You are on page 1of 11

Kolegji UBT

Fakulteti Menaxhim i Mekatronikes

Punim Diplome
Viti akademik 2019 - 2020

Fjolla Hysenaj

PROJEKT-PROPOZIM PËR TEMË MASTER


MENAXHIM I MEKATRONIKËS
TITULLI: Rritja e eficiencës së panleve solare

Mentor: Dr. Sc. Ylber Limani

Qershor / 2020

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të


pjesshme për Shkallën Master
Përmbajtja

1. HYRJA.............................................................................................................................III

2. LITARATURA E STUDIUAR.......................................................................................IV

3. DEFINIMI I PROBLEMIT...............................................................................................V

4. METODOLOGJIA..........................................................................................................VI

Metodat e hulumtimit...........................................................................................................VI

Metodologjia e punës...........................................................................................................VI

5. REZULTATET E PRITSHME...........................................................................................I

6. DISKUTIME DHE KONKLUZIONE..............................................................................II

Diskutime...............................................................................................................................II

Konkluzione...........................................................................................................................II

7. LISTA PRELIMINARE E REFERENCAVE.................................................................III


1. HYRJA

Eficienca e paneleve solare matet me atë se sa nga energjia diellore mund të konvertohet
në elektricitet nga paneli solar. Kjo bëhet duke absorbuar sa më shumë dritë nga rrezet e
diellit, kur drita bie në kontakt me celulat e panelit solar dhe transfromohet përmes
bushbareve dhe rrjetës , mund të konvertohet në rrymë alternative (AC). Energjia AC
pastaj dërgohet në panelin kryesor dhe shpërndahet në objekt.
Matja e eficiences është shumë e lehtë. Nëse paneli solar ka 20 % eficience , kjo do të
thotë se është në gjendje të konvertojë 20 përqind të rrezeve të diellit të pranuara, në
energji të shfrytzueshme.
Eficienca më e lartë e cila është arritur deri më tash në panelet solare, që ndodhen në
treg është 23%. Eficienca e paneleve solare sillet mes 17 dhe 19 %.

Arsyeja e bërjes së këtij hulumtimi është gjetja e faktorëve të cilët ndikojnë në rritjen e
eficiencës së panelve solare dhe ardhja në rezultat i cili do ti sherbejë lemisë së
inxhinierisë.
Përkundër rritjes së përdorimit të panelve solare, eficienca e tyre mbetet e ulët. Pytja
hulumtuese është :si mund të bëhet rritja e eficiences tek panelet solare?
Përmes literaturës në internet , njohurive të mëhershme dhe vizitave në kompaninë e
panelev “ Jaha Solar” do të bëhet kompletimi i hulumtimit dhe ardhja në rezultat,
përgjigjia e pyetjes hulumtuese është rezultati i hulumtimit.
2. LITARATURA E STUDIUAR

Meqenëse lëmia e energjisë së ripërtrishmë është relativisht e re në vendin tonë dhe


vetëm kohëve të fundit është bërë më aktuale, rrjedhimisht edhe literatura për këtë lëmi
është e kufizuar për të mos thënë është e mangët.
Ky hulumtim do të jetë hulumtimi i parë shqip i botuar specifikisht për rritjen e
eficiencës së paneleve solare dhe kontribut në literaturë të lemisë së energjisë eficiente
Në praktikë për dy panele solare të së njejtës madhësi , nëse njëra ka eficiencë 15% dhe
tjetra 21 % , e fundit mund të prodhojë 50% më shumë kiloëatt sesa ajo 14 %
(energysage, 2018).

Britt; Jeffery s. (tucsëon.AZ) Ëiedeman; Scott (Tucson.AZ) 2012] – Kanë prezantuar


ekspeerimente investiguese lidhur me rëndësine e celulave solare në rritjen e eficiencës,
ku këtë e kanë theksuar si faktor kyq .

Ho; Frank. (Yorba Linda, CA) Yeh; Milton Y (Santa Monica, CA) 1995] –Kanë punuar
në përmirsimin e eficiencës solare të koncentruar në materialin përbërëa të panelit.Ata
kanë ardhur në përfundim se kombinimi i celulave dhe materialit shtesë ndikon dnë
15% me eficinecë në panel.

[Britt; Jeffery s. (tucsëon.AZ) Ëiedeman; Scott (Tucson.AZ) 2009] - Kanë prezantuar


studimin e mbështetur në eksperimente për të përcaktuar rëndësinë e secilit parametër
që ndikon në eficience. Ata kanë ardhur në përfundim se invertori është pjesa e cila nuk
bën të hiqet nga lista e faktorëvë që ndikon në eficience.

