You are on page 1of 7

Projekt

 Tema:Potenciale natyrore dhe njerezore te malesise se


madhe dhe zhvillimi ekonomik.

 Lenda:Gjeografi

 Klasa:XIB

 Shkolla:”Sherif Hoxha”

 Pranoi:Gencjana Hoxhaj

 Punoi:Erma Lulaj
Mjedisi gjeografik dhe burimet natyrore

Malësia e Madhe përfaqëson një zonë të lartë malore alpine


me forma të ashpra të relievit, me plot kontraste natyrore, ku
ndërthuren luginat e thella me kreshtat malore. Nga
llogaritjet e bëra rezulton se 40% të sipërfaqes së
përgjithshme e zenë pyjet, 12 % kullotat dhe livadhet, rreth
20% tokat bujqësore, dhe 28% tokat inproduktive. Pasuritë
natyrore, ku veçohen pyjet, kullotat, toka, ujërat e tjerë, kanë
përcaktuar strukturën ekonomike me përparësi zhvillimin e
blegtorisë, bujqësisë, ekonomisë pyjore dhe disa aktiviteteve
komplementare, si: frutikultura, vreshtaria, zejtaria dhe
kohet e fundit, turizmi.

Burimet njerezore

Burimet njerëzore – përbëjnë një element tjetër të


rëndësishëm që duhet vlerësuar për të analizuar Zhvillimin
e Qëndrueshëm. Popullsia është vendosur në fushën e
Mbishkodrës si dhe në tarracat diluvionale dhe zgjerimet e
lumenjve Vermosh, Cemin e Vuklit, Cemin e Selcës, Prroin
e Thatë, në lartësitë 400-800 m. Malësia e Madhe ka një
sipërfaqe prej 987 km. katror dhe një popullsi prej 55.700
banorë (viti 2017), me një dendësi mesatare prej 61
banorë për km2 ose afersisht dy herë më të vogël se
dendësia mesatare e vendit. Njësitë Administrative që
shtrihen në fushën e Mbishkodrës kanë dendësi të
popullsisë afërsisht të barabartë me dendësinë mesatare
të popullsisë për gjithë vendin. Dy komunat malore,
Komuna e Kelmendit dhe ajo e Shkrelit kanë dendësi
përkatësisht 17 dhe 20 banorë për km2 ose tre herë më të
vogël se mesatarja e rajonit dhe 5 herë më të vogël se
mesatarja e vendit. Pjesa më e madhe e popullsisë rreth
76% është e përqendruar në Njësit Administrative
Gruemirë, Qendër, Kastrat dhe qytetin e Koplikut. Në dy
komunat e thella malore në Kelmend dhe në Shkrel,
jetojnë 24% e popullsisë .

Ekonomitë fermere dhe impakti në


zhvillimin ekonomiko-shoqëror
Periudha e tranzicionit postkomunist njohu një proces
zgjerimi të pakufishëm të autonomisë vendimmarrëse dhe
demokracisë fshatare. Bashkë me këtë proces lirie dhe
zgjerimi të demokracisë ndodhi edhe një proces i dytë: Kalimi
nga modeli i dikurshëm i bujqësisë socialiste, i atij që quhej
“modeli i kulturave te mëdha”, në një model tjetër të quajtur
“modeli i shumë kulturave e blegtorisë ”e zbatuar nga
ekonomitë bujqësore të tipit familjare. Ekonomitë fermere
në Malësinë e Madhe më së shumti kanë fizionominë e
ekonomive bujqësore të më shumë se gjysmë shekulli më
parë. Ato karakterizohen nga një parcelizim dhe
fragmentarizim i madh i sipërfaqes bujqësore, nga teknika e
teknologji të prapambetura, struktura autokratike e
prodhimit për çdo familje, rendimente të ulëta. Tendenca
dominuese është zhvillimi me ritme graduale, që sipas
standardeve ndërkombëtare konsiderohen të ulta. Prirja
është kultivimi i një shumëllojshmëri bimësh për plotësimin e
çdo nevoje të familjes. Në Malësinë e Madhe ku
mbizotërojnë ekonomi fermere me sipërfaqe të kufizuar toke
nga 0.5 deri 1.9 ha, dukuritë më tipike dhe mbizotruese
sociale, janë papunësia dhe varfëria ekstreme. Bazuar në
veçantitë e kushteve natyrore, sipërfaqes së limituar të fondit
të tokës bujqësore, pamundësisë së zhvillimit të mëtejshëm
të këtij fondi, sipërfaqeve të mëdha të zëna nga livadhet,
kullotat dhe pyjet, traditës historike të zhvillimit të
ekonomisë, trashëgimisë së pasur etnokulturore etj.,
fermerët për të hyrë në treg, duhet të orientohen në dy
drejtime kryesore:

