You are on page 1of 7

PËRMBAJTJA

HYRJE........................................................................................................................3

1.0 KRITIKA LETRARE...........................................................................................4

1.1 “LETËRSIA SHQIPTARE”.................................................................................5

1.2 “ALBANIA”.........................................................................................................6

1.3 “BABA TOMORRI”.............................................................................................7

PËRFUNDIM.............................................................................................................8
HYRJE
Fak Konica si njohës i rrjedhave politike dhe kulturore të kohës, shkroi poezi, prozë poetike,
portrete, tregime, romane,kritikë, ese dhe prozë publicistike. Veçantia e Konicës është se e krijoi
Albaninë, më të mirën revistë shqipe të Rilindjes, u rrit me të si krijues dhe krijoi brenda saj një
letërsi me frymë kombëtare. Ai u bind se ky komb nuk kulturohet nëpërmjet lavdit, por
nëpërmjet kritikës. Në këtë frymë kritika e tij letrare duke u mbështetur vetëm në kriteret letrare
u bë e qartë, e ashpër, e pakompromis, por me një shije të hollë estetike.

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është proza e gjatë satirike “Dr. Gjilpëra zbulon
rrënjët e dramës së Mamurrasit”. Ndonëse e pakryer përfaqëson tiparet më karakteristike dhe
vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera. Me anë të kësaj vepre ai paraqiti kulturën shqiptare
në botën e Perëndimit.

Pra, Konica shquhet për temat që trajton, për qëndrimin që shpreh gjatë trajtimit të tyre dhe për
mënyrën se si i trajton. Ai ishte krijues me dije të madhe dhe me kulturë të gjerë. Kishte dije jo
vetëm për letërsinë, por edhe për filozofinë, etnologjinë, psikologjinë, muzikën, historinë,
arkeologjinë, antropologjinë dhe pikturën.

Konica ishte intelektual me horizonte botërore. Atë e kanë vlerësuar për arsye atdhetare duke e
quajtur babai i Shqipërisë, për arsye letrare dhe kulturore duke e quajtur prozatori më i madh që
kanë pasur deri më sot shqiptarët, për arsye gjuhësore duke e quajtur babai i toskërishtes letrare
të sotme, por edhe për arsye shpirtërore dhe morale duke e quajtur idealist i madh dhe një
“enciklopedi që ecën”.

3
1.0 KRITIKA LETRARE

Faik Konica njihet si kritiku i parë i shqipes, jo pse shkroi i pari kritika për veprat shqipe, por
se është i pari që kritiken letrare e shkroi me vetëdije letrare, e përkufizoi si zhanër letrar dhe në
fund e përkufizoi funksionin e saj në kuadrin e zhvillimit të letërsisë kombëtare. Vepra e tij
kritike, edhe pse jo shumë e gjerë ka ngjallur diskutime të mëdha. Sado e vogël për nga vëllimi,
kjo kritikë u shkrua në një periudhë kohore dyzetvjeçare. Leximi i teksteve kritike të Konicës,
nxjerrë në pah edhe diçka nga karakteri njerëzor e krijues i autorit, nga morali kritik, që është një
veti në shkrimet kritike, kur fshihet në mënyrë tinëzare dhe shfaqet padashur. Konica ishte një
shkrimtar dhe kritik me formim perëndimor, që pushtohej nga atdhesia shqiptare, që punonte për
ngjalljen e kulturës së kombit të vet, po që nuk ngurronte që kësaj kulture letrare t’i shtronte
kritere edhe të jashtme, nëpërmjet përqasjes apo nëpërmjet dëshirës për zhvillimin e saj.6
Shkrimet e veta kritike, Konica i botoi kryesisht në revistën e vet Albania. Ato shkrime patën një
ndikim të fortë në botën letrare shqiptare të kohës, por ndonjë shkrim kritik e botoi edhe më vonë
nga fundi i jetës, duke iu kthyer gati gjithnjë ideve të veta të para, duke i korrigjuar, zgjeruar apo
ngushtuar, por pa ndonjë lëvizje tepër të ndjeshme në vlerësim. Kjo në një anë e tregon një
konsekuencë kryeneçe në kriteret dhe vlerësimet vetjake, të cilat domosdo janë të kushtëzuara
edhe me veprat edhe me kohën kur shfaqen brenda një letërsie. Pos shkrimeve të veçanta për
vepra si Baba Tomorri i Çajupit(1902), Istori’ e Skenderbeut e Naimit (1898), në të cilat mblidhet
gjykimi i parë dhe mendimi inicial, Konica shkroi edhe tri tekste me vlera përgjithësuese për
kritikën dhe për letërsinë shqipe, ku duken vetitë e tij vlerësuese dhe përgjithësuese si kritik.
Këto janë: Letërsia shqiptare(1897), Kohëtore e letrave shqipe(1906), Gjuha dhe letërsia,
në librin e Shqipërisë(1939). Të një natyre të veçantë janë dy shkrimet për Naimin: Shënim për
metafizikën e bektashinjve(1897), me një trajtim të përhershëm të letërsisë e të filozofisë dhe
Naim H. Frashëri(1901), artikull përkujtues e problemor, biografik e letrar njëkohësisht.

