You are on page 1of 8

Projekt,tremujori I dyte

Lenda:Gjuhe shqipe
Punuan:Arjol,Eneld
 Riciklimi i veshjeve është pjesë
e riciklimit të tekstilit . Ai përfshin
rikuperimin e veshjeve dhe këpucëve të
vjetra për klasifikim dhe përpunim.
Produktet e fundit përfshijnë veshje të
përshtatshme për ripërdorim, mbetje rroba
ose lecka si dhe materiale fibroze. Interesi
në riciklimin e veshjeve është në rritje të
shpejtë për shkak të vetëdijes mjedisore
dhe presionit të deponisë. Për
sipërmarrësit, ajo ofron një mundësi
biznesi. Përveç kësaj, bamirëse të ndryshme
gjithashtu gjenerojnë të ardhura nëpërmjet
programeve të tyre të grumbullimit për
veshjet e vjetra.
Rroba te cilat mund te na duken te
pariperdorueshme me ne fakt mund lenda pra
tekstili I nje veshjeje komplet te re.Pershembull
nese ju keni nje bluze dimri me menge te gjata e
cila eshte grisur pak te menget e saj atehere ti
mund ti presesh menget duke e kthyer ne nje
bluze me menge te shkurtra ose nje kanatiere
shume modern
 Sic e dime rrobet
perbehen prej tekstili ,por si do te ishte nese do
te perdornim lende si letra ose plastika per te
prodhuar veshje.Pershembull stilisti Mark
Otbang krijoi nje fustan duke perdorur gazeta te
ricikluara. e kepuceve Adidas ne 2017 prodhoi
mbi 500000 kepuce te prodhuara me plastike te
ricikluar nga oqeanet.
Në Shangai ka vetëm dy male. Njëri, që ndodhet në Parkun Turistik
Kombëtar Sheshan është destinacioni i udhëtimit më i pëlqyer për banorët e
distriktit Songjiang. Kurse, tjetri që injorohet nga njerëzit është një "mal"
plehrash.
22 mijë tonë plehra "prodhohen" çdo ditë në Shangai, ndërsa 70% e tyre
transportohen drejt vend-grumbullimit Laogang, që zë një sipërfaqe prej 4.1
milionë metra katrore në zonën Pudong. Kjo sasi e madhe plehrash kërkon
ndërhyrje urgjente për të gjetur një rrugë zgjidhje.
"Në sasinë e përgjithëshme të mbetjeve ka edhe nga ato që ende kanë vlerë.
Prandaj, ne duhet ta trajtojmë me seriozitet riciklimin e tyre. Për këtë, na
duhen politika më të favorshme, krijimi i një sistemi më efektiv, duke shtuar
vlerat e produkteve të ricikluar", tha Sun Huaibin, zv.Sekretar i përgjithshëm
i Këshillit Kombëtar të Tekstileve dhe të Veshjeve të Kinës.

