You are on page 1of 2

Bashkejetesa e cifteve ne Spanje

Bashkejetesa eshte nje fenomen I cili me kalimin e kohes ka ardhur gjithmone ne rritje. Kjo
dukuri, e cila perfshin lidhjen e 2 personave te seksit te ndryshem ose te njejte pa kontrate
martesore por qe jetojne nen te njejten cati, vjen gjithmone e me shume ne rritje per shkak te
rindertimit te mentalitetit ne breza te ndryshem. Individet sot kane gjithmone e me shume
frike nga angazhimi dhe martesa, duke mos u ndier te gatshem per nje familje te ndertuar ne
bazen e institucionit martesor, pra nje marrredhenie ne nivele serioze. Ndryshime te tilla
neper Europe dhe neper bote nuk kane shkaktuar panik moral, por kane filluar te shikohen
me shume si nje evolucion I vazhdueshem I shoqerise.

Spanja si cdo vend tjeter I europes e jo vetem, eshte bere pjese e ketij evolucioni social.
Megjithate ritmet e ketij evolucioni kane qene shume here me te ngadalta se sa ne vendet e
tjera te europes, sidomos asaj perendimore dhe veriore.

Spanja esht nje vend me nje kulture mesdhetare dhe nje popull mjaft te dhene e te dedikuar
ndaj fese, vecanerisht katolike duke qene se 68% e popullsise ne Spanje (ne vitin 2016) jane
te ketij besimi. Cfare rendesie ka kjo per bashkejetesen? Kultura dhe besimi kane ndikuar ne
ngadalesimin e perhapjes se kesaj dukurie.

E para, kultura, paraqet fenomenin e jeteses se femijeve ne shtepine e prinderve deri ne nje
moshe te vone (rreth te 30-ave), dicka e cila eshte mjaft tipike ne jeten mesdhetare ; kjo sjell
ne nje ndikim te forte te prinderve ne jeten e femijeve, marrjes se vendimeve, menyres se te
menduarit e te jetuarit. 85% e spanjolleve te moshes 18-29 vjec deklarojne se nje cift duhet te
bashkejetoje para se te martohet. Keto qendrime nuk jane vendosur ne praktike, duke patur
statistika me te uleta persa I perket individeve qe bashkejetojne. Shpjegimi per kete hapesire
mes asaj qe thuhet e menyres se sjelljes eshte pikerisht kultura, ku prinderit shfaqin nje
ndikim te forte ne sjelljet e femijeve, pavaresisht qendimeve te tyre. Sigurisht qe individi
eshte I lire te veproje sipas deshires se tij, por mjaft te tille nuk deshirojne konflikte apo
mosmarreveshje mes tyre dhe prinderve, prandaj zgjedhin te veprojne sipas deshires se
ketyre te fundit e jo sipas deshires se vete individit.

E dyta, feja katolike, ndikon shume ne zgjedhjen e ndertimit te familjes tradicionale.


Trashegimia e vlerave fetare i ka klasifikuar familjet ne spanje si me te perkushtuara ndaj
marteses dhe te mirave te saj si institucion. Megjithate me kalimin e kohes, ne ditet e sotme
kjo trashegimi dalengadale po humbet fuqine e saj ne ndikimin e individeve per te zgjedhur
martesen, por ama gjithashtu ka sherbyer ne ngadalesimin e shumimit te procesit te
bashkejeteses.
Bashkejetesa sjell me vete dhe ndryshimin e familjes tradicionale, jo vetem ne aspektin e
mospranimit te kontrates martesore por dhe ne aspektin e roleve te secilit bashkeshort. Kjo
eshte nje arsye tjeter pse individet spanjolle (por jo vetem) I drejtohen dukurise se
bashkejeteses. Nese familja tradicionale paraqet gruan ne nje rol te thjeshte prej shtepiakeje,
e cila ka si detyre te vetme perkujdesjen per bashkeshortin e femijet, dhe burrin ne nje rol me
te rendesishem ku eshte burimi kryesor I te ardhurave ekonomike; familja qe perfaqeson
bashkejetesa nuk detyron keto role ne gjinite perkatese. Secili eshte me I hapur te zgjedhe
vete rrugen e tij dhe te 2 jane te lire te punojne e gjithashtu te kujdesen per familjen.

Spanja qe nga renia e regjimit te gjeneralit Franko ka pesuar ndryshime gjigande ne shoqeri.
Ndryshime te rendesishme ligjore pati gjate viteve 70 dhe 80 ku perfshihet ketu legalizimi I
divorcit dhe shpallja zyrtare e barazise gjinore ne ligjin per familjen.Ne mes te viteve 90
bashkejetesa ne Spanje shikohej akoma si nje fenomen pak I perhapur, por duke filluar nga
vitet 90 e deri ne ditet e sotme bashkejetesa ka pesuar nje rritje dramatike, por gjithsesi te
ngadalte ne raport me vendet e tjera europiane. Ndryshimi dhe liberalizimi I klimes politike,
ku nje shembull I cili mund te permendet eshte legalizimi I martesave te te njejtit seks ne
2005, eshte, pra, nje faktor I rendesishem ne perhapjen e bashkejeteses.

Sot fale ketyre ndryshimeve ligjore si prinderit e familjeve te martuara ashtu dhe prinderit e
familjeve te pamartuara kane te njejtat detyra dhe pergjegjesi ndaj femijeve te tyre. Vlen per
tu permendur dhe fakti se ne 2014 ne Spanje 42.5% e lindjeve ishin jashte martese.
Megjithate persa I perket rritjes se femijeve, ne Spanje preferohet me shume qe te jene te
martuar sesa ne bashkejetese

Ne te ardhmen pritet qe bashkejetesa ne Spanje te kete ritme me te larta rritjeje dhe te


konsiderohet si nje fenomen me I familjarizuar.

You might also like