You are on page 1of 10

Tema:Analizë vepre “Shqiperia ç’ka

qenë,çështë e çdo të bëhet”.

Lenda:Antologji e mendimit
Shqiptar.

Autori:Sami Frasheri.

Punoi:Entela Suti

▪ Pranoi:Prof.
Majlinda Keta
Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai u lind në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e
para. Më 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u
pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë
me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha
Tasinin etj.

Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh
kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor
i kësaj shoqërie.

Samiu ishte njeri me horizont të gjerë, dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa
gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht një varg
veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: “Fjalori etimologjik i
turqishtes”, dhe “Enciklopedia turke e historisë dhe e gjeografisë” në gjashtë vëllime. Ai
shkroi në turqisht dramën “Besa” me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore
etj.

Veprat e Samiut në turqisht përshkohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar
të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke
goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet
në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.

Krijimtaria e Samiut për gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes
kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një
nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës
shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe
“Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati -

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare.


Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga
personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes.
Sami Frashëri zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike per çlirimin dhe bashkimin
kombëtar të popullit shqiptar. S. F. Drejtoi revistat e para në ghuhën shqip “Drita”dhe
pastaj Dituria.

“Shqipëria ç’ka qenë,ç’ëeshte e ç’do të bëhet”u botua më 1899 pa emër në Bukuresht.


Ky traktat u bë manifest i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,vepra që sintetizoi programin
e lëvizjes. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të
vendit,të zhvillimit të arsimit,të kulturës e të shkencës.

“Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet. “


Sic tregon titulli vepra ndahet në tri pjesë.

Pjesa e parë: i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit është të provojë se
populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një gjuhë nga më të vjetrat e më
të bukurat, me kulturë e tradita të pasura, që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të
tjerë dhe kombeve të qytetëruara.

Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën e pellazgëve të popullit shqiptar.Ai vendos
te kaluarën përballë realitetit,dhe duke krijuar një raport me të ai diferencoi dhe i bëri më të
dallueshme problemet e mëdha shqiptare që ,ku për faj të shqiptarëve,ku për faj të fqinjëve
ballkanikë dhe ku për faj të pushtuesve,po e pështjellonin keq jo vetëm të ardhmen e kombit
shqiptar por dhe vetë ekzistencën e tij.

Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij.
Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse për epokën e tij
shkruan se “është m`ë bukur e m`ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë”, se atëherë i
gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet
kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.

Pjesa e dytë: jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit. “Qysh
janë sot shqiptarët?„-Tregon se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e
këtij mjerimi ai e sheh në radhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri,
padituri, dhe errësirë. “Shqiptarët janë robër të poshtuar (poshtëruar) e t`unjurë, të shkelur
e të çpërnderë (turpëruar)”.

Përshkrimi është edhe më i gjallë një dallim i theksuar me të kaluarën, të cilën, në përgjithësi
autori e idealizon. Vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare.
Ata shqiptarë të veshur dikur me “roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjendta të
trimërisë, shkruan Samiu, “Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s`ka ku ta zërë qeni.
Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku të gjejë i
ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç`të kenë, edhe gjer në qeramidhet e
shtëpisë„.

Shqiptarët ishin mjaft të zotë,por shtypja që u bë nga Turqit e bëne te till,pa ekonomi
,të pa ditur e të pa zotë.

Shqipëtarëtë,q’ishinë mësuarë të mos paguajnë gjë,tani janë futurë nën’aqë të rënda


pagesa,sa s’mundinë të ngrenë krye. Turqitë,që janë zotërinjt,e tyre që pesëqint vjet e
tëhu,s’u kanë mësuarë shqiptarëvet,as punë,as mjeshtëri,as dituri por,i kanë mësuar të
lëftonj…E ku të gjejnë të gjorët që të paguajnë,skanë të hanë vetë.

Shqipëtari të hajë dru për të paguarë!O ç’turp i math!O ç’e madhe keqe!Mos e durofsh,o
Perëndi! (Ktu tregon poshtërsin që u është bëre shqiptarëve nga Turqit.)

Shqipëria që gjer dije qeverisesh e urdhërohesh prej shqipëtarësh,sot urdhërohet e


qeverisetë prej tyrqish të huaj e prej njerës të poshtër e të pa ndreçim…

Shqipërija ,sado q’është e varfër e e paditurë,ka njerëz te zottë për të qeverisurë vendin e
tyre,si e kan qeverisurë kaq kohë me nder e me të drejtë. Po këtyre shqipëtarëve lëre s’u
epetë punë në Shqipëri,po as s’i lëne te shkelin në mëmëdhenë e tyre të dashurë!U apëne
një copë bukë për të zëne gojën e i mbajnë si skllef nëpër më të largët çipa të Anadollit. Veç
nonjë tradhëtor ku të gjendetë,aty është për nder!

