You are on page 1of 3

Permbledhje e aktit 2 :

Akti 2 ishte me I permbledhur dhe me I fokusuar se akti I pare ,aty ndodhi dhe pikenisja e tere konfliktitit
qe do rezultonte ne vdekjen tragjike . Duket qe akti I dyte do te jete rrenja qe do te coje ne tragjedine.
Shekspiri tregon pengesat, rreziqet,sakrificat e lidhjes se Romeos dhe Zhuljetes . Lidhjes aq pasionante te
tyre nje lidhje me nje dashuri te kulluar. Eventet kryeesore jane propozimi I marteses nga Zhuljeta , Frati
Laurens, nje franceskian pranon ti martoje ata te dy fshehurazi dhe martesa e tyre ndodh si dhe letra qe
Tibalti I dergon Romeos per ti shprehur hakmarrjen.Nje akt shume I perqendruar ku motiv kryesor ka
dashurine.

Konflikti kryesor ne aktin e dyte :

Konflikti specifik është kur letra e Friar Laurence nuk ishte në gjendje të mbërrinte tek Romeo dhe ai
vendos të shkojë te varri dhe të presë derisa Juliet të zgjohet për ta çuar përsëri në qelinë e tij, por
Romeo mendon se ajo ka vdekur. Dhimbja qe perjetoi I perveluari nga dashuria per te voglen e tij
Zhuljeten kur mendoi se engjelli tij kishte vdekur . Kjo gje e cmendte Romeon e bente most a donte me
frymen qe merrte.

Akti 2 Skena 2 :

Romeo futet fsheurazi ne kopsht qe kishte nje pamje nga dritarja e Zhuljetes dhe I shpreh dashurine
vajzes qe ai do, vajzes qe Romeo do jepte jeten e shpirtin sepse nje jete per te ishte pak dhe shpirtin e tij
e kishte vetem ajo. Zhuljeta e vogla, eremira Zhuljeta . Por Zhuljeta nuk I degjonte dot cfare thoshte
Romeo ajo del ne ballkon dhe fillon te shprehi ndjenjat per dashurine e saj te vetme. Heroit te saj qe
ishte I mrekullueshmi per te . Dashuria I kishte kapur e mberthyer te dy e Zoti e di se kush donte me
shume ke se kjo bote ishte e vogel per dashurine e tyre.

Komenti :

Vepra Romeo dhe Zhuljeta eshte nje nder veprat kryesore qe shpreh dashurine , tragjedine e
hakmarrjen. Nje tragjedi aq e madherishme e plotfuqishme klasifikohet tek veprat hyjnore sepse eshte
nje veper e mrekullueshme qe I ka rezistuar shekujve te tere njelloj si dashuria e Romeos e Zhuljetes qe I
rezistoi konflikteve e zakoneve te egra. Historia e dy adoleshenteve qe bien ne dashuri menjehere . 2
familjet me te medhaja qe jane ne konflikt e femijet e ktyre familjeve jane ne ekstazen e dashurise, ne
ate grope te pafundme qe kane rene e refuzonin te dilnin. Dashuria I kishte verbuar I kishte cmendur e
marrosur .Apo thuhet te marrosur cmendurisht per njeri tjetrin ? Nuk ka fjale qe e pershkruan dashurine
e tyre sepse fjalet jane te pakta per nje dashuri aq te madhe . S’mjaftojne fjalet ,numrat as vete kjo jete
s’mjaftoi per ate dashuri te pakufishme . Aq e bukur dhe e forte, aq e pafajshme dhe e zjarrte ,nje
dashuri te rinjsh ku vrulli I epshit con ne mekate te tmerrshme .Ama dashuria tyre s’ishte mekat ta
shohim nga kendveshtrimi I te rinjve dashuria e tyre ishte nje lule e bukur e porsacelur qe po duronte
stuhite e acarta e te papushimta te ftohtit. Ishin te krijuar per njeri tjetrin e per njeri tjetrin vdiqen .Zoti
ndoshta I bashkoi ne jeten e pertejme ndoshta atje ishte e mjaftueshme dashuria e tyre e zjarrte .
Gabimi I familjeve qe humben femijet per shkak te zakoneve e traditave te errta po kush pyeste per
armiqesine e familjeve kur Zhuljeta ishte dorzuar tek ai .

