. Principet bazë të punës së tyre janë
transparenca, konsensusi dhe hapja.

Në vendet e pazhvilluara, organizatat e standardeve kanë një histori


shumë të shkurtër. Ato janë themeluar pas luftes II botërore nga qeveritë
e këtyre vendeve dhe kanë mbetur organizata qeveritare.

Organi Kombëtar i Standardeve në Shqipëri - Drejtoria e Përgjithshme e


Standardizimit (DPS) - 1950

1992 – Për herë të parë në Shqiperi standardet shpallen vullnetare


Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

2.- Standardet, Kodet, Rregulloret teknike.

a. - Disa koncepte bazë

Sipas përcaktimit të DPS:


Standardi është një dokument teknik, i cili ofron rregulla,
udhëzime ose karakteristika për të arritur një cilësi sa më të
lartë produkti dhe shërbimi të ofruar.
Standardet janë dokumente teknike, vullnetare, të cilët:
1. përmbajnë specifikime teknike për produkte apo
shërbime të fushave të ndryshme;
2. përgatiten me propozimin e palëve të interesuara,
pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të DPS;
3. bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të
teknologjisë;
4. miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike të DPS
dhe ratifikohen nga DPS;
5. vihen në dispozicion të kujtdo.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Sipas Organizatës Botërore të Standarteve (ISO):


Standardi është një dokument që parashtron kërkesat, specifikimet,
udhëzimet apo karakteristikat që duhen kënaqur në mënyrë të vijueshme
për tu siguruar që materialet, produktet, proceset dhe shërbimet janë të
përshtatshme për qëllimin e tyre.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Elektroteknikes (IEC):


Standardi është një dokument i krijuar me konsensus dhe i miratuar nga
një organizatë e njohur, e që parashtron rregulla, udhëzime ose
karakteristika për aktivitete ose për rezultatet e tyre, me përdorim të
përditshëm dhe të përsëritur, duke synuar arritjen në një shkalle optimale
rregulli në një kontekst të dhënë.
(referuar ISO/IEC Guide 2:1996, definition 3.2)

Sipas Komitetit Europian për Standartizimin (CEN):


Standardi është një dokument teknik i hartuar për të sherbyer si një
rregull, udhëzim apo përcaktim. Ai krijohet me konsensus për tu përdorur
në mënyrë të përsëritur nga të gjithë palët e interesuara sic janë
prodhuesit, konsumatorët dhe rregullatorët e materialeve, produkteve,
proceseve apo shërbimeve. Palët përfitojnë nga standardet nëpërmjet
rritjes së sigurisë dhe cilësisë në prodhim si dhe nëpërmjet uljes së kostos
së transaksioneve dhe cmimit.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Sipas përkufizimit të dhënë në rregulloren mbi standartizimin


europian, No 1025/2012, datë 25 tetor 2012, artikulli 2:

Standarti është një specifikim teknik, i adoptuar nga një ent/organizatë


standartizimi e pranuar ose e njohur, për t´u përdorur në mënyrë të
përsëritur ose të vijueshëm, pajtueshmëria me të cilin nuk është e
detyrueshme dhe që paraqitet në një nga format e mëposhtëme:

a.- Standart Ndërkombëtar – standard i adaptuar nga një


ent/organizatë ndërkombëtare standardizimi

b.- Standart Europian – standard i adaptuar nga një ent/organizatë


europiane standardizimi

c.- Standard i Harmonizuar – standard europian i adoptuar në bazë të


kërkesës së bërë nga Komisioni Europian për aplikimin e legjislacionit
të harmonizuar të BE-së.

d.- Standart Kombëtar – standard i adaptuar nga një ent/organizatë


kombëtare standardizimi.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Përfundime:

Standartdet janë dokumenta teknike që:

1.- Përmbajnë kërkesat, specifikimet, udhëzimet apo karakteristikat që


duhen kënaqur në mënyrë të vijueshme dhe të përsëritur për tu
siguruar që materialet, produktet, proceset dhe shërbimet janë të
përshtatëshme për qëllimin e tyre.