[Zhao; Xiaofeng (Guangdong, CN) 2011] Autorët kanë kryer një studim vetëm për të
gjetur parametrin e saktë që ndikon në rritjen e eficiencës,sipas përfundimeve që kanë
ardhur nga këta autorë thuhet se eficienca e paneleve solare varet në komplet sistemin
dhe parametrat si : rrezatimi, konvertimi i energjisë , drejtimi , pozita etj..

Coc Oko and S.N Nanchi 2012] Kanë punuar në optimizimin e kolektorit të rrezeve ,
kjo sipas tyre sepse kolektorin apo pjesën e cila pranon rrezatimin e konsiderojnë si
pjesë kyqe për rritjen e eficiencës së panelit.

(International Journal,2018) Eficienca e paneleve solare varet nga tre faktorë , celula e
cila është njësia ku transferohet energjia;
Rrezatimi dhe pozita.
3. DEFINIMI I PROBLEMIT

Problemi me panelet solare është se përkundër përdorimit të madh të tyre, eficienca e


tyre mbetet e ulët.
Pas shqyrtimit dhe krahasimit të literaturës dhe poashtu pas konsultimit me fabrikën e
paneleve “ Jaha Solar” , bëhet definimi i faktorëve që ndikojnë në uljen e eficiencës së
paneleve . Këta faktorë kanë të bëjnë më materialin përbërës , pozitën ku ndodhen
panelet, rrezatimin brenda ditës dhe sigurisht me mirëmbajtjen e tyre.
Pytja kryesore hulumtuese është : Si mund të rritet eficienca e panelve solare .Ndërsa
pyetje parciale : 1) Sa ndikon pozita e montimit në eficiencën e paneleve solare dhe
2) Sa ndikon pozita gjeografike në rritjen e eficiencës së paneleve solare ?
4. METODOLOGJIA

Për këtë hulumtim është përdorur metoda hulumtuese e përzier , nuk do të ketë
pyetësor , instrumente të tjera që do përdoren do të jenë të dhëna përmes observimit
të procesit të dizajnimit dhe prodhimit të paneleve.
Analizimi i të dhënave do të bëhet duke i krahasuar informacionet më të fundit në
lidhje me panele dhe efciencë, ndërsa sa i përket të dhënave që mblidhen nga fabrika “
Jaha Solar” do të analizohen tre faktorë : Pozita montuese, percueshmëria dhe pozita
gjeografike.
Hulumtimi është hulumtim shkencor dhe është përdorur metoda e përzier e
hulumtimit.
Meqenëse është e lëmisë së inxhinierisë dhe tentohet të gjinden faktorë dhe zgjidhje e
problemit , i takon hulumtimit eksplorues.
Metodologjia e punës - Planifikimi i Hulumtimit

Detyrat
Detyrat kryesore alternative Afati i fundit për përfundim

Planifikimi i Hulumtimit
Koha/javë
AKTIVITETET
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17
Caktimi i fushës dhe temës së
hulumtimit
Shqyrtimi i literaturës
Definimi final i temës
Dizajnimi i hulumtimit
Hulumtimi kualitativ
Zhvillimi i instrumenteve
Mbledhja e informacioneve
Selektimi i informacioneve
Analiza e informacioneve
Analiza e dhe përshkrimi i
rezultateve
Strukturimi i punimit dhe
plotësimi/përfundimi i Hyrjes
Ri-shqyrtimi i literaturës
Shkrimi i draftit të parë
Shkrimi i draftit të dytë
Përgatitja e prezantimit
Prezantimi

I
5. REZULTATET E PRITSHME
Në fund të hulumtimit do të ketë material i cili do të sigurojë të dhëna për rritjen e
eficiencës së panelit , eficiencë kjo e cila do të jetë më e madhe se ajo ekzistuese.Prezantimi
i rezultateve do të bëhet përmes tabelave me krahasime te rritjes së eficiencës dhe
literaturës mbështetëse .

I
6. DISKUTIME DHE KONKLUZIONE

Diskutime
Rëndësia e rritjes së eficiencës së paneleve solare është temë e cila po shikohet më një
koncentrim tjetër nga vitet e kaluara. Studime të tëra i kushtohen kësaj lëmie. Studimet më të
fundit pretentojnë se përmes zbulimit të shkaktarëve të uljes së eficiencës së paneleve solare
është mundësuar rritja edhe në 40 % e këtyre paneleve.
Pozita gjeografike, materiali ndërtues dhe mirëmbajtja padyshim mbeten pika kyqe të cilat
ndikojnë drejtpërdrejtë në eficience.

Konkluzione
Si përfundim rëndësia e rritjes së eficiencës së panelve solare është e domosdoshme . Kostoja
e tyre e implementimit zgjatë që ta mbulojë koston e përfitimit nga to, prandaj sa më parë
duhet të bëhet shqyrtimi i faktorëvë që përmenden brenda hulumtimit.

II
7. LISTA PRELIMINARE E REFERENCAVE

III

You might also like