You are on page 1of 6

PUNIM SHKENCOR

Emri: BESNIK HAKA

FAKULTETI I DREJTËSISË

Dega: Juridik

Viti: III

Lënda: Procedurë civile

Pedagogu: MSc. Anilda Sefgjini

TEMA: ORGANET NDIHMËSE TË GJYKATËS. ADMINISTRATA


GJYQËSORE

0
HYRJE

“Administratë gjyqësore”, tërësia e nëpunësve që ushtrojnë funksione publike me natyrë


procedurale apo administrative, si dhe funksione të shërbimeve mbështetëse në gjykatat e
shkallës së parë dhe të apelit.
Misioni i administratës gjyqësore është kryerja e funksioneve në mbështetje të gjykatave të
shkallës së parë dhe të apelit për realizimin me efektivitet të misionit të tyre të dhënies së
drejtësisë, si dhe ofrimi i shërbimeve ndaj publikut.
Administrata gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, kryen
veprimtari procedurale dhe veprimtari administrative.

ROLI I KRYETARIT TË GJYKATËS

Në çdo Gjykatë, drejtimi dhe organizimi i veprimtarisë së Administratës Gjyqësore bëhet nga
Kryetari i Gjykatës, Zëvendëskryetari dhe Kancelari. Kryetari i Gjykatës, megjithëse është
një gjyqtar si të gjithë të tjerët, ka edhe disa funksione themelore për mbarëvajtjen e punëve
në Gjykata. Kryetari i Gjykatës përfaqëson gjykatën në marrëdhëniet me të tretët. Ai/ajo në
fillim të çdo viti gjyqësor përcakton ndarjen e gjyqtarëve në Dhoma Penale e Civile dhe në
seksione. Kryetari i Gjykatës bën ndarjen e gjyqtarëve në trupa gjykues, mbikqyr proçesin e
organizimit dhe dokumentimit të ndarjes së cështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit.

Në fillim të çdo muaji bën planifikimin e gjyqtarëve për gjykimet me objekt vlerësim i
arrestit në flagrancë apo ndalimit dhe caktimin e masave të sigurimit, sipas rendit alfabetik,
me bazë mbiemrin. Në bashkëpunim me Kancelarin e Gjykatës ndjek ecurinë e dorëzimit të
dosjeve gjyqësore të përfunduara në sekretarinë gjyqësore në respektim të afateve
proçeduriale të parashikuara nga ligji.

1
Kryetari i Gjykatës planifikon dhe realizon analiza pune periodike ose tematike me gjyqtarët
si dhe me strukturat e administratës gjyqësore. Ai siguron ambient të veçantë brenda Gjykatës
për studimin e dosjeve gjyqësore nga avokatët, prokurorët, ekspertët, përfaqësuesit e palëve

dhe personat që e kanë këtë të drejtë, shpall listën e ekspertëve të licensuar sipas fushave
përkatëse, përcakton orarin e pritjes së popullit dhe miraton orarin e shërbimëve që
përmbushen nga strukturat e Administratës Gjyqësore, emëron dhe shkarkon punonjësit e
Administratës Gjyqësore të Gjykatës, bën të njohura publikisht probleme të parashtruara nga
Sektori a Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median si dhe ndjek disiplinën në punë të
gjyqtarëve dhe të punonjësve të tjerë të gjykatës dhe për shkeljet e konstatuara nga gjyqtarët
njofton Ministrin e Drejtësisë ndërsa për punonjësit e tjerë të Administratës Gjyqësore vendos
për marrjen e masave disiplinore sipas ligjit.

KANCELARI

Megjithëse figura qëndrore e Gjykatës mbetet Kryetari i saj, Kancelari kryen funksione të
rëndësishme në organizimin dhe kontrollin e veprimtarisë së përditshme të Sekretarisë
Gjyqësore si dhe të sektorëve apo zyrave të tjera që bëjnë pjesë në strukturën e Gjykatës. Në
Gjykatat e vogla, Kancelari ushtron dhe përmbush edhe detyra të Sekretarit Gjyqësor dhe të
Marrëdhënieve me Publikun dhe Median.

Kancelari, merr masa dhe kujdeset për krijimin e kushteve normale të nevojshme
administrative për mbështetjen dhe realizimin e gjykimit. Kancelari është personi i cili
kujdeset për afishimin në ambientet e paracaktuara të Gjykatës të datave të gjykimeve dhe të
akteve proçeduriale të parashikuara nga ligji.

Kancelari kujdeset gjithashtu për çështjet e etikës dhe paraqitjes së jashtme të personelit të
Administratës Gjyqësore, gjatë dhe jashtë pjesëmarrjes në gjykim si dhe për respektimin e
rregullave lidhur me solemnitetin në gjykim. Kancelari është figura qendrore e Gjykatës

2
përsa i përket marrjes apo dëgjimit të ankesave për shkelje të së drejtës së publikut për t'u
informuar apo për shërbime të pakryera nga Administrata e Gjykatës.