Ka shumë mënyra për të ulur prodhimin e mbeturinave dhe riciklimi i


produkteve tekstile është një ndër to. Sipas të dhënave të publikuara nga
Këshilli Kombëtar i Tekstileve dhe i Veshjeve, riciklimi i të gjitha
produkteve skarco tekstile mund të kursejë energji sa 24 milionë tonë naftë e
papërpunuar.
Përveç kursimit të energjisë, riciklimi i veshjeve mund të ndihmojë në
pakësimin e lëshimit të karbonit në Kinë. Një raport i agjencisë zyrtare të
lajmeve Xinhua thotë se riciklimi i tekstileve mund të ulë 80 milionë tonë
dioksid karboni, që lëshohet në vit në mbarë Kinën.
Mirëpo, vetëm më pak se 10% e mbetjeve tekstile mund të riciklohet në
qytetet kryesore si Shangai dhe Guangzhou.
Që nga viti 2011, bashkia e Shangait hartoi një projekt për këtë çështje, duke
u ofruar distrikteve të ndryshme të qytetit 2000 kuti riciklimi për veshjet e
përdorura.Vitin e kaluar në këto kuti janë mbledhur 1100 tonë rroba të
hedhura.
"Njerëzit prodhojnë plehra dita ditës dhe nuk interesohen për mënyrën e
trajtimit të tyre me djegie apo groposje, madje as për dëmet që mund të
krijojnë për mjedisin tonë. Nëpërmjet praktikave të riciklimit, ata mund të
binden të kontribuojnë për të përmirësuar mjedisin natyror", tha znj. Yang
Yinghong, e cila është kryetare e bordit të kompanisë Shangai Yuanyuan
Industrial Co Ltd., një ndër tre ndërmarrjet që merren me zbatimin e këtij
projekti, të iniciuar nga qeveria.
Vitin e kaluar, 21.32 ton veshje dimërore që ishin në gjendje të mirë u
dërguan nga Shangai për të ndihmuar qytetarët në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë, vullnetarët thurën me riciklim 1.15 ton triko për nxënësit në
nevojë, në rajonet e varfëra.
Që nga viti 2012, vullnetarët kanë thurur mbi 5000 triko me fije leshi të
ricikluara për shkollat e posaçme në provincat Anhui, Guizhou, Shaanxi etj.,
që mbulojnë të gjitha shpenzimet e nxënësve në vështirësi ekonomike. Kurse,
veshjet verore, pas procesit të dezinfektimit janë shndërruar produkte sanitare
si shtupë dyshemesh, leckë pastrimi etj.
Krahas zhvillimit ekonomik, kinezët shpenzojnë afro 258 miliard dollarë
amerikanë çdo vit për blerjen e veshjeve. Sipas një sondazhi të kryer kohët e
fundit nga kompania Contact Lab në Milano, në disa metropole kineze
buxheti mesatar për blerjen e një produkti luksoz ka arritur deri në 1010
dollarë amerikanë.
4/5 e qytetarëve në Shangai që morën pjesë në sondazh thanë se kanë blerë
më shumë se një produkt luksoz vitin e kaluar. Gati 91% e tyre, pohuan se do
të blejnë produkte të tjera të shtrenjta në gjashtëmujorin e ardhshëm. Kurse
vetëm 77% e qytetarëve në Nju Jork e kanë shprehur këtë dëshirë gjatë
sondazhit.
Zhvillimi i shpejtë i biznesit të modës po nxit njerëzit të blejnë më shumë
veshje se sa u duhen, duke krijuar edhe më shumë rroba të përdorura. Kështu
tha Zhang Na, dizenjuese që punon për një projekt mbi ripërdorimin e
veshjeve të hedhura, të cilat vlerësohen si veshje "jashtë modës". Si një
dizenjuese e pavarur, Zhang ka organizuar një sfilatë mode në vitin 2011 në
Austri me një koleksion të ri. Në sfilatë vlerësimet e spektatorëve u shtuan
kur ata mësuan se mbi 20 veshje të koleksionit ishin ricikluar.
E rritur në një familje me atmosferë të theksuar akademike dhe artistike,
Zhang ka mbaruar studimet për dizenjim në Mod'Art International Paris dhe
në Akademinë e Arteve të Xi'an-it para se të zhvendosej në vitin 2004 në
Shangai. Sipas saj, këtu mund të hyhet më lehtë në industrinë e modës dhe i
pëlqen pasi është qyteti ku banonte shkrimtarja qe saj e preferuar Eileen
Chang.

Zhang Na
Në 2008 Zhang krijoi markën e saj të modës Fake Natoo dhe pas 3 vjet
zhvillimi të biznesit të saj, ajo nisi të mendonte për domosdoshmërinë e
prodhimit të veshjeve të reja në çdo stinë. Ajo kuptoi se në vend të dizenjimit
të rrobave mund të jetë më interesante të shndërrojë veshjet jashtë modës në
produkte të reja. Me këtë ide, ajo krijoi "Reclothing Bank" në vitin 2010 për
t'u dhënë rrobave të përdorura një jetë të re. Veshjet e para ajo i paraqiti gjatë
koleksionit të saj në sfilatën e modës në Austri.
"Ndjej gëzim kur shoh se markat e modës si Zara dhe H&M po u ofrojnë të
rinjve më shumë shanse të blejnë veshje me çmime të arsyeshme, por me
dizenjim në nivel të lartë si ai i markave luksoze. Por, pyetja është që a na
duhen kaq shumë veshje të reja", tha znj. Zhang.
Që nga viti 2010, ajo ka ripunuar gati 500 veshje për Reclothing Bank dhe
shumica e tyre u shitën në tregun e brendshëm.
Megjithëse rrobat origjinale janë falas, procese si pastrimi, dezinfektimi,
thurja, ridizenjimi dhe riprodhimi kushtojnë. Për të mbaruar një produkt,
Zhangut i duhet të punojë mbi 2 javë.
"Çdo copë pëlhure ka karakteristikat e veta, por unë duhet ta përshtas atë me
kohën moderne", tha Zhang Na.
Lidhur me suksesin e arritur në biznes ajo thotë se gati gjysma e kohës së saj
përdoret për Reclothing Bank. Zhang nuk ka plan të zgjerojë projektin, por
beson se është vetëm çeshtje kohe që njerëzit ta kuptojnë parimin e riciklimit
të rrobave.
Në vitin 2013, gjigandi suedez i shitjeve me pakicë të veshjeve "H&M" u bë
kompania e parë në botë e biznesit të modës që shpalli programin global të
riciklimit të rrobave, që njihet si "Garment Collecting Initiative". Tani, kjo
kompani që ka pasur ekspansion të shpejtë në Kinë lejon klientët të dhurojnë
veshje të tyre të padëshiruara në cilindo degë dyqani të saj në mbarë botën.
"Veshjet pavarësisht materialit, markës apo në çdo lloj situate janë të
pranueshme. Në kthim, klientët mund të fitojnë kupon nga ana jonë për ta
përdorur në blerjen e ardhshme", tha Magnus Olsson, menaxheri i H&M për
Kinë.

You might also like