You are on page 1of 1

mospërfíllës,-e mbiemër; që nuk përfill dikë a diçka; që shpreh mospërfillje: qëndrim

mospërfillës.
mosmirënjohje=mosmirënjóhj/e,-a emër i gjinisë femërore; mungesë mirënjohjeje;
antonim; mirënjohje: tregoi mosmirënjohje
mosmiratím,-i emër i gjinisë mashkullore; mungesë miratimi; antonim; miratim:
mosmiratimi nga parlamenti.
mosrespektím,-i emër i gjinisë mashkullore; mungesë respektimi; antonim; respektim:
mosrespektimi i prindërve; mosrespektimi i orarit të punës.
mospásj/e,-a emër i gjinisë femërore;
1. mungesë e zotërimit të diçkaje; mungesë e kushteve për diçka; antonim; pasje:
mospasja e provave (e mjeteve); / mungesë e një vetie a e një tipari. 2. skamje, varfëri.
pafundësi=pafundësí,-a emër i gjinisë femërore; i ligjërimit libror; të qenët i pafund:
pafundësia e gjithësisë; / hapësirë a largësi e pafund ose që duket si e tillë: shtrihet (zgjatet)
në pafundësi.
pakujdesi =pakujdesí,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -(të) të qenët i
pakujdesshëm; mungesë kujdesi; veprim a qëndrim i pakujdesshëm: pakujdesi e
palejueshme; ndodhi nga pakujdesia.
pajetë =pajétë (i, e) mbiemër;
1. që nuk është i gjallë; i vdekur: trup i pajetë.
2. që nuk është qenie e gjallë; që nuk ka qenie të gjalla: send i pajetë; sipërfaqja e pajetë e
Hënës.
3. kuptim i figurshëm; që e ka humbur gjallërinë: sy të pajetë; natyrë pajetë
paqenë =paqénë (i, e) mbiemër; që nuk është në të vërtetë; i sajuar, i trilluar: ngjarje e
paqenë.
paqétë (i, e) mbiemër; jo i qetë; i shqetësuar: vend i paqetë; gjumë i paqetë.
jonormál,-e mbiemër; që nuk është normal, që shmanget nga norma; që nuk është në
gjendje të mirë mendore: gjendje (jetë) jonormale; zhvillim jonormal; njeri jonormal.
jofrymór,-e mbiemër; që nuk është qenie e gjallë, që nuk merr frymë me mushkëri: send
jofrymor; qenie jofrymore.
jofrutór,-e mbiemër; që nuk bën fruta: drurë jofrutorë.
jometál,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) term në kimi; element kimik i
gaztë, i lëngët ose i ngurtë, pa shkëlqim metalik, që nuk e përcjell nxehtësinë e rrymën
elektrike dhe që nuk petëzohet e nuk telëzohet (si oksigjeni, azoti, karboni, fosfori, squfuri,
klori etj.).
joreal =joreál,-e mbiemër; që s’është real: ngjarje joreale.

You might also like