You are on page 1of 4

Ekonomia e Republikes se

Shqiperise
Potencialet ekonomike te vendit
Pozita e favorshme gjeografike dhe larmia e pasurive natyrore per te cilat dallohet vendi ynë,
janë faktorë të rëndësishëm që mundësojnë zhvillimin e një ekonomie shumëdegëshe dhe të
qëndrueshme. Shtrirja gjeografike e Shqipërisë krijon mundësi të shumta për lidhje detare e
tokësore me vendet në perëndim, lindje, veri dhe në jug të saj. Kështu, permes disa porteve
detare dhe pikave të kalimit kufitar, vendi ynë realizon lidhje tregtare me shumë shtete të rajonit
e më gjerë. Pozicioni i tij gjeografik luan një rol të rëndësishem edhe në përcaktimin e
kohëzgjatjes së ditëve me diell, e cila ka ndikim të drejtpërdrejte në sektorin e turizmit dhe në
bujqësi. Gjithashtu, pozita gjeografike ndikon në vecorite e klimës, hidrografisë, tokave, botës së
gjallë etj., të cilat janë një bazë e rëndësishme per zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë.
Larmia e formave të relievit krijon mundësinë për zhvillimin e transporti automobilistik e
hekurudhor, të bujqësisë, blegtorisë, turizmit, industrise nxjerrëse të mineraleve, ndërtimtarisë,
industrisë pyjore etj. Klima (me vlerat e temperaturave, regjimin dhe sasinë e reshjeve,
drejtimin dhe shpejtësinë e erës) dhe tokat pjellore mundësojne kultivimin e një numri të madh
kulturash bujqësore, si perime, fruta, drithëra, bimë industriale, ullinj, agrume, foragjere;
mbarështimin e gjedhit, të bagëtisë së imët, shpendëve, derrit etj., si dhe zhvillimin e bletarisë.
Mbi bazën e këtyre produkteve bujqësore e industriale mundësohet zhvillimi i industrisë
ushqimore.
Sasia e konsiderueshme e reshjeve atmosferike perben furnizuesin kryesor te rrjetit
hidrografik, i cili perfaqeson ne vetvete nje potencial te madh hidroenergjitik.
Nga ana tjetër , vera e zgjatur , vija e gjatë dhe panoramike e bregdetit dhe ajo bregliqenore ,
biodiversiteti i botës së gjallë , larmia e peizazheve malore , trashësia e borës etj . , mundësojnë
zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit . Ndërkohë , nëntoka e pasur mundëson zhvillimin e
industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve , si dhe eksportin e tyre . Kjo larmi e
kushteve natyrore ka ndikuar në krijimin e
shumë përvojave të mira në bujqësi , blegtori ,
peshkim , bletari , artizanat , nxjerrjen e
mineraleve etj . Popullsia shqiptare i ka
trashëguar në shekuj këto përvoja , duke i kthyer
në degë të traditës . Vendi ynë dallohet
gjithashtu edhe për potencialet e mëdha humane
, si : përqindja e lartë që zë grupmosha e punës ,
niveli i konsiderueshëm i kualifikimit dhe i
arsimimit , përvojat që kanë sjellë emigrantët
shqiptarë nga vendet perëndimore , shkollimi i
një pjese të brezit të ri në universitetet
evropiane , amerikano - veriore etj .
Sektoret e ekonomise

● SEKTORI I PARE I EKONOMISE

Ekonomia bujqesore, ekonomi e tradites


Popullsia shqiptare ka një traditë të hershme në degët e këtij sektori ekonomik dhe është
dalluar për eksportimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale , si : djathë , gjalpë , lesh , mish ,
mjaltë , vaj etj .
Si degë e traditës , pothuajse në të gjitha
Pozita e favorshme gjeografike e
etapat e zhvillimit të vendit , sektori i Shqipërisë , kushtet e
ekonomisë bujqësore ka zënë me punë pjesën përshtatshme natyrore dhe
më të madhe të popullsisë , duke siguruar përqindja e lartë e grupmoshës së
kështu shumicën e të ardhurave në vend . punës , kanë qenë përherë faktorët
Deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore kryesorë ku është mbështetur
, periudhë në të cilën Shqipëria cilësohej si
zhvillimi i degëve të ekonomisë
bujqësore .
një vend i prapambetur agrar , 80 % e
popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori .
Kjo tregon që ekonomia bujqësore ishte dega kryesore e ekonomisë , pavarësisht rendimenteve
shumë të ulëta dhe kushteve primitive të punës . Gjatë periudhës 1945-1990 , tharja e kënetave ,
ndërtimi i sistemeve të drenazhimit dhe vaditjes së tokës , futja e mekanikës bujqësore etj . ,
sollën rritjen e prodhimit në sektorin e bujqësisë . Pjesa më e madhe e të ardhurave të siguruara
prej këtij sektori , u vunë në dispozicion të industrializimit të vendit .
Edhe sot , pavarësisht ndryshimeve strukturore që ka pësuar ekonomia e vendit gjatë
periudhës së tranzicionit , ekonomia bujqësore vazhdon të jetë një ndër sektorët më të
rëndësishëm të saj .

