You are on page 1of 2

Te qendrosh apo mos te qendrosh

Kjo eshte ceshtja


Asja Xhaferaj
Klasa IX-A

Kjo dileme i ka lodhur dhe vazhdon te frustroje mendjen e shume shqiptareve, sidomos te
rinjeve. Tani eshte momenti te jemi te drejteperdrejte dhe te flasim hapur sesi eshte e verteta
e kesaj ceshtjeje.

Te qendrosh ne Shqiperi eshte e veshtire por nuk eshte mallkim per jeten tende sidomos tani
qe bota eshte globalizuar. Nga te mirat kryesore te Shqiperise eshte pauria natyrore. Ne kete
vend numrohen me shume se 200 dite me diell. Gjithashtu mundesia per te konsumuar
ushqime bio eshte shume me e madhe se ne Perendim sepse agrokultura vazhdon te dominoje
ekonomine tone. Dy avantazhe te forta keto. E treta eshte se ti ketu jeten e ke te ngritur ne nje
fare menyre, nuk je e huaj. “Me mire djallin qe njeh se ate qe nuk e njeh” thote populli. Ketu
ti ke gjithe fisin, shoqerine, te njohurit, atje do te te duhet ta nisesh jeten nga fillimi fare. E
katerta, duam ta mohojme ose jo ne Shqiperi ne jemi shume te lire, bejme dot si duam vete
sepse ligji nuk eshte aq funksional sa duhet dhe ne jemi te lire te formojme komunitetin tone
me rregullat tona pa asnje pengese(edhe ato ilegalet, megjithese nuk jua rekomandoj). E
pesta, pavarsisht rritjes drastike te cmimeve Shqiperia ka nje kosto relativisht te ulet jetese ne
krahasim me vendet e tjera. Kriza ekonomike tani eshte ceshtje me vete por ne pergjithesi ne
kemi kosto shume me te ulet se vendet perendimore.

Disavantazhet , ah ketu ngec puna. Se pari, niveli i kultures dhe intelektiti te njerezve ne
pergjithesi eshte mjaftueshtem poshte per te te bindur te beje gati plackat. Eshte sfide e
vertete te perballesh me shqiptaret. Mentaliteti i tyre, sa i ngusht dhe vetem per vete qe e
shohin bote dhe gjithashtu ku te ta hedhin dhe te te perdorin. Eshte e papare! Kjo duket qarte
qe nga cmimet qe kane turistet ose si “rripen” italianet kur vijne te bejne dhembet.
Katarstofe. E dyta, niveli i kujdesit shendetesor dhe i mjekeve eshte turp. Doktoret jane
kthyer ne firma farmaceutike, ku te te shesin sa me shume medikamente qe nuk te nevojiten
por dhe qe kane efekte anesore serioze per te cilat askush nuk flet haptazi. Gjithashtu po nuk
i pate “xhepat plote” nuk te prek njeri tek urgjenca. Ky eshte niveli. E treta, siguria. Jo se
jashte je i sigurt, se ne Londer cdo 5 minuta ka nje sulm me thike por qe policia nuk
funksionon dhe qe bandat kriminale komandojne vendin. Ketu merr gjobe kot se nuk i the
policit “Laretsia juaj!” dhe ata qe levizin me 300km/h pa patente ne Farke policet mbyllin nje
sy. Ky eshte niveli. E katerta, papunesia dhe mungesa e “krahut te punes”. Duket si
paradoxale, por ka shume te papune dhe vende pune. Kompanite private po “thahen” sepse
ka ngelur vetem llumi. I marin punonjesit e rinje, pa eksperience, i mesojne nga e para sepse
universitetet jane per ato zarfet qe i jep pedagogut dhe ne fund pas ca vitesh ai largohet dhe
ose hap biznesin e vet ose iken punon shofer kamioni ne Michigan. Pa perjashtim. Ky eshte
niveli, flas nga eksperienca.E pesta, korrupsioni. Drejtesia ketu eshte aq e rralle sa tregohet
vetem ne legjendat e Mujit me kreshniket. Sa per prespektive, te jemi te sinqerte, nuk ka dhe
aq shume per permiresimin e ndonje nga pikat e larte permendura.

Me vjen keq per te verteten e hidhur qe po jetojme por keshtu eshte. 🤷


Permbledhtas, te jetosh ne Shqiperi ka te mirat dhe te keqijat e veta. Qe mund te kete me
shume pika pozitive dhe negative ka por keto jane me kryesoret. Perseri mbetemi tek pyetja
$1milion, zgjedhja eshte e jota, te qendrosh apo mos te qendrosh? Kjo mbetet ceshtja.

You might also like