Përveç kompetencave të mësipërme administrative, Kancelari ka edhe disa kompetenca


proçeduriale si p.sh. për organizimin e ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit të
hapur në prani të gjyqtarëve duke bërë edhe dokumentimin e këtij proçesi, për realizimin e
marrëdhënieve proçeduriale me Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.
Administrata Gjyqësore në Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit përbëhet nga:

Kancelari, Sekretaria Gjyqësore, Sekretari i Seancës, Nëpunësi Gjyqësor, Sektori ose Zyra e
Arkivit, Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, Sektori ose Zyra e
Buxhetit, Sektori ose Zyra e Administratës Ndihmëse

SEKRETARIA E GJYKATËS

Sekretaria e Gjykatës pranon dokumentet dhe aktet proçeduriale. Ajo shpërndan paditë pas
hedhjes së shortit, merr në dorëzim dosjet pas përfundimit të gjykimit dhe bën kalimin në
Arkivë të dosjeve gjyqësore.
Në fushën penale, Sekretaria e Gjykatës mban Rregjistrin Penal ku rregjistrohen menjëherë
kërkesat për gjykim që vijnë nga organi i Prokurorisë si dhe kërkesat për gjykim nga të
dëmtuarit akuzues, Rregjistrin Penal Ushtarak ku rregjistrohen kërkesat penale ushtarake të
dërguara për gjykim nga Organi i Prokurorisë, Indeksin Alfabetik të çështjeve penale ku
shënohet identiteti i palëve, Rregjistrin e Vendimeve Penale, etj.
Në fushën civile, Sekretaria e Gjykatës mban Rregjistrin Themeltar Civil ku rregjistrohen të
gjitha kërkesë-paditë civile të paraqitura për gjykim, Indeksin Alfabetik të çështjeve civile që
plotësohet sipas shkronjave të alfabetit dhe shënohet emri dhe mbiemri i çdo paditësi dhe të
padituri, Rregjistrin e Vendimeve Civile ku shënohen të gjitha vendimet civile me numër
rendor, data e dhënies së vendimit, emri i gjyqtarit, emrat e palëve, objekti dhe numri i

3
seancave, Rregjistrin e personave të cilëve u është hequr, kufizuar ose kthyer zotësia për të
vepruar, Rregjistrin e Shoqërive Tregtare, Rregjistrin e Personave Fizikë, Rregjistrin e
Organizatave Jo-Qeveritare, Rregjistrin e Partive Politike, etj.

SEKRETARI GJYQËSOR

Sekretari Gjyqësor ushtron detyra proçeduriale, të parashikuara nga dispozita të Proçedurës


Civile dhe Penale si dhe dispozita proçeduriale të parashikuara me ligj të veçantë. Sekretari
gjyqësor për realizimin e funksionit proçedurial ushtron edhe veprimtari administrative.
Në Gjykatat me volum të madh pune të përcaktuar nga Ministri i Drejtësisë, ku ka më shumë
se një sekretar gjyqësor, njëri prej tyre bën edhe organizimin dhe ndarjen e detyrave midis
sekretarëve gjyqësorë, si dhe koordinon punën me subjektet e tjera të Administratës
Gjyqësore.

MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN DHE MEDIAN

Pranë çdo Gjykate funksionon edhe Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe
Median. Kjo zyrë e ushtron veprimtarinë e saj nën kujdesin e Kancelarit të Gjykatës dhe ka
për objekt të veprimtarisë sa vijon:
 Informimi i Publikut dhe Medias për veprimtarinë e Gjykatës
 Promovimi i imazhit të Gjykatës dhe punonjësve të saj kundrejt publikut
 Administrimi i marrëdhënieve të Gjykatës me Publikun
 Mbrojtja e Gjykatës dhe punonjësve të saj nga çdo akuzë publike
 Organizimi i informimit të brendshëm në Gjykatë
 Marrja e ankesave nga Publiku dhe Media për mosrespektimin e kërkesave të tyre nga
personeli i Gjykatës
 Krijimi i kushteve lehtësuese për marrjen e informacionit nga Publiku në mënyrë të
saktë, të plotë, të përshtatshme e të shpejtë të informacionit të kërkuar

4
 Përgatit dhe vendos shënja për orientimin e Publikut gjatë lëvizjeve të tyre në Gjykatë si
dhe kujdeset për bërjen publikë të informacioneve që vihen në dispozicion të Publikut pa
kërkesë

Gjithashtu, Sektori ose Zyra për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median kujdeset dhe merr
masa për përgatitjen dhe bërjen publike të informacioneve lidhur me:

 Vendet dhe emrat e punonjësve nga të cilët Publiku mund të marrë informacion, të
paraqesë kërkesa apo të marrë përgjigje;
 Proçedurat e punës së Gjykatës dhe gjyqtarëve;
 Shpjegimet e punës së atyre punonjësve të Gjykatës puna e të cilëve ka lidhje me
Publikun dhe Mediat;
 Afatet e ndryshme që kanë lidhje me punën në Gjykatë;
 Listat e gjyqeve.

Në Gjykatat e mëdha si ajo e Tiranës, Durrësit, Korçës, Shkodrës, etj. ekziston edhe pozicioni
i Zëdhënësit të Gjykatës i cili varet direkt nga Kryetari i Gjykatës dhe Kancelari. Në Gjykatat
e vogla ky funksion mbulohet nga Kancelari i Gjykatës.

LITERATURA
- http://www.gjykata.gov.al/portal_main/CourtsExplanation.aspx
- Dispozita të përgjithshme: Administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë

http://www.parlament.al/previewdoc.php?file_id=13248

You might also like