● SEKTORI I DYTE I EKONOMISE

Industria
Ne dallim nga periudha 1945-1990, kur industria e rende
zinte peshen me te madhe në ekonominë e vendit , sot
rolin kryesor në sektorin industrial e luajnë industria e
lehtë dhe ajo ushqimore . Krahas tyre , një rol të
rëndësishëm kanë industria nxjerrëse dhe përpunuese e
mineraleve , energjetika , ndërtimtaria , industria
metalurgjike dhe ajo mekanike .
● SEKTORI I TRETE I EKONOMISE

Turizem, transport etj


Sektori i tretë i ekonomisë është sektori më i larmishëm për
sa i përket degëve të tij . Ai përfshin turizmin , transportin ,
shërbimet , tregtinë dhe artizanatin . Për shkak të lidhjes që
kanë këto degë me nevojat e vazhdueshme të popullsisë për
mallra konsumi dhe shërbime , rëndësia e tyre ka ardhur
gjithnjë e në rritje , sidomos pas vitit '90 . Rëndësia e këtij
sektori lidhet edhe me përqindjen e konsiderueshme të të
punësuarve ( rreth 15 % ) në degët e tij , përqindje që ka
ardhur vazhdimisht në rritje .

Analize e prespektives se sektorit te pare te


ekonomise, bujqesise

Bujqësia
Peshën kryesore në ekonominë bujqësore e zë bujqësia , e cila është e përqendruar kryesisht në
Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë , në Fushëgropën e Korçës dhe në Fushëgropën e Delvinës .
Bujqësia është e zhvilluar gjithashtu përgjatë tarracave lumore dhe në shpatet e kodrave .
Kulturat që zënë sipërfaqet më të mëdha bujqësore
janë : drithërat , perimet , ullinjtë , drurët frutorë ,
vreshtat dhe foragjeret . Drithërat ( gruri , misri ,
thekra ) kultivohen në të gjitha zonat fushore të vendit
( dallohet Ultësira Perëndimore ) . Perimet kultivohen
në të gjithë hapësirën fushore dhe kodrinore të vendit ,
ndër të cilat , Fushëgropa e Korçës dhe zona
verilindore e Shqipërisë dallohen sidomos për
kultivimin e patates , fasules dhe qepës . Për kultivimin
e ullinjve dallohen kryesisht zonat kodrinore të
Ultësirës Perëndimore ( në Berat , Vlorë , Mallakastër , Kërrabë etj . ) dhe ato të bregdetit jonian
( në rivierën shqiptare , Sarandë , Delvinë) . Drurët frutorë kultivohen në të gjithë hapësirën e
Shqipërisë : për kultivimin e mollëve dallohet Fushëgropa e Korçës , për kumbullat , gështenjat
dhe arrat , Puka , Tropoja e Dibra ; për qershitë , Berati dhe Përmeti : për fiqtë , Berati dhe Vlora
; për dardhat , Dibra etj . Për kultivimin e vreshtave dallohen Ultësira Perëndimore , zonat
kodrinore të Mallakastrës , Përmeti , Leskoviku etj . Foragjeret mbillen në të gjithë territorin e
vendit .
Blegtoria dhe nëndegët e
tjera të ekonomisë bujqësore
Blegtoria është nëndega që zë vendin e
dytë në ekonominë bujqësore dhe
favorizohet kryesisht nga relievi
kodrinoro - malor i Shqipërisë dhe nga
prania e kullotave e livadheve . Vendi ynë
dallohet për mbarështimin e bagëtisë së
imët , shpendëve , gjedhit ( kryesisht në
zonat fushore dhe në fushëgropa ) , derrit
( në Kurbin , Mirditë e Myzeqe ) dhe të
njëthundrakëve , kryesisht në zonat
kodrinore - malore .
Ekonomia pyjore është e përqendruar
kryesisht në zonat malore dhe mbështetet
në rezervat pyjore të vendit . Relievet
kodrinore dhe livadhet janë gjithashtu
terrene ku zhvillohet edhe bletaria si një ekonomi e traditës . Në zonat bregdetare dhe në ato
bregliqenore është përqendruar një tjetër ekonomi tradicionale , siç është peshkimi .

Laura Hyka

You might also like