You are on page 1of 20

Tema mësimore: Kategoritë gramatikore të

mbiemrit
Kompetenca: Morfologji, Mbiemri
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës
sipas temës mësimore

• Nxënësi/ja:
 dallon mbiemrat në një tekst të dhënë;
 liston veçoritë gramatikore të mbiemrit të njohura më parë;
 përcakton rrugët e kalimit në gjininë femërore dhe në shumës të mbiemrave;
 jep veçoritë kryesore të secilës shkallë të mbiemrit;
 përdor si duhet mbiemrat nga ana gramatikore e leksikore në tekste e fjali.
Fjalët kyç

• Mbiemri
• Gjinia
• Numri
• Rasa
• Shkalla
• Kuptimi
Stuhi mendimi

• Jepni përkufizimin e mbiemrit.


• Çfarë veçorish gramatikore të mbiemrit njihni?
• Si përshtatet mbiemri me emrin në gjini, numër e rasë?
Numri njëjës
Gjinia I nyjshëm
mashkullore

Mbiemri

Gjinia I panyjshëm
femërore
Numri shumës
• Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që
tregon një cilësi apo karakteristikë të sendit të
emërtuar nga emri.

Mbiemri përshtatet në numër (mjekët e rinj), gjini


(mjekja e re) dhe rasë (mjekun e ri), me emrin me të
cilin lidhet.
Mbiemrat ndahen në dy grupe:

•Të nyjshëm;

•Të panyjshëm.

Nyjet tregojnë se mbiemrat janë në rasa të ndryshme.

•Mbiemrat kanë gjininë mashkullore e femërore dhe


numrin njëjës e shumës.
Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me
të cilin lidhet:
• përshtatje në gjini :
-mjeku i ri
-mjekja e re
• përshtatje në numër :
-mjekët e rinj
-mjeket e reja
• përshtatje në rasë :
-mjeku i ri
-i mjekut të ri
-mjekun e ri
-mjekja e re
-e mjekes së re
-mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen në 2 grupe
Mbiemra të nyjshëm: Mbiemra të panyjshëm:
• - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i • - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës
mirë, i gjatë; me konversion: tiranas, shkodran, korçar,
vlonjat;
- ata të formuar me prapashtesat -
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -
(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar,
shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s,
shkruar, i zënë, i lodhur; -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e
- disa mbiemra që dalin me -ër : i foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes,
vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë,
zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-
shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
Gjithashtu mbiemrat i ndajmë në dy grupe:
1) Mbiemrat cilësorë-kryejnë emërtimin e cilësive konkrete në fjali, si për
shembull ngjyrat, dimensionet, shija, gjendjet emocionale, apo vetitë fizike.
Shembuj: i artë, i ëmbël, i trishtuar, i lodhur, i fortë, etj.

2) Mbiemrat marrdhëniorë-kryejnë emërtimin e marrëdhënieve mes


sendeve. Shembull: e gurtë, e akullt, e drunjtë, e bronztë, etj. gjithashtu behet
dhe me grumbullimin e të dhënave të marrëdhenieve Shqipëri-Kazakistan.
Mbiemrat cilësorë dhe marrëdhëniorë
Mbiemrat emërtojne tipare të ndryshme që mund të tregojnë cilësi ose marrëdhënie.

Mbiemrat cilësorë Mbiemrat marrëdhëniorë


• emërtojnë veti a cilësi që rroken • e japin tiparin e sendit nëpërmjet emërtimit
të marrëdhënieve të këtij sendi me një send
drejtpërsëdrejti me shqisa tjetër ose një rrethanë, me një veprim apo
• p.sh.:(laps) i kuq, (pallat) i madh, numër.
(stol) i rrumbullaket, (ilac) i • Këta emërtojnë marrëdhëniet e një sendi me
hidhur, (njeri) i ndershem etj. një tjetër dhe shprehin: marrëdhënie
lëndore, përkatësie, kohore, hapësinore etj.:
(mur) i gurtë, (dukuri) atmosferike, (lajm) i
sotëm, (kati) i fundit etj.
Veçoritë morfologjike të mbiemrave cilësorë dhe marrëdhëniorë

• Mbiemra cilësorë dallohen qartë nga mbiemrat marrëdhëniorë jo vetëm nga kuptimi
por edhe nga veçoritë e tyre morfologjike.
• Mbiemrat cilësorë kanë një sërë vetish morfologjike, karakteristike për ta, që
marrëdhëniorët nuk i kanë:
• Ata mund të jenë fjalë të parme, të prejardhura ose të përbëra: i gjallë, i mirë, i
ndjeshëm, guximtar, zemërmirë etj.
• Prej tyre mund të formohen emra abstrakt, vetish, cilësish e gjendjesh me
prapashtesat- i, - (ë)si, -(ë)ri, -zi etj: bukuri, lumturi, bardhësi, mirësi, gjallëri,
marrësi etj
• Kanë kategorinë gramatikore të shkallës: djalë i urtë- djalë më i urtë, etj
Mbiemrat marrëdhëniorë- Janë që të gjithë të prejardhur nga
emra që emërtojnë lëndë ose përkatësi nga ndajfolje kohe,
vendi a sasie, nga numërorë, folje ose emra veprues: i djeshëm,
i sipërm, i pestë, trishtues etj.

- Nuk kanë kategorinë gramatikore të shkallës (bëjnë


përjashtim disa mbiemra ndajfoljorë: i afërt, i largët, i vonë e
ndonjë tjetër).

-Prej tyre nuk mund të formohen emra abstrakt.


Formimi i shumësit të mbiemrit

• Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit dhe të shumësit, në


varësi të numrit të emrit që përcakton: djalë i vogël –djemtë vegjël.
•Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën i në të: i lartë – të lartë.
•Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën e në të: e kuqe – të kuqe;
b) duke ndryshuar nyjën e në të dhe me mbaresën – a: e larë – të lara.
• Mbiemrat e panyjshëm e formojnë shumësin me
• Formë të njëjtë me njëjësin:Vajzë moderniste- vajza moderniste
• Me mbaresë: vajzë kokëzbuluar- vajza kokëzbuluara
Formimi i gjinisë së mbiemrit
• Mbiemrat e nyjshëm:
• duke ndryshuar nyjën i ne e: i bukur- e bukur
• Me ndryshim nyje dhe mbarese: i madh- e madhe
• Mbiemrat e panyjshëm
• Me mbaresë e: djalë modernist- vajzë moderniste
• Njësoj si gjinia mashkullore: djalë kokëzbuluar- vajzë
kokëzbuluar
Shkallët e mbiemrit

• Mbiemri ka tri shkallë:


a) shkalla pohore (ku mbiemri tregon thjesht cilësinë e sendit):
Liqeni i Ohrit është i thellë.
b) shkalla krahasore (ku mbiemri tregon cilësinë e një sendi, duke e
krahasuar me cilësinë e një sendi tjetër) , e cila ndahet në: krahasore të
barazisë, krahasore të sipërisë dhe krahasore të ultësisë:
Liqeni i Ohrit është po aq i thellë sa Liqeni i Prespës.
Liqeni i Ohrit është më i thellë se Liqeni i Shkodrës. Liqeni i Shkodrës është
më pak i thellë se Liqeni i Ohrit.
c) shkalla sipërore:
Liqeni i Ohrit është shumë i thellë.
Lakimi i mbiemrit
• Gjinia mashkullore , numri njëjës:
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Emërore: (një) djali të mirë Emërore: djali i mirë
Gjinore : i, e (një) djali të mirë Gjinore: i, e djalit të mirë
Dhanore:( një ) djali të mirë Dhanore: djalit të mirë
Kallezore: (një) djalë të mirë Kallëzore: djalin e mirë
Rrjedhore: prej (një )djali të mirë Rrjedhore: prej djalit të mirë
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Emërorë: (ca) djem të mirë Emërorë: djemtë e mirë
Gjinore: i,e (ca) djemve të mirë Gjinore: i, e djemve të mirë
Dhanore: (ca) djemve të mirë
Gjinia mashkullore, numri shumës:
Dhanore: djemve të mirë
Kallëzore: (ca) djem të mirë Kallëzore: djemtë e mirë
Rrjedhore: prej (ca) djemsh të mirë Rrjedhore: prej djemve të mirë
Gjinia femërore, numri njëjës:
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Emërore: (një) vajzë e mirë Emërore: vajza e mirë
Gjinore: i,e (një) vajze të mirë Gjinore: i, e vajzës së mirë
Dhanore: (një) vajze të mirë Dhanore: vajzës së mirë
Kallëzore: (një) vajzë të mirë Kallëzore: vajzën e mirë
Rrjedhore: prej (një) vajze të mirë Rrjedhore: prej vajzës së mirë
Gjinia femërore, numri shumës:

Trajta e pashquar Trajta e shquar


Emërore: (ca) vajza të mira Emërore: vajzat e mira
Gjinore: i,e (ca) vajzave të mira Gjinore: i, e vajzave të mira
Dhanore: (ca) vajzave të mira Dhanore: vajzave të mira
Kallëzore: (ca) vajza të mira Kallëzore: vajzat e mira
Rrjedhore: prej (ca) vajzave të mira Rrjedhore: prej vajzave të mira

You might also like