You are on page 1of 1

Platforma digjitale SMIP, tani

prindërit mund të informohen


rreth fëmijëve të tyre në kohë
reale
Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në mënyrë të detajuar jo
vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe për aktivitetet
jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka nisur këtë ditë të enjte me promovimin e
platformës digjitale SMIP, nëpërmjet një videoje që pasqyron detajet për prindërit e nxënësve.

“Prindër të dashur!
Platforma digjitale SMIP tani ju vjen në ndihmë për t’u informuar në kohë reale në
mënyrë të detajuar, kudo dhe kurdo, mbi notat, mungesat, sjelljen apo aktivitetet
jashtëshkollore të fëmijëve tuaj.
Mjafton të shkarkoni aplikacionin SMIP në telefonin tuaj dhe ndiqni hapat e shpjeguara
në video për çdo detaj”, - shkruan ministrja.

Hyrja në këtë platformë bëhet me kredencialet që përdoren në portalin e-Albania. Pasi


klikohet butoni vazhdo, shfaqet emri i fëmijës apo fëmijëve përkatës, ose e atyre që janë
nën kujdestari ligjore. Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në
mënyrë të detajuar jo vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe
për aktivitetet jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.

You might also like