You are on page 1of 22

Abdik/ój folje jokalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; heq dorë nga pushteti

mbretëror.
Abrogím,-i emër i gjinisë mashkullore; shfuqizim.
Abuz/ój folje kalimtare; dhe folje jokalimtare; -óva, -úar shpërdoroj një të drejtë,
një mundësi etj.; e teproj. / trajta pësore; abuzóhet veta; III.
Açík ndajfolje; i ligjërimit bisedor; haptas; qartë: ia tha açik.
Afeksion—dashuri
Afékt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
gjendje shpirtërore e shqetësuar nga një ndjenjë e fortë zemërimi, frike, dashurie
etj.
Afísh/e,-ja emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t) fletë e madhe me
njoftime e me vizatime për një shfaqje, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet
në një vend të dukshëm.
Aforíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore numri shumës -ma(t) i ligjërimit libror
thënie e shkurtër shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim
të nxjerrë nga jeta: libër aforizmash.
aforizëm
Agremént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) term në diplomaci;
pëlqimi që jep qeveria e një shteti për të pranuar përfaqësuesin diplomatik të një
shteti tjetër: mori agrementin.
Akumul/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; mbledh pak e nga pak
diçka për ta ruajtur: akumuloj para.
Akúz/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. term në drejtësi;
veprimtari ligjore për të vërtetuar ppara gjyqit fajësinë e dikujt; akti që përmban
fajësinë: paraqitja e akuzës; / pala akuzuese: dëshmitar i akuzës. 2. faj që i
ngarkohet dikujt: akuzë e rëndë.
Alibí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) term në drejtësi; ndodhja e
dikujt në një vend tjetër në çastin e krimit, si dëshmi e pafajësisë: ka alibi.
Alkimí,-a emër i gjinisë femërore shkencë në mesjetë, që kërkonte të zbulonte
“gurin filozofik” çudibërës, me të cilin do t’i shndërronte metalet e tjera në ar e
argjend, do të zgjaste jetën e njeriut a do ta përtërinte atë etj.
alogjen
Alogjén,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) banor i një popullsie
tjetër; ardhës i huaj.
Alokim-i,----shperndaj,dhënie,caktim
Ambíci/e,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t) dëshirë e fortë e
këmbëngulje për të bërë a për të arritur diçka.
Ambíci/e,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -e(t) dëshirë e fortë e
këmbëngulje për të bërë a për të arritur diçka.
Aneks/ój folje kalimtare; -óva, -úar bashkoj me dhunë me një vend tjetër një
vend a një krahinë të pushtuar. / trajta pësore; aneksóhet veta; III.
Ankét/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. pyetja e shumë
njerëzve për të marrë mendimin rreth një çështjeje politike, shoqërore etj. 2.
fletanketë.
Ankor/ój folje kalimtare; -óva, -úar term në detari; e ndaloj anijen diku duke
hedhur spirancën në ujë; / folje jokalimtare; ankorohem.
Anomalí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) shmangie nga një
drejtim, nga një rregull, nga një zhvillim etj.; çrregullim: kapërcimi i anomalive.
Anomalí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) shmangie nga një
drejtim, nga një rregull, nga një zhvillim etj.; çrregullim: kapërcimi i anomalive.
Antagoníst,-e mbiemër; i papajtueshëm me dikë a me diçka; që shpreh
antagonizëm: kontradikta antagoniste.
Antoním,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) term në gjuhësi; fjalë
a shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër.psh akorodj-çakordoj.
Apo interviste me nje zyrtar me autoritet.
Apologjí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) i ligjërimit libror;
mbrojtja e dikujt a e diçkaje duke e lavdëruar shumë.
Askét,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) njeri që, për shkak të
besimit fetar, bën një jetë të vetmuar, të ashpër e të rëndë; / kuptim i figurshëm;
njeri që heq dorë nga gëzimet e jetës dhe e mundon veten.
Asoci/ój folje kalimtare; -óva, -úar term special ose në disa fusha; e lidh me dikë;
e fut a e përshij diku.
Atraktiv,atrakcion—Tërheqes,joshes
Audiénc/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) fjalë a shprehje e
punëve zyrtare; pritje zyrtare e dikujt për bisedime nga një përfaqësues i lartë i
shtetit.
Begenís folje kalimtare, -a, -ur i ligjërimit bisedor sillem mirë me dikë, zakonisht
të një shkalle më të ulët, e afroj, e përfill dhe e nderoj: as begenisi t’i hidhte
sytë; / edhe folje jokalimtare vlerësoj e përfill diçka. / trajta pësore begenísem.
Bilateral--- Dypalëshe,,,,,Simetri bilaterale
Blasfemí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) sharje kundër zotit ose
kundër fesë.
Çapkën,-e mbiemër; edhe si emër; i hedhur e i dhënë pas lodrave ose pas
dëfrimeve; gazmor e pak i prapë: vajzë çapkëne.
Centríz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; qëndrim politik në
mes së majtës dhe të djathtës; rrymë politike me një qëndrim të tillë.
Ciník,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. ithtar i cinizmit; ai që
sillet e vepron me cinizëm. 2. mbiemër; që lidhet me cinizmin a me cinikun, i
cinizmit a i cinikut; mospërfillës, përbuzës: qëndrim cinik; buzëqeshje cinike.
Ciníz/ëm,-mi Cinik-emër i gjinisë mashkullore; 1. term në filozofi; term në
histori; doktrinë filozofike në Greqinë e vjetër, që shpërfillte zakonet, normat
shoqërore e kulturën dhe predikonte kthimin në gjendjen primitive e asketizmin.
2. qëndrim shpërfillës e tallës kundrejt normave morale e zakoneve shoqërore;
qëndrim i vrazhdë e i pacipë.
Debít,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; sasia e ujit, e naftës a e
gazit që del nga një burim në një njësi kohe; prurje: debit i ulët (i lartë); debiti i
lumit (i puseve të naftës).
dekompoz/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; 1. term special ose në
disa fusha; zbërthej; shpërbëj. 2. kryesisht; veta; III bën që të prishet (një lëndë
organike).
Dekompoz/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; 1. term special ose në
disa fusha; zbërthej; shpërbëj. 2. kryesisht; veta; III bën që të prishet (një lëndë
organike).
Dekrét,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) akt i shkruar i një
organi të lartë të pushtetit shtetëror ose i kryetarit të shtetit, që ka fuqi ligjore:
dekret i presidentit.
Dekret/ój folje kalimtare, -óva, -úar nxjerr një dekret; i jap fuqi ligjore diçkaje:
dekretoi zgjedhjet (emërimin). / trajta pësore dekretóhet veta III.
Delír,-i emër i gjinisë mashkullore 1. term në mjekësi kllapi, jerm, përçartje. 2.
kuptim i figurshëm përçartje; dalldi, shastisje.
Demence-a-----Çmenduri
Demografí,-a emër i gjinisë femërore; degë e statistikës që studion shpërndarjen
gjeografike, përbërjen dhe shtimin e popullsisë ose të grupeve të veçanta
shoqërore.