4
1.1 “LETËRSIA SHQIPTARE”

Në shkrimin Letërsia shqiptare, që u botua në numrin e parë të revistës Albania, Konica


shënjon disa nga cilësitë themelore të shkrimit të vet kritik të mëvonshëm. Disa nga ato cilësi
janë: një saktësi në shprehje, një prerje në mendime, një kulturë të mirë kombëtare dhe derdhja
e pakursyeshme e subjektivitetit në shkrimin kritik. Pasi konstaton në fillim se shqipja nuk di
për filozofi, teatër e degë tjera të kulturës, duke kaluar në letërsi, autori formulon konstatimin,
që në atë kohë ishte mjaft shokues: “E gjithë letërsia shqiptare mund të përmblidhet në pesë
apo gjashtë vëllime të holla”. Teksti teorik i Konicës, Kohëtore e letrave shqipe (1906)
mendohet si hyrje në kronikën letrare që do të bënte në revistën e vet, po në të vërtetë është
tekst që në mënyrë lapidare jep kredon e tij kritike, funksionin e kritikës në letërsi, duke e
ambientuar në kulturën letrare shqiptare të kohës. Teorinë kritike të Konicës mund ta kuptojmë
më mirë më anë të disa konstatimeve themelore:

1. Kritika është vetëm një gjykim i vlerës së veprave dhe ky gjykim duhet të jetë “i shkurtër
dhe i prerë”.
2. Kritika letrare është subjektive…Nuk është një shkencë…Është vetëm një përshtypje…
3. Roli dhe funksioni i kritikës është të zbërthejë domethënien e veprës, ta interpretojë dhe ta
shpjegojë përbërjen e saj.

Citimi i këtillë i formulimeve themelore të Konicës bëhet për dy arsye. Së pari, për t’i lexuar
shkurtas në mënyrë të lidhur idetë e autorit për kritikën dhe letërsinë. Së dyti, se në këtë
mënyrë bëhet më lehtë komentimi i tyre. Në parim, Konica krijon një sistem vlerësimi duke e
parë edhe natyrën edhe funksionin letrar dhe kulturor të kritikës. Në këtë tekst përmbledhës
njëherësh dalin në shesh dija, kriteret letrare, madje simpatitë dhe konsekuencat e Konicës si
kritik.

