You are on page 1of 15

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Universiteti Bujqesor i Tiranes


Fakulteti i Ekonomise & Agrobiznesit

DETYRE KURSI

në MANAXHIM TURIZMI

Tema:
Firmat Turistike dhe Organizimi i Produktit Turistik

Punoi Pranoi

Gazmend Dervishi

Tirane, 2012

Pjesa e pare
I.Firmat Turistike

1.Hyrje
2.Veprimtaria e firmave turistike
3.Subjektet dhe fusha e zbatimit

4.Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike


5.Klasifikimi i firmave turistike
6.Funksioni i firmave turistike

Pjesa e dyte

I.Organizimi i Produktit Turistik

1.Hyrje
2.Kuptimi dhe krijimi i prouktit turistik
3.Cmimi i produktit turistik
4.Shperndarja e produktit turistik
5.Nxitja e shitjeve
6.Promocioni ne turizem
7.Reklamat

III. Literatura

Firmat Turistike

1. Hyrje
Qe nga fillimi, agjencite e para te udhetimit u ngriten si faktor ndermjetes ne udhetim, ne fillim ato
quheshin agjenci udhetimi. Me vone pervec udhetimit, ato morren edhe funksionin e organizimit
dhe qendrimit te turisteve dhe u perceptuan si agjenci turistike.
Akademia Nderkombetare e Turizmit ne Monte Carlo perkufizon agjencine turistike si nje
organizate tregtare, e cila ka per qellim te: - te angazhohet ne aktivitete qe perfshijne, transportin
hotelerine dhe veprimtari te tjera turistike – te organizojne me cmime te arsyeshme udhetime
individuale apo ne grup sipas programit te pergatitur nga agjencia apo sipas programit te pergatitur
nga ana e konsumatorit.
Agjencia e pare e udhetimit ne Evrope u krijua nga Thomas Cook ne 1841. Ne vitin 1856, ajo
organizoi nje udhetim ne Evrope, dhe ne vitin 1869 - ne Egjipt. Ne vitin 1872, agjencia e T. Cook
organizoi udhetimin e pare neper bote. Aktualisht, agjencia turistike Cook and Son ka me shume se
400 filiale ne mbare boten. Ne SHBA, agjencia e pare e udhetimit u themelua ne 1840 nga Henry
Wells nen emrin American Express Company. Sot ajo eshte rritur aq shume sa qe tani ka rreth 300
dege ne mbi 40 vende. Ne Gjermani, agjencia e pare e udhetimit eshte themeluar nga Karl Stanga
ne vitin 1869, ne France - ne vitin 1874 nen emrin Lubih ne Itali - ne 1876 etj. Ne Shiperi agjencite
e para turistike u shfaqen pas viteve `90

2. Veprimtaria e firmave turistike

Ligji rregullon turizmin si nje grup aktivitetesh te veçanta ekonomike, udhetime, pjesemarrje ne
ngjarje kulturore, forume dhe me shume. Keto aktivitete zhvillohen ne vende turistike dhe synojne
krijimin, ofrerten, shitjen dhe konsumin e mallrave dhe sherbimeve qe formojne produktin turistik.
Sipermarrje turistike eshte veprimtaria turistike qe ushtrohet nga persona fizike a juridike te tilla si:
Hotel, fshat turistik, kompleks turistik, njesi te tjera akomuduese, agjenci udhetimi, operator turistik,
agjenci ne terren, transport te turisteve, prodhim ose shitje me pakice te suvenireve apo punime
artizanale, pika te terheqjes se vizitoreve, sporte ujore ose ndonje biznes tjeter.

Aktiviteti i turizmit eshte klasifikuar si:

•Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike


•Hoteleri dhe Restoranteri
•Ofrimi i sherbimeve shtese turistike

3. Subjektet dhe fusha e zbatimit


1.Personat juridike dhe fizike, vendas dhe te huaj, e zhvillojne veprimtarine turistike brenda territorit
te Republikes se Shqiperise, ne perputhje me kete ligj dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij, si dhe me
dispozitat e marreveshjeve nderkombetare, ku Republika e Shqiperise eshte pale.

