You are on page 1of 2

Projekt

Tema: Turizmi ne Shqiperi dhe potencialet per


zhvillimin e tij.

Nentema: Turizmi malor

Anetaret: Igesa Dibra-Modeli i turizmit i ndjekur ne luginen e


Thethit
Azra Zhabjaku-Prespektivat e zhvillimit te turizmit
malor ne Shqiperi

Erselda Barbullushi-Problematikat e turizmit malor


ne Shqiperi.

Gledis Thorja-Turizmi malor ne Valbone

Sidrit Xhaferi-Turizmi malor ne Razem

Orest Shabani-Atraksionet me te vizituara te turizmit


malor ne Shqiperi

Cili është modeli i turizmit i ndjekur për luginën e Thethit?.


Theti ishte një kontrast shumë i thellë, midis pasurive aq të mëdha turistike të natyrës së virgjër, si
dhe gjendjes së përgjithshme sociale dhe ekonomike të banorëve. Mungesa e çdo lloj infrastrukture
dhe komunikimi, mungesa e çdo lloj shërbimi publik dhe një izolim total, i kishte bërë banorët të
humbisnin çdo shpresë dhe perspektivë.

Rruga që u ndoq ishte: motivimi i banorëve lokalë, për të pritur në shtëpitë e tyre (kullat tradicionale)
në kushtet më minimale turistët (duke i ndihmuar me disa pajisje të banjave, kuzhinës, dhomave të
gjumit) .U krijua produkti turistik,u be evidentimi i itinerareve dhe markimin me bojë të shtigjeve
turistike, duke përgatitur edhe hartat dhe guidat e nevojshme. U be marketimin i Thethit në të gjithë
panairet dhe konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke e prezantuar për operatorët
turistikë të specializuar, u be trajnimi i shumë të rinjve nga Thethi, si guida të specializuara malore. I
gjithë ky proces u shoqërua edhe me një promovim shumë të mirë në media, shqiptare dhe të huaja.
Dhe rezultatet filluan të arrihen në mënyrë graduale, me një trend shumë të mirë rritës (grafiku i
mëposhtëm).

Çfarë ndikimi ka pasur ky zhvillim për banorët e zonës?

Nëse do ta vlerësonim ndikimin që ky projekt ka për Thethin, në radhë të parë ka të bëjë me


rikthimin e jetës sociale dhe ekonomike në fshat dhe shtimin e të ardhurave nëpërmjet turizmit dhe
prodhimit bujqësor lokal. Sot, janë më shumë se 50 familje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me
turizmin (shtëpi pritëse, guida, transport i turistëve, prodhues ushqimesh etj.) dhe më shumë se 30
prej tyre banojnë përgjatë gjithë vitit në Theth. Janë rikthyer në Theth jo vetëm familje që kishin
shkuar për të banuar në rrethinat e Shkodrës, por edhe familje nga emigracioni. Të ardhurat neto
nga turistët i kanë shërbyer investimit të mëtejshëm. Agroturizmi është bërë alternativa kryesore
ekonomike dhe, ndryshe nga fshatra të tjerë të Dukagjinit, në Theth nuk është kultivuar drogë gjatë
viteve të fundit.

Por, përfitimi më i madh afatgjatë për Thethin është zhvillimi i brezit të ri. Fëmijët e Thethit, që në
vitet 2006 nuk zhvillonin fare shkollë dhe nuk dinin të shkruanin as shqip, falë turizmit sot
komunikojnë në gjuhën angleze, duke impresionuar turistët e huaj dhe bëjnë edhe rolin e përkthyesit
në shtëpitë pritëse.

You might also like