You are on page 1of 2

E – klasa

Mësimdhënës të nderuar,
Së pari dëshirojmë t’u falënderohemi për interesin ë shfaqët që të kontribuoni në zhvillimin
e sistemit E – klasa, e cila do të ofrojë video leksione për të gjithë lëndët në të gjithë klasat e
arsimit fillor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës javën e kaluar në bashkëpunim me UNICEF-in dhe
mësimdhënësit e disa shkollave punuan aktivisht por edhe do të vazhdojnë të punojnë në projektin
TV – klasa, e cila mundëson përpunim të lëndëve të caktuara për nxënësit tonë nëpërmjet shërbimit
publik të RTVM-së.
Pas njoftimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe thirrjes deri te shkollat dhe mësimdhënësit
për organizimin e e – mësimdhënies për të gjithë fëmijët, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në
bashkëpunim me UNICEF-in përgatit platformë nacionale për e – mësimdhënie. Kjo platformë
do të ofrojë video leksione, gjegjësisht përpunim të njësive metodike për të gjithë klasat dhe
të gjithë lëndët e detyrueshme. Video leksionet do të zgjasin 15 minuta dhe do të shoqërohen
me prezantim dhe rrëfim/sqarim nga mësimdhënësi/mësimdhënësja. Për përgatitjen e një
video leksioni në vazhdim gjinden kahe dhe udhëzime të hollësishme, duke i përfshirë edhe video
udhëzimet si të incizoni video leksione.

Si duhet të duken video leksionet?


Si shembull mund t’i shikoni këto dy video të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kroacisë
i ka përgatitur për mësimdhënësit e tyre: shorturl.at/ABHOZ dhe shorturl.at/clsN7.
Çka duhet të shikoj/të lexoj në mënyrë të detyrueshme para se të filloj të incizoj? Ku të
kuptoj si duhet të incizohet video leksioni?
Para së gjithash patjetër duhet:
1. Ta zbritni PowerPoint dokumentin në këtë dosje (në gjuhën maqedonase ose shqipe, në
përputhje me gjuhën e video leksionit). Në këtë shabllon duhet ta përgatitni tërë
prezantimin tuaj. Lidhja deri te dosja
2. T’i shikoni dy video udhëzimet si ta incizoni dhe ta instaloni softuerin për incizim të videos
dhe si ta përdorni veglën për paraqitje efektive me miun (kursorin) tuaj
a. Lidhja 1 – Youtube video (Si të incizoni video me OBS?)
b. Lidhja 1 – Youtube video (Si të përdorni PoniterFocus?)
3. T’i shikoni udhëzimet tekstuale në dosje:
a. Udhëzimi 2: Udhëzime për incizim më të mirë të video ligjëratave (aspekti teknik)
b. Udhëzimi 3: Rekomandime për krijimin e PowerPoint prezantimit për E – klasën
c. Udhëzimi 4: Problemet më të shpeshta teknike dhe zgjidhje
Vërejtje: Pasi që të klikoni “Start recording” në programin OBS, hapni prezantimin
tuaj dhe klikoni Full Screen. Pritni disa sekonda para se të filloni të flisni. Fillimin e
videos dhe fundin e videos (ku shihet si e hapni/mbyllni programin) do ta presim ne
dhe do ta editojmë ne. Ju duhet vetëm ta përgatitni dhe ta dërgoni video ligjëratën tuaj.

Për çka mund të jetë video ligjërata ime dhe sa duhet të zgjatë?
Gjatë përgatitjes së video ligjëratës suaj detyrimisht duhet të përdorni formularin për prezantim
(pika nr. 1 më lartë) dhe duke e përdorur të përgatitni prezantime/përpunime të një njësie metodike
gjegjësisht video leksion të cilin duhet ta përgatitni në kohëzgjatje maksimale prej 15
minutave. (Për shembull: emrat prejfoljor, sistemi periodik i elementeve, llogaritja e syprinës e të
ngjashme). Numri i video ligjëratave të cilat mund t’i përgatisni për momentin është i
pakufizuar.
Pasi që ta përgatisni këtë prezantim dhe do ta incizoni ligjëratën tuaj në përputhje me udhëzimet
të dhëna më lartë dhe në përputhje me shembujt të cilët janë përmendur në fillim të kësaj shkrese,
është e detyrueshme që videon të prodhimit final ta emërtoni sipas formulës vijuese:
<Klasa_Lënda_emri i video leksionit_emri dhe mbiemri i mësimdhënësit_shkolla>.
Shembull: E parë_Gjuhëshqipe_emratprejfoljor_EdonAdemi
Videon të përgatitur në këtë mënyrë dërgoni në eduinomk@gmail.com duke e përdorur platformën
https://wetransfer.com/
Nëse hasni në ndonjë vështirësi ju lutemi tentoni ta zgjidhni me kolegun tuaj që e ligjëron lëndën
e informatikës ose me dikë që ka njohuri të thella në këtë fushë. Nëse edhe pas kësaj ju nevojitet
mbështetje na kontaktoni në help@innovationlab.mk

You might also like