You are on page 1of 12

Teknologjia???

• Shkenca mbi shkathtësitë dhe zanatet – përdorimi praktik i


njohurive njerëzore
• Tërësia e njohurive apo e dijeve për mënyrat e përpunimit
fizik, kimik, pjesërisht edhe mekanik të lëndëve të para, të
materialeve të ndryshme etj., dhe për metodat që zbatohen
në një lloj pune ose në procese të caktuara të prodhimit;
përshkrimi i këtyre mënyrave dhe metodave në udhëzues,
grafikë etj.
• Mund të jetë:
Materiale (kompjuterët, makina të ndryshme)
Jomateriale/Virtuale (Softverët, biznes metodat)
Teknologjia Informative

• Term gjenerik që ka të bëjë me përpunimin e informatave


dhe të dhënave duke shfrytëzuar hardverin dhe softverin
(kompjuterin).
• Objektivi - konvertimi, ruajtja, memorimi, procesimi,
bartja, dhe rikthimi i sigurt i informatave.
E dhëna dhe informata
E dhënë është çfarëdolloj shkronje, numri apo
simboli apo kombinim shkronjash, numrash dhe
simbolesh pa ndonjë domethënë të veçantë.
Informata paraqet një bashkësi të të dhënave,
kuptimeve ose shenjave të cilat pranuesit ia
zvogëlojnë ose ia eliminojnë papritshmërinë dhe
pacaktueshmërinë dhe e cila mundëson veprimin
duke bërë zgjedhjen më optimale nga ngjarjet e
mundshme me qëllim të ngritjes së kapacitetit të
njohurive njerëzore për ngjarjen e zgjedhur.
Rrjedha e informacionit
• Për bartjen e informacionit duhet të ekzistojnë dy
objekte:
• Dhënësi dhe

• Marrësi (pranuesi i informacionit)

• Objektet mund të jenë:


• njeriu-njeriu

• njeriu-makina

• makina-njeriu dhe

• makina-makina
Informatika
• Fjala informatikë paraqitet për herë të parë në Francë në
vitin 1960, ndërsa më vonë e përvetësojnë edhe vendet
tjera në Europë dhe në botë.
• Vetë fjala është nxjerë nga fjalët informacion (Information)
dhe automatikë (Automatique) dhe paraqet shkencën për
informatat dhe lajmërimet.
• Informatika - shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen,
shfrytëzimin e të dhënave dhe informatave me ndihmën e
sistemeve për përpunimin e të dhënave në kuadër të
sistemit të caktuar informativ.
Disiplinat e Informatikës
• Informatika teorike – ka të bëjë me aspekte të ndryshme
të algoritmeve dhe mund të trajtohet si bazë për disiplinat e
tjera të informatikës
• Informatika praktike – ka të bëjë me zgjidhjen e
problemeve konkrete të informatikës posaçrisht me
zhvillimin e programeve kompjuterike në të ashtuquajturën
teknikë softuerike.
• Informatika teknike – mirët me aspektet harduerike
(arkitektura kompjuterike, mikroprocesorët etj).
• Informatika aplikative – aplikimi i informatikës në fusha të
ndryshme të jetës së përditshme si p.sh. Informatika e
biznesit
• Ashtu siç është e nevojshme që minerali i hekurit të
përpunohet që të arrihet deri te hekuri, ashtu shpesh
herë është e nevojshme që të dhënat "bazë" të
përpunohen me qëllim që të fitohen të dhëna ose
informata të tjera. Aktiviteti i tillë quhet përpunim i të
dhënave.
Llojet e të dhënave që përpunohen
• Numerike
• Tekstuale
• Figurative
• Akustike
• Etj.

Përpunimi i tyre mund të bëhet në mënyra të


ndryshme.
Përpunimi i të dhënave
• Përpunimi manual (abakusi 3000 vjet p.e.s.)
• Përpunimi mekanik i të dhënave (1817 makina e
shkrimit, 1843 telegrafi i Morseut)
• Përpunimi mekanografik (pajisje
elektromekanike, makina me pllaka të
perforuara)
• Përpunimi elektronik (kompjuteri elektronik)
Teknikat digjitale
(Informacioni kodohet me numra)

6:12:08

Analog Digjital
Dalimi mes teknikës Analog dhe Digjital

6:12

Analog Digjital

• Pothuaj numër i pafund • Numër të caktuar gjendjesh


gjendjesh • Zhurmat e jashtme mund të
• Zhurmat e jashtme nuk dallohen nga sinjali origjinal
mund të dallohen nga • Informatat mund të rikrijohen
sinjali origjinal pas humbjes
• Informacioni degradohet
Teknika digjitale
Si paraqiten numrat në pajisjet elektrike?
• Përdorimi i numrave binar (baza 2).
• Një numër binar mund të paraqitet me anën e një ndërprerësi:
• Vlera 0 : ndërprerësi i hapur
• Value 1 : ndërprerësi i mbyllur
• Një numër me n bite mund të merr 2 n vlera të ndryshme
• 2 bite : 4 kombinime
00 01 10 11
• 3 bite : 8 kombinime
000 001 010 011 100 101 110 111
• 8 bit (= 1 bajt) 256 kombinime
• 16 bit: 65 536 kombinime
• 24 bit: 16 777 216 kombinime
• 32 bit: 4 294 967 296 kombinime

You might also like