You are on page 1of 3

Qarqet analoge me amplifikator operacional

Amplifikatorët operacional (ang. operational amplifier, op-amp), janë një nga blloqet më


themelore te elektronikës analoge. Amplifikatorët janë pajisje përforcuese të tensionit të
sinjalit hyrës dhe përdoren për kondicionim të sinjalit, filtrim ose për të kryer operacione
matematikore si mbledhja, zbritja, integrimi dhe diferencimi. Op-ampat kombinohen me
komponente të tjera si rezistorët dhe kondensatorët, që vendosen mes terminaleve hyrëse
dhe dalëse.

Figura 5. 65 Simboli standard i op-ampës

Amplifikatori operacional përmban 3 terminale: 2 terminale hyrëse dhe një dalëse. Njëri nga terminalet
hyrëse quhet hyrje invertuese dhe shënohet me (-), ndërsa tjetri terminal quhet hyrje jo invertuese dhe
shënohet me (+). Terminali i daljes mund të marr ose lëshoj tension ose rrymë. Sinjali dalës i op-ampës
është faktori i amplifikimit që quhet fitim (ang. Gain) i amplifikatorit (A) i shumëzuar me vlerën e sinjalit
hyrës dhe në varësi të natyrës së këtyre sinjaleve hyrëse dhe dalëse mund të ketë katër klasifikime të
ndryshme të fitimit:
 Të tensionit: tension në hyrje dhe tension në dalje
 Rryma: rrymë në hyrje dhe rrymë në dalje
 Transkonduktancë: tension në hyrje dhe rrymë në dalje
 Transrezistencë: rrymë në hyrje dhe tension në dalje
Operacioni i një amplifikuesi invertues është të kthej në anën e kundërt polaritetin e sinjalit hyrës. Nëse
tensioni që shkon në amplifikues është pozitiv atëherë dalja e tij do të jetë negative.

Figura 5. 66 Qarku invertues i op-amp

Kalkulimi i i fitimit: (VS – V1) / R1 = (V – V0) / R2

Meqenëse V1 = V = 0; atëherë kemi: fitimi = V0 / VS = (-R2) / R1

Ndërsa amplifikuesi jo invertues prodhon në dalje sinjalin e amplifikuar të sinjalit hyrës:


Figura 5. 67 Qarku jo invertues i op-amp

Për një amplifikues jo invertues fitimi përcaktohet nga raporti i R1 dhe R2 dhe kalkulohet si vijon:

V0 * R1 = VS * R1 + VS * R2

R1 * (V0 – VS) = VS * R2

(V0/VS) – 1 = R2 / R1

fitimi – 1 = R2 / R1

fitimi = 1 + R2 / R1; ku fitimi = V0 / VS

Qarqet për operacionet matematikore me op-ampa 


Amplifikator operacional mund të përdoren për kryerjen e operacioneve kryesore matematikore siç, është
mbledhja, zbritja, mesatarja, shumëzimi me një konstantë etj. Në vazhdim janë paraqitur disa nga këto
qarqe:  

Figura 5. 68 Qarku për mbledhës analog


Figura 5. 69 Qarku për zbritës analog

Figura 5. 69 Qarku për zbritës analog

Figura 5. 70 Qarku për gjetjen e mesatares

You might also like