(nga libri “Shqipëria ç’ka qenë ,çështë e ç’do të bëhet”,fq.63-66. )

KOMBËRI’ E SHQIPËTARËVET

TEZA:Për njerinë s’ka gjë m’e të vjejtur e m’e të dashurë se kombërija. Ai që se do


kombin e tijë është tradhëtor i lik;i tilli s’munt të quhetë njeri.

Samiu ka një ndjenjë atdhetarizmi të flaktë,dhe këtë gjë ai e vendos parësoren në jetën e tj
dhe duhet thot të jet tek cdo njeri i kësaj toke.
“Shqiptar i vërtetë virtitetë për kombërit të ti dhe s’munt kurrë të duronjë e të dëgjonjë
njeri ti shajnë shqipëtarinë.”

Ai tregon se shqiptarët e kanë ruajtur kombin e tyre dhe bën gjithashtu dhe krahasim me
kombe të tjera qe nuk e kanë ruajtur kombësin e tyre, tregon qe shqiptari qoftë mysliman
,qoftë katolik ,qoftë ortodoks,është gjithnjë shqiptarë.
“Vetëm shqiptarët e Shqipërisë e kanë ruajtur kombërin e tyre duke mos përzjerë me të
huaj”
Teza nr 2:Identiteti i një kombi mbahet me anë të një gjuhe.
“Me se mbahet kombëri e një kombi?Më parë me ghuhën e ti. Sikuntre thamë dhe me siprë
ghuha është m’e par e m’e madhe shënj e një kombërije.Gjuha me se mbahetë?Me
shkronja. Një gjuhë e pashkruarë s’munt të qëndrojë shumë kohë e pa prishurë”.

Ai thot se elmenti kryesor që indetifikon një komb është gjuha ,por kjo gjuhë smund të
mbijetoje dhe për një kohë të gjatë e pashkruar ,prandaj shqiptarët duhet të punojnë per krijim
e nje Alfabeti

VARFËRI E SHQIPTARËVET E PAKRYESI E SHQIPËRISË.

Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.

Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të
cilën Samiu e quante një të vdekurë që duhej varrosur sa më parë.
Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte.
Shteti osman do të shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij.

Perandoria Osmane e kishte kthyer vendin ne një vend në skamje ku populli skishte as c’të
hante as c’të vishte. Ushtarët ktheheshin lakuriq ,të sëmurë e të këputur. Qeveria e Turqëve
po i varfërone sa po u merrte shpirtin me taksat e faturat pa fund.

Ku ai thot:”A mund të quhet qeveri një qeveri e këtillë?Nukë,kurrë. Shqipëria gjendet nën
një paqeveri të keqe. S’ka ndonjë qeveri. Shqipëtarëtë hajen e vritenë në mes të tyre
përditë;gjaku i shqiptarit derdhet kot e pa punë,ay gjak i vjejturë që do të mos derdhësh as
një pikë përveç për ruajtjet e për shpëtimit të Shqipërisë!.

. Rreziku tjetër, mendon autori, shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi
që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha u vinin shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos
prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së shkollave shqipe. Këto rrethana
i hapnin shteg rrezikut.
(Nga libri“Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet.”,fq. 86-88)

Pjesa e tretë: “A mund të qëndrojë Shqipëria si është? Përgjigjja është, jo„.

Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen e


Shqipërisë.Te gjithë këtë zhvillim ai e shikon në një frymë komplet perëndimore. I frymëzar
nga një domokratizëm i lartë ,Samiu në këtë vepër shpjegon se Shqipëria e ardhme,e lirë nuk
do të ketë nevojë për princër dhe mbretër ,se organet e saj udhëheqëse duhet të udhëhiqen
nga populli.

E ardhmja e popullit ështe tek shqiptarët ,tek vitaliteti,tek mundesia dhe mencuria e tyre. Tek
besimi dhe shpresa për të braktisur përgjumjen shekullore të pushtimit dhw tek aftësia për tu
përshtatur te modelet w përparauara të kulurës dhe qytetërimitnperëndimor.

Rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve
fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe
shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur.
Autori mendonte se kjo s`arrihej me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. “Shqiptarët
duhet t`i marrin ato që duan me pahir, t`i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën
plot„.

Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë me ide të
përparuara për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte
Republikë Parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi.