2. Personat juridike dhe fizike, qe zhvillojne veprimtari turistike biznesi, ne baza kontraktuale, jashte
territorit te Republikes se Shqiperise, veprojne ne perputhje me dispozitat e ketij ligji dhe te akteve
nenligjore ne zbatim te tij per turizmin, per sa kohe qe ato nuk bien ne kundershtim me ligjin e vendit ku
zhvillohen.

4. Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike


Agjencite e udhetimit mund te klasifikohen sipas kritereve te ndryshme. Ne varesi te cilave
aktivitete eshte karakteristike dhe agjencite e udhetimit mbizoteruese mund te ndahen ne dy grupe
te veçanta.
1.Operator turistik
2.Agjent turistik
1.“Operator turistik” eshte nje person qe zakonisht ose rregullisht, kundrejt nje çmimi, ne menyre te
drejtperdrejte ose me ndermjetes, organizon udhetime ose paketa udhetimesh per publikun, te cilat perfshijne
dy ose me shume nga sherbimet e meposhtme:

a) udhetime me shoqerues;
b) akomodim;
c) argetim;
ç) transport.

“Operator turistik hyres” eshte agjent terreni.


“Operator turistik i jashtem” eshte nje operator turistik, qe ofron sherbimet e pershkruara ne perkufizimin
“operator turistik”, por me destinacion jashte territorit te Republikes se Shqiperise.

1.2.“Agjent turistik” eshte personi qe, zakonisht ose rregullisht, merr persiper t'u siguroje personave te
tjere, kundrejt nje çmimi, nje ose disa sherbime te veçanta, qe mundesojne nje udhetim turistik ose qendrim
te perkohshem. Keto sherbime perfshijne, por qe nuk kufizohen ne:

a) shitjen e paketave te udhetimit ne emer te operatoreve te udhetimit vendas ose nderkombetare;


b) pergatitjen e dokumenteve te udhetimit, ne perputhje me rregulloren ne fuqi;
c) pergatitjen per transportin dhe/ose akomodimin e udhetareve

“Agjent terreni” eshte personi qe pergatit sherbime turistike per klientet e nje operatori turistik ose te
organizatoreve te tjere, vendi i ushtrimit te biznesit te te cileve eshte jashte Republikes se Shqiperise. Ky
term vlen, gjithashtu, edhe per “operatore turistike hyres”.

5. Klasifikimi i firmave turistike


Klasifikimi i firmave turistike mund te behet nga natyra e tregtise se tyre.
1.Tregtaret me shumice. Ata jane identifikohen zakonisht me operatoret turistik tipik, dhe shesin
prodhimet e tyre nepermjet ndermjetesve. Sepse ato nuk kane kontakt direkt me konsumatoret.
2.Shitesit me pakice. Ata shesin vetem udhetime te organizuara nga operatoret turistike, si dhe
shkembejne llojet individuale me sherbime te huaja. Sipas natyrs se ketyre aktiviteteve ata jane
agjente tipik. Midis tyre mund te ndahen disa variante. Veçanerisht me te zakonshme jane ato qe
merren ekskluzivisht ose kryesisht me shitjen e biletave te transportit dhe biletave te kompanive
ajrore. Ata jane te apo te pa licencuar nga linjat ajrore te medha dhe operatoret turistike e medhenj.
3.Agjenci turistike te kombinuara. Keto agjenci udhetimi prodhojne produktet e tyre, disa nga te
cilat i shesin vete dhe pjesen tjeter nga shitesit me pakice. Ato mund te vendosin ose jo kontakt me
konsumatoret. Ky grup eshte karakterizuar nga natyra shumedimensional dhe komplekse e
aktiviteteve.
Ne baze te ketij klasifikimi eshte edhe mungesa e kontaktit te drejtperdrejte ndermjet klientit dhe
firmes gjate shit-blerjes se produktit apo sherbimit.
Klasifikimi mund te kryhet edhe ne varesi te vellimit te veprimtarise
Agjencite turistike mund te jene:
1.Te vogla - ne pjesen me te madhe ato kryejne ndermjetesim, por ne vitet e fundit eshte rritur
numri i atyre qe organizojne udhetime me nje çmim total. Ato jane firma te vogla me rreth 5
persona dhe nje xhiro te vogel vjetore.
2.Agjenci turistike mesatare- shpesh me veprimtari te perzier. Keto perfshijne numrin me te madh
te kompanive qe kane autobuset e tyre apo mjete te tjera udhetimi. Ndonjehere hapin dege apo zyra
perfaqesimi. Realizojne xhiro vjetore te larte dhe kane nje mesatare prej 20 30 punonjesish.
3.Agjenci truistike te medha- ato nga ana tyre jane te ndare ne dy nen-grupe:
- me veprimtari mbizoteruese organizative
- me veprimtari mbizotruese ndermjetsuese
Te parat operojne ne pergjithesi ne fushen e udhetimeve me linja ajrore