Denonc/ój folje kalimtare; -óva, -úar 1. njoftoj organet përkatëse për
veprimtarinë armiqësore a të kundërligjshme të dikujt ose për diçka që kam
gjetur, që kam zbuluar a që kërkohet; kallëzoj. 2. term në diplomaci; shpall si të
pavlerë e të pafuqi një traktat, një marrëveshje etj.; hedh poshtë a dënoj hapur:
denoncuan traktatin (prapaskenat politike). / trajta pësore; denoncóhem.
Determiníz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; term në filozofi; doktrinë sipas së
cilës të gjitha dukuritë e ngjarjet kanë karakter ligjësor e kushtëzohen nga lidhje
shkakësore objektive: determinizmi metafizik determinizëm që pranon vetëm
domosdoshmërinë në natyrë e në shoqëri dhe mohon çdo rastësi.
Dialóg,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) rrahje e një çështjeje
nga dy a më shumë veta duke biseduar drejtpërdrejt; bashkëbisedim; term në
letërsi; pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet
personazheve; antonim; monolog: dialog i gjatë (i gjallë).
diçka e lënë peng si garanci për shlyerjen e një kredie, e cila do të konfiskohet në
rast mospagimi.
Didaktík/ë,-a emër i gjinisë femërore degë e pedagogjisë, që merret me
përmbajtjen e me synimet e procesit mësimor, me metodat dhe me format e
organizimit të të mësuarit në shkollë.
Dinjitét,-i emër i gjinisë mashkullore; tërësia e vlerave morale të njeriut; vetëdija
e tij për këto vlera e për të drejtat në shoqëri; nderimi për vetveten: dinjiteti
kombëtar; s’ka pikë dinjiteti.
Dislok/ój folje kalimtare, -óva, -úar term në ushtri vendos a përqendroj diku
forcat e mjetet luftarake: dislokoi trupat (regjimentin).
Dispéns/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) tekst mësimor i
shaptilografuar.
Distríkt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) ndarje e vogël
administrative (në disa vende).
Divergjénc/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. i ligjërimit libror;
mospërputhje mendimesh a pikëpamjesh për një çështje; mosmarrëveshje:
divergjenca ideologjike. 2. term special ose në disa fusha; veçimi e largimi i
diçkaje nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellim dallimesh;
prirje e ndryshme a e kundërt; antonim; konvergjencë: divergjenca e vektorit
(mat.); divergjenca e tipareve (biol.); divergjenca e dialekteve (gjuh.).
Divergjént,-e mbiemër; term special ose në disa fusha; 1. që veçohet e që
largohet nga drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë
veçim e largim; antonim; konvergjent: rreze divergjente (fiz.); zhvillimi
divergjent i gjuhëve (gjuh.). 2. i ligjërimit libror; që nuk përputhet e që nuk
pajtohet me një tjetër: mendime (qëndrime) divergjente.
Diversión,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; 1.
veprimtari dëmprurëse në një vend a në prapavijat e kundërshtarit, me anë të
agjentëve e të mjeteve të ndryshme: akte (mjete) diversioni. 2. kuptim i
figurshëm; veprim që bën dikush për ta larguar vëmendjen e të tjerëve nga çështja
kryesore.
Djathtíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; rrymë politike e ideologjike që
mbron interesat e pronarëve ose që i përket kësaj pjese të shoqërisë dhe është
kundër programit të partive socialiste, socialdemokrate ose komuniste;
pikëpamjet, qëndrimet e veprimet e përfaqësuesve të kësaj rryme; antonim;
majtizëm. djathtíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; rrymë politike e
ideologjike që mbron interesat e pronarëve ose që i përket kësaj pjese të shoqërisë
dhe është kundër programit të partive socialiste, socialdemokrate ose komuniste;
pikëpamjet, qëndrimet e veprimet e përfaqësuesve të kësaj rryme; antonim;
majtizëm.
Docént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) i vjetruar; titull
shkencor për pedagogët e shkollave të larta, i barasvlerëshëm e doktorin e
shkencave; ai që mban këtë titull.
Doktrín/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) teori shkencore ose
filozofike; tërësia e parimeve teorike të një shkence.\
Efektív,-e mbiemër; i ligjërimit libror; 1. i frytshëm. 2. që është aq sa sasia a
masa e përcaktuar; i vërtetë: gjendja efektive; vlerë efektive. 3. i përhershëm në
një punë a në një detyrë: oficer efektiv.
Efektív,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -a(t) i ligjërimit libror;
numri i përgjithshëm i punonjësve në një ndërmarrje a në një institucion, i
ushtarakëve të një njësie etj.: efektivi i shkollës; efektivi i divizionit (usht.).
eklektik
Eklektík,-e mbiemër i ligjërimit libror që lidhet me eklektizmin, i eklektizmit; që
mbështetet në eklektizëm; joparimor: rrymë (teori, shkollë) eklektike.
Eksód,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) i ligjërimit libror
emigrim i shumë njerëzve, largim masiv.
Ekzogjen—qe lidhen ose zhvillohen nga faktorë te jashtem
Elegjí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) term në letërsi; term në
muzikë; vjershë lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të përvajshme.
Emergjence--një situatë serioze, e papritur dhe shpesh e rrezikshme që kërkon
veprim të menjëhershëm.
Emërtés/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. tërësia e emërtimeve
që përdoren në një fushë të shkencës, të prodhimit etj.; nomenklaturë. 2. tërësia e
vendeve në të cilat një organ ka të drejtë të emërojë ose të çemërojë; organikë:
organi i emërtesës.
Emetim—Lëshim(shkarkim),prodhimi dhe shkarkimi i diçkaje, veçanërisht gazi
a rrezatimi.
Emnés/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) ngjarje e paharrueshme:
u bë emnesë.
Enígm/ë,-a emër i gjinisë femërore; diçka që është shumë e vështirë për ta
kuptuar a për të shpjeguar; i ligjërimit libror; gjëegjëzë: gjej enigmën; mbeti
enigmë nuk u zbulua, nuk u kuptua.
Entitét,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; diçka
që është në të vërtetë dhe dallohet nga cilësitë e veta; qenie, ekzistencë.
Entuziáz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; ndjenjë e fuqishme gëzimi e
kënaqësie dhe dëshirë e zjarrtë për të bërë diçka: e priti ftesën me entuziazëm.
Epík,-e mbiemër 1. që lidhet me epikën, i epikës: vepër epike; / që shkruan vepra
tregimtare: poet -epik. 2. i ligjërimit libror kuptim i figurshëm madhështor: luftë
epike.
Epitét,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. term në letërsi; fjalë
përcaktuese pranë emrit të një qenieje, të një sendi etj., që shpreh një tipar
karakteristik ose rrit shprehësinë e ligjërimit; emër që i ngjitet dikujt për ta
lavdëruar ose për ta fyer.
Eufemíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore numri shumës -ma(t) term në gjuhësi
fjalë ose shprehje, që përdoren në vend të një fjale a të një shprehjeje tjetër, të
cilën nuk duam ose nuk duhet ta themi (p.sh. të bukurat për “grykët”, u nda prej
nesh në vend të “vdiq” etj.).
Eufemíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ma(t) term në
gjuhësi; fjalë ose shprehje, që përdoren në vend të një fjale a të një shprehjeje
tjetër, të cilën nuk duam ose nuk duhet ta themi (p.sh. të bukurat për “grykët”, u
nda prej nesh në vend të “vdiq” etj.).
eunúk,-u emër i gjinisë mashkullore numri shumës -ë(t) i vjetruar burrë i tredhur
që ruante gratë e haremit.
Evazion,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; shmangie; përvjedhje:
evazion fiskal (ek.) shmangie nga pagimi i taksës. Sinonime / Të ngjashme
dredhues
Evaziv -mbiemër; i ligjërimit libror; dredhues, i paqartë: përgjigje evazive.
Evenimént,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) i ligjërimit libror
ngjarje; ngjarje me rëndësi, emnesë.
evidént,-e mbiemër; libr i qartë, i dukshëm.
Evok/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; kujtoj; rikujtoj. / trajta
pësore; evokohet veta; III sinonim-kujtoj
Fábul,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) term i folklorit; term në
letërsi; 1. tregim i shkurtër me personazhe kafshë, bimë ose sende, me veprime e
fjalë alegorike që japin një mësim moral; përrallëz: fabulat e Ezopit. 2. subjekt i
një vepre letrare.
Fanatík,-e mbiemër; edhe si emër; 1. që jeton e vepron sipas mendësive e
zakoneve prapanike: njeri fanatik; fanatik i madh. 2. kuptim i figurshëm; që është
i dhënë pas diçkaje me zell të jashtëzakonshëm; që e mbron dhe e zbaton pa asnjë
lëshim një mendim etj.: këmbëngulje prej fanatiku.
Fascinoj--- magjéps folje kalimtare; -a, -ur 1. i bëj magji dikujt. 2. kuptim i
figurshëm; e tërheq a e josh fort si me magji; mahnit: vajzë (pikturë, muzikë) që
të magjeps.
Fashíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; forma më e egër dhe më e hapur e
diktaturës, që shtyp çdo liri demokratike e që synon të pushtojë me luftë vende të
tjera; rrymë ideologjike e politike tejreaksionare që përligj e propagandon
filozofinë e urrejtjes së njeriut për njeriun, ndarjen e njerëzve në të ashtuquajturat
raca “të ulëta” e “të larta”, nxit terrorin, shovinizmin, agresionin e luftërat
pushtuese.
Fiktív,-e mbiemër; i ligjërimit libror; i gënjeshtërt, i rremë.
Filantropí,-a emër i gjinisë femërore i ligjërimit libror ndihma materiale që një i
pasur i jep një të varfri; mirëbërësi.
Fines—gjobë,denim.
Fizibilitet—Realizueshmeri,kryerje,plotsueshmeri
Fluíd,-e mbiemër 1. term në teknikë që mund të rrjedhë (për gazet e për lëngjet).
2. i ligjërimit libror i pangulitur, i ndryshueshëm (për mendime, për ide etj.):
opinione (plane) fluide.
Forúm,-i I emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. term në histori;
shesh në Romën e vjetër, ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit, gjyqe, panaire
etj. 2. i ligjërimit libror; mbledhje e gjerë e anëtarëve të një partie a të një organi
drejtues, e përfaqësuesve të një fushe të dijes etj.; vetë ky organ: forum shkencor.
Fraksión,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) grup anëtarësh të një
partie politike, me pikëpamje të ndryshme për çështje të veçanta ose që zhvillon
veprimtari të mëvetësishme në parlament etj.
Gjeo- element fjalëformues; pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin “i
tokës, i rruzullit ose i kores së tokës” (p.sh. gjeobotanikë, gjeokimi; gjeotektonik
etj.).
Glorifikim—zbukurim,mbulim me lavdi,,,, veprimi i përshkrimit ose
përfaqësimit të diçkaje si të admirueshme, veçanërisht në mënyrë të
pajustifikueshme.
Hegjemón,-e mbiemër; që ka fituar dhe qëndron në krye të të tjerëve; që qëndron
në udhëheqje.
Heterogjén,-e mbiemër; i ligjërimit libror; që ka veti a tipare të ndryshme; që
përbëhet prej llojesh a njësish të ndryshme nga natyra e tyre; antonim; homogjen.
Hipokrít,-e mbiemër; edhe si emër; që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm dhe
i dashur, me qëllim që të mashtrojë a të gënjejë të tjerët; shtirak; që nuk i shpreh
haptas ndjenjat ose synimet e vërteta, që është me dy faqe a me dy fytyra;
antonim; i çiltër, i sinqertë: sjellje (buzëqeshje) hipokrite.
Homogjén,-e mbiemër që ka veti a tipare të njëllojta; që përbëhet prej njësish a
prej llojesh të njëjta nga natyra e nga prejardhja e tyre; i papërzier; antonim
heterogjen: lëndë homogjene.
Homolog,-e mbiemër; 1. që kryen të njëjtën detyrë a të njëjtin funksion; i
barasvlershëm: institucion homolog. 2. si emër; -, -u emër i gjinisë mashkullore;
numri shumës; -ë(t) nëpunës a institucion homolog.
Homoním,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. term në gjuhësi;
fjalë që ka trajtë e tingëllim të njëllojtë me një tjetër, por kuptim të ndryshëm
(p.sh. verë “pije” dhe verë “stinë”): homonime leksikore. 2. si mbiemër; që ka të
njëjtin emër a titull me një tjetër: roman homonim.
Igumén,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) kryetari i murgjve të
një manastiri ortodoks.
Impotence—Pafuqi,paperkrahje
Impresion/ój folje kalimtare, -óva, -úar bëj që dikush të ndiejë drejtpërdrejt
përshtypjet e çastit dhe t’u besojë atyre, ndikoj mbi ndjenjat e mendimet e tij.
Incidént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
ndodhi e papritur dhe zakonisht e padëshirueshme; ndodhi e vogël dhe me pasoja
në marrëdhëniet midis vendeve të ndryshme: incident kufitar (diplomatik);
ndodhi një incident.
Indikativ----Tregues
Indinjím,-i emër i gjinisë mashkullore; zemërim.
Inferior---më i ulet,I dobet etj
Inflamacion---Pezmatim,ndezje
Ingranazh term në teknikë rrotë e dhëmbëzuar që përçon lëvizjen në një
mekanizëm; sistem rrotash të dhëmbëzuara: grupi i ingranazheve. 2. kuptim i
figurshëm i ligjërimit libror ndërtimi i brendshëm e funksionimi i diçkaje; mënyra
si punon a si vihet në lëvizje diçka: ingranazhet e shtetit (e ekonomisë).
inspir/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; frymëzoj.
Integr/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; lidh pjesët a anët e diçkaje
në një të tërë; përfshij në një të tërë si pjesë përbërëse dhe të pandarë të saj;
bashkoj a shkrij në një njësi të vetme; antonim; çintegroj.
Integritét,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; 1.
tërësi tokësore e një njësie të vetme, të pandarë e të paprekshme: integritet i
vendit. 2. të qenët një i tërë e i paprekshëm; të qenët vetvetja plotësisht: ruaj
integritetin.
