You are on page 1of 174

Hyrje në politikën

krahasimtare
Viti I (semestri 2)
LIGJËRATA 1
SHTETI DHE KOMBI
( ”Andreë Heyëood, Politika, faqe 83 dhe kombi, faqe 103)
Komb-Shteti është koncept: teorik, politik dhe historik që nënkupton
një ndërthurje të një shteti si organizatë politike dhe të një kombi
( individë që e konsiderojnë vehten të afërt ndërmjet vehtes dhe që i
takojnë një grupi të njëjtë).
Ky nocion Shtet-komb është nocion identitar, (përkatësia e një grupi),
dhe nocion juridik (ekzistenca e një forme të sovranitetit dhe të
institucioneve politike dhe administrative, Shteti).

Shteti
Etimologjia: nga latinishtja « status », derivat i foljes « stare » kuptimi i
parë i të cilit është të qëndrosh në këmbë ;
Në kuptim figurativ: pozita. Fjala Shtet është paraqitur në fund të
shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI.
State (ne gjuhën angleze nënkupton edhe gjendjen e një personi ) etj;
• Sipas Hannah Arendt, fjala vjen nga latinishtja status rei publicae që
nënkupton « formë qeverisje ».

• Ka edhe një definicion tjetër të shtetit sipas Max ëeber-it (në veprën
e tij ekonomia dhe Shoqeria) ku ai thote se: Shteti është « një
ndërmarrje politike (institucion politik ) ku kreu i tij institucional
posedon me sukses, në kuadër të rregullave (normave), monopolin e
dhunës fizike legjitime brenda një teritori të caktuar.

• Për ëeber-in pra, një Shtet mund të jetë ndërmarrje politike e tipit
institucional vetëm nëse struktura e tij administrative arritë të jetë e
vetmja, që në mënyre direkte ose indirekte (delegim) të rrespektojë
ligjet nëpermjet ushtrisë, drejtësisë ose policisë.
Për ëeber-in, sovraniteti është rezultat i kapacitetit të Shtetit që
nëpërmjet aparatit të tij administrativ të arrijë të sigurojë
monopolin e dhunës fizike dhe simbolike.

Një qasje tjetër sociologjike e filozofit/sociologut francez P.


Bourdieu e definon shtetin si një organizatë që ka kapacitet për
të ushtruar dhunën simbolike mbi qytetarët e saj, ajo që ai e
quan « magjia e shtetit ».

Ky nocion lidhet me kapacitetin e shtetit për ti kontrolluar


qytetarët e vet nëpërmjet evidentimit të tyre (dokumentave të
identitetit, llogarisë bankare, kamerave të kontrollit, etj.) ose
nëpërmjet gjykatave duke i deklaruar ata fajtor ose të pafajshëm.
Koncepcioni etno-kulturor i kombit
Kërkimi mitik i krijimit të një kombi territorial, etnikisht
homogjen, është vetëm zbatimi i doktrinës të ashtuquajtur
objektive të kombit.
Në fund të shekullit 19, juristi Gjerman Heinrich von
Treitschke, rekomandonte që te merren parasysh vetëm
elemetet objektiv si gjuha, religjioni, gjeografia ose etnia
për të përcaktuar përkatësinë nacionale.
Ai teorizon traditën komunotariste Gjermane të inicuar nga
Johann Herder (1744-1803) dhe ajo që quhet Sturm und
Drang, që e definon kombin si grup natyror të cilit historia i
ka dhënë karakteristika objektivisht specifike.
Sipas kësaj qasje naturaliste, rezultonte se nuk mund të
bëhemi Gjerman: jemi gjerman me lindje ose nuk jemi.
Koncepti Kontraktualist i shetetit

Ernest Renan e konteston këtë tezë të kombit “organiciste” pikë për pikë në
konferencën e tij të njohur ”Çka është kombi”, të mbajtur më 11 mars
1882.
Ai vën përballë teorisë gjermane, një koncepcion “subjektiv”, ate të një
“solidariteti të madh”, të një komuniteti të bashkuar mbi një territor të
njejtë dhe e cila ndan dëshirën për të jetuar bashkë.
Ai e përshkruan kombin si një tërësi qytetarësh të bashkuar përreth një
marrëveshje të njejtë dhe të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të
përbashkët dhe të ndajnë vuajtje dhe kënaqësitë së bashku.
Kombi sipas kësaj është “plebishit i përditshëm”;
Sipas këtij reprezentimi kontraktualist, kombi është sinonim me qytetarin
dhe jo etninë. Nuk përbën një të dhënë natyrore dhe definohet para së
gjithash me një projekt kolektiv të përbashkët.
Kombi sipas Renanit e ka kohezionin e tij tek homogjeniteti qytetar dhe jo
tek një origjinë e pretenduar etnike.
Klasifikimi i shteteve

Një klasifikim minimalist i shtetit i dallon


shtetet

• Sipas formës së sistemit politik;


• Sipas formës së sundimit;
• Sipas formave të rregullimit shtetëror;
• Sipas shkallës së decentralizimit.
1) Sipas formës së sistemit politik
• Sipas kësaj ndarje, shtetet ndahen në sisteme
presidenciale dhe parlamentare;
• Sistemet presidenciale janë sisteme ku ka një ndarje
të qartë ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit. N ë këtë
sistem, Presidenti nuk është vetëm figurë por ai është
edhe Shef i Qeverisë. Në këto sisteme, ai zgjedhet në
mënyrë direkte nga votuesit (edhe pse në SHBA, është
Kolegji votues ai që e zgjedhë Presidentin); 
• Tek sistemet parlamentare, Kryetari i shtetit
(Monarku ose Presidenti) ka zakonisht një pozitë
inferiore në raport me kryetarin e qeverisë
(Kryeministrin ose Kancelarin) dhe në këto sisteme,
është Kryeministri ai që është i rëndësishëm;
• Në sisteme parlamentare, votuesit zgjedhin vetëm
legjislaturen (deputetët) dhe nuk mund ti ndajnë votat
ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit. Organizimi i
zgjedhjeve (proporcionale-dypartiake etj.)
2) Sipas formës së sundimit
• Sipas formës së sundimit, shtetet i përcaktojmë në
bazë të pozitës së kreut të Shtetit (shefit të shtetit):
• Në Monarki, Shefi i shtetit është politikisht dhe
juridikisht person jopërgjegjës i cili vjen në atë pozitë
me trashëgimi;

• Në Republikë, shefi i Shtetit është person (funksionar


ose organ kolektiv) i cili vjen në pozitë me zgjedhje (të
drejtëprdrejta ose të tërthorta), dhe i cili është
përgjegjës politikisht dhe juridikisht.
• Mirepo, fakti se një shtet ka regjim monarkie, nuk do
të thotë se sistemi i tij politik nuk është demokratik.
Shumica e monarkive bashkëkohore janë shtete
parlamentare dhe roli i vërtetë politik i monarkut (roli
vendimmarrës për punët publike) është i vogël. Ne
Britani te Madhe, Spanje, Danimarke, Suedi, etj.,
3) Sipas formës se rregullimit shtetëror
• Shtete ndahen në: federale (konfederale) dhe
unitare
• A) Shtetet federale përbëhen nga njësitë shtetërore
relativisht të pavarura (të emëruara në mënyra të
ndryshme: Shtete, Kantone, Entitete, etj.) të cilat
kryejnë funksione të caktuara shtetërore sikurse
ligjevënëse ashtu edhe gjyqësore dhe ekzekutive.
Megjithate, sado i përbërë që është, shteti federal
mbetet një (nuk bëhet fjalë për bashkim, lidhje të
shteteve).
• Shteti federal, në teritorin e të gjitha njësive federale,
është sovran. Sovraniteti nuk u takon njësive federale.
• Vëllimi i funksioneve shtetërore, të cilat i kryejnë
njësitë federale janë të përcaktuara me Kushtetutën e
shtetit federal.
• Megjithate, edhe njësitë federale mund të kenë
4) Sipas shkallës së centralizimit

• Sipas shkallës së centralizimit shtetet nuk mund t’i


kategorizojmë, sepse bëhet fjalë për shkallë, për
intenzitet. Mund të flasim vetëm për shtete më shumë
ose më pak të decentralizuara.
• Decentralizimi do të thotë bartje e vendimmarrjes
për punët publike (çështjet politike), nga organet
qendrore të shtetit në bashkësitë vetëadministrative.
Decentralizimi i shtetit zakonisht është sinonim i
decentralizimit teritorial.
• Decentralizimi teritorial nënkupton:
• Bartje të pushtetit në bashkësitë territoriale (lokale)
vetëadministrative.
• Vetëadministrimi lokal është pushtet që u jepet
komunave që të administrojnë vetë një pjesë të punëve
publike (zakonisht bëhet fjalë për punët të nivelit
Komunat (Bashkësitë Lokale)

• Komunat kanë aq pushtet sa u jep shteti me aktet e


veta politike (Kushtetutë, ligje, dekrete etj.). Pra,
pushteti i tyre rrjedhë nga vet pushteti shtetëror dhe
nuk kemi të bëjmë me kurrfarë sovraniteti që ato e
kanë brenda shtetit të tyre.
• Shkalla e decentralizimit varet nga shumë faktor ndër
të cilët më të rëndesishmit janë:
• 1) A veprojnë bashkësitë lokale vetëadministrative si
persona juridik?
• 2) Sa nivele administrimi kanë ato?
• 3) A ka të vendosur institucione ose mekanizma
përmes të cilëve banorët e bashkësive lokale vërtetë
vetë vendosin për punët e caktuara publike?
• 4) Sa ështe vëllimi i mjeteve të dedikuara për
veprimtarinë e tyre?
Ligjërata II

Ndarja e shteteve sipas formës së sistemit


politik
LIGJËRATA III
Ndarja e Shteteve sipas formës së sistemit politik
Sistemet presidenciale
• Janë sisteme ku ka një ndarje (më e qartë) ndërmjet ekzekutivit
dhe legjislativit ;
• Në këtë sistem: Presidenti nuk është vetëm figurë por ai është
edhe Shef i Qeverisë;
• Presidenti zgjedhet në mënyrë direkte nga votuesit (Kolegji votues)
dhe sipas kushtetutes nuk mund të shkarkohet nga legjislativi;  

Sistemet parlamentare
• Në sisteme parlamentare, Kryetari i shtetit (Monarku ose
Presidenti) ka zakonisht një pozitë inferiore në raport me Kryetarin
e Qeverisë (Kryeministrin ose Kancelarin) dhe në këto sisteme,
është Kryeministri ai që është i rëndësishëm;
• Në sisteme parlamentare, votuesit zgjedhin vetëm legjislaturën
(deputetet) dhe nuk mund t΄i ndajnë votat ndërmjet ekzekutivit dhe
legjislativit. Organizimi i zgjedhjeve (proporcionale-dypartiake);
• Në sisteme parlamentare, Presidenti
(Monarku) emëron Kryeministrin nga partia që
i ka fituar zgjedhjet ose që e ka numrin më të
madh të votave. Ai nuk ka mundësi të zgjedhe
dikend tjetër, vetëm në rast se ky i fundit nuk
arrite të krijoj koalicion qeverisës;
• Si përfundim, regjimet parlamemtare janë
sisteme kushtetuese të karakterizuara me një
ekuilibër ndërmjet pushteteve të qeverisë (ose
Kabinetit) dhe Parlamentit;
• Qeveria është politikisht dhe kolektivisht
përgjegjëse para Parlamentit. Si rezultat,
Qeveria ka të drejtën e shpërbërjes së
Parlamentit.
Shembull i sistemit presidencial: SHBA
• SHBA-ja është modeli i regjimit presidencial
ideal-tipik. Është model që ka inspiruar
shumicën e regjimeve presidenciale të
Amerikës (sidomos atyre Jugore dhe Latine:
Brazil, Meksikë, Argjentinë etj., sepse
Kanadaja ka një regjim parlamentar të tipit
britanik);

• Madje, regjimi presidencial amerikan është i


vetmi regjim autentikisht presidencial i cili
funksionon nga krijimi i tij;
Karakteristikat:
- Është sistem politik stabil për shkak se
Parlamenti nuk ka mundësi t’a shkarkoj
• Në SHBA ka një sistem kontrolli të pushtetit reciprok
që quhet Checks and Balances;
• Është sistem i krijuar me qëllim që asnjë degë e
pushtetit mos të akumulojë shumë pushtet dhe është
sistem ku secila degë e pushtetit ka mundesi ta
kontrolloj tjetrën;
  
• Megjithate, duhet theksuar se nuk ka një ndarje
strikte të pushteteve sepse Presidenti ka mundësi ta
ndaloj Kongresin duke përdorur veton e tij (edhe pse
përdorimi i vetos presidenciale mbetet i limituar);

• Edhe Kongresi ka mundësi ta votoj një ligj që e refuzon


Presidenti nëse 2/3 e deputetëve e votojnë ligjin;

• Kongresi ka mundësi ta pengoj politikën e Presidentit


edhe në kuadër të funksionimit të tij normal, me
IMPEACHMENT-i
• Kongersi amerikan ka edhe një mundësi tjetër kontrolli
ndaj Presidentit nëpërmjet procedurës së
Impeachment-it e cila i mundëson atij të shkarkoj
Presidentin në raste të veçanta. Mirëpo,
impeachment-i nuk hyn në kuadër të pushtetit
kontrollues për faktin se Presidenti mund të bëhet
objekt impeachmen-it vetëm nëse bën akt tradhëtie
ose abuzim me pozitën e tij;
• Ky sistem kontrolli (checks and balances) e ka ruajtur
Amerikën nga diktatura ose abuzimi me pushtetin për
më shumë se dy shekuj;

• Është shumë e rrallë që një pushtet të fitoj gjithçka që


kërkon. Kongresi nuk mundet ti votoj të gjitha ligjet që
Presidenti nuk i don dhe e kundërta. Kjo i jep sistemit
presidencial amerikan stabilitet të madh dhe mundëson
funksionimin e demokracisë. Kjo është ajo që quhet
Si zhvillohet kjo procedurë?
• Procedura votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve (nje lloj jurie e
madhe). Nuk është vetëm presidenti i cili i nënshtrohet kësaj
procedure. Të akuzuarit mund të jenë edhe funksionar të lartë të
shtetit, gjykatës etj.;

• Procesi i shkarkimit bëhet para Senatit i cili duhet të prononcohet


mbi përgjegjësinë e të akuzuarit; Vendimi merret me 2/3 e Senatit
77/100 senator. Është procedurë shumë e ngjashme me një
proces gjyqësor. I akuzuari përfaqësohet nga avokatet. Kur i
akuzuari është Presidenti, atëherë seanca e Senatit udhëheqet
nga Kryetari i Gjykatës Supreme. Në raste tjera, Senati
udhëheqet nga nënkryetari i SHBA-ve;

• Sipas Kushtetutës Amerikane, Presidenti mund të gjykohet për


tradhëti, korrupcion ose për ate që quhet high crime (abuzim me
pozitën e tij);

• Nëse Senati e shpall Presidentin fajtor, ai shkarkohet dhe i


ndalohet ushtrimi i cilido funksioni zyrtar. Pastaj, kundër të
akuzuarit mund të ngritet padi para gjykatave civile ordinare ku
• Impeachment-i nuk është procedurë e ngjajshme me
mocionin e cenzurës edhe pse është pikërisht
Parlamenti që e inicon ate;
• Historikisht, ka pasur 17 raste në të cilat është
përdorur kjo procedurë kundër gjykatësve federal;
• Tre kryetar kanë qenë subjekt të kësaj procedure:
Andreë Johnson, Richard Nixon dhe Bill Clinton.
Asnjëri nga këta nuk ështe shkarkuar. Madje, Richard
Nikson-i ka demisionuar para se të arrinte procedura
në Senat;

Rasti i Bill Clinton-it:


• Procedura është inicuar në tetor 1998 dhe njihet
zakonisht si Monicagate (Nixoni, ëatergate). Prokurori
Keneth Starr akuzonte Klintonin për ofendim,
obstrukcion të drejtësisë dhe abuzim me pushtetin.
Seanca e Senatit është udhëhequr nga Kryetari i
Përparësitë e sistemeve presidenciale 

 Zakonisht u referohet 4 përparësive:


1) Zgjedhjet direkte në një sistem presidencial i japin
legjitimitet (mandat) presidentit;
2) Ndarja e pushteteve – Presidenca dhe Parlamenti janë
dy struktura paralele. Kjo nënkupton se ka një kontroll
reciproke për të evituar abuzimet me pushtet;
3)  Shpejtësia e marrjës së vendimeve  - një President me
pushtete të qarta ka më shumë mundësi të reformoj
dhe të marr vendime si dhe ka mandat të qartë për të
përfaqësuar shtetin e vet jashtë;
4) Stabiliteti – një President me mandat të caktuar i jep
më shumë stabilitet sistemit se nje sistem parlamentar
ku Kryeministri mund të shkarkohet nga Parlamenti
(Mocioni i censurës);
Mangësitë e sistemit presidencial

Kritikat potencojnë zakonisht 3 mangësi të


këtij sistemi:
1) Tendenca kah autoritarizmi;

2) Problem i arritjes së koncenzusit ndërmjet


Parlamentit dhe Presidentit në momente krizash
politike sidomos nëse dalin nga parti politike rivale;

3) Nëse Presidenti është i korruptuar, mundësia e


shkarkimit të tij është e limituar para se të
përfundoj mandatin;
Monarki apo Republike

Ligjerata III
• Monarki apo republikë
• Emrimi i një shteti monarki apo republikë
ka të bëjë me “formën e shtetit”. Republika
është thjeshtë një formë shtetit e cila nuk
ka monark. Fjala republikë nuk do të thotë
domosdoshmërisht “e mirë” apo
“demokratike”. Megjithatë, republika si
formë shtetërore mbetet mjaft e përhapur
në botë por nuk është formë predominuese.
• Monarkitë sot definohen si monarki
kushtetuese- ato të Evropës perendimore :
Norvegjia, Suedia, Danimarka, Britania e
Madhe, Holanda, Belgjika ose Spanja.
• Roli i Mbretit ne këto shtete është vetëm simbolik.
Megjithatë në kohëra moderne, Mbreti ka luajtur
shpesh një rol të rëndësishëm në vendosjen e
demokracisë.
• Në Spanjë për shembull, mbreti ka ftuar ushtrinë në
vitin 1981 që mos të bëjë grusht shtet duke u bërë
kështu simbol i demokracisë (madje edhe lideri i
Partisë komuniste të Spanjës është shprehur në favor
të monarkisë).
• Disa monarki tradicionale të cilat i gjejmë në boten
Arabe: Maroko, Arabia Saudite, Kuvaiti etj. kanë
pasur vështirësi të shndërrohen në demokraci
kushtetuese.
• Dështimi i shndërrimit në monarki kushtetuese ka
shkaktuar që në shumë nga shtetet arabe janë
përmbysur këto monarki : Egjipt, Irak, Libi, Etiopi
dhe Iran.
• Megjithatë, monarkitë evropiane shtrojnë një pyetje
interesante: Si ka mundësi që në këto shtete të kemi një
kombinim të një forme të vjetër të qeverisjes dhe një formë
moderne? Këto monarki kushtetuese jane sot ndër shtetet me
të zhvilluara dhe më demokratike në botë.
• Një prej spejgimeve qëndron tek ajo që filozofi Seymur Lipset e
quan « funksioni integrativ » i cili i mban bashkë grupet e
ndryshme sociale gjatë fazës së modernizimit.
• Sektori tradicional i shoqerisë- klerikët, oficerët e lartë
ushtarakë dhe pronarët e mëdhenj të pronave-janë zakonisht
ato sektore të cilat tentojnë t’a pëngojnë demokratizimin.
• Mirëpo, këto grupe janë monarkiste në orientimin e tyre , dhe
nesë mbreti ose mbreteresha pranojnë demokratizimin, sektori
tradicional e përkrahë këtë proces.
• Monarkia shërben në këtë rast si një urë ndërmjet sistemit
politik tradicional të dalur nga mesjeta dhe sistemit
pjesëmarrës modern, duke lëhtësuar kalimin nga një sistem në
tjetrin.
• Republika si model shtetëror është përhapur pas Revolucionit
francez në vitin 1789 duke i menjanuar monarkistat dhe
shume shpesh kjo ka qene shkak i problemeve me të cilat
është ballafaquar ajo. Gjermania e ka humbur monarkinë pas
Luftes së parë botërore kur Kaizeri ka abdikuar dhe ka ikur
në Holandë. Dhe pas 14 vitesh Republike të ëeimarit, Hitleri e
ka marrë pushtetin me nacistat. Shumë analistë kanë shkruar
se kjo nuk do të kishte ndodhur po te kishte pasur Gjermania
një Kaizer të moderuar (princi Max i Baden-it) të cilit të gjitha
sektoret e shoqërisë i kishin besuar. Shumë republika në
botën e tretë sot janë duke u ballafaquar me problemin e
shtet-ndërtimit, pa një institucion dominues i cili do t’u jepte
legjitimitet. Me kohë, respekti për institucione republikane do
të rritet nëse do të unifikoheshin institucionet e republikes
ashtu sic ka ndodhur në SHBA. Edmond Burke ka thënë dy
shekuj më parë se e vjetra është e mirë, për një institucion i
cili ka mbijetuar dhe është adoptuar kohë më parë për shkak
se është fiksuar në mendjet dhe zemrat e njerëzve.
Ligjërata IV

Sistemet shtetërore sipas formave të rregullimit


shtetëror
LIGJËRATA IV
Sistemet shtetërore sipas formave të rregullimit
shtetëror
• Shtetet federale, konfederale dhe unitare

• Shteti federal ose federata vjen nga latinishtja  foedus


që do të thotë aleancë dhe është zakonisht shtet
sovran i përbërë nga disa entitete autonome që kanë
një qeveri të përbashkët federale;
• Statusi i këtyre entiteteve është zakonisht i garantuar
nga Kushtetutat e këtyre shteteve dhe nuk mund të
vihet në pyetje nga nje vendim unilateral i qeverisë
qëndrore;
• Forma e qeverisë ose struktura kushtetuese e këtij
shteti quhet federalizëm;
• Nëse tentojmë të definojmë shtetin federal atëherë
mund të themi se federalizmi është “një tërësi
• Federatat mund të jenë multietnike ose të
përfshijë territore të gjëra (jo gjithmonë);

• Federatat krijohen zakonisht me marrëveshje të


bazuar mbi interesin e përbashkët ndërmjet disa
shteteve të pavarura;

• Shtetet që e përbëjnë federatën konsiderohen në


njëfar mënyre si sovrane sepse disa kompetenca
janë të rezervuara për to dhe nuk mund të
ushtrohen nga qeveritë qëndrore;

• Megjithate, një federatë është më shumë se një


aleancë shtetesh të pavarura;
Shtetet Unitare

• Në disa raste, diferencat ndërmjet Shtetit federal dhe


shtetit unitar janë shumë të vogla. Shumica e shtetve
unitare sot kanë nëndivizione territoriale
administrative të cilat vetëqeverisen. Mirëpo,
diferenca kryesore është se në krahasim me federatën,
shteti unitar u jep autonomi territoreve të tij sipas
vullnetit të vet dhe ka mundësi t΄ja u marrë gjithashtu
sipas vullnetit të vet në mënyrë unilaterale;

• Është e zakonshme të themi se në esencë, tek një shtet


unitar, pa marrë parasysh statusin e komponentave të
tij, i gjithë territori i tij përbën një entitet unik dhe
sovran ose shtet-komb dhe qeveria e tij qëndrore
ushtron sovranitetin e tij mbi gjithë territorin e vet.
• Njësitë e shteteve federale nuk kanë zakonisht asnjë
lloj pushteti përsa u përket politikave të jashtme dhe
nuk kanë status shtetëror të pavarur në kuptim të së
drejtës ndërkombëtare;
Disa federata janë asimetrike
• Kjo nënkupton se disa shtete kanë më shumë autonomi
se tjerat. Shembull tipik i një federate të tillë është
Malezia e përbërë nga 13 shtete ku dy entitete të kësaj
federate, Saraëak dhe Sabah kanë status më të
pavarur se entitetet tjera të këtij shteti. Madje,
federata ish-Jugosllave ka qenë asimetrike për faktin
se të gjitha entitetet e saj nuk e kanë pasur të njetin
status;
• Federata rezulton zakonisht nga një marrëveshje
inicale ndërmjet një numri shtetesh të ndara. Qëllimet
mund të jenë të ndryshme: vullneti për të zgjedhur
probleme reciproke, për të krijuar një mbrojtje të
përbashkët, për të krijuar një shtet-komb etj;  
• Megjithate, nga një shtet federal në tjetrin,
sistemi federal mund të ndryshoj;

• Shumica e federatave sot kanë një histori të


gjatë. Kemi edhe aso shtetesh federale si
Australia për shembull që kanë lindur nga vota
demokratike e qytetarëve të saj. Çdo shtet i
Australisë ka votuar dhe adoptuar me
referendum kushtetutën e Australisë;
• Tek shtetet federale, në teori, sovraniteti
ndahet ndërmjet entiteteve federale dhe
pushtetit federal;
Definicioni i shtetit unitar
Karakteristike e shtetit unitar është se ai ka vetëm një
aparat shtetëror plotësisht kompetent mbi të gjithë
territorin e tij, si në plan politik ashtu edhe juridik;
Në teori, shteti unitar mendohet si më i centralizuar se
ai federal dhe brenda këtij shteti, shërbimet publike
dhe administrata e kolektiviteteve publike infra-
shtetërore qeveriset nga qendra;
Franca merret si shtet unitar edhe pse nga viti 2003,
sipas Kushtetutes, është shtet i decentralizuar;  
Shtetin unitar e karakterizon fakti se kolektiviteteve u
delegohet pushtet (kompetenca decentralizuese) dhe
qeverisë qëndrore i mbetet fjala e fundit;
Shembulli i Britanisë së Madhe
Britania (Mbretëria e Bashkuar) është shtet unitar edhe pse është i
përbërë nga disa entitete (Skotlanda, Velsi (ëales) dhe Irlanda e Veriut)
të cilat kanë kompetenca autonome;
Skotlanda, Vellsi dhe Irlanda e Veriut kanë Parlamentet e tyre.
Mirëpo, ajo që e bën Britanine e Madhe shtet unitar është fakti se
është qeveria qëndrore që u delegon pushtetin këtyre pushteteve
regjionale dhe mbetet autoritet suprem;

Në princip, qeveritë e regjioneve nuk kanë mundësi që t΄i kontestojnë


aktet e parlamentit qëndror dhe në princip, pushteti i qeverive të
decentralizuara mund të revokohet nga qeveria qëndrore;

Për shembull, Parlamenti i Irlandës së Veriut është suspenduar 4 herë


nga viti 1974 dhe kompetencat e tij janë tranferuar tek Zyra e Qeverisë
Qëndrore të Irlandës së Veriut (për shkaqe historike të konfliktit atje);
 
• Shtetet unitare të decentralizuara:
– Franca pak e decentralizuar (decentralizim
territorial: Regjion, Departament, Komuna);
– Irlanda: shtet unitar shumë pak i decentralizuar
(County dhe Komunat);

• Shtete unitare të regjionalizuara


– Spanja (ka ato që quhen Komunitete Autonome që
janë lloj regjionesh me kompetenca mjaft të gjëra);
– Italia është shtet unitar shumë i regjionalizuar
(Komunitete autonome, regjione);
– Kina zyrtarisht figuron si « Shtet i unifikuar
multinational », mirëpo këtyre viteve të fundit
është decentralizuar dhe ka 4 provinca;
• Si permbledhje:
• Federalizmi, ka te beje me te gjitha
karakteristikat dhe praktikat
institucionale te sistemeve politike
federale si dhe me teorite politike te cilat
jane ndertuar per te studijuar ose per te
promovuar ate. Federalizmi eshte sistem
organizimi, administrimi te qeverise ku
shteti eshte i organizuar ne federata dhe
ndan me shtetet e federuara kompetenca
te ndryshme kushtetuese: legjislative,
juridike dhe administrative (shembulli i
Zvicrres, SHBA-ve, Gjermanise, Brazilit,
Argjentines, Nigerise etj.)
• Kur kemi te bejme me nje forme te organizimit
shteteror, federata eshte e ndryshme nga shteti
unitar. Ndamja e pushteteve behet ndermjet
shtetit federal dhe shteteve te federuara, sipas
modalitetve te percaktuara nga kushtetutat. Nje
federate mund te lind nga bashkimi i disa
shteteve ne nje shtet te njejte federal ose nga
ndamja e nje shteti unitar ne disa njesi federale
(Belgjika).
• Ne kete rast krijohet nje dualitet shteteror i cili
ka te beje me nje lojalitet te dyfishte te
qytetareve: njeri ndaj federates kurse tjetri ndaj
shtetit anetar te federates.
• Ne aspekt te teorise politike, qellimi i ketij lloj
shteti eshte qe te tejkalohet uniteti absolut i
shtetit i cili i karakterizon shtetet unitare.
• Shteti i regjionalizuar eshte forme e shtetit i
perkohshem i cili evoluon nga nje shtet
unitar kah nje shtet federal (Belgjika). Kemi
te bejme me nje lloj shtet i cili gjindet
ndermjet shtetit unitar dhe atij federal sepse
shteti i regjionalizuar nuk eshte totalisht
shtet unitar por as nuk eshte totalisht shtet
federal. Ne fakt, shteti i regjionalizuar ka nje
strukture shteterore unitare me nje
decentralizim ekstrem. Decntralizimi ka te
beje me nje transferim te pushteteve nga
pushteti qendror ne regjione ose ne nivele
tjera. Keshtu regjionet kane atribute shume
me te medhaja se nje dekoncentrim klasik.
• Shteti njeh keshtu nje autonomi politike
reale ne favor te njesive regjionale.
Njesite regjionale vendosen zakonisht
mbi baze gjeografike, ekonomike,
kulturore, etnike ose gjuhesore….
• Megjithate, kjo autonomi mbetet relative
dhe e kontrolluar nese e krahasojme me
federalizmin. Statusi i regjioneve duhet
te aprovohet ne moment te fundit nga
parlamenti i cili nuk eshte perfaqesues i
regjoneve.
Shtete të cilat kombinojnë unitaren, federalen dhe konfederalen:
Zvicra e cila për arsye historike quhet Konfederata Helvetike është
shtet federal;
Bashkimi Evropian i kombinon këto të dyja për arsye se tre shtyllat
institucionale i kombinojnë federalen dhe konfederalen (Shtylla e parë
Federale, e treta konfederale kurse e dyta i kombinon këto të dyjat);
 
KONFEDERATA
Etimologjia: nga latinishtja  cum (me) dhe foedus, aleancë;
Konfederata është asociacion ose aleancë ndërmjet disa shteteve të
pavarura të cilat janë bashkuar pa e dhënë sovranitetin dhe autonominë
e tyre.  Këto shtete ja delegojnë ushtrimin e disa kompetencave një
pushteti qëndror të përbërë nga organizma ndërshtetëror. Ky pushtet
qëndror i merr vendimet me unanimitet të shteteve anëtare;
Konfederata është Traktat i cili parasheh:
A) Qeverisjen e përbashkët të çështjeve esenciale që i takojnë
një shtetit dhe,
B) Një organ për t΄i udhëhequr ato;

Konfederata mund të shkoj shumë larg. Ajo mund të krijoj


një diplomaci, ushtri të përbashkët etj.; Mund të krijoj
një parlament ose një Kartë e cila është e ngjashme me
shtetin Federal;
Megjithate, federata mbetet fenomen kontraktues që do të
thotë se krijohet një marrëveshje ndërmjet shtetetve që i
paraprijnë dhe të cilat mbeten sovrane;
Si përfundim, statusi i konfederatave është i përcaktuar
në bazë të një Traktati i cili mund të modifikohet vetëm me
marrëveshje unanime të të gjithë anëtarëve. Federatat kanë
zakonisht kushtetuta;
Gjithashtu, konfederata respekton principin e sovranitetit
ndërkombëtar të anëtarëve të vet sa i përket së Drejtës
Ndërkombëtare;

Konfederata të vërteta nuk ka sot sepse shumica e tyre janë


shpërbërë në favor të shteteve të pavarura ose federale;
Shembuj të konfederatave në të kaluaren:
- Konfederata Helvetike para vitit 1848;
- Konfederata e SHBA-ve nga viti 1777-1789;
- Konfederata Gjermanike 1815 -1866;
 
Tjetër kuptim:
Konfederatat e sindikatave bashkojnë disa federata të
sindikatave ose asociacione të sportit etj.
Ngjashmëritë mes Shteteve Federale-Konfederale-Unitare
Kemi situatë ku diferenca ndërmjet shteteve federale dhe shteteve
unitare është shumë konfuze;
Një shtet unitar mund t΄i përngjajë një federate në strukturën e tij;
Edhe pse qeveria qëndrore e një shteti unitar ka të drejtë (se paku
kushtetues) që t΄ja marr autonominë një regjioni, në praktike është
shumë vështirë që politikisht ta bëjë këte;
Shumë shpesh, regjionet autonome të disa shteteve unitare kanë më
shumë autonomi se disa entitete të shteteve federale. Për këte themi
shpesh se disa shtete unitare janë federata de fakto (jo de jure);
Spanja:
Konsiderohet si shtet federal de facto për faktin se ajo u jep
komuniteteve të saj kompetenca veteqeverisje shumë më shumë sesa
federata u japin zakoinsht shteteve te tyre.
Për parlamentin e Spanjës, t΄ja u marrësh autonominë regjioneve
(Katalonja ose Regjioni Bask) është gati e pamundur politikisht, edhe
pse sipas Kushtetutës, shteti qëndror spanjoll ka mundësi ta bëjë ate.
• Disa regjione të Spanjës si Regjioni Bask ose
Katalunja kanë një kontrollë totale të taksave të tyre
dhe të shpenzimeve që bëhen në territorin e tyre. Ato
japin vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave të tyre si
kontribut për institucionet shtetërore të Spanjës
(Ushtrinë, diplomacinë, politikën makroekonomike
etj.);

Rasti i Belgjikes
• Fedralizmi në Belgjikë është vendosur në vitin 1993.
Më parë, Belgjika ka qenë unitare edhe pse është
decentralizuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Federalizmi belg karakterizohet me faktin se dy lloj
entitetesh të federuara ushtrojnë kompetencat mbi
territor të njejtë. A) Regjionet dhe b) Komunitetet.
• Komunitetet janë kolektivitete politike federale
autonome. Ato janë kompetente në lëmitë e arsimit,
kulturës, shëndetësisë, ndihmës së personave dhe
Ligjerata V
Format e ekzekutivit
Format e Ekzekutivit
• Të gjitha sistemet politike të demokracive perëndimore
bazohen mbi disa parime të përbashkëta siç janë:
1) ndarja e pushteteve dhe
2) përfaqësimi popullor në parlament etj.
• Ndarja e pushteteve në legjislativ, ekzekutiv dhe
gjyqësor është princip fundamental i demokracive
përfaqësuese.
• Në anën tjetër, regjimet diktatoriale ose tiranike
definohen me koncentrim të pushtetit, kryesisht në
duart e një pushteti ekzekutiv, të të gjitha pushteteve.
• Ajo që i diferencon këto sisteme politike nga njëra
tjetra është ajo që quhet inzhinjeria kushtetuese e
cila i përcakton parimet e organizimit të ekzekutivit.
Zakonisht si model parlamentar tipik merret Britania e
Madhe kurse si sistem politik presidencial merren
SHBA-të. Ndërmjet këtyre dy modeleve mund ti
Pse kemi pushtet ekzekutiv?
• Përtej të gjitha diferencave institucionale që i
gjejmë tek këto shtete, ka një element i cili
është i përbashkët për të gjitha shoqëritë
njerëzore, nga ato me primitivet deri tek ato
më liberale dhe diktaturat që ështe karakteri
qëndror dhe kuazi univerzal i funksionit
qeverisës.

• Të gjitha shoqëritë kanë nevojë për qeverisje.


Kjo nënkupton nevojën e komandimit,
dominimit madje edhe detyrimit.
Megjithate, forma demokratike e qeverisjes ka
evoluar kah një kufizim i organeve detyruese
nëpërmes ndarjes së pushteteve, kërkimit të
Deri në çfarë mase ndryshojnë sistemet?

• Edhe pse kemi diferenca ndërmjet sistemeve


shtetërore, nuk duhet të ekzagjerohet çështja e
disparitetit institucional dhe shpesh herë, këto
diferenca janë më shumë formale sesa substanciale
dhe kanë tenedencë të reduktohen nën efektin e
« kontaminimit » të sistemeve të ndryshme ndërmjet
vehtes. Shumica e sistemeve ekzekutive në botë kanë
elemente të ngjashme.

• Gjithashtu, kemi edhe situata ku disa shtete që kanë


struktura kushtetuese të afërta me njëra tjetrën (psh.
Gjermania dhe Italia), kanë praktika politike të
ndryshme. Për t’i kuptuar këto diferenca, duhet t’i
trajtojmë ato në detaje.
Definim i tipologjive të Ekzekutivit

• Nuk ka ndonjë term specifik univerzal për përshkrimin e Ekzekutivit


(qeverisjes).
• Montesquieu përdor termin “ pushtet ekzekutues” (puissance
executrice).
• Revolucionaret francez të inspiruar nga Rousseau përdorin imazhe
antropomorphike duke asimiluar ekzekutivin me një ekzekutues.
• Legjislativi është koka kurse ekzekutivi është dora që ekzekuton.
• Në vende të ndryshme ekzekutivi nënkupton aktor politik të ndryshëm:
• 1) Në SHBA, shprehja executive nënkupton Presidentin dhe
bashkëpunëtorët e tij kurse;
• 2) Në Francë, arkitekti i Republikës së pestë Charles De Gaulle, e
rezervon fjalën ekzekutiv vetëm për kryetarin e shtetit: “Që mos të
ketë konfuzion ndërmjet pushteteve, kryetari i shtetit duhet të
qëndrojë mbi partitë dhe të ketë pushtet ekzekutiv”;
• 3) Në Britani të Madhe, termi executive përshkruan Qeverinë dhe
administratën e cila i nënshtrohet.
• Në anglisht, termi government nënkupton të gjitha
institucionet rregullat dhe procedurat që e udhëheqin
shtetin.
• Në shumicën e demokracive perëndimore nuk ka shprehje e
cila e tregon qartazi dualitetin (ndarjen) e pushtetit ekzekutiv
të shpërndarë në formë të kuptueshme ndërmjet Presidentit
dhe Kryeministrit.
• Ky diversitet semantik tregon mbi format e ndryshme të
ekzekutivit në shtete të ndryshme perëndimore e cila rezulton
nga evolucioni i ndryshëm (divergjent) i shteteve të perëndimit.
• Edhe ekzekutivi presidencial edhe ekzekutivi parlamentar
janë të përcaktuar fuqishëm nga Monarkitë nga të cilat e kanë
origjinën.
• Presidenti ka tendencë të marrë funksionin e një Monarku
kushtetues (mënyra e të zgjedhurit të presidentëve të parë
nga një kolegj nuk ka qenë demokratike) kurse, Kryeministri
ushtron në realitet pushtetin në vend të Mbretit (ose të
Presidentit) i cili mbretëron por nuk qeverisë.
Ekzekutivi Monocefal
• Etimologjia: nga greqishtja monos = unik dhe kéfalê
= kokë. Një pushtet ekzekutiv monocefal është
pushtet ku funksionet e Kryetarit të shtetit dhe
Kryeministrit sigurohen nga një person i njejtë.
• Monocefalizmi është mënyrë e organizimit të shtetit ku
pushteti ekzekutiv gjendet në duart e një personi të
vetëm, Kryetarit të shtetit.
• Autoriteti i tij legjitimohet nga: papërgjegjësia e tij
para pushtetit legjislativ (pamundësia që të
shkarkohet).
• Monocefalizmi de fakto është regjim ku Kryetari i
Shtetit nuk ka kurrëfar roli politik, pushteti ekzekutiv
mbahet nga kryetari i qeverise (Japonia).
Monocefalizmi është e kundërta e dualizmit.
• Pak shtete demokratike kanë ekzekutiv monocefal të
zgjedhur me vota direkte dhe i cili ka pushtete të
rëndësishme.
• Importimi i modelit presidencial amerikan ka
shkaktuar probleme në Amerikën e Jugut dhe ka
përjetuar modifikime aq shume sa që shumica e
regjimeve presidenciale në ato shtete nuk i
përngjajnë modelit të kopijuar.
• Kemi raste mjaft ku Presidenti zgjedhet me vota
direkte edhe në sisteme “dualiste” mirëpo ka pak
pushtet (Irlanda, Austria, Finlanda ose Portugalia
psh.). Pushteti i Presidentit në këto sisteme është
margjinal edhe pse ka më shumë pushtet se në ato
shtete ku ai zgjedhet nga parlamenti.
• Rasti më origjinal është Franca ku presidenti
nga viti 1958 deri në vitin 1986 ka pasur
prerogativa të fuqishme, sigurisht më shumë
sesa Presidenti amerikan.

• Me bashkëjetesën e parë është vërtetuar se një


lexim më i qartë i kushtetutës franceze nuk i
jep presidentit aq pushtet sa që ka pasur në
realitet dhe se ai ka më shumë rol “arbitri”.
Këto dy mandatet e fundit, pushteti i
Presidentit është rritur.
• Modeli amerikan është i vetmi model i ekzekutivit
monocefal, sepse Presidenti i SHBA-ve është
njëkohësisht shef i shtetit, shef i qeverisë dhe shef i
partisë që i ka fituar zgjedhjet.

• Disa faktor duhen përmendur këtu të cilat i japin atij këtë


pushtet:

1) faktorët objektiv që dalin nga: Kushtetuta, tekstet


dhe traditat;
2) faktorët subjektiv të bazuar mbi perceptimin e
presidencës dhe të presidenteve nga opinioni publik dhe
elitat.
Faktorët objektiv (kushtetues)
• Presidenti i SHBA-ve zgjedhet për një mandat 4 vjeçar dhe ka
mundësi të rizgjedhet një mandat tjetër.
• Vetëm një herë është thyer kjo rregull gjatë presidencës së F.D.
Roosevelt i cili është zgjedhur 4 herë për hirë të situatës së luftës.
• Në vitin 1951, Kongresi amerikan voton amandamentin e dytë i cili
thotë se “askush nuk mund të zgjedhet më shumë se dy
herësh në funksionin e presidentit”.
• Kushti për të qenë President në SHBA është që kandidati të jetë
shtetas amerikan, të ketë jetuar 14 vite brenda shtetit dhe të jetë
se paku 35 vjeç i vjetër.
• Këtyre dispozitave kushtetuese duhet shtuar edhe disa tjera të
cilat nuk janë të shkruara dhe të cilat reflektojnë strukturën
sociologjike të elitave: të jesh mashkull, i racës së bardhë,
religjioni protestant, dhe sipas mundësisë të kesh një pasuri të
madhe personale dhe familjare.
• Përveç kësaj edhe pse është relativisht lehtë të jesh kandidat, për
të fituar zgjedhjet, duhet të kesh përkrahjen e njërës nga partitë
politike dominuese (Republikane ose Demokrate) për të pasur
shansë që të zgjedhesh.
• Të rrallë janë outsajderat që munden ti kalojnë barierat e
50 shteteve të cilat kanë metodat e veta të të zgjedhurit.
• Të vetmit që kanë arritur një gjë të tillë janë George ëallace
në vitin 1968 me American Independant Party dhe Ross
Perot, kandidat i pavaruru në vitin 1992 me 19% te votave.
• Mirëpo në vitin 2004 për shmebull, disidentët kanë marrë
vetëm 1% të votave të përgjithshme.
• Më i njohuri nga ata, Ralph Nader, me vetëm 0.38% të
votës.
• Edhe pse rruga për kandidatët e partive është më e lehtë,
duhet të theksojmë se procesi i cili fillon me deklaratën e
vullnetit për të qenë kandidat deri te Konventa e cila e
përcakton kandidatin është i vështirë dhe i shtrenjtë
(madje çdo herë e me e vështirë).
• Evolucioni i sistemit amerikan i ka vështirësuar edhe më
shumë. Kështu për shembull, bariera e parë janë primarët të
cilat sot organizohen në çdo shtet. Në vitin 1968, vetëm 16
shtete kane organizuar primare kurse Republikanet 17. Në
vitin 2004, Demokratët kanë organizuar 51 - 50 + Distrikti i
Kolumbisë kurse Republikanët në 44 shtete.
• Sistemi amerikan është sistem arkaik për faktin se janë shtete
me shumë popullsi të cilat janë vendimtare për zgjedhjen e
Presidentit.
• Kandidatet që arrijnë ti fitojnë shtetet e mëdha i fitojnë
zgjedhjet në raport me ata të cilët fitojnë shtetet e vogla.
• Për shembull, në vitin 1962, Kenedy ka pasur vetëm 0.1% të
votave më shumë se Niksoni dhe ka marrë 62% të votave të
kolegjit zgjedhor.
• Në vitin 2000 kemi rastin ku G. Bush fiton 271 vota të Kolegjit
Elektoral kurse Al Gore fiton 266. Mirëpo Bush merr 47.9%
kundër 48,4% për Gore.
• Në rast se asnjë kandidat nuk fiton shumicën e votave të Kolegjit zgjedhor,
është Dhoma e Përfaqësuesve e cila e zgjedh Presidentin (1800, 1824).
• Si pasojë e unionit të shteteve, Presidenti merr funksionin me 20 janar.
Historikisht, një gjë e e tillë duhej tu mundësonte elektorëve të arrijnë në
ëashington.
• Në rast të pamundësisë së ushtrimit të funksionit ose të vdekjes, është
nënkryetari i cili e zëvendëson përkohësisht dhe definitivisht Presidentin.
• Është amandamenti i 25 i cili i përcakton rregullat e sukcesionit.
• Në rast të zbarastisë në postin e nënkryetarit, Presidenti zgjedh një
nënkryetar së bashku me Senatin.
• Niksoni në vitin 1973 zgjedh Ford-in paasi që nenkryetari i zgjedhur, Spiro
Agneë jep dorëheqje për shkaqe korrupsioni.
• Pastaj, Niksoni jep doreheqje për shkak të aferës ëatergate dhe Ford-i
bëhet president. Ai zgjedhe Nelson Rockfeller për nënkryetar.
• Kushtetuta amerikane eviton zbrastinë institucionale por në këtë mënyrë
hap rrugën marrjes së pushtetit nga persona që nuk kanë gjithmonë
legjitimitet.
Ekzekutivi Dualist (bicefal)

• Ekzekutivi dualist në një regjim parlamentar është rezultat


i evolucionit të gjatë i cili ka mundësuar transferimin tek
Qeveria dhe Kryeministri të pushteteve të cilat i ka pasur
Monarku.
• Transformimi i rolit të Monarkisë, gjithnjë e më shumë në
simbolike dhe cermoniale, ka mundësuar tranzicionin
kah një sistem ku kryetari i shtetit simbolizon vazhdimësinë
e shtetit dhe të institucioneve, pa pasur në dispozicion
mjete për të planifikuar dhe zbatuar një politikë të tij.
• Për këtë arsye, duke evituar që të mbajë në duart e veta -
se paku formalisht- të gjitha pushtetet në një sistem
monocefal, solucioni dualist paraqet përparësi politiko-
administrative të cilat e shpjegojnë suksesin e tij, edhe pse,
vendi i kryetarit të shtetit ndryshon nga një shtet në tjetrin,
sidomos aty ku votohet në mënyrë direkte në raport me ate
indirekte (parlamentin).
Kryetari i Shtetit
• Kryetarët e shtetit në regjime parlamentare
emërohen në mënyra të ndryshme: nga
principi i trashëgimisë në monarki deri tek
zgjedhja direkte me vota të drejtpërdrejta.

• Rasti më i shpeshtë mbetet zgjedhja nga


parlamenti.

• Edhe në raste ku kemi Monarki, trashëgimia


ndryshon sepse në disa shtete nuk ka
mundësi që femrat të bëhen Mbretëresha.
• Dy raste karakteristike:
• Gjermania dhe Italia e zgjedhin presidentin sipas një
procedure e cila afirmon karakterin nacional dhe
federal/regjional të regjimeve.
• Në Gjermani, kolegji i votuesve parlamenatar përbëhet nga
deputet të Bundestag-ut dhe nga një numër i barabartë i
deputetëve të zgjedhur sipas procedurës proporcionale nga
Landtage (Parlamentet e Land-ave).
• Secili Land ka një numër deputetesh proporcional me
popullatën, mirëpo, përkundër Bundesrat-it (Dhoma e Lartë
e Parlamentit) i cili përbëhet nga deputetet e Landeve të
cilët janë përfaqësuesit e qeverive të Landeve, delegatët që
zgjedhin presidentin janë përfaqësues të forcave politike
(CDU, SPD, etj.).
• Për këtë arsye, pesha e partive politike është determinuese
edhe pse vota sekrete e zvogëlon peshën e tyre.
• Si rezultat, disidencat nuk kanë arritë kurrë ti
ndryshojnë rezultatet as në Itali e as në
Gjermani. Disidencat kanë arritur vetëm të
shumëzojnë numrin e roundave të votimit.

• Në Itali, Presidenti zgjedhet nga deputetet e


të dy dhomave të parlamentit (Senatit dhe
Asamblesë) të bashkuara nën presidencën e
Kryetarit të parlamentit (Dhomës së
deputetëve). Këtyre deputetëve u shtohen nga
3 deputet të regjioneve ku se paku një nga ata
nuk është nga mazhoranca regjionale.
• Në këto dy shtete, presidenti ka një
• 1) Funksion simbolik,
2) Një funksion të garantit kushtetues,
3) Një funksion të ekuilibrit.
 
1) Funksioni simbolik
• Edhe pse është në aparencë më së paku i rëndësishëm, ky
funksion përbën elementin më të rëndësishëm të prerogativave të
kryetarit të shtetit sepse është pikërisht kjo që i mundëson atij të
pozicionohet në çështje ku ka vetëm kompetenca nominale.
• Kryetarët e shtetit të cilët kanë më së shumti hapësirë veprimi
janë ata të cilët kanë arritur të paraqiten si shprehje e identitetit
të shtetit, si inkarnim i virtyteve publike dhe private të popullit të
tyre.
• Është pikërisht kjo që ja mundëson mbretëreshën Britanike të
simbolizoj unitetin dhe vazhdimësinë e shtetit, përtej divizioneve
politike.
• Neutraliteti i saj total që e bën ate të flas
“labour” ose “konservator” kur e bën diskursin
e tronës të shkruar nga kryeministri i
momentit, pozita e saj eminente mbi
antagonizmat partizan dhe parlamentar
(Madhëria e saj ka një qeveri por ajo ka edhe
opoziten e saj…).

• Prestigji i saj ndërkombëtar i cili e bën ate më


të fortë dhe pozita në raport me
Commonëealth-in, vendi i saj në krye të Kishës
Anglikane janë elemente të cilat e bëjnë
Monarkun Britanik model për të gjithe
• Në regjime republikane si Italia ose Gjermania,
misioni i Presidentit është i ngjashëm por u
nënshtrohet kërkesave më të mëdha.
• Duke marrë para sysh rolin që e u jepet partive
politike në zgjedhjen e tij, politizimi i kandidatit
dhe emrimi i tij kontribuojnë në reduktimin e
pozitës “simbolike” të uniteti nacional.
• Çdo president i posazgjedhur duhet të harrojë
të kaluarën e tij partizane dhe shumë shpesh
kjo ka provokuar kritika të fuqishme (rast i
presidentit Lubke në 1967-1968 në Gjermani
ose Leone në Itali në vitin1978).
• Personaliteti i Presidentit dhe kompetencat e
tij përbëjnë elemente esenciale në ndërtimin e
imazhit të presidentit: Presidenti i parë i
Gjermanisë Federale Theodor Heuss ose
Presidenti Italian Sandro Pertini janë shembuj
të mirë të kapacitetit për të imponuar imazhin
presidencial.

• Presidenti aktual Giorgio Napoletano ose


paraardhësi i tij Carlo Azeglio Ciampi kanë
qenë të dy figura stabiliteti dhe mençurie në
një sistem politik në krizë.
2) Funksioni i Garantuesit të institucioneve
• Kryetarët e shtetit në regjime parlamentare janë
gjithashtu garantues të institucioneve.
• Ky funksion është një lloj kompenzimi për humbjen e
rolit të qendrës efektive të pushtetit.
• Këtë funksion, kryetari i shtetit e siguron
materialisht nëpërmjet dispozitave të cilat i
sigurojnë atij një permanencë superiore në raport
me tjerat institucione, në veçanti në raport me
parlamentin: Presidenti i Italisë zgjedhet për një
mandat 7 vjeçar (parlamenti ka mandat 5 vjeçar), në
Gjermani Presidenti ka mandat 5 vjeçar kurse
parlamenti 4 vjeçar.
• Monarkia Britanike është shembulli më i mirë i
vazhdimësisë të simbolizuar me formulën “ka
vdekur mbreti, rroftë mbreti”.

• Duke pasur parasysh pushtetin e vogël që kanë


presidentat në regjime parlamentare, shtrohet
pyetja se a munden këta president të jenë
garant efikas të institucioneve?

• As kryetarët e Italisë e as ata të Gjermanisë


ndërmjet dy luftërave nuk kanë arritur ta
ndalojnë marrjen e pushtetin nga nacistët.
Funksioni i Arbitrit
• Në Britani të Madhe, ushtrohet rrallë nga Mbretëresha edhe
pse në momente krizash politike, Monarku mund të ketë
influencë.
• Në raste kur nga votat nuk del një shumicë e qartë si dhe në
mënyrë diskrete në raste tjera.
• Në vitin 1945, për shmbull, Kryeministri Britanik Clement
Atlee zgjedhë Ernest Bevin-in si ministër të punëve të
jashtme sipas rekomandimeve të mbretit.
• Ky rol i ekuilibrit ndryshon më shumë në raport me personin
e Presidentit se sa kompetencat që u jep atyre kushtetuta.
Definicioni i Diarki-së ( Dyarchie)
• Etimologjia: nga greqishtja duo (dy), dhe arkhê
(pushtet).
• Një diarki është regjim politik ose mënyrë e
funksionimit të një regjimi politik ku pushteti
ushtrohet nga dy dirigjues së bashku ku të dy
kanë një pozitë të barabartë përsa u përket
përgjegjësive të tyre.
• Përdoret zakonisht në Francë për të përshkruar
funksionimin e Shtetit në periudha bashkëjetese
(Kryetari dhe Kryeministri vijnë nga dy parti të
ndryshme) ku kalohet nga një situatë subordinimi
në një situatë bashkëpunimi ndërmjet
Kryeministrit dhe Presidentit.
Ligjerata VI
Ekzekutivi Dualist
• Procesi i zgjedhjës dhe emërimi i ministrave është më
kompleks në sisteme parlamentare sesa në sisteme
presidenciale (amerikane) sepse këtij procesi i paraprinë një
etapë tjetër që është zgjedhja e Kryeministrit nga Kryetari
i shtetit (Monarku ose Presidenti).
• Madje edhe termi zgjedhje është më ambuiguitet sepse
mundësia e zgjedhjes për Presidentin ose Monarkun është e
përcaktuar nga kushtetutat, traditat, konteksti politik, etj.
Zgjedhja e Kryeministrit
• Zakonisht, format e zgjedhjes së Kryeministrit do të mund ti
klasifikojmë ndërmjet një autonomie absolute ku presidenti
ose Monarku do të kishte mundësi të zgjedh një Kryeministër
sipas vullnetit të vet pa marrë parasysh konfiguracionet
politike dhe një pushteti formal ku ata vetëm formalisht e
emërojnë një person të cilin e ka zgjedhur një instancë tjetër.
Autonomia absolute
• Sot pothuajse asnjë kryetar shteti nuk ka
autonomi absolute për të zgjedhur
kryeministrin dhe është gati e
jashtëzakonshme dhe e rrallë që një kryetar
shteti e zgjedh kryeministrin në mënyrë të
pavarur.

• Kjo mundësi ka ekzistuar historikisht deri në


shekullin 18 ku monarku ka pasur mundësi të
emëroj kryeministrin që ka dashur vetë mirëpo,
kah gjysma e shekullit 18 (1746 dhe 1757),
presioni i madh që ushtrohet ndaj Mbretit të
Anglisë, George II, e obligon ate që t’i bëjë
thirrje kryetarit të partisë më të fuqishme (Pitt)
• Megjithate, në momente të caktuara të historisë, ky
parim i mandatimit të Kryetarit të Partisë më të
fuqishme ka qenë problematik.
• Kështu, Kaizeri i Gjermanisë, Hindenburg-u dhe mbreti
i Italisë, Victor Emmanuel, nuk i kundërshtohen
nazizmit dhe fashizmit duke u bërë thirrje liderve
nazist (Musolinit dhe Hitlerit) që të krijojnë Qeverinë.
• Sot, asnjë kryetar shteti nuk ka pushtet
jashtëkushtetues në zgjedhjen e Kryeministrit sepse
është pikërisht në këtë limitim që bazohet parimi i
regjimit parlamentar: të reduktohet arbitrarja e një
njeriut në favor të vullnetit të popullit i cili e ka votuar
një shumicë.
• Shembulli i Republikës së V-të të Francës është
karakteristik të përmendet këtu: shumë shpesh është thënë se
Presidenti në Francë ka mundësi të zgjedh një kryeministër
që dëshiron vetë.
• Kjo ka qenë shumë e vërtetë sepse është karakteri i regjimit i
cili ja ka mundësuar (nuk është regjim parlamentar).
• Presidentat e Francës kanë emëruar kryeministra të cilët nuk
kanë qenë gati kurrë shefa të partive që i kanë fituar
shumicën e votave. Zakonisht, kjo u ka mundësuar
kryeministrave të bëhen shefa të partive pas emërimit të tyre
në Kryeministri.
• Madje, disa herë ka ndodhur që kryeministrat e zgjedhur mos
të jenë as deputet në Parlament (G. Pompidou 1962, R. Barre
1976, D. Villepin 2005-2007).
• Megjithate, kjo autonomi i është lejuar Presidentit të Francës
duke ju falënderuar koincidencës së mazhorancës
parlamentare dhe asaj presidenciale.
• Vetëm në këto rast ku kemi pasur President
dhe shumicë parlamenatre të njejtë i është
mundësuar Presidentit të bëjë një zgjedhje të
tillë. Kjo për shkak se vetëm në këto raste,
Qeveria ka pasur mundësi të votohet nga
Parlamenti.

• Në raste kur nuk kemi një mazhorancë të njejtë


në Parlament dhe në Presidencë atëherë kjo
nuk vlen. Kështu, viti 1986 merret si vit i
kthimit të Francës në një sistem parlamentar
sepse Presidenti socialist F. Mitterrand është i
obliguar të emëroj një Kryeministër (J. Chirac)
Mungesa e autonomisë
• E kundërta e situatave ku Presidenti ka autonomi absolute ose
relative për të zgjedhur Kryeministrin, janë situatat ku shefat
e shtetit ballafaqohen me një mungesë totale të autonomisë.
Presidenti nuk ka kurrfar hapësire për të zgjedhur
Kryeministrin dhe është faktikisht i obliguar të emëroj
Kryeministrin i cili de facto zgjedhet nga tjera instanca.
 
Rasti i Britanisë së Madhe
• Rasti më karakteristik është Britania e Madhe ku Monarku
thjeshtë e ratifikon (validon) një proces të dyfishtë
seleksionimi: nga partia e cila e zgjedh liderin e saj dhe nga
votuesit të cilët i japin legjitimitet asaj partie duke ia dhënë
shumicën e votave.
• Megjithate, edhe ky parim i mungesës së autonomisë së
presidentit/monarkut është i vlefshëm vetëm në situata ku
kemi lidër të pakontestuar dhe parti të cilat kanë fituar një
shumicë të qartë.
• Nëse nuk e kemi një situatë të tillë, në atë rast,
pushteti i Presidentit/Monarkut në emërimin e
Kryeministrit është më i madh.
• Nga fundi i Shekullit 19, në Britani është bërë
praktikë që Kryeministri të zgjedhet nga Dhoma e ulët
e parlamentit.

• Historikisht, në Britani, në vitin 1931, Monarku fton


Ramsay MacDonald , liderin e partisë Labour për të
formuar Qeverinë edhe pse partia Labour nuk ka
pasur shumicën e votave.
• Lord Home, dorëzon titullin e tij të Lordit në vitin
1963 dhe votohet deputet në House of Commons në
një zgjedhje të jashtëzakonshme në Skotlandë.
B) Rasti i Gjermanise
• Tjetër rast tipik i mungesës së autonomisë së Presidentit në zgjedhjen
e Kryeministrit është Gjermania. Në Gjermani, çdo parti ka një lider i
cili në rast se fiton zgjedhjet ka vokacion të emërohet Kancelar.
• Ka një anekdotë për këte sipas të cilës në vitin 1959, Konrad Adenauer
vendosë të kandidohet për President të Gjermanisë (federale) për të
penguar zgjedhjen e zëvendës-kancelarit, Ludëig Erhard, të cilin nuk e
donte, mirëpo Adenauer e tërheq kandidaturën e tij kur e zbulon se
Kushtetuta nuk i mundëson atij të zgjedh Kancelarin.
• E kaluara naziste e Gjermanisë ka luajtur rol në këtë limitim të
pushtetit të Presidentit në emërimin e Kancelarit (Republika e ëeimar-
it). Kushtetuta e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore i kufizon
Presidentit të drejtën e zgjedhjes së Kancelarit pikërisht për të evituar
jostabilitet dhe shkarkimet e shumta dhe ndërrimet e shumta të
kancelarëve të cilat e kanë karakterizuar Republiken e ëeimar-it.
• Sipas Kushtetutës së Republikës Gjermane Federale të pas Luftës,
Kancelarin e zgjedh Bundestag-u.
• Funskioni i Presidentit është në këtë rast një formalitet i pastër.
C) Situatat ndërmjet
• Ndërmjet këtyre dy situatave, kemi edhe situata në mes ku
Presidenti ka më shumë pushtet në zgjedhjen e Kryeministrit.
• Rasti i Italisë duhet përmendur këtu. Ky pushtet i Presidentit
është edhe më i madh në rast kur Presidenti është me
popullaritet më të madh. Në mungesë të një shumice të
qartë, ai ka mundësi të zgjedh individ të cilët ai vetë i
konsideron si më të mirët.
• Në Itali, është Presidenti i cili organizon konsultimet për
krijimin e Qeverisë dhe është ai që i jep mandat dikujt për
krijimin e qeverisë. Zakonsisht emëron kryetarin e partisë që
ka marrë numrin më të madh të votave në zgjedhje. Si
strategji të fuqizimit të pushtetit të tij, shumë shpesh ka
ndodhur që ka emëruar dikend që edhe pse ka qenë nga
partia që ka fituar numrin më të madhe të votave, nuk ka pas
mundësi të krijoj një koalicion. Kjo është strategji e
Presidentit për ti konsumuar të fuqishmit.
• Kështu, duke ju falëmnderuar kësaj, në Itali
Presidenti ka mundësi të marr më shumë
kompetenca dhe ta çoj Italine nga një sistem
parlamentar kah një sistem gjysëmpresidencial.

• Megjithate, në shumicën e shteteve perëndimore,


roli i Presidentit në emërimin e Kryeministrit mbetet
margjinal dhe vetem Franca ka një sistem ku
Presidenti ka pushtet në emërimin e Kryeministrit.

• Madje, edhe në Francë, presidenti nuk e ka këtë


mundësi gjatë periudhave të bashkëjetesës. Në këto
situata, pushteti i Presidentit mbetet relativ dhe u
afrohet demokracive parlamentare.
Ligjërata VII

PARLAMENTI
Parlamenti dhe përfaqësueshmëria
Literatura: Andreë Heyëood, faqe 293-311
• Etimologjia: Parler- vendi ku flitet (lat.);
• Parabolare (të folurit me parabola);
• Parlamenti është simbol i regjimit përfaqësues;
• Eshtë organ kolegjial nëpërmjet të cilit shprehet e gjithë (ose një pjesë) e
popullsisë;
• Si i tillë është i pandarë dhe esencial për demokracinë. Demokracitë janë
ndërtuar kryesisht përreth dhe nëpërmjet parlamentit;
• Për këtë arsye, çdo sulm kundër Parlamentit merret edhe si sulm kundër
demokracisë;
• Në sisteme totalitare, Parlamenti është institucioni i parë që reduktohet
dhe i merren përgjegjësitë;
• Për atë se sa është i fuqishëm Parlmenti sot mund të debatohet mirëpo,
për një kohë të gjatë ka pasur një pushtet të jashtëzakonshëm;
• Për këtë tregon një shprehje angleze ku edhe ka lindur parlamentarizmi :
« Parlamenti mund të bëjë gjithçka përveç të shëndërroj një mashkull në
femër »
• Rënia e pushtetit të Parlamentit në përgjithësi ka
bërë që ai konsiderohet sot më shumë si « dhomë e
iluzionit » ose « dhome e regjistrimit » ;
• Ajo që mund të themi është se dekadave të fundit,
Parlamentit i janë reduktuar kompetencat.
Megjithatë, edhe pse Parlamenti ka pasur rënie të
influencës si institucion, mundësitë e influencës së
Parlamentit në sisteme politike mbeten ende të
fuqishme;

Zakonisht, Parlamenti ka pushtet nëpërmjet:


a) Amandamenteve;
b) Partive politike ose,
c) Komisioneve të kontrollit;
Bikameralizmi

• Edhe ato shtete të cilat kanë sot dy dhoma parlamenti,


kanë pasur fillimisht vetëm një. Në SHBA, para se të
vendoset bikameralizmi, është debatuar shume për atë
se a duhet të ketë vetëm një dhome apo dy?
• Bikameralizmi në shtete federale është zakonisht
rezultat i kërkimit të ekuilibrit ndërmjet qëndrës dhe
periferisë. Simbolizon një ndarje të pushteit
horizontal dhe vertikal;
• Kjo ndarje e sistemit legjislativ në dy dhoma është
asimetrike për arsye se është zakonisht dhoma e ulët
e Parlamentit e cila zgjedhet në mënyrë direkte dhe ajo
e cila ka shumicën e pushtetit legjislativ;
• Vetë fakti se shumica e dhomave të larta të
Parlamenteve zgjedhen në mënyre indirekte, kjo u
zvogëlon pushtetin atyre;
Cilat jane funksionet e Parlamentit?
Tre funksione të tij merren si kryesore:
1) Funksioni i përfaqësueshmërisë;
2) Funksioni i vