You are on page 1of 10

Republika e Shqipërisë

Universiteti Bujqësor i Tiranës


Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit
Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të
Zhvillimit Rural

Lënda: AGROTURIZËM

DEPA - KURSI II-të

DETYRE KURSI

Tema:Kukesi

Lenda : Zhvillim Rural I Qendrueshem

Punoi Pranoi

FILLIM LITA ZENEPE DAFKU

TIRANE, 2023
Pasqyra e Lëndës
 Cilat jane problemet kryesore qe ka zona?

1-Infrastruktura dhe sherbimet (Në këtë zone u dha vërejtja për mungesë të rrjetit të ujësjellësit,
kanalizimit, ndriçimit publik, rrymës, ngrohjes në shkolla dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe kjo
është më e shprehur në fshatrat përrreth.)
Disa problematika të infrastrukturës rrugore në zonen e Kukesit jane:
 Cilësia e dobët e rrugëve (rrugë të dëmtuara)
 Mungesa e sinjalistikës ne rruge
 Mungesa e ndriçimit të rrugëve në disa zona

2- Problemet në menaxhimin e shërbimeve (Si problem kryesor në zonen e Kukesit është mos
funksionimi i duhur i sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Banorët ankohen se mbeturinat
vërehen kudo, gjë e cila ndodhë nga mungesa e kontejnerëve dhe shportave, por edhe nga mungesa
e vetëdijes qytetare për ta ruajtur ambientin.Nje mungese tjeter eshte edhe pastrami dhe
mirembajtja e rrugeve gjate sezonit te dimirt.)
3- Arsimi dhe Punësimi

Bashkia e Kukësit, e cila numëron rreth 78 objekte arsimore në territorin e saj, përfshirë
edhe njësit administrative, ka gjithmonë e më pak nxënës, në arsimin 9 vjeçar dhe atë të
mesëm. Pakësimi i nxënësve që po çon në mbylljen apo bashkimin e shkollave, po ndodh
kryesisht në fshatra. Shkak është emigrimi, por edhe zgjedhja e shkollave të qytetit për t’u
arsimuar, për arsye të mungesës së formimit professional të mësuesve. Gjatë viteve të
fundit numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është ulur në mënyrë të
pandalshme. Largësia e shkollave me qendrat e banuara në fshatra të largët, emigracioni,
lëvizja drejt qyteteve të mëdha si Tirana e Durrësi, apo kërkesa për arsimim cilësor, janë
disa nga shkaqet që kanë çuar në uljen e këtij numri.Per sa I perket punesimit eshte nje
problem shume serioz ne Kukes sepse ky fenomen papunesia po sjell edhe ikjen e te
rinjeve nga vendi drejt tokes Angleze apo sic e quajne kuksianet ( te nana loke).

4-Problemet e rinisë (Papunësia është një prej problemeve më kryesore për të rinjët e kësaj zone
dhe si e tillë kërkon zgjidhje të menjëhershme, afatgjatë dhe të qëndrueshme. Ndërkaq, si tejet
brengosëse ishte edhe mungesa e vëmendjes ndaj rinisë, e cila në pamundësi të angazhimit në
aktivitetet rinore, është e çorientuar, qëndron pasive pa pasur mundësi të realizimit të potecialit të
vet.)
 Cilet jane aktoret qe veprojne ne zone dhe jashte zone?

Aktori kryesor qe vepron ne zonen e Kukesit , eshte Bashkia.


Bashkia ka një sërë funksionesh në shumë fusha.
1. Në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike:

-Grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave;


-Furnizimi me ujë të pijshëm;
- Ndriçimi i mjediseve publike;
-Funksionimi i transportit publik urban etj

2.  Shërbimet me karakter social, kulturor e sportiv:


-Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive
dhe administrimi i institucioneve përkatëse;
-Organizimi i veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese;
 - Shërbimi social dhe administrimi i institucioneve si çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj.

3. Zhvillimi ekonomik vendor:


-Përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor;
-Ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor.
-Shërbimi veterinar etj

4.   Rendi dhe mbrojtja civile:


        -Ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit të

akteve të komunës ose bashkisë;


      - Mbrojtja civile.
 Cilat jane tipet e kapitalit qe ekzistojne ne kete zone, dhe cili prej ketyre
kapitaleve shihet si problem ose pengese ne çeshtjet e zhvillimit te zones.