1.Organizimi i blegtorisë, ekonomisë pyjore, drufrutore e


bimëve medicinale në një “Distrikt” të prodhimit të lëndëve
të para, përpunimit industrial dhe marketingut.
2. Ngritja dhe zhvillimi i “Lokalitetit Turistik” të Malësisë së
Madhe.
Specializimi, përpunimi i produkteve dhe ngritja e një rrjeti të
munguar të marketingut (rrjeti i grumbullimit dhe
distribucionit), përbën hallkën e madhe të lidhjes së fermave
me tregun. Këto procese lineare kërkojnë ngritjen e
“Distriktit” të prodhimit dhe përpunimit industrial të
produkteve blegtorale, drurëve frutorë e bimëve medicinale
e tjerë, si një organizim sektorial dhe hapësinor.
Industria e turizmit malor, prioritet i së
ardhmes
Peizazhi rural i Malësisë së Madhe, i pasur me produkte
ekoturistike dhe etnokulturore përbën ofertën për zhvillimin
e turizmit malor, si një alternativë tjetër për zhvillimin e
Rajonit. Ne produktet ekoturistike me mundesi “konsumi”,
spikat relievi malor spektakular me një mozaik dukurish
gjeologjike e gjeomorfologjike si: kreshtat piramidale e të
dhëmbëzuara, kanionet, ujvarat, cirqet akullnajorë , shpellat
karstike etj. Klima tipike alpine,(malore), dhe “kurora e gjelb
r” e Malësisë së Madhe, krijon një peizazh atraktiv për
turistët. Kë to resurse turistike favorizojnë zhvillimin e
alpinizmin, (Bjeshkët e Nëmuna, Marlule, Vilë , Golisht, etj.),
gjuetisë , peshkimit, (në lumenjtë e Cemit, Vermoshit e
Sheganit në Liqenin e Shkodrës), skijimit, (në pistat e
Razmës, Bogës, Lepushës, Vermoshit, etj.), spelologjisë , (në
shpellën e Kevenicës, të Grabonit, të Preng Calit, të Vilës,
etj.), fluturimit me deltaplan, kanoe, çiklizmit malor, etj.
Motivet ambientale që paraqesin hapsirat rurale të Malësisë
së Madhe përbëjnë një potencial pë r zhvillimin e turizmit
Kulturor. Bazë n e tij e përbëjnë : tipologjia e organizimit
urban të vendbanimeve, elementet arkaikë të fshatit,
etnokultura, kulinaria, etj. Bazuar në kë to produkte, Rajoni
periferik i Malë sia e Madhe, ka filluar të zhvillojë me
përparësi turizmin malor. “Porta hyrëse” në këtë Rajon
është Kopliku, që mundëson komunikimin me qendrat
turistike: të Razmës, Bogës, Reçit, Lepushës, Vermoshit, etj.
Këto qendra turistike, përbëjnë një mbështetje dhe referencë
në rrugën e ngritjes së “Lokalitetit turistik” të Malësisë së
Madhe, si një dimension i rëndësishëm i “Distriktit Industrial”
të turizmit të Qarkut të Shkodrës. Për implementimin e një
turizmi bashkë kohor kohë t e fundit është inicuar një
studim fizibiliteti pë r projekte infrastrukturore në zonë n e
Alpeve. Ndërhyrjet e nevojshme dhe investimet për rrugë ,
infrastrukturë urbane, qendra shëndetësore e shkolla,
transport publik, etj. kushtëzojnë realizimin e modeleve të
zhvillimit të një turizmi bashkëkohor. Për të arritur
avantazhet konkurruese duhet të krijohet edhe identiteti,
apo imazhi i Rajonit. Malësia e Madhe ka reputacion për
shumë produkte bujqësore e artizanale, ku spikasin: djathi i
Kelmendit, patatja e Razmës, lajthitë e gështenjat e Shkrelit,
velenxat, punimet artizanale prej druri, duhani dhe bimët
medicinale të Gruemirës e Kastratit e tjerë. Deri më sot, ka
probleme te LOGO-ja që shoqëron produktin, ambalazhimi
apo paketimi, e në tërësi me marketingun. Promocioni ka për
qëllim të informojë, të reklamojë, të bindë dhe të kuptojë.
Për të realizuar promocionin mund të përdoren forma të
ndryshme si panairet, botimi i katalogjeve organizimi i
festave promovuese etj. Promovimi duhet bërë me anën e
Markës rajonale. Për më shumë se 15 vjet në Qafën e
Bardolecit, Lepushë , organizohet “Logu i Bjeshkëve”, një
festë popullore, ku manifestohet etnokultura e rajonit:
këngët, vallet, kostumet popullore, kulinaria, bëhen sfilita etj.
Është krejtësisht e mundur që në këtë festë, apo edhe në
festën e Reçit në Shkrel, të promovohen edhe produktet
ekonomike që mbajnë Markën (Logon) “Malësi e Madhe”.
Organizimi i Panaireve është një traditë dhe praktikë që
organizohet edhe në rajone të tjera. Në këtë rrugë e formë
organizative nxitet zhvillimi ekonomik rajonal, iu shtohet
vlera produkteve dhe shërbimeve të Rajonit dhe ajo që është
më e rëndësishmja, sigurohet një qëndrueshmëri sociale,
zhvillim ekonomik e prosperitet për popullsinë.

You might also like