6. Funksioni i firmave turistike


Firmat turistike kryejne tri funksione kryesore: informativ, organizativ dhe ndermjetesues.
1.Funksioni Informativ - ky funksion kryhet falas dhe konsiston ne informimin e konsumatoreve
te te gjitha udhetimeve alternative qe mund t`i interesojne atyre dhe per t'u dhene atyre nje zgjedhje.
2.Funksioni organizativ - Kompania ofron trajnime teknike dhe organizimin e udhetimit,
gjithashtu merret me sherbimet e paguara – porositja e transportit, rezervimi i vendeve ne hotel etj
3.Funksioni ndermjetesues - thelbi i ketij funksioni eshte qe te organizoje kontakte midis
konsumatoreve dhe pronareve te hoteleve, restoranteve dhe transportit.

Ne perputhje me keto te treja dallojme dy lloje veprimtarish te firmave turistike - kryesore dhe
plotesuese.
Veprimtaria kryesore:
•ndermjetesimi ne shitjen e biletave dhe rezervimi i vendeve per te gjithe llojet e transportit;
•prenotimi i vendeve ne hotele dhe ne cdo vend tjeter akomoduese;
•porositja e sherbimeve nga agjenci te tjera turistike
•realizimi shitjeve dhe realizimi sherbimeve dhe udhetimeve te kombinuara te tipit “forfait” duke
perfshire gamen e sherbimeve te meposhtme
•transporti, akomodimi, ushqimi, ekskursione, vizita ne ambjente sportive, etj
•pune me delegim si perfaqesues i agjensive te tjera kombetare ose te huaja me kerkesen e tyre ose
ne emer te tyre. Duke siguruar te gjitha sherbimet e nevojshme per aktivitetet e tyre.

Veprimtaria plotesuese:
•dhenia falas e infrmacionit turistik dhe shperndarja e materialeve promovuese - shitja e
udhezuesve, harta, oraret, etj;
•kembim valutor dhe shitja e ceqeve te udhetareve
•marrja dhe dergesa e bagazheve ne adresen e caktuar
•formimi i policave te sigurimit ne rastet e humbjes apo demtimit te bagazhit ose te ndonje rast
fatkeqesie dhe aksidente te tjera
•dhenia e makinave me qera, porosia e fluturimeve carter, apo mjeteve te tjera transporti

Roli i agjencive turistike ne kuptimin me te gjere eshte qe t`u siguroje turisteve dhe t`u ofroje mjete
per udhetim, vendqendrim dhe rekreacion. Perkufizimi i "udhetimit" dhe "turizmit" mund te
pranohet me kusht si sinonime, sepse, si udhetimi dhe turizmi presupozojne dhe kerkojne te njejtat
sherbime per mbeshtetjen dhe organizimin.e tyre.
Agjencite e udhetimit mund te identifikohen dhe te karakterizojne 2 grupe kryesore- kryesoret apo
tipiket, sepse kane karakteristikat e veprimtarive organizative dhe ndermjetesuese; plotesuese apo
shoqeruese te cilat shoqerojne dhe plotesojne kryesoret. Ndermjetesimi i nje agjencie udhetimi, nga
ana tjeter, ka dy forma te veçanta te shfaqjes:
- Ndermjetesim tipik - kur firmat hyjne ne treg duke shitur me pakice produktet e nje kompanie
tjeter (furnizuesit) ose vepron si agjent per ndermarrjet dhe institucionet jashte sektorit te turizmit te
tilla si bankat, kompanite e sigurimeve dhe te tjere, duke i siguruar oferta te gatshme dhe produkte
te cilat kenaqin nevojat e tyre.
- Krijimin e nje produkti te tyre ne formen e sherbimeve te veçanta - sherbime keshilluese,
informuese, zhvillim eskursionesh. Ne kete rast, ndermjetesimi eshte nje funksion tipik i prodhimit
dhe eshte kryer ne menyre indirekte.
Funksionet plotesuse ose shoqeruese te agjencive turistike nuk identifikojne thelbin, por me teper
kane karakteristikat e veprimtarive te tjera brenda ose jashte sferes se turizmit.
Aktiviteti kryesor i agjencive turistike mund te definohet si nje manifestim konkret i funksionit te
prodhimit te agjencive. Ne menyre te pergjithshme funksioni i prodhimit perfshin planifikimin,
pergatitjen dhe mbajtjen e udhetimit individual ose ne grup me nje çmim te perbashket.