Intensifik/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; e bëj më të fortë e më
të thellë, e bëj më intensiv; e shtoj a e dendësoj shumë: intensifikoj punën
(përpjekjet). / trajta pësore; intensifikóhet veta; III.
Intensitét,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; shkallë e lartë e forcës,
e energjisë, e vrullit etj. të dikujt a të diçkaje; të qenët intensiv; term special ose
në disa fusha; forca, denduria ose shpejtësia e lëvizjes së diçkaje; fuqia e një
mase që lëviz; term në fizikë; forca e rrymës elektrike, e fushës elektrike a
magnetike; sasia e ngarkesës elektrike brenda qarkut në një njësi kohe: intensiteti
i zhvillimit; intensiteti i zërit (i tingullit); intensiteti i reshjeve.
Intensív,-e mbiemër; i ligjërimit libror; 1. i dendur e i fuqishëm, i vrullshëm e i
thellë; që siguron rendimentet më të larta: me punë intensive; ekonomi intensive.
2. kuptim i figurshëm; që është shumë i gjallë, që zien: me punë intensive; jetë
intensive.
Interference(intervenim)—nderhyrje,perzierje,pengese
interním,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. veprimi sipas
foljes. 2. dënim i dikujt që të qëndrojë në një vend të caktuar pa pasur të drejtë të
largohet që andej.
Inversion—permbysja e dickaje,marrveshje etj
Irredentíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; 1. term në histori; lëvizje politike
e nacionalistëve italianë përpara dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, që kërkonte
tokat me popullsi italiane të pushtuara nga Austro-Hungaria. 2. i ligjërimit libror;
lëvizje politike për bashkimin e tokave të pushtuara nga një shtet tjetër me
atdheun.
Jeniçér,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) term në histori; ushtar
këmbësor i trupave të zgjedhura të Perandorisë Osmane: komandanti i jeniçerëve.
Justifik/ój folje kalimtare; -óva, -úar përligj; shfajësoj; arsyetoj: e justifikoi
veten; justifikoi
Kalít (kalís) folje kalimtare; -a, -ur 1. forcoj një vegël prej metali, duke e nxehur
në zjarr dhe duke e futur menjëherë në ujë të ftohtë, i jap ujë; e mpreh duke e
goditur me çekan; farkëtoj: kalit sëpatën (sqeparin); kalit gurin e mullirit. 2.
kuptim i figurshëm; e bëj më të fortë fizikisht e moralisht, duke e stërvitur në
kushte të vështira; çelikos: kalit trupin (vullnetin).
Kallaúz,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) i vjetruar; 1. ai që e
njeh mirë vendin dhe i tregon rrugën dikujt; udhërrëfyes: fshati që duket s’do
kallauz (fj. u.). 2. spiun.
Kamuflazh—Maskim (maskimi i personelit ushtarak, pajisjeve dhe instalimeve
duke i lyer ose mbuluar ato për t'i bërë ato të përzihen me mjedisin e tyre.
Kardinál,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) titulli më i lartë pas
papës në hierarkinë kishtare katolike; ai që mban këtë titull.
Káuz/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) çështje e madhe, ku
mpleksen interesa të rëndësishëm shoqërorë, kombëtarë etj.: mbrojmë kauzën e
përbashkët (atdhetare).
Klandestín,-e mbiemër, edhe si emër, që vepron a që punon në mënyrë të fshehtë
ose jolegale; që u fshihet organeve shtetërore, policisë etj.: veprimtari (tregti)
klandestine.
Kolaboracionist----bashkpunues
Kolateral---anesor,e lën anash,indirect,diçka e lënë peng si garanci për shlyerjen
e një kredie, e cila do të konfiskohet në rast mospagimi.
Kompákt,-e mbiemër; që përbëhet nga elemente të lidhura e të ngjeshura fort me
njëri-tjetrin; i rrasur mirë: gomë kompakte; / kuptim i figurshëm; që përbëhet nga
anëtarë të lidhur fort nga ide e qëllime të përbashkëta: organizatë kompakte.
Kompil/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; bëj ose hartoj një punim,
duke kopjuar a duke marrë të dhëna të gatshme prej autorëve të tjerë. / trajta
pësore; kompilóhet veta; III.
Komplót,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) marrëveshje e
fshehtë kundër shtetit etj.; bashkërendim veprimesh të ndryshme prapa shpinës së
dikujt: komplot ushtarak; bënë (thurën) komplote.
Komplót,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) marrëveshje e
fshehtë kundër shtetit etj.; bashkërendim veprimesh të ndryshme prapa shpinës së
dikujt: komplot ushtarak; bënë (thurën) komplote.
Komplót,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) marrëveshje e
fshehtë kundër shtetit etj.; bashkërendim veprimesh të ndryshme prapa shpinës së
dikujt: komplot ushtarak; bënë (thurën) komplote.
kompoz/ój folje kalimtare; -óva, -úar art., term në muzikë; krijoj një vepër arti a
një vepër muzikore; i bëj muzikën një kënge. / trajta pësore; kompozóhet veta;
III.
Konfident-te sigurt
Konfuz---I hutuar,ne siklet
Konklud/ój folje jokalimtare dhe folje kalimtare, -óva, -úar i ligjërimit libror
nxjerr si përfundim; përfundoj.
Konotacion- Domethënie,ngjyrim
Konsistent--duke vepruar ose bërë në të njëjtën mënyrë me kalimin e kohës,
veçanërisht për të qenë të drejtë ose të saktë.---Ne perputhje,konsekuent,I
qendrueshem,I pajtueshem
Konspiración,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; tërësia e mënyrave
ose e metodave që përdoren për të mbajtur të fshehtë një veprim a një veprimtari;
të qenët konspirativ; fshehtësi: konspiracion i fortë; vepronte në konspiracion.
Konstituiv----themelor,bazor ---, 1.që ka fuqinë për të krijuar ose për t'i dhënë
ekzistencë të organizuar diçkaje.shteti filloi të ushtronte një funksion të ri dhe
konstituiv
Kónsu/ll,-lli emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -j(të) 1. term në
diplomaci; përfaqësues shtetëror në një shtet tjetër, i cili merret me shkëmbime
tregtare, kulturore, etj. dha mbron interesat e bashkatdhetarëve të vet në atë vend:
konsulli shqiptar (i vizave). 2. term në histori; pushtetari më i lartë në Romën e
vjetër.
Konsúm,-i emër i gjinisë mashkullore; 1. term në ekonomi; përdorimi i të mirave
materiale për të plotësuar nevojat e përditshme të njeriut; tërësia e këtyre të
mirave materiale: mallra konsumi; nevojat për konsum. 2. ajo çka konsumohet a
harxhohet: konsumi mujor i ujit.
Kontékst,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. pjesë e një teksti
me kuptim të plotë nga ligjërimi i shkruar ose i folur: regjistroj kontekstin. 2.
kuptim i figurshëm; rrethanat në të cilat përfshihet, bëhet a zhvillohet diçka: në
kontekstin politik.
Kontrást,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
dallim i madh, deri në kundërvënie, ndërmjet sendeve, qenieve etj.: kontrast
ngjyrash; / kundërthënie a kundërshti në mendime etj.: është në kontrast me të.
konvención,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) i ligjërimit libror
marrëveshje e vendosur qysh më parë sipas disa kushteve, që zakonisht nuk i
përgjigjet gjendjes së vërtetë.
Konvención,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
marrëveshje e vendosur qysh më parë sipas disa kushteve, që zakonisht nuk i
përgjigjet gjendjes së vërtetë.
Konvergjénc/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) i ligjërimit libror;
zhvillim drejt afrimit, drejt takimit ose drejt bashkimit të elementeve përbërëse a
të gjërave të ndryshme; afrim; antonim; divergjencë: konvergjencë gjuhësore.
Kooper/ój folje jokalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; lidhem me një
ndërmarrje a institucion tjetër për të bërë bashkërisht një punë, bashkëpunoj.
Korrént,-i emër i gjinisë mashkullore; term në elektronikë; rrymë: ndërpritet
korrenti.
Korrespondénc/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. këmbim
letrash a shkresash; letërkëmbim: kam (mbaj) korrespondencë të rregullt; botimi i
korrespondencës. 2. lajm që merret në vendin e ngjarjes nga një korrespondent. 3.
sistem arsimor ose shkollë pa shkëputje nga puna: ndiqte fakultetin me
korrespondencë.
Kredenciál,-e mbiemër; term në diplomaci; që zyrtarizon besimin midis dy
shteteve: letrat kredenciale (dipl.) dokument zyrtar që ambasadori i paraqet
kryetarit të shtetit kur fillon punën në një vend.
Kredibil—I besushem,
Landfill---groposje,vendgroposje
Lineár,-e mbiemër i ligjërimit libror që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet
në rrafshin horizontal; i gjatësisë; vijor: përmasat lineare; masat lineare masat e
gjatësisë; metër linear metër gjatësie; shpejtësi lineare (fig.) shpejtësi e lëvizjes së
pikave, e përcaktuar sipas gjatësisë së rrugës që bëhet brenda një njësie kohe.
Loyal-besnik,----loyality,besnikeri
Lustracion—pastrim,purifikim(I njerezve shpiuna)
Majtíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; doktrinë, rrymë a lëvizje, që ka në
programin e vet mbrojtjen e interesave të shtresave të gjera e të varfëra shoqërore
dhe synon vendosjen e rendit socialist ose komunist në një vend; ideologji e
politikë e majtë; antonim; djathtizëm.
Mandát,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) term në drejtësi; fuqi
e plotë që i jepet dikujt për të ushtruar a për të kryer një detyrë gjatë një kohe të
caktuar; dokumenti që vërteton këtë të drejtë: mandati i deputetit; komisioni i
mandateve; territore nën mandat (hist.) territore të administruara nga Lidhja e
Kombeve pas Luftës I Botërore.
Maní,-a –Ves emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) term në mjekësi;
gjendje e sëmurë psikike e një njeriu, të cilit i ngelet mendja te diçka: vuante nga
mania e përndjekjes; / zakon i çuditshëm i dikujt, që e përsërit shpesh dhe e bën
atë qesharak; ves, huq: e ka mani. Ves.
Megalomán,-e mbiemër, edhe si emër, që mbahet më të madh; mendjemadh.
Memorandúm,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) term në
diplomaci; notë proteste që një qeveri a një shtet i dërgon një qeverie a një shteti
tjetër.
Mióp,-e mbiemër, edhe si emër, term në mjekësi dritëshkurtër.
Mióp,-e mbiemër; edhe si emër; term në mjekësi; dritëshkurtër.
Mirat/ój folje kalimtare; -óva, -úar pranoj diçka zyrtarisht si të drejtë, duke dhënë
edhe votën time: deputetët miratuan ligjin për pronën; / shpreh pëlqimin për dikë
a për diçka; pohoj: e miratuam njëzëri si kryetar. / trajta pësore; miratóhem.
Molís folje kalimtare, -a, -ur e lodh tepër, e rraskapit; / kuptim i figurshëm e
dërrmoj shpirtërisht, ligështoj.
Monológ,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) term në letërsi; term
në teatër; të folur ose kuvendim me vetveten (në një dramë a në një shfaqje);
pjesë e dramës që përmban një kuvendim të tillë; antonim; dialog: monologu i
Hamletit.
Narcíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; term në psikologji; adhurim i vetvetes
për pamjen fizike dhe për cilësitë morale: vuan nga narcizmi.
Narcíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; term në psikologji; adhurim i vetvetes
për pamjen fizike dhe për cilësitë morale: vuan nga narcizmi.
Narcíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; term në psikologji; adhurim i vetvetes
për pamjen fizike dhe për cilësitë morale: vuan nga narcizmi.
Narrative—tregime,rrëfenje,
Neo- element fjalëformues; pjesë e parë e fjalëve të përbëra që ka kuptimin “i ri”
(p.sh. neofashist, neoklasicizëm, neorealizëm etj.).
neo- element fjalëformues; pjesë e parë e fjalëve të përbëra që ka kuptimin “i ri”
(p.sh. neofashist, neoklasicizëm, neorealizëm etj.).
Oponént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) ai që jep mendimin
kritik për vlerën e një vepre shkencore, letrare etj., kur ajo paraqitet për botim ose
për të fituar një gradë shkencore.
Ordiner---Urdhërues
Pan- element fjalëformues; i ligjërimit libror; pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që
i përgjigjet kuptimit të fjalëve “gjithë, mbarë” (p.sh. panafrikan, panballkanik
etj.).
Pandéh folje kalimtare; -a, -ur 1. e quaj ose e marr për dikë a për diçka tjetër;
folje jokalimtare; mendoj, më duket; kujtoj: e pandehu për të vëllanë; pandehu se
kishte të drejtë. 2. (zakon. me moh.) nuk e pres diçka prej dikujt: nuk e pandehja
prej tij.
Pantomím/ë,-a emër i gjinisë femërore numri shumës -a(t), edhe si mbiemër,
shfaqje teatrale pa fjalë, vetëm me lëvizje të trupit e sidomos të fytyrës; tërësia e
këtyre lëvizjeve: valle pantomimë.
Parím,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. përfundim i
përgjithshëm që vihet në themel të një teorie, të një shkence a të një botëkuptimi;
vijë e përcaktuar sipas një botëkuptimi, që shërben si udhëheqje për veprimtarinë
në një fushë; tezë themelore në një fushë të dijes a së cilës i përmbahet dikush:
parimet e demokracisë; njeri me (pa) parime; në parim në çështjen themelore;
parimisht; teorikisht. 2. rregull themelor sipas së cilës ndërtohet a vepron diçka:
parimi fonetik (gjuh.).
Pasión,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. term në psikologji;
ndjenjë e fuqishme dhe e qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe që përcakton
sjelljen dhe veprimtarinë e njeriut: ndezi pasionet. 2. dëshirë a dashuri e zjarrtë
për diçka; vrull i brendshëm; të dhënët me mish e me shpirt pas diçkaje: pasioni
për muzikën; punon me pasion.
Patetík/ë,-a emër i gjinisë femërore; të qenët patetik; shfaqje e zjarrtë dhe e
ngritur e ndjenjave; ton patetik; patos.
Përditës/ój folje kalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; 1. shtyj për më vonë:
përditësoj lojën. 2. e plotësoj dhe e pasuroj (një punim, një raport etj.) me të
dhënat e fundit; term në financë; nxjerr të dhëna të plota për të ardhurat dhe
shpenzimet e çdo dite; azhurnoj: përditësoj studimin; përditësoj llogaritë.
Perifraz/ój folje jokalimtare, -óva, -úar shpreh me perifrazë kuptimin e një fjale;
folje kalimtare them të njëjtën gjë me fjalë të tjera, flas me perifraza: perifrazoj
fjalët e dikujt. / trajta pësore perifrazóhet veta III.
Përlígj folje kalimtare; -a, -ur 1. e nxjerr dikë të pafajshëm; vërtetoj se ka vepruar
me të drejtë a nga ndonjë shkak i pranueshëm; e quaj të ligjshëm: nuk i përligj
gabimet (të metat). 2. provoj se jam i denjë për diçka: e përligji besimin e
popullit. 3. veta; III është në përputhje me diçka, i përgjigjet diçkaje: brendia nuk
e përligjte titullin e veprës.
Pervers---çorodít (çorodís) folje kalimtare; -a, -ur 1. bëj që të humbasë vetitë e
mira e thelbësore, prish, zvetënoj; shthur. 2. e hutoj dhe e ngatërroj keq, ia bëj
mendjen rrëmujë.
Pizevéng,-u emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) i ligjërimit të
thjeshtë; me ngjyrim sharës; njeri i poshtër, maskara dhe hileqar.
Polariz/ój folje kalimtare; -óva, -úar 1. veta; III term në fizikë; term në
elektronikë; bën që të ndryshojë drejtimi i lëkundjeve në valët e dritës a në valët
elektromagnetike gjatë pasqyrimit dhe përthyerjes ose kur burimi i valëve futet në
fushë magnetike; bën që të ndodhin ndryshime në sipërfaqen e elektrodave gjatë
kalimit të rrymës elektrike, të cilat shkaktojnë lindjen e poleve të kundërta:
polarizon dritën; polarizon elektrodat (pilën). 2. kuptim i figurshëm; i ligjërimit
libror; ndaj, grumbulloj në dy pole të kundërta: polarizoj forcat (shoqërinë).
Policentríz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; qëndrim a
prirje për t’u shkëputur nga hegjemonia dhe për të formuar një qendër më vete.
Polisemí,-a emër i gjinisë femërore; term në gjuhësi; shumëkuptimësi.
Posáç/ëm (i), -me (e) mbiemër; 1. që bëhet me një rast a për një qëllim të
caktuar; që është bërë vetëm për dikë a për diçka: botim i posaçëm; veshje e
posaçme; aeroplan i posaçëm; vendim i posaçëm. 2. që ka rëndësi të dorës së
parë; shumë i madh: me rëndësi të posaçme; kujdes i posaçëm.
Potencë---Fuqi,force
Potenciál,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. term në fizikë;
fuqi: potenciali elektrik. 2. i ligjërimit libror; tërësia e mjeteve, e vlerave etj. që
zotëron dhe që mund të përdorë një shtet a një vend në një fushë të caktuar të
veprimtarisë; fuqi; forcë: potenciali ekonomik (ushtarak); potenciali njerëzor.
Precedént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) i ligjërimit libror;
diçka që ka ndodhur më parë dhe që mund të merret si mbështetje a si përligjje
për raste të tjera të ngjashme: ka (përbën) precedent.
Prelúd,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) 1. term në muzikë pjesa
hyrëse e një vepre muzikore; pjesë e vogël muzikore: preludi i simfonisë; prelud
për piano.
Premabulë---hyrje,parathënie
Prestígj,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
nderimi a emri që ka fituar me punë e me vepra një njeri, një organizatë etj.
Pretékst,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
diçka pa rëndësi që paraqitet si shkak për të fshehur arsyet e vërteta; shkak i
rremë: me pretekstin se... duke përdorur si shkak të rremë.
Prononcim—deklarim,shpallje,shqiptim
Propoz/ój folje kalimtare; -óva, -úar i parashtroj dikujt një mendim, një kërkesë
etj. për diçka që ta miratojë a ta zgjidhë: propozuan një mënyrë tjetër; i propozoi
për martesë (bised.). / trajta pësore; propozóhem: u propozua për kryetar.
Prosperitet—Mirëqenie,përparim,mbarësi,lulzim etj.
Prototip--tipi i parë i diçkaje; gjedhja e parë e një makine, e një mekanizmi etj.
para prodhimit në seri: prototip aeroplanësh. 2. njeri a diçka që merret si
shembull; tip i veçantë nga tiparet a nga cilësitë; term në letërsi; mishërues i
tipareve kryesore të një grupi shoqëror, sipas të cilit shkrimtari krijon një
presonazh: prototipi i njeriut të ndershëm; prototipi i malësores.
Puríz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore term në gjuhësi prirje a qëndrim i prerë
për ta mbajtur gjuhën krejt të pastër nga ndikimet e huaja.
reciprocitét,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; ndërsjellësi;
dyanshmëri.andál,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. term në
histori; pjesëtar i një popullsie gjermanike, e cila në shek. V pushtoi një pjesë të
Perandorisë Romake dhe shkatërroi shumë monumente të artit e të kulturës:
dyndjet e vandalëve. 2. edhe si mbiemër; kuptim i figurshëm; me kuptim
keqësues; ai që bën vandalizëm; barbar: vandalët fashistë (nazistë); veprim (akt)
vandal.
Reciprocitét,-i emër i gjinisë mashkullore; i ligjërimit libror; ndërsjellësi;
dyanshmëri. Pacifíz/ëm, -mi emër i gjinisë mashkullore; rrymë politike a lëvizje
shoqërore që predikon paqen në çdo rrethanë dhe është kundër luftës.
Redakt/ój folje kalimtare; -óva, -úar ndreq e përpunoj një shkrim, një vepër etj.
para se të botohet. / trajta pësore; redaktóhet veta; III.
Reduktim---Ulje,zvoglim,pakesim,zbritje etj
Regrés,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -e(t) i ligjërimit libror
prapavajtje; rënie; antonim përparim; progres: regres ekonomik (shoqëror).
Relatív,-e mbiemër; i ligjërimit libror; 1. që merret i lidhur dhe i krahasuar me
diçka tjetër; që varet nga diçka tjetër; antonim; absolut: vlerë relative; e vërtetë
relative (filoz.); prodhim relativ (ek.); moshë relative (gjeol.); lëvizje relative
(fiz.); shkalla sipërore relative (gjuh.); shumica relative. 2. i kufizuar, i
përkohshëm; antonim; absolut: qetësi (liri, epërsi) relative. 3. term në gjuhësi; që
tregon cilësi a tipar në mënyrë të ndërmjetësuar (për mbiemrat si i gurtë, i drunjtë
etj.): mbiemra relativë.