“Sado që çeku kanë ca mbretërira,por qeveri e tyre e vërtetë është një farë këshille prej të
parëvet,që kto këshilla i quan plakoni dhe këta qeverisin e gjykojnë në ato vende. E përse ta
lëmë na këtë zakon të bukurë të kaqë mijë vjeç sot e të kërkojmë një njeri të huaj që të na
hajë fjysmën e të dhënavet të Shqipërisë dhe të na pishë gjithë vetiat e bukura të kombit?
(pjesë Krej i Qeverise nga libri“Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet.”fq111-113)

Ktë e trajton dhe te pjesa Pleqësia ku thotë:


“Krej i pleqësisë ay do të jetë në vëndit të princit e të mbretit në Shqipëri,ay do të presë e do të
përcjellë,a do të nënshkruaj të gjithë të vendosurat e kabinetosë. “

Në këtë pjesë autori shpjegon se si do të zgjidhen këta të zgjedhur ,si do të funksionojnë, detyrat që
u ndahen ,si do të mblidhen ,kur do të mblidhen ,një her në sa vjet do të zgjidhen e kështu me
rradhë.
(Nga libri “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet.”,fq. 115-118)

Ushtria

Një rol shumë të rendesishëm ze dhe ushtria ne menyren se si do te mbrohet atdheu.

Teza: Çdo shqiptar do të jetë ushtar që nga mosha 20 e gjer më 40 vjeç. Dhe kjo. Ushtri do të kaloj
në disa faza ku së pari do të bëhet pjes e (nizamije) për një mot të vetëm. Ku këtu marrin këshillat
me të afërta nga vëndi i tij dhe të mësoj diturinë e luftës me pas kalon ne fazën në ushtritë e
gatijtë(redif) dhe më pas në përsëritje të mësimeve(taliminë).

Ushtria është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e kombit nga pushtuesit dhe cdo rrezik që mu d ti
kanoset kombit.

“Ushtri e shqipërisë e cila me këtë mëndyrë ne kohë të paqesë nuk do të jetë më tepër se 20.000
shpirtë po në kohë të luftës mund rë dalë gjerë më 500.000 burra,do të jetë e ndarë në katër krahë
, një në kufi të Greqisë , një në kufi të lindjes , një në kufi të verilindjes a të serbisë dhe nje në kufi të
veriperëndimit a të Malit të zi. “
“Të detit do të jenë në dise anie të luftës që do të kenë mezë në Ujët të ftohtë afer Vlorës e do të
ruajnë anët e detit që n’Ulqin e deri në Sallahorë.

(Nga libri“Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet.”,fq. 121-123)

Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkohet nga fryma


demokratike. Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i
pikëpamjeve të klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për kohën, sepse ai i
kundërvihej shtetit despotik osman.

Dituria

-Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë


rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria.

Për përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të
gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e
shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizmi.

Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet


(“gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeve e biblioteka.

Ai nuk mund të duronte që shqiptarët e kombit të tij të ishin akoma të pa arsimuar e


analfabetë. Diturija është meraku i tij më i madh ku ai thote:

“Në ka një gjë për të cilën shqipëtarëtë duhetë të kujdesenë me të tepërë , ajo pa ndryshim
është diturija”

“Gjithë djemtë e vashat nga mosha 7 vjeç e deri më 13 do të jenë të shtërnguarë të venë
domosdo në shkollë dhe ata prindërë ,që të mos dërgojnë fëmijën në shkollë do të qërtohen
e të shtërngohenë ti dërgojnë. Mësimi do të jetë pa asnjë pagesë dhe të varfërët do tu epënë
fletoretë e karta” Pra thotë që arsimi do të jetë me detyrim përndryshe do të ketë penalitete
për familjet ,gjithashtu thot që :

“ Në kryeqytet përveç s shkollave të dyta dhe të treta do të ketë dhe një shkollë ushtrie nje
për metalet e në për pyjet një peë bujqësi e shumë të tjera për mjeshtëri të veçanta. Një
këshillë ditirie(akademitë) duhet të jetë në kryeqytet që të kujdeset për menyren se si
funksionon arsimi.”

“Në kryeqytet të Shqipërisë do të jenë dy shkolla të mëdha për gjuhërat; në njërën nga këto
të mësohen gjuhërat e Evropës:frengjishtja,gjermanishtja ,italishtja,inglishtja ,greqishtja
e ne tjetrën të mësohen ghuhërat e vjetëra si latinishtja ,arabishtja, sanksirisbtja,persishtja
etj. Cilado nga këto shkolla do të ketë një këshill e cila do të jetë e mbledhirë përnjëherësh
që dinë këto gjuhëra e do të përpiqenë të shkruajnë e të shtypin livra mësimi. “

“Në ata vende që flitet edhe të tjera gjubë përvex shqipesë si,bullgarisht ,greqisht,vllahisht
do të mësojnë në shkollat e para ghuhën e tyre dhe shqipen bashkë;shkollat e dyta e të
larëta do të jenë shqip,po ne daçinë mund të bëjnë edhe shkolla të mbëdha n në gjuhë të
tyre për vehte ,po po sditnë të shkruajnë e të këndojnë shqip , në ndonjë punë të qeverisë
shynë dot.”