Organizimi i Produktit Turistik

1. Hyrje

Studimi i produktit turistik perben nje element te rendesishem te ekonomise se turizmit dhe
si I tille perben nje motivper studiuesit e fushes se turizmit, te cileti kane kushtuar nje vemendje te
vecante ketij produktine saje te specifikave te tij dhe te perberjes strukturore te ndryshueshme.
Produkti turistik eshte nje produkt me natyre krejt te vecante, fleksibel, qe rrjedh nga
bashkeekzistenca ne te te elementeve te ndryshem, te cilet te lidhur ngushte me njeri-tjetrin japin
nje produkt tregtar final. Pra produkti turistik rezulton nje produkt kompleks qe nuk mund te shitet
me nje operacion te vetem, por duke maree prej tij gradualisht sherbimet e ndryshme perberese te
paketes “produkt turistik”

2. Kuptimi dhe krijimi i produktit turistik.

Produkti turistik eshte nje permbledhje e te mirave materiale dhe sherbimeve, qe plotesojne
kerkesen e turisteve gjate udhetimit dhe qendrimit te tyre per nje kohe te caktuar larg vendbanimit
te perhershem. Te formosh produktin nuk do te thote gje tjeter vecse ti vesh be maredhenie te
harmonizuar dhe funksionale produktet e ndryshme te vecanta duke krijuar keshtu nje produkt final
Ky produkt final eshte gjithnje e paperfunduar ne dallim me te gjitha produktet e tjera te cilat, sipas
perdorimit te tyre ne nje menyre te caktuar, jane finale. Ai i nenshtrohet vazhdimisht plotesimit nga
nan e konsumatorit turistik, nevojat e te cilit nuk mund te plotesohen vetem nje here me nje lloj
sherbimi apo me blerjen e nje produki te vetem. Konsumatori turistik qe nga momenti kur merr
vendimin qe te shfrytezoje kohen e lire ne menyre turistike dhe deri ne momentin e fundit te
plotesimit te nevojave turistike, pra deri ne momentin e kthimit ne vendbanimin e tij te perhershem,
e formon vete produktin personal turistik.

Konsumatori Prodhuesi

Nevojat
Produkti

Karkteristikat
Cilesia

Perfitimi i pritshem Sherbimet (teknike,


(Funksional, social funksionale, simbolike)
Psikologjik)
KONCEPTI I
PRODUKTIT

I pare nga pikpamja e e turistit produkti turistik percaktohet nga nevojat turistike, pra ai perfshin te
mira materiale dhe sherbime te ndryshme ne funksion te plotesimit te nevojave turistike te bleresve.
Ndersa nga pozitat e bartesve te ofertes turistike produkti turistik duhet te jete i produkt qe keta
nxjerrin ne tregun turistik. Keshtu, i pare nga kendveshtime te ndryshme produkti turistik mund te
perceptohet ne forma e ndryshme.
Ashtu sic shihet dhe nga skema e dhene dhe me larte, menyra e konceptimit te produktit turistik
nga prodhuesi ndryshon nga ajo e perceptuar sipas konsumatori.