Rendimént,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. prodhueshmëri:
rendiment i lartë. 2. prodhimtari: me (pa) rendiment.
Retrospektív,-e mbiemër; prapavështrues: vështrim retrospektiv; bibliografi
retrospektive. Sinonime / Të ngjashme--prapavështrues
Revok/ój folje kalimtare; -óva, -úar term në drejtësi; i heq të drejtën dikujt për të
vazhduar detyrën për të cilën është ngarkuar ose është zgjedhur; shfuqizoj:
revokuan deputetin; revokoi vendimin (urdhrin). / trajta pësore; revokóhet veta;
III.----sinonim---shfuqizoj
Sabotim-sabot/ój folje kalimtare; -óva, -úar 1. dëmtoj me dashje e fshehurazi
pajisje, makineri etj. për të penguar punën; çrregulloj e prish fshehtas
mbarëvajtjen e një pune a të një veprimtarie. 2. minoj: sabotuan marrëveshjen. /
trajta pësore; sabotóhet veta; III.
Saj/ój folje kalimtare; -óva, -úar 1. e bëj diçka nga e para ose shpejt e shpejt e me
gjëra të rastit; siguroj diçka me përpjekje, rregulloj, gjej: sajonte lule e
zbukurime; i sajuan një shtrat me degë e gjethe; i sajoi paratë që i duheshin. 2.
nxjerr diçka nga mendja; mendoj diçka për të dalë nga një gjendje e vështirë a për
të arritur një qëllim; krijoj; me kuptim keqësues; trilloj: i sajon mendja; sajoi një
marifet (një gënjeshtër).
Sarkáz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ma(t) ironi therëse e
shprehur me urrejtje a me përbuzje; fjalë ose shprehje që thuhen me ironi therëse
e të hidhur: iu përgjigj me sarkazma.
Séd/ër,-ra emër i gjinisë femërore 1. ndjenja e nderimit që ka njeriu për vlerën e
vet; vlerësimi për zotësinë e vet në një punë a në një mjeshtëri: sedra
profesionale; sedër e sëmurë; e preku (e lëndoi) në sedër. 2. shtytje e brendshme
për ta bërë diçka sa më mirë; ambicie, zell: njeri me sedër; ka vënë (ha) sedër (me
dikë) përpiqet t’ia kalojë dikujt në një punë etj.
Sektór,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. pjesë e një
sipërfaqeje toke, e një krahine ose e një qendre të banuar: sektorët e qytetit. 2.
nënndarje organizative në një ndërmarrje, në një institucion kërkimor-shkencor,
në administratë etj. sipas lëmit të punës; punonjësit e kësaj nënndarjeje: sektori i
perimeve; sektorët e hekurudhës; sektori i financës; sektori i hisorisë së re;
mbledhja e sektorit; / term në ekonomi; degë e madhe e ekonomisë së vendit që
përfshin një veprimtari sipas llojit të prodhimit: sektori i blegtorisë; sektori i
ndërtimit (i tregtisë). 3. term në gjeometri; pjesë e qarkut, e cila përfshihet
ndërmjet dy rrezeve dhe harkut të tyre.
Sekuestr/ój folje kalimtare; -óva, -úar term në drejtësi; ndaloj me rrugë ligjore
përdorimin e shfrytëzimin e një prone a të një pasurie vetjake; i vjetruar; kthej në
pronë të shtetit pasurinë e një të dënuari ose diçka të siguruar në mënyrë të
paligjshme: sekuestruan bagëtitë. / trajta pësore; sekuestróhet veta; III.
Shaptilográf,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) term në
shtypshkronjë; makinë për të riprodhuar një shkrim të shtypur në letër dylli ose
në fletë të hollë alumini.
Simetrí,-a emër i gjinisë femërore; 1. përputhje e plotë në madhësi dhe në trajtë
midis dy gjysmave të diçkaje: simetria e figurave gjeometrike; simetria e lules;
simetria e trupit. 2. rregullsi në vendosjen e pjesëve të diçkaje; përpjesëtim:
simetria e lulishtes.
Sinonime / Të ngjashme kallëzoj
Sinonime / Të ngjashme -- prurje
Sinonime / Të ngjashme ndaj
Sinonime/te ngjajshme--afrim
Sinonim-fuqi,force
Sinonim—shenjoj(synoj)
Sondázh,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; 1.
sondim. 2. kuptim i figurshëm; hetim paraprak për të njohur gjendjen, mendimet
e qëndrimet për diçka etj.: sondazh parazgjedhor.
Spiránc/ë,-a emër i gjinisë femërore numri shumës -a(t) term në detari hekur i
rëndë me ganxha që lëshohet në fund të ujit me litar a me zinxhir për të mbajtur
anijen në një vend; çengel: spirancë me dy (me katër) veshë; lëshoj (ngre)
spirancat.
Stereotíp,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -a(t) 1. term në
shtypshkronjë formë prej plumbi ose prej lënde tjetër, e derdhur si kopje e lëndës
së radhitur, që përdoret në makinat e shtypit për botime me tirazh të madh. 2.
term në psikologji lidhje e qëndrueshme nervore, e formuar në koren e trurit nga
veprimi i ngacmuesve të përsëritur, që sjell një mënyrë të caktuar veprimi a
sjelljeje të organizmit në të njëjtat rrethana: stereotip dinamik.
Steríl,-e mbiemër; 1. term në mjekësi; i pastër e pa asnjë mikrob: shishe
(shiringë) sterile; pambuk steril. 2. term në biologji; term në gjeologji; shterpë.
Stigmatiz/ój folje kalimtare, -óva, -úar i ligjërimit libror demaskoj hapur
(zakonisht me tallje); damkos. / trajta pësore stigmatizóhem.
stigmatizoj
Strategjí,-a emër i gjinisë femërore; 1. term në ushtri; arti i përgatitjes dhe i
drejtimit të veprimeve të gjera luftarake ose i luftës në tërësi. 2. drejtimi kryesor i
politikës së një partie, të një grupi shoqëror etj. për një periudhë të gjatë; plani i
përgjithshëm i veprimeve; mjeshtëria për drejtimin e diçkaje: strategji
ekonomike; strategjia dhe taktika.
Suít/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) i ligjërimit libror; 1.
përmbledhës; përcjellë: suita e mbretit. 2. term në muzikë; pjesë muzikore ose
valle të ndryshme, me përmbajtje dhe formë të afërt, të lidhura së bashku si një
vepër: suitë vallesh; suitë baleti. 3. term në gjeologji; shtresa shkëmbore me të
njëjtën përbërje dhe të formuara në të njëjtën kohë e në të njëjtat kushte
gjeologjike: suitë ranore; suitë gazmbajtëse.
Supoz/ój folje kalimtare; dhe folje jokalimtare; -óva, -úar i ligjërimit libror; 1. e
quaj si të vërtetë diçka që e marr si pikënisje për të provuar një hipotezë, e zë
se...: supozojmë se A është e barabartë me B. 2. hamendësoj.
Suprém,-e mbiemër; 1. fjalë a shprehje e punëve zyrtare; më i larti, nga i cili
varen gjithë të tjerët: komandanti suprem; organet supreme organet më të larta të
shtetit. 2. i stilit të lartë; më i larti; më i fundit: dëshira supreme; sakrifica
supreme dhënia e jetës.
Suvat/ój folje kalimtare; -óva, -úar i vë suvanë: suvatoj murin (tavanin). / trajta
pësore;
Syn/ój folje kalimtare; -óva, -úar 1. kam një synim për diçka: synojnë të arrijnë
më të përparuarit; / kuptim i figurshëm; kam një synim të caktuar në ato që them.
2. edhe folje jokalimtare; term në ushtri; shenjoj: synon mirë. / trajta pësore;
synóhet veta; III.
Tirán,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) 1. term në histori;
sundimtar i vetëm e me pushtet absolut në Greqinë e lashtë ose në Itali gjatë
shekujve XIII-XV I. 2. sundimtar që qeveris me dhunë; despot.
Tolerance----Lëshim,durim,qendrese,zemergjersi
Trájt/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. tërësia e vijave, e
kufijve dhe e caqeve të dukshme të një sendi; pamja e jashtme e diçkaje; tiparet e
jashtme të njeriut a të kafshës. 2. term në gjuhësi; mjet gjuhësor që shpreh
kategoritë gramatikore të një fjale dhe lidhjet ndërmjet fjalëve e fjalive; formë në
të cilën shprehet kuptimi gramatikor i një fjale; mënyra e ndërtimit të një fjale a
të një fjalie; formë: trajta e shkurtër e përemrit vetor; trajtat e njëjësit (e
shumësit); trajtë supletive.
Trasé,-ja emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) rruga ku vihen tërthorëset
dhe shtrohen binarët e trenit; rrugë e pashtruar: traseja e hekurudhës.
Tutór,-i emër i gjinisë mashkullore numri shumës -ë(t) 1. term në drejtësi ai që
është ngarkuar me ligj që të kujdeset për një të mitur etj.; kujdestar. 2. me kuptim
keqësues ai që kujdeset në mënyrë të tepruar për dikë dhe ia ndrydh lirinë e
mendimit e të veprimit.
Uník,-e mbiemër; 1. që është vetëm një; i vetëm; që takohet shumë rrallë: rast
unik. 2. i njëjtë, i njësuar: çmime unike; mendim unik. 3. që përbën një të tërë të
pandarë, i bashkuar; i përqendruar në një drejtim të vetëm: front unik; shtet unik.
Urgjénc/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. nevojë shumë e
ngutshme dhe e domosdoshme; të qenët i ngutshëm; ngut: punë me urgjencë;
shkoi me urgjencë. 2. ndihmë e shpejtë që i jepet një të sëmuri; i ligjërimit
bisedor; vendi ku jepet ndihma e shpejtë: salla e urgjencës; e çoi në urgjencë.
Urgjént,-e mbiemër; i ngutshëm; i menjëhershëm: punë (mbledhje) urgjente;
masa urgjente; telegram urgjent.
Utopíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; 1. term në filozofi; teori për krijimin e
një rendi shoqëror ideal, e cila nuk merr parasysh ligjet objektive dhe kushtet
konkrete historike; teori dhe pikëpamje utopike. 2. të qenët utopik; utopi: ra në
utopizëm.
uvatóhet veta; III.
Vandal
Vandalíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ma(t) shkatërrim i
pamëshirshëm i monumenteve të artit e të kulturës, i pronës publike etj.;
barbarizëm, mizori: vandalizmat e pushtuesve.
Vegjetatív,-e mbiemër; term në biologji; term në fiziologji; që lidhet me
ushqimin dhe me rritjen e organizmave bimorë e shtazorë: organet vegjetative;
sistemi nervor vegjetativ pjesë e sistemit nervor që drejton veprimtarinë e
organeve të brendshme dhe rregullon shkëmbimin e lëndëve në organizëm.
Versión,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; 1.
trajtë e re e diçkaje me disa ndryshime; variant: version i ri makine. 2. përshkrim
i një ngjarjeje etj. i ndryshëm nga një tjetër: sipas versionit të policisë.
Sinonime / Të ngjashme---variant
Virtuóz,-e mbiemër i ligjërimit libror 1. edhe si emër, që zotëron në shkallën më
të lartë artin a mjeshtërinë e vet (zakonisht për një muzikant): pianiste virtuoze;
drugdhendës virtuozë. 2. që bëhet në mënyrë të përsosur: lojë virtuoze;
interpretim virtuoz.
Vulgár,-e mbiemër i ligjërimit libror 1. me kuptim keqësues që sillet e flet në
mënyrë të pahijshme e të ulët; që është karakteristik për një njeri pa kulturë; i
ligjërimit libror i rëndë, që nuk duhet thënë; i ulët: njeri vulgar; sjellje vulgare;
fjalë (shprehje) vulgare. 2. me kuptim keqësues i thjeshtëzuar shumë; që nuk ka
karakter të vërtetë shkencor; që e shtrembëron thelbin e diçkaje: teori vulgare;
shpjegim vulgar. 3. term në gjuhësi që flitet nga populli i thjeshtë; popullor:
latinishtja vulgare.
Zell,-i emër i gjinisë mashkullore; dëshirë e zjarrtë dhe këmbëngulje për të kryer
një punë a një detyrë: e mori me zell; ka zell për punë.
Zotój folje kalimtare; 1. bëhem zot i diçkaje duke e marrë me forcë, përvetësoj;
zotëroj, kam: ia zotoi shtëpinë; pasurinë ia zotuan djemtë. 2. e bëj zap, e
nënshtroj: ka zotuar gjithë vendin.
 analogjí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) 1. i ligjërimit libror;
ngjashmëri: analogji gjuhësore. 2. term në logjikë; mënyrë arsyetimi që, nga
ngjashmëria e sendeve a dukurive në dia tipare, pranohet ngjashmëria e tyre edhe
në tiparet e tjera: për analogji
 Ar,-i I emër i gjinisë mashkullore; 1. term në kimi; metal i rrallë, i çmuar, me
ngjyrë të verdhë e i butë, që përdoret për monedha, për stoli etj.; flori (simboli
Au): shufër (unazë, varëse) ari; fill ari fill i praruar për qëndisje; jelek ari jelek i
qëndisur me fije ari. 2. kuptim i figurshëm; diçka me shumë vlerë: ari i zi nafta;
ari i bardhë pambuku; ari i gjelbër pyjet. 3. si mbiemër; kuptim i figurshëm;
shumë i çmueshëm, i artë: e ka zemrën ar. 4. si mbiemër; kuptim i figurshëm; i
verdhë e i ndritshëm, i artë: me flokët ar; gjethet ar të vjeshtës.
 ar,-i II emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t) njësi matjeje e
sipërfaqes së tokës, e barabartë me njëqind metra katrorë (shkurt. a)
 Koherént,-e mbiemër; i ligjërimit libror; i logjikshëm, që nuk është
kontradiktor; parimor: njeri koherent.
 manuál,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror;
tekst mësimor; doracak: manual shkencor (teknik).

You might also like