(Nga libri “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet.”,fq123-127)


.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin
ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej
bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja,
etj.

“ Pas diturisë kujdes e shqiptarëvet e me madhe nevoj e tyre do të jetë për punërat e
prgjithçme te cilat do të sjellin begati e pasje të madhe në shqipëri”

Sipas tij rindërtimi i infrastrukturës ndertimi i rrugëve thellimi i lumenjve w te rrethuar me


mure. Rrugët janë pjesa me e rëndësiahme e lidhjes që bëhet ndërmjet qyteteve. Dhe të gjitha
këto punime do te vëzhgohen nga ministritë.

“ Edhe mjeshtëritë e tregëtija si dhe bujqësija e bagëtija do të kenë kujdesën e kesaj


ministre e cila do të përkujdeset që të vejë mbarë, në çdo vënd ajo mjeshtëri në të cilën janë
mësuar vendësitë;leshi,liri,pambuku,mëndafshi,hekuri,druri të arrihetë të punohet sa të
mundetë më tepërë që të mos ketë Shqipëria aq shumë nevojë të sjellë nga këto të
jashtësmit.”

(Nga libri “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet.”,fq127-130)

Në gjithë këto që përmendem më sipër Samiu tregon mënyrën se si Shqipëria mund të


rimëkëmbet e të fuqizohet përsëri duke gjetur ata burra të mencur e qe e duan atdhenë e nuk
e rrjepin vetëm sa të mbushin barkun e tyre ,por të mendojnë për popullin e tu përgjigjet cdo
detyre e pergjegjesie e tu pergjigjet në cdo kërkesë të popullit.

Për krijimin e një shteti të fortë duhet të mendosh nga të gjitha fushat. Ai ekonomia
,politika,ushtria, arsimi e kështu me rradhë

Përmbledhje

Samiu në këtë pjesë u bën thirrje popullit që të shpëjtojnë nga gërmadhat e


Perandorisë Osmane njëherë e përgjithmonë.

“Shqiptarë ësbtë çdo njeri i pjellë prej shqipëtarësh e që flet shqip,po shqiptar i vërtetë
është ay që ka mendjenë e zemrënë shqiptar. Këta shqiptarët e vërtetë janë me të vërtetë e
fjeshtë shqiptarë. Duhanë gjuhën e kombin e kombin e tyre dhe përpiqen për mbrodhësit të
mëmëdheut. Kur të bëhenë të gjithë shqiptarët a më të shumët e tyre kështu shqiptarë të
vërtetë,Shqipëria është e bëre e e shpëtuarë nga çdo rrezik.

“Ata shqiptare që sdinë të çmojnë kombin e ghuhën e tyre e s’i pëlqejnë e skanë turp te
duan të quhenë tyrq,greq ,shqeh a të tjerë ata janë trathëtorë të çmëndur e të paditur”
Ai shkruan duke u bërë thirrje “O burrani!Të mos na mbulojnë gjum e mfshetërsisë e e
paditurisë ,se në ndënjçim kështu ,jemi të humburë. O!Sa dëm i math e sa turp i rëndë të
humbasë sot,në këtë kohë që edhe më të dobtit e kombeve po xgjuhen e po lulëzojnë një
komp si sbqipëtarët”.

Të mos rrimë të mpit e të ngrirë,të lëvizim duar e këmbë,të tundemi e të lëkundemo,t’ecim


tdlirë n’udhët e Perëndisë,n’udhë të së drejtësë:PERËNDIJA,E
DREJTA,KOMBI,GJUHA!SHQIPËRIA,SHQIPËTARIA!

Siç shihet, në veprën “Shqipëria ç`ka qënë, ç`është e ç`do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi
shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i
shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror,
megjithatë ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së
Samiut është energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues.

“O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do


t`ju shpëtojë!„

Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Pasi ka
parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën;

“Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të
vërtetë s`ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë
një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për
formimin e stilit publicistik.

Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli
dhe opinioni përparimtar.
Referncat:
Libri, “Antalogji e mendimit shqiptar”
Libri “Shqipëria ç’ka qenë,ç’është e ç’do të bëhet

You might also like