Pervec dashurise nese behemi te llogjikshem nuk eshte vetem nje histori dashurie se me shume
mbizoteron tragjedia konflikti zenka dhe vdekja. Per nje dashuri 4 ditore u vrane 6 veta. Per 4 dite u
vrane 6 veta eshte normale kjo? Sepse per mua nuk eshte normale .Vajza e vogel 13 vjecare do te
martohej me Romeon qe mund te ishte rreth te 16 dhe per zellin e ktyre te rinjve u vrane gjithe ata
njerez duke cuar dhe vete ne vdekjen e te dyve dhe dhimbjen e te gjitheve ama asnjeri se ka marre nga
kjo pike ngjarjen sepse te gjithe fokusohen tek dashuria e te rinjve , po , e kuptuam madheshtore dashuri
e pazevendesushme e bere per ata dy te marrosurit ama te gjitheve iu duk normale te vriteshin 4 veta
per 6 dite?

Sigurisht qe cdo kush do donte te kishte ate dashuri te paster qe kishin dy adoleshentet ama ka shume te
meta te pallogjikshme ,si fillim vajza 13 vjecare qe pas takimit me Romeon qellimi I saj I vetem eshte
dashuria dhe ai. Ndersa Romeo qe fuqizohet nga fjalet e saj duke mos marre parasysh cdo gje dhe kur
nuk arrin te komunikoje me te hyn ne fazen e deshperimit?? Ne nje gjendje te palejueshme pikellimi qe
coi dhe ne vetvrasjen e tij? Eshte nje veper kaq alegorike me kaq kuptime te nderthurura nuk eshte
vetem nje mesazh ne kete veper jo ne cdo varg qe lexojme kemi nga nje shprehje te bukur, nga nje
mesazh ose nga nje keshille te vlefshme.

Forca e dashurise eshte kaq e madhe ,kaq e ashper sa nuk ka dale dot njeri mbi te nuk ka arritur askush
te mposhti dashurine .Oh ajo e shkreta te gerryen perbrenda, eshte nje ndjenje superiore duke te bere
te flasesh me veten . S’eshte e lehte te jesh I dashuruar sepse ajo ndjenje ste le te hash e te pish gjithcka
jotja bazohet tek personi tjeter. Nese ai s’ka ngrene ty s’te shkon ushqmi poshte, nese ai eshte I merzitur
ty nuk te shtyhet asgje. Eshte me shume nje lidhje shpirterore e dy zemrave, nje lidhje ku shpirti kerkon
tjetrin nuk eshte vetem per trupat per perqafimet per puthjet, eshte me shume per ndjenjat qe merr
momentet edhe sikur shpirti yt binjak te marre fryme ty te duket mrekulli sepse do apo sdo ti kjo eshte
dashuria te ben te varur pas tjetrit nje droge e perjetshme qe kerkon akoma e akoma me shume ke
varesi ndaj saj e varesia s’eshte e mire. Dashuria sheron ben mrekullira ama plaget qe le nuk sherohen
sepse s’ka doktor qe te ndihmon dot e s’ka kirurg qe te ndihmon te qepesh plagen e hapur.

Ate plag qe u hap ne zemren e Romeos kur morri vesh qe lulja e tij spo komunikonte dot me te dhe
mendoi se kishte vdekur . Pikerisht ajo plage ishte e paperballueshme per Romeon, te riun e pafat ajo
plage nuk sherohej dhe nuk do sherohej ndonjehere. Tere jetes do rridhte gjak ,diku me pak e diku me
shume ama do rridhte dhimbja e zemres e lotet e kripur. Vetem vdekja e bente te pushoje shpirtin e
pafat e te vdesesh per dike s’eshte pak ama te jetosh per ate eshte me e veshtira. Romeo zgjodhi
vdekjen ,shpirti I tij donte te ishte ne paqe sepse Romeo u dorezua para dashurise si shume e shume te
tjere.
Askush sdo fitoje mbi te dhe sdo ja dale dot sepse dashuria eshte per te fortet dhe dashurine e kulluar e
pati vetem Romeo me Zhuljeten .Dashurine magjike ate qe do e donin te gjithe, e kishin ata te dy te
marrosurit ndoshta ne boten e pertejme shpirtrat e tyre do gjenin qetesine. Do bekoheshin nga
dashuria. E te biesh ne dashuri eshte mekat e bekim ama me sakte eshte e pashmangshme.

You might also like