You are on page 1of 4

E – klasa

Udhëzime për incizim më të mirë të video ligjëratave

Në këtë dokument mund të lexoni disa këshilla teknike, udhëzime dhe informata të dobishme për
krijimin e video shënimeve efektive nga praktika juaj e mësimdhënies.
1. Pajisja
Që ta bëni video shënimin rekomandojmë ta keni pajisjen vijuese:
 Kompjuter ose kompjuter portativ (laptop) (me Microsoft Office – PowerPoint të instaluar)
 Softuer të instaluar për incizimin e videos – OBS, lidhja për zbritje: https://obsproject.com/
 Video kamerë (mundet edhe ajo që tashmë e keni në kompjuterin portativ tuaj)
 Mikrofon të jashtëm për audio zë më të mirë (nuk është e obligueshme)

2. Pozicionimi i trupit
Kontrolloni se a i keni në kuadrin e video ligjëratës kokën, supet dhe bërrylat. Duhet të lini një
hapësirë të vogël mbi kokën, nën bërrylat dhe anash. Nëse gjatë video ligjëratën i përdorni duart
për të treguar, kontrolloni se a keni mjaftë vend për lëvizjen e duarve në incizimin. Çdoherë mund
të lëvizni pak prapa që në video të shihet një hapësirë më e madhe përreth jush.
3. Zgjidhni prapavijën
Rekomandojmë të jeni para prapavijës së ndritshme, me sa më pak elemente dhe sende. Keni
kujdes që prapavija juaj mos të jetë laramane dhe mos të keni shumë sende dhe elemente që mund
të tërheqin kujdesin e nxënësve. Më së miri është të qëndroni para prapavijës pastër të bardhë.
4. Ndriçimi
Përdorni drita përkatëse për ndriçimin e hapësirës. Keni kujdes të keni më shumë dritë para jush
sesa pas jush, në të kundërtën do të jeni në hije në video incizim. Mos incizoni para ose prapa
dritares ku rrezaton dielli ose ndonjë burim tjetër i dritës. Nëse hapësira juaj është tepër e
ndritshme, ndoshta më së miri është t’i mbyllni roletat e dritareve.
5. Pamja e juaj
Rekomandojmë të vishni veshje në kontrast me ngjyra të theksuara që të dukeni më mirë para
kamerës. Gjithashtu, rekomandojmë të keni kujdes që flokët mos t’i keni para fytyrës, ose më së
mirë është t’i mblidhni, sepse në video do të duket hija e flokëve.
* Derisa incizoni, përpiquni të harroni se kamera është para jush dhe të jepni mësim ashtu siç bëni
zakonisht në klasë. Përpiquni mos të futni rutina ose praktika të reja të cilat nxënësit nuk i njohin,
bëhuni sa më të natyrshëm.
6. Kursor (mi) të ndriçuar dhe që njihet lehtë për tregim gjatë video prezantimit
Rekomandojmë të përdorni “highlighted cursor” gjegjësisht të ngjyrosur, kursor i theksuar kur i
mbani ligjëratat tuaja me ndihmën e PowerPoint-it. Veçanërisht rekomandojmë ta zbritni nga kjo
lidhje: http://www.pointerfocus.com/
* Vërejtje: Ju lutemi ta minimizoni programin para se ta incizoni videon, që mos të pengojë në
ekran. Shihni udhëzimin më poshtë si ta bëni këtë.
Për atë si mund ta instaloni shihni këtë video: https://youtu.be/FtKh68Y-jyg

Rregullimi i softuerit OBS, kontrolli para incizimit

1. Që t’i hapni rregullimet (Settings) nevojitet të klikoni në këndin e majtë lartë, në pullën
Files.

2. Pastaaj duhet të klikoni në pullën – Settings. Me këtë do t’ju hapen rregullimet.


Rregullim i vendit ku do të ruhen video shënimet

1. Nga ana e majtë, zgjidhni pjesën Output (i markuar me kub të kuq në fotografi)
2. Te pjesa Recording, me klikim në pullën Browse do t’ju hapen mundësitë për përzgjedhje
të dosjes

Rregullime të formatit të incizimit dhe kualitetit të incizimit


Përzgjidhni MP4 dhe High Quality, Medium File Size

Rregullimi i rezolucionit të videos

1. Në Settings, së pari e zgjidhni pjesën Video (majtas), i markuar me të kuqe


2. Pastaj, në pjesën Output (Scaled Resolution) zgjidhni 1920 x 1080 si rezolucion i juaj
Mbështetje teknike:
Aleksandar Lazovski, SmartAp
Aleksandar.lazovski@innovationlab.mk, 078/434-236

You might also like