You are on page 1of 1

Lënda: Redaktim gjuhësor

Viti i II master profesional


Punoi: Bleona Orhan

Të japim nëpërmjet shembujve rregullën e duhur drejtshkrimore në formimin e shumësit.

Tema e shumësit formohet në disa mënyra:


1.Rasti i parë është kur shumësi formohet pa prapashtesa dhe pa ndërrime, dmth. tema e shumësit
është e njëjtë me temën e njëjësit: mollë-mollë
2.Ushtrimi 102 përmban emra femërorë të cilët mbarojnë me -ë të patheksuar dhe shumësin e
formojnë me -ë: gjurmë-gjurmë, gozhdë-gozhdë etj.
3.Emrat që dalim me –el e formojnë shumësin me –ë kur shënojnë frymorë: dembel-dembelë,
kriminel-kriminelë (ushtrimi 102b)
4.Emrat që dalin me fundoret-il e formojnë shumësin me –a kur shënojnë jofrymore: fitil-fitila
5.Përjashtim përbën fjala bilbil, i cili ndonëse është frymor shumesin e formon bilbila.
6. Emrat që dalin me fundoren – al e formojnë shumesin me –ë kur shënojnë frymorë, dhe me –e
kur shënojnë jofrymorë: hridrocentral-hidrocentralet, admiral-admiralë (frymorë).
7. Emrat mashkullorë me temë me fundoren –on e formojnë shumësin me -ë: avion-avionë,
bidon
8.Nyja e përparme e një mbiemri ose e një emri të rasës gjinore do të përdoret në formën së, kur
vjen pandërmjetshëm pas një emri femëror të shquar në rasat gjinore, dhanore e rrjedhore njëjës,
por do të shkruhet të kur nuk vjen drejtpërdrejt pas këtij emri.
Prezantimi i novelës së shrimtares së njohur.
Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.
9. Mbiemrat, të cilët përcaktojnë emrat mashkullorë me shumësin më –e, në numrin shumës
përdoren në trajtën e gjinisë femërore: dete të thella, drejtime të reja, elementet kimike, kanale
vaditëse, katunde malore, kënde të ngushta, kopshte të lulëzuara, kujtimet e mia, këto kushte  më
duken të papranueshme, këto lajme s’më duken të besueshme etj.
10. Mbiemrat që përcaktojnë emrat mashkullorë e asnjanës, të cilët e formojnë shumësin me
mbaresën –ra, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore: djathëra të mira,
drithërat e sivjetme, fshatra të elektrifikuara, leshra të dredhura, mallra të jashtme, mishra të
pjekura, ujëra të ftohta etj.

You might also like