3. Cmimi i produktit turistik


Cmimi eshte elementi dytesor i rendesishem i marketingut mix. Cmimi nenkupton shumen e
te hollave qe konsumatoret duhet te paguajne per te marre produktin, ose sherbimin. Ne percaktimin
e cmimit, nje firme eshte e domosdoshme te marre parasysh shume faktore si:
•koston aktuale per prodhim
•koston aktuale te shperndarjes se produktit apo shebimit
•dobia aktuale nga produkti, (dmth kenaqesia qe mund te provoje konsumatori nga konsumimi i atij
produkti ose sherbimi
•Cmimin e produkteve dhe sherbimeve te ngjashme te ofruara nga konkurentet
Ne te njejten kohe strategjia cmimit duhet ti drejthet segmenteve te vecanta te tregut, per te cilet
eshte percaktuar ky produkt. Klientet duhet te binden qe cmimi perfaqeson vleren e vertete te
paketes turistike. Agjencite e udhetimeve turistikerealizojne fitim nepermjet perqindjes qe cdo
operator turistik i jep agjencise per cdo pakete te shitur. Kjo perqindje quhet komision. Ne rastin kur
agjencia turistike favorizon me dashje nje operator turistik dhe jo te tjeret, kjo duke shitur me
shume paketa turistike te tij, atehere ky operator pervec komisionit i jep agjencise edhe
superkomisionin 1%. Nga ana tjeter, agjencia agjencia turistike per klientet e saj te perhershem
aplikon ulje cmimesh, te cilen e realizon duke ndare me klientin komisionin, apo superkomisionin.
Ulje cmimesh agjencia aplikon edhe ne rastin e promivimit te paketave turistike. P.sh jashte pikut te
sezonit per udhetime pushimi ng shtatori deri ne maj , firmat bejne zbritje ne cmimet e biletave.
Cmimi i produktit turistik duhet te mbuloje:
shpenzimet e prodhimit dhe ato per sherbime te vecanta
shpenzimet e shperndarjes, te promocionit si dhe shpenzimet e shitjes
te ardhurat qe duhet te realizoje organizata turistike, ne menyre qe te riktheje kapitalian e vene ne
dispozicion dhe te mund te realizoje nje teprice per riprodhimin e zgjeruar.
Ne formimin e cmimit duhet te merren parasysh disa ligjshmeri sic jane ndikimi i konkurences,
ndryshimi i kerkeses, etj.

4. Shperndarja e produktit turistik


Procesi i shperndarjes reflektohet ne kanalet e sheperndarjes dhe i referohet te gjitha
veprimtarive te perfshira ne dergimin e mallrave, apo sherbimeve te konsumatorit. P.sh. Nje hotel
pushimi qe i perket nje zinxhiri te madh mund t`i arrije konsumatoret ne disa rruge. Ne varsi te
kanaleve te shperndarjes te vendosura nga departamenti marketing i hotelit, rezervimi mund te
behet ne shume menyra. Ketu perfshihet perdorimi i nje agjencie udhetimi, ose operatori turistik,
telefonimi ne departamintin e rezervimeve ne hotel. Shitesit synojne te lokalizojne pikat e tyre te
shperndarjes atje ku eshte e mundshme terheqja e konsumatoreve
Kanalet e shperndarjes ne turizem jane :
1.Te drejtperdrejta
2.Jo te drejtperdrejta
Shitjet e drejtperdrejta jane tipike per produktin turistik te ashtequajtur “paraindustrial”, kur levizjet
e kufizuara turistike sjellin stabilitet ndermjet kerkeses dhe ofertes, ndermjet klienteve te
ndermarrjes. Kjo menyre eshte e parapelqyer nga klientet, si dhe nga shitesit. Nga klientet eshte e
pelqyer sepse:
➢Lidhja e drejtperdrejte gjithmone ofron mundesi per kushte me te mira
➢U jep klienteve mundesi per me shume kontroll mbi planet e udhetimit te tyre
➢Blerja e drejtperdrjete shkurton kohen, kur plani i udhetimeve eshte i thjeshte.
Per shitesin ka keto perparesi:
➢Thjeshtesia, sepse shitja e drejtperdrejte e shkurton numrin e hapave ne nje transaksion.
➢Mundesia e shitjeve shtese, sepse klientet mund te blejne pa e rezervuar me pare.
➢Rritja e te ardhurave, sepse nuk paguan perqindje per ndermjetesit.
Shitjet jo te drejtperdrejta realizohen nepermjet nje sistemi qe funsionon, kur nje ose me shume
ndermjetes, pergatisin nje kanal per te cuar produktin turistik ne treg. Keto kanale perdoren me
shume se kanalet e drejtperdrejta si pasoje e vecorive qe ka produkti turistik dhe konsumatori
turistik. Ne shperndarjen e jo te drejtperdrejte turistike perfshihen firma qe kane cilesine e personit
juridik, ose te personit fizik. Sistemi jo i drejtperdrejte i shperndarjes eshte kryesor ne industrine e
udhetimeve dhe te turizmit. Shembull origjinal eshte blerja e nje bilete avioni nga nje agjent dhe jo
drejtperdrejte nga kompania e udhetimeve ajrore.