5
1.2 “ALBANIA”

Revista “ALBANIA” doli për herë të parë më 25 mars të vitit 1897 në Bruksel. Aty i gjejmë
vlerësimet dhe gjykimet e para të Konicës për poezinë e Çajupit, të Naimit, të Asdrenit etj. Po
ashtu në faqet e kësaj reviste i gjejmë shkrimet dhe shënimet e para të kritikës për shumë
ngjarje të historisë kombëtare dhe shënime biografike për personat e dalluar shqiptarë. Revista
ALBANIA e stimuloi gjurmimin në terren dhe e nxiste Konicën për mbledhjen e fjalëve shqipe
të moçme, në këtë mënyrë e ndihmonte të pasurohej gjuha shqipe, e cila ishte e pakultivuar dhe
e varfër. Zhvillimin e mendimit kritik në letërsinë shqipe u mundua ta nxiste edhe princi Alardo
Kastrioti, i cili si bashkëpunëtor i Albanisë e themeloi fondin për shpërblimin më të mirë në
gjuhën shqipe, dhe për shpërblimin më të lartë në letërsi- “Skënderbeu”. Për tri-katër vitet e
para të shekullit XX, mendimi kritik letrar shqip në Albania u ngrit në një shkallë të
nderueshme. U botuan skica letrare, portretime dhe poezi. Kështu në vitin 1906 Konica fillon
me kritikën letrare si disiplinë shkencore. Në artikullin Kohëtore e letrave shqipe vuri në
spikamë konstatimin se në fillim të daljes së Albanisë mungonte shkrimi unik, andaj nuk kishte
as vepra madhore letrare e as kritikë letrare shkencore, mirëpo në vende të ndryshme të botës
filluan të dilnin gazeta, fletore, revista dhe ditarë të shumta në gjuhën shqipe. Këto më bënë të
besoj se erdhi koha të nis te Albania një të vërtetë kritike-pohoi Konica.

6
1.3 “BABA TOMORI”

Nga të gjitha vjershat e Çajupit, Konica veçon vjershën me titull “Kurbeti” për të cilën pohon
se është “ndër më të mirat vjersha që kam kënduar në sa gjuhë që njoh”. Në këtë vjershë flitet
për përrallen e vajtueshme të një Shqiptari, që kthehet për ta vrarë gabimisht gruan e tij
besnike.. Konica i bën kritikë kësaj vepre për shkak të përdorimit të disa fjalëve në gjuhën
turke, sipas tij po të bëheshin disa përmirësime të vogla kjo vjershë do të ishte kryevepër e
vërtetë e gjuhës sonë. Ndërsa, për komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”, Konica shprehet
se i pëlqen më pak sesa vjershat e tjera, jo se s’ka vlerë por i mungon puna. Sipas tij, komedia e
Çajupit nuk është gjë tjetër përveç një sërë pamjesh. Gjuha e autorit është e fortë, e hijshme, pa
lule të tepruara dhe e kulluar pasi që përdorimi i disa fjalëve turqisht: insan, behar, mashalla,
fiqir hazër, qeder, gjynahqar etj., vërehet shumë pak.

7
PËRFUNDIMI

Me anë të këtij punimi jam munduar të bëj një përmbledhje mbi rolin e mendimit kritik të
Faik Konicës në kritikën shqiptare. Konica është shembulli i shkrimtarit modern i cili krijon në
një kulturë tradicionale. Modeli i shkrimit të tij kritik do të bëhet më vonë dominues në
kulturën e në letërsinë shqipe. Kërkesa e Konicës për të theksuar individualitetin e krijuesit del
e shprehur në të gjitha shkrimet e tij letrare, në prozë, në kritikë e në ese. Për pasojë, ai mendon
se origjinaliteti i letërsisë mbështetet në talentin individual, në kulturën letrare e cila ngrihet në
nivel të kulturës kombëtare duke i mundur kufizimet krahinore, ashtu dhe në shtresimet e
kulturave të pushtuesve. Po ashtu Faik Konica është i pari që lëvroi esenë në prozën tonë.
Nëpërmjet tyre ai paraqiti mendime origjinale, ngriti probleme të rëndësishme të kohës si dhe
tregoi për diturinë e gjerë që zotëronte.

Duke përfunduar këtë punim për Faik Konicën, të rikujtojmë fjalën e Nolit: Faik Konica
meriton këtë nderim që po i bëhet. Më tepër se kushdo tjetër Konica meriton të gjejë prehjen në
tokën e atdheut, të cilit i ka shërbyer tërë jetën me aq besnikëri, me aq trimëri dhe me aq zotësi.

You might also like