You are on page 1of 1

Bashkepunimi mes mesuesve si nje pike kyce ne performance e shkolles

Ky punim shqyrton nivelin e bashkepunimit midis mesuesve brenda shkolles ku ata punojne.
Për të zbatuar programe të suksesshme arsimore, reformat e shkollave, gjithnje e me teper, po
e trajtojnë bashkëpunimin që ndodh mes mesuesve në shumë nivele (Howden & Kopiec,
2002; Inger, 1993a). Po keshtu mendohet se ky lloj bashkepunimi ka ndikimin e tij jo vetem
ne performancen e vet mesuesit, por dhe ne performancen dhe rezultatet e nxenesve. Ne te
gjitha reformat ne arsim apo ne gjithe rekomandimet e dhena, theksi vihet ne anen strukturore
te sistemit dhe menyren e funksionimit te procesit, por pa marrë parasysh elementët njerëzorë
dhe socialë, si kultura, klima e shkollës dhe marrëdhëniet njerëzore. Ne shkollat tona, sot
flitet per marredheniet mesues – nxenes, mesues – prinder dhe anasjelltas ne te dyja rastet, e
po keshtu dhe per marredhenien shkolle – komunitet. Sigurisht qe keto marredhenie jane
shume te rendesishme dhe domethenese per shkollen, por duket qarte qe eshte harruar nje
element po kaq I rendesishme, marredhenia mesues – mesues, krijimi i nje klime te mire
bashkepunimi dhe shkembimi eksperiencash mes tyre.
Ky artikull eshte pjese e nje studimi me te thelluar. Artikulli bazohet ne shqyrtimin e
literaturës, si dhe vleresimin e saj duke sjelle studimet bashkohore si dhe kendveshtrime te
ndryshme ne lidhje me keto marredhenie. Gjithashtu artikulli jep dhe nje pamje te
pergjithshme te ketij bashkepunimi ne shkollat ne Shqiperi, te mbledhur nga vezhgimi i gjate
dhe focus grupet e realizuara per kete qellim, duke sjell një kuader te marredhenieve te
mesuesve me njeri tjetrin, si dhe ndikimin e drejtuesit te shkolles ne inkurajimin dhe forcimin
e ketij bashkepunimi. Artikull nderthur dhe kendveshtrimin e studiuesit ne lidhje me
marredheniet e mesuesve, si dhe jep dhe disa rekomandime per permiresimin e ketyre
marredhenieve dhe fuqizimin e bashkepunimit mes mesuesve ne shkolle duke e pare
mesuesin me shume si qenie njerezore dhe sociale rrethuar me shume probleme, shqetesime,
dhe marredhenie te tjera positive dhe negative ne jeten e tij.

Keywords: teacher collaboration; interpersonal competence; school performance; teacher performance;


director’s role; education

You might also like