5. Nxitja e shitjeve
Funksioni i shitjeve eshte funsioni me tipik i marketingut. Ai ka te beje me percaktimin e bleresve,
hartimin e dhe realizimin e fushatave promovuese, per rritjen e veprimtarive te biznesit si dhe
realizimin e fushatave promovuese, per rritjen e veprimtarive te biznesit si dhe me realizimin e
shitjes. Shitja si funksion eshte dicka me teper se procesi i dorrezimit te te mirave dhe mbylljes se
blerjes. Keshtu tregtaret harxhojne me shume kohe e perpjekje per percaktimin e bleresve te
mundshm dhe per menyren e terheqjes se tyre, se sa per menyren e shitjes dhe mbylljen e saj. Kjo
eshte arsyeja pse firmat organizohen ne shtimin e vellimit te shitjeve te paketave turistikeduke iu
referuar klienteve ekzistues. Funksioni i shitjes kerkon qe drejtuesit e ndermarrjeve vendimet ti
marrin duke u mbeshtetur kryesisht ne parashikimet e kerkeses se konsumatoreve. Nga ana tjeter
nuk ka shitje pa blerje, per pasoje, duke u vene ne rolin e bleresit duhen studiuar karakteristikat e
produktit turistik, vendndodhjen dhe cmimet e tij dhe te behet krahasimi me produktet konkuruese.
Blerja e paketave turistike nga nga klientet merr parasysh motivimin psikologjik te njerezve per
blerjen e udhetimve turistike. Shume njerez preferojne te harxhojne parate e tyre ne nje udhetim
turistik ne vend qe te blejne nje makine te dyte, te bjene nje shtepi te dyteapo ti depozitojne parate
ne banka. Qellimeve te pergjithshme te udhetimit , si pushime, bizmesi etj. U shtohen edhe qellime
te vecanta. Njerezit mund te udhetojne per te fituar prestigj, per te bere nje aventure, ose per te
mesuar rreth kulturave te tjera. Shume te tjere udhetojne qe te permiresojne shendetin e tyre ose te
kenaqin familjen apo miqte e tyre. Konsumatoret kane ne voje e deshire per nje trajtim te vecante ,
ku pozicioni i tyre ekonomik e shoqeror i jep rruge zgjidhjeve te tyre. Firmat qe mbullojne
qellimet e bleresve mund te formojne produktin dhe promocionin e pershtatshem per ta.
Ne kushte e nje trgu turistik te zhvilluar, produkti turistik nuk mund te shkoje ne cdo kohe
drejtoerdrejt tek konsumatori. Kjo gje ndodh vetem ne rastet kur kemi monopol te ofertes turistike,
ose kur tregu eshte i mbyllur ne kuader te nje tregu turistik lokal. Meqenese ne krijimin e ofertes
turistike jane te rralla rastet kur kemi monopol te kesaj oferte, lind problemi per vendin dhe rolin e
kanaleve te shperndarjes. Kanalet e shperndarjes ne turizem mundesojne dergimin e produktit
turistik nga prodhuesi te konsumatori i fundit.
Nxitja e cmimeve realizohet nepermjet:
1.Uljes se cmimeve, per te hequr kapcitetet e pashitura te udhetimeve, p.sh jepet nje dhome dyshe
per nje person me cmimin e nje nje dhome teke
2.Produkte ekstra qe mund te ofrohen si produkt per shitje si psh 4 nete fjetje ne hotel me cmimin e
tre neteve, ose dhenie e pijeve falas ne dite te caktuara, ekskursione qe mund te shtohen nga
operatori turistik.
3.Sherbime shtese. Ketu mund te perfshihen sherbime me taksi nga aeroporti ne vende te caktuara,
ose sherbime mireseardhjeje ne hotel.
4.Kuponat. Konsumatoret kur shohin dy produkte te ngjashme, blejne ate produkt qe ofron nje
kupon.
5.Kuponat e zbritjes jane shpesh per terheqjen e turisteve ne periudha jashte sezonit turistik.
6.Konkurset. Shpesh Agjencite e udhetimit per te bere terheqese paketat e tyre te udhetimit
organizojne konkurse, ku fituesit marrin nje cmim qe ofron organizata.
7.Dhuratat. Firmat mund te shperndajne dhurata qe mbajne emrin e saj, si bluza, gota, cakmak,
stilolaps, kapele, etj..