2.- Kanë përdorim plotësisht vullnetar, përvec rasteve kur me akte


ligjore përcaktohen si të detyrueshëm. Egzistenca e një standardi nuk
do të thotë se nuk egzistojnë mënyra të tjera për të prodhuar, testuar,
matur, blerë, tregëtuar, ose ofruar të mira materiale dhe shërbime që
lidhen me objektin e një standardi në fuqi.

3.- Përgatiten me propozimin vullnetar të palëve të interesuara.

4.- Hartohen nga ente/organizata të specializuara, të njohura e të


pranuara si të tilla nga të gjitha palët e interesuara.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

5.- Miratohen me konsesus të gjerë nga ente/organizata kombëtare


dhe/ose ndërkombëtare të specializuara për standardizim e të njohura
e të pranuara për këtë qëllim në përbërjen e të cilëve marrin pjesë
ekspertët më të mirë të fushës dhe përfaqësues të palëve të
interesuara.

6.- Ratifikohen dhe/ose miratohen sipas kompetencës së përcaktuar


me ligj nga ente/organizata kombëtare dhe/ose ndërkombëtare të
specializuara për standardizim.

7.- Publikohen në organe zyrtare.

8.- Janë subjekt azhornimi për t´u rishikuar apo rikonfirmuar në


përputhje me arritjet e teknikës/teknologjisë apo me propozimin e
ndonjë pale të interesuar.

9.- Përpara adoptimit të tyre kalojnë në një proces publik shqyrtimi


dhe vlerësimi.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Ligjet/Rregullat/Direktivat

Ligjet/Rregullat/Direktivat janë kërkesa ligjore të vendosura nëpërmjet


vendimeve të organeve shtetërore, lokale ose të vetë ndërmarrjeve të cilat
specifikojnë kërkesa të detyrueshme për materiale, produkte, procese ose
shërbime së bashku me dispozitat administrative që parashikohen në rast
të moszbatimit të tyre.

Kodet Teknike

Kodet japin zgjidhje teknike në përputhje me kërkesat ligjore të ligjeve,


rregulloreve ose direktivave. Zbatimi i kodeve është i detyrueshëm
pavarësisht nëse ju mund të mendoni për një tjetër zgjidhje të
barasvlefshme ose më të mirë se ajo që rekomandohet nga kodi.

Standardet e detyrueshëm
Janë standarde që lidhen kryesisht me sigurinë dhe shëndetin.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Në Shqiperi, historikisht, për projektimin dhe zbatimin e objekteve civile


dhe industriale si kode teknike janë përdorur “Kushtet teknike të
projektimit dhe zbatimit” (KTP-KTZ).

Standardi - IEC 60364 - Electrical Installations for Buildings


shërben si një baze për kodin elektrik të shumë vendeve Europiane.

Shëmbuj kodesh elektrike:


Shtetet e Bashkuara - National Electrical Code - NEC
Angli - BS 7671 - "Requirements for electrical installations“
Francë - NFC 15-100 - “Requirements for electrical installations”
Itali – CEI – 64-8 -

Standardet e detyrueshëm ose kodet përcaktohen (mandatohen) si të tilla


me ligj nga parlamenti, me dekrete të presidentit, me vendime të qeverisë
apo të ndonje organi tjetër të pushtetit qëndror ose lokal që e gezon një
atribut të tillë me ligj. Edhe kompani apo ndërmarrje të ndryshme mund të
përcaktojnë standarde ose kode të detyrueshëm per tu zbatuar nga
personeli tyre teknik për përdorim të brendshëm.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Udhëzuesit (Guidat) teknikë,


Rekomandimet Praktike (Recommended Practices)

Qëllimi i udhëzuesve teknikë dhe rekomandimeve praktike është të


identifikojë karakteristikat më të rëndësishme të sistemeve,
produkteve apo procedurave teknike që zbatohen në praktikën e
përditshme inxhinjerike.