Ashtu si në të gjithë vendin, zhvillimi i bujqësisë dhe performanca ekonomike e sektorit të


bujqësisë edhe në Bashkinë e Kukësit ndikohet negativisht nga disa faktorë ku më kryesorët janë:
(i) Madhësia e vogël e fermave:
(ii) Niveli i ulët i mekanikës dhe teknologjisë bujqësore:
(iii) Kapacitetet vaditëse:
(iv) Pronësia dhe regjistrimi i tokës:
(v) Përdorimi i kuficzuar i farave të zgjedhura që ndikojnë në rritjen e rendimentit e
prodhimtarisë;
(vi) Kostoja e lartë e shpenzimeve të transportit;
(vii) Mungesa e pikave të grumbullimit me qëllim sigurimin e kushteve optimale të ruajtjes së
produkteve bujqësore 30 ;
(viii) siguria ushqimore e ofrimi i standardeve të duhura për konsumatorin.

Blegtoria është një nga burimet kryesore të të ardhurave për zonën e Kukësit. Sipas të dhënave më
të fundit të Ministrisë së Bujqësisë 31 të prodhuara në vitin 2012, zona e Kukësit siguron rreth 60%
të produkteve blegtorale nga të imtat dhe 56% të prodhimit të leshit në rang Qarku, edhe pse në
nivel kombetar shifrat janë modestë në rreth 3%. Kukës është një zonë e pasur me bagëti, Brënda
grupit të të imtave, pjesën më të madhe e zënë të dhirtat, (76% numrit të kafshëve), brenda të cilit
delet zënë përqindjen më të madhe në vititn 2014.
Edhe blegtoria si bujqësia ka të njëjtat avantazhe konkuruese. Ndër produktet e preferuara
konsiderohet mjalti i zonës se Kukësit prodhimi i të cilit ka ardhur në rritje, si dhe produktet
blegtorale, e sidomos djathi i dhisë.
Duke qenë një sektor vital për ekonominë e zonës blegtoria përballet me disa sfida:
(i) Rendimenti i ulët prodhimit:
(ii) ( mungesa e mbulimit me shërbime veterinare:
(iii) mangësi në grumbullimin dhe përpunimin e produkteve blegtorale, që ndikon direkt në
zinxhirin e vlerës në këtë sektor:
(iv) mungesa e shtrirjes së sistemit të ofrimit të shërbimeve këshillimore për fermerët;
(iv) mungesa e infrastrukturës që ndikon në uljen e sigurisë ushqimore;
(v) mungesa e zinxhirit të duhur grumbullues dhe përpunues:

Peshkimi përbën një potencial mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Zonës. Liqeni i
Fierzës, përbën një mundësi të madhe për për kultivimin e peshkimit me rreth 5000 ha sipërfaqe
ujore (pra mbi 70%) duke e kthyer peshkimin në Liqenin e Fierzës, në një veprimtari të
rëndësishme ekonomike për gjithë zonën. Ujrat janë tipike për kultivimin natyror të popullatave
peshkore që në këtë zonë marrin një zhvillim vërtetë të dukshëm35. Sot në Fierzë rriten rreth 13
lloje peshqish përfshirë edhe rritjen e midhjeve të vogla të ujërave të ëmbla. Nga Liqeni është
marrë deri në 5 mijë tonë peshk në vit, por prodhimi ka pësuar rënie në dhjetëvjeçarët e fundit për
shkak të mos shtimit, por edhe për arsye të peshkimit të pa kontrolluar, shpesh dhe me mjete
shfarosëse si dhe ndotja e liqenit. Po kështu mungojnë edhe kushtet për rritjen e ruajtjen e peshkut.
Megjithatë, problemi më i madh që ekziston është se ky liqen ndotet shumë nga mbetjet urbane ku
pjesa më e madhe vjen nga rrjedhjet e lumenjve të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, të cilat
ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit, faunës. ambjentit përreth, si dhe shfrytëzimin e terrenit për
plazh dhe aktivitete ujore. Marrja e masave për të përmirësuar kushtet aktuale të liqenit e rritur
peshkimin, nëpërmjet pastrimi i Liqenit të Fierzës dhe zonës përreth tij, sistemimit të bregut te
Liqenit dhe përshtatjes së tij në një Pikë Turistike , si dhe peshkëzimit artificial si të Liqenit te
Fierzës dhe ujëmbledhësve të Qarkut Kukës ka qënë dhe mbetën si prioritete për zhvillimin e këtij
Në Kukesin e dyte

