You are on page 1of 5

NDIKIMI I FESTIVALEVE NE SEKTORIN NDIHMES SE INDUSTRISE TURISTIKE

INDUSTRIA E TURIZMIT

• Industria e turizmit është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon në rritjen e aktivitetit ekonomik në të
gjithë botën.
• Turizmi ka një potencial të madh dhe luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e objektivave kryesore
makroekonomike që lidhen me rritjen ekonomike, punësimin, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe
social. Impaktet e turizmit janë të shumanshme: ekonomike, sociale, natyrore ose mjedisore, politike dhe
kulturore.
• Nga të gjitha kategoritë e ndikimeve turistike, ndikimet ekonomike kanë rëndësinë më të madhe për
zhvillimin e përgjithshëm dhe kjo buron nga ndërvarësia e theksuar e tyre me kategoritë e tjera të
ndikimeve.
CFARE QUAJME FESTIVAL? DISA NGA FESTIVALET NE
SHQIPERI

• Festivali është një ngjarje që zakonisht • Kala Festival


festohet nga një komunitet dhe • South Outdoor Festival
përqendrohet në disa aspekte
karakteristike të këtij komuniteti dhe fesë • Turtle Fest
ose kulturave të tij. Shpesh është shënuar • Peza n’Fest
si një festë lokale, kombëtare, mela ose
• Zâ Festival
bajram. Një festival përbën raste tipike të
glokalizimit, si dhe marrëdhëniet e larta • Nyou Festival
kulturore-kulturë të ulët.
Kala Festival është festivali më i ri që zhvillohet në Shqipëri, në qershor (20 – 27 qershor), në fshatin e Dhërmiut dhe rrethinat, duke përfshirë dhe disa nga
plazhet më të bukura dhe të fshehta të Rivierës Shqiptare, në të cilat mund të shkohet vetëm me varkë.

South Outdoor Festival është një ndër festivalet më të bukura që zhvillohen në Gadishullin e Ballkanit. Ai ofron një sërë aktivitetesh në qytetin e Himarës dhe
rrethinat. Ai zhvillohet çdo vit nga fundi i prillit, zgjat tre ditë dhe u ofron të gjithë pjesëmarrësve të praktikojnë një sërë sportesh në ajër të pastër si hiking,
zhytje, ture me biçikletë, joga etj

Turtle Fest është Festivali më i madh veror kushtuar muzikës elektronike që zhvillohet çdo vit në fillim të korrikut, në Drimadhes, dhe ndoshta një ndër më të
mirët në Europë. “Turtle Fest” bën bashkë disa nga Dj më të mirë vendas dhe të huaj që luajnë muzikën e tyre në një vend të mrekullueshëm përballë Detit Jon.

Peza n Fest çdo vit, më 16 shtator, në fshatin e bukur të Pezës, vetëm një orë larg Tiranës, zhvillohet “Peza*n Fest”. Një festival i bukur muzikor që shënon
fundin e verës, i cili vitet e fundit ka parë të ngjiten në skenë disa nga artistët më në zë vendas dhe të huaj. 

Theth, një vend me bukuri përrallore në Shqipëri, mirëpret në gusht “Zâ Festival”. Është një ngjarje muzikore që bashkon këngëtarët më të mirë shqiptarë të
momentit.“Zâ” është edhe festivali i parë kushtuar trashëgimisë natyrore të Alpeve Shqiptare dhe organizatorët nuk mund të gjenin një vend më të mirë se
Thethi i bukur, i njohur dhe si perla e Alpeve.

Nyou Festival është një festival muzikor kushtuar muzikës xhaz në Ballkan (u zhvillua tek Amfiteatri, pranë Liqenit Artificial). Është një moment i mirë për të
njohur artistët më në zë të xhazit në Gadishullin Ballkanik dhe për të shijuar një atmosferë të mrekullueshme në një nga vendet më të bukura të kryeqytetit
shqiptar.

You might also like