Udhëzuesit dhe rekomandimet janë rregulla të përgjithshme,


universale, të pranuara nga industria ose praktika e projektimit,
zbatimit, shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes. Ato janë krijuar në bazë të një
përvoje të gjatë dhe janë pranuar në tërësi si të sigurta, të
besueshme dhe eficente.

Udhëzuesit dhe rekomandimet nuk duhet të konsiderohen si një


rregull fiks, si një kod apo standard dhe nuk mund të superojnë
rregulloret teknike. Zbatimi i tyre nënkupton përdorimin e një gjykimi
të shëndoshë inxhinjerik.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Të detyrueshme
Kërkesa Ligjore
Direktiva, Rregullore,
Kode, etj Shkalla e rëndësisë

Standarde

Të dobishëm
Vullnetarë
Guidat teknike, Kodet
praktike, Rekomandimet
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

b.- Klasifikimi i Standardeve

ISO - International Classification for Standards (ICT):

1.- Klasifikim sipas fushës së përdorimit të standardit


2.- Klasifikim sipas Komiteteve Teknike që kanë juridiksion mbi to

(shih http://www.iso.org).

1.- Klasifikim sipas fushës së përdorimit të standardit është hirarkik


dhe ka tre nivele.

Niveli i parë mbulon 40 fusha të aktivitetit të standardizimit. Secila


fushë ka një indeks dy shifror.

P.sh.
29. INXHINIERI ELEKTRIKE
31. ELEKTRONIKË
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

Niveli i dytë i ndan fushat e nivelit të parë në 389 grupe. Indeksi i një grupi
përbëhet nga indeksi i fushës dhe një indeks tre shifror.
P.sh. Standardet mbi përcjellësit dhe kabllot elektrikë klasifikohen si pjesë
e grupin 60 të fushës së inxhinjerise elektrike (29).
29.060 Përcjellësit dhe kabllot elektrikë
Niveli i tretë, ndan 133 grupe (nga 389 grupet e nivelit të dytë) në 879
nën-grupe.
Indeksi një nën-grupi përbehet nga indeksi dyshifror i fushës, indeksi tre
shifror i grupit dhe indeksi treshifror i nën-grupit.
P.sh. Standardet mbi kabllot elektrikë klasifikohen si pjesë e nëngrupit
020.
29.060.020 Kabllot
Nën këtë indeks në katalogët e standardeve gjënden të gjithë standardet
që kanë lidhje me kabllot. Renditja e tyre bëhet në bazë të numrit të
standardit.
Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

2.- Klasifikimi sipas Komiteteve Teknike (TC) është hierarkik.

Klasifikimi bëhet duke u nisur nga emërtimi Komitetit Teknik që ka


juridiksion mbi standardin.
P.sh. Komiteti Teknik ISO/IEC JTC 1 ka juridiksionin mbi standardet e
Teknologjisë së Informacionit.

Komitetet Teknike ndahen në nën Komitete Teknike të cilët mbulojnë


fushat më të specifikuara brenda fushës bazë.

Kështu nëse kërkojmë një standard të teknologjisë së informacionit në


fushën e softeve dhe inxhinjerisë së sistemeve duhet ti referohemi
nën Komitetit me indeksin ISO/IEC JTC 1/SC 7.

Nën këtë indeks mund të gjejmë të gjithë standardet mbi softet dhe
inxhinjerinë e sistemeve që janë nën juridiksionin e këtij nën Komiteti.

Renditja bëhet në bazë të numrit të standardit.


Zhvillimi i normativave teknike. Standardet, Kodet, Rregulloret teknike

1.- Zhvillimi i normativave teknike.


Standardet dhe zhvillimi teknikës
Vlera e normativës teknike
Zhvillimi i standardeve

2.- Standardet, Kodet, Rregulloret teknike.


Disa koncepte bazë
Klasifikimi standardeve

PYETJE - PERGJIGJE

You might also like