Numri i shqiptarëve që futen ilegalisht në Britaninë e Madhe rritet nga dita në ditë duke u kthyer në
një shqetësim edhe për ligjvënësit vendas.
Më shumë djem adoleshentë udhëtojnë drejt Anglisë me varka nga ky qytet i varfër dhe me gropa,
tre orë me makinë nga kryeqyteti Tirana.Është një fenomen që është e pamundur ta injorosh.
Fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria po kthehet në një trend shumë shqetësues dhe
njëkohësisht shumë e trishtueshme për të ardhmen e vendit.
“Largimi i të rinjve ndodh për një arsye shumë madhore, arsimimi! Ata zgjedhin alternativa të
tjera më të përshtatshme për të pasur një arsimim cilësor dhe një punësim të sigurt. Arsyeja e dytë
është edhe informimi mbi tregun e punës, dhe ne në Shqipëri na mungon një informacion i tillë.”

Pse largohen të rinjtë pavarësisht shkollimit?


“Emigrimi me anë të gomoneve dhe me rrugë tokësore me kamion është zgjidhja me e mirë për të
ardhmen dhe familjen time. Të ardhurat që do të siguroj në Angli apo në vende të tjera të botës
janë shumë herë më të larta se ato që do të mund të fitoja me një vend pune në Shqipëri. Por nuk
dua të përmend vetëm faktorin ekonomik. Një arsimim i mirë është gjithashtu një faktor kyç për të
ardhmen e fëmijëve të mi. Unë e marr një rrezik të tillë sepse nuk mendoj për humbjet por për
fitimet, dhe duke parë mundësitë që më ofron vendi im, Shqipëria, këtu nuk shoh asnjë fitim.”(
prononcimi i Andreas)
“Të rinjtë largohen për arsye ekonomike, për arsye të mungesës së sigurisë për një jetë të
dinjitetshme ku nuk u kërcënohet mbijetesa, largohen sepse nuk gjejnë siguri se e ardhmja do të
jetë e ndryshme nga e tashmja, stepen ta mendojnë të ardhmen këtu dhe shpejtojnë të gjejnë
mundësinë sot për tu larguar, largohen sepse e dinë që me të ardhurat e siguruara prej punës në
Shqipëri nuk do të arrijnë kurrë të sigurojnë një të ardhme që nuk i frikëson nga pamundësia dhe
pasiguria ekonomike, një pjesë largohen sepse të tjerët janë larguar dhe kanë ku të mbështeten etj.
Ka edhe një pjesë që largohen sepse joshen nga moshatarët e tyre dhe u duket më e lehtë vuajtja në
një vend tjetër sesa në vendin e tyre etj.

 Çfare projekti mund te propozoni per zonen e studimit?

Projekti qe do propozoja do kishte ne fokus rinine, e cila ne nje mase te madhe eshte e papune dhe
mjaft pasive. Pasiviteti i rinisë ndodhë edhe nga mungesa e projekteve dhe mos funksionimi i
qendrave rinore, të cilat luajnë një rol të madh në aktivizimin e rinisë.
Kemi nje edukim jo adekuat dhe mungesë së politikave shtetërore për t’a angazhuar dhe
shfrytëzuar potencialin e tyre. Në këtë zone, ka shumë fëmijë me nevoja të veçanta, por që
prindërit e tyre nuk kanë asnjë mbështetje institucionale.
a)Cilat jane aktivitetet qe do te zhvilloni per realizimin e ketij projekti?
Se pari do te sugjeroja disa rekomandime te cilat i vijne ne ndihme zbatimit te ketij projekti
o Duhet të riaktivizohet dhe mbështetet shoqëria civile përmes granteve dhe donacioeve
o Duhet të rritet punësimi dhe aktivizimi i rinisë në aspektin kulturor dhe sportiv
o Duhet t’i kushtohet vëmendje personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre
o Duhe të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e ambientit

b)Cilat jane rezultatet qe prisni nga realizimi i ketij projekti.


Pres qe te rinjte te jene aty per te treguar potencialin e tyre, per te kuptuar qe ky projekt eshte teper
i rendesishem ne te ardhmen dhe suksesin e tyre.
Nga ana tjeter dhe vete te rinjte te kerkojne gjithmone e me shume menyra te te mesuarit ne kohe te
shpejte.
c)Cilet jane aktoret qe do te perfshini ne projekt?
Nje nder aktoret e rendesishem qe do t’u perfshinte ne projektin tim do te ishte bashkia, e cila me
kapacitetin e saj si institucion dhe me deshiren e madhe timen per te “ndertuar” kete projekt do te
arrimin rezulatin e deshiruar (dhe me kete rast bashkia do te kuptonte realisht pozicionin dhe
funskion e termit bashki).

You might also like