6. Promocioni ne turizem
Promocioni ne turizem perfshin disa veprimtari marketingu nga shitjet personale deri tek perpjekjet
jo personale si reklama dhe publiciteti. Objektivi kryesor qe synon promocioni eshte arritja e nje
fitimi te caktuar, ose zenia e nje pjese te tregut. Ne procesin e marrjes se mendimeve, specialisti i
marketingut merr parasysh natyren e paketes se udhetimit si produkt i firmes. Meqenese produkti
ne rastin tone ka shume konkurente, promocioni duhet ti jape bleresve arsyet pse ata duhet te
zgjedhin kete pakete udhetimi ne krahasim me paketat e tjera qe ofrojne firmat e tjera. Klienteve iu
duhet bere nje shpjegim vizual i paketes se udhetimit gje qe e ben me te prekshme dhe me te
pelqyer nga ana e klientit. Konkretisht per cdo pakete udhetimi pergatitet:
Postera me pamje piktoreske te vendit ku do te pushohet ose vizitohet
Fletpalosje ku paraqiten veprimtarite dhe oraret + foto
Kataloget e udhetimit
Cd ose kaseta filmike qe shfaqen ne formen e reklames ne ambjentet e agjencive.

7. Reklamat
Agjensite e udhetimeve turistike hedhin ne treg ne menyre te vazhdueshmepaketat e udhetimeve
turistike, por klientet dhe konsumatoret tane te ardhshem nuk i njohin vlerat dhe epersite e paketave
tona turistike. Prej ketej del e nevojshme njohja e klientit me paketen turistike qe ne do ti ofrojme.
Kjo realizohet nepermjet veprimtarise qe quhet reklame. Reklama sot perkufizohet si nje forme e
paguar komunikimi qe u drejtohet shume njerezve, per t`u paraqitur atyre te mirat, sherbimet apo
idete.
Reklama realizohet ne disa rruge. Mesazhi reklamues mund te jete :
•i shkruar ne shtyp
•i degjuar
•i pare
Reklama eshte nje forme jo personale promocioni me te cilen nje organizate perpiqet te binde dike
per nje kendveshtrim te vecante dhe ne menyre te pavetedijshme ndikon ne menyren e te folurit
dhe te menduarit te personit. Reklama eshte kudo rreth nesh. Kushtet e veprimit te saj jane:
perpikmeria, korrektesia, sugjestioni, periodiciteti, koha e pershtatshme, perseritja.
Mesazhi promovues nepermjet reklames duhet te garantoje: vemendje, te ngjalle interes, te krijoje
deshire, te ftoje aksion.
Reklamat jane:
Informuese
Rikujtuese
Krakasuese
Bindese
Institucionale
Efektiviteti i komunikimit eshte i lidhur me proven se sa mundet te komunikoje
reklama me shikuesin, apo degjuesin e saj. Kur reklma konsiderohet e mire,
sepse ndikon ne anen psikologjike te konsumatorit, ajo hidhet ne treg. Me pas
maten shitjet dhe sjelljet e konsumatoreve pas reklames dhe kjo eshte e
barabarte me efektivitetin e reklames.

LITERATURA

Albana Beqiri
“Agjencite turistike”
Arjana Tahiri

Faqja e Ministrise Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve


http://www.mtkrs.gov.al/web/

Kerkime te ndryshme ne http://www.google.com

Abstrakt
Qe nga fillimi, agjencite e para te udhetimit u ngriten si faktor ndermjetes ne udhetim, ne fillim ato quheshin
agjenci udhetimi. Me vone pervec udhetimit, ato morren edhe funksionin e organizimit dhe qendrimit te turisteve
dhe u perceptuan si agjenci turistike.Aktiviteti i turizmit eshte klasifikuar si:
•Aktivitet Operator Turistik dhe Agjenci Turistike
•Hoteleri dhe Restoranteri
•Ofrimi i sherbimeve shtese turistike
1.“Operator turistik” eshte nje person qe zakonisht ose rregullisht, kundrejt nje çmimi, ne menyre te
drejtperdrejte ose me ndermjetes, organizon udhetime ose paketa udhetimesh per publikun, te cilat perfshijne dy
ose me shume nga sherbimet e meposhtme:
a) udhetime me shoqerues;
b) akomodim;
c) argetim;
ç) transport.
1.2.“Agjent turistik” eshte personi qe, zakonisht ose rregullisht, merr persiper t'u siguroje personave te tjere,
kundrejt nje çmimi, nje ose disa sherbime te veçanta, qe mundesojne nje udhetim turistik ose qendrim te
perkohshem. Keto sherbime perfshijne, por qe nuk kufizohen ne:
a) shitjen e paketave te udhetimit ne emer te operatoreve te udhetimit vendas ose nderkombetare;
b) pergatitjen e dokumenteve te udhetimit, ne perputhje me rregulloren ne fuqi;
c) pergatitjen per transportin dhe/ose akomodimin e udhetareve
Funksioni i firmave turistike
Firmat turistike kryejne tri funksione kryesore: informativ, organizativ dhe ndermjetesues.
1.Funksioni Informativ - ky funksion kryhet falas dhe konsiston ne informimin e konsumatoreve te te gjitha
udhetimeve alternative qe mund t`i interesojne atyre dhe per t'u dhene atyre nje zgjedhje.
2.Funksioni organizativ - Kompania ofron trajnime teknike dhe organizimin e udhetimit, gjithashtu merret me
sherbimet e paguara – porositja e transportit, rezervimi i vendeve ne hotel etj
3.Funksioni ndermjetesues - thelbi i ketij funksioni eshte qe te organizoje kontakte midis konsumatoreve dhe
pronareve te hoteleve, restoranteve dhe transportit.

Kuptimi dhe krijimi i produktit turistik.


Produkti turistik eshte nje permbledhje e te mirave materiale dhe sherbimeve, qe plotesojne
kerkesen e turisteve gjate udhetimit dhe qendrimit te tyre per nje kohe te caktuar larg vendbanimit
te perhershem. Te formosh produktin nuk do te thote gje tjeter vecse ti vesh be maredhenie te
harmonizuar dhe funksionale produktet e ndryshme te vecanta duke krijuar keshtu nje produkt final
Ky produkt final eshte gjithnje e paperfunduar ne dallim me te gjitha produktet e tjera te cilat, sipas perdorimit te
tyre ne nje menyre te caktuar, jane finale. Ai i nenshtrohet vazhdimisht plotesimit nga nan e konsumatorit turistik,
nevojat e te cilit nuk mund te plotesohen vetem nje here me nje lloj sherbimi apo me blerjen e nje produki te
vetem. Konsumatori turistik qe nga momenti kur merr vendimin qe te shfrytezoje kohen e lire ne menyre turistike
dhe deri ne momentin e fundit te plotesimit te nevojave turistike, pra deri ne momentin e kthimit ne vendbanimin
e tij te perhershem, e formon vete produktin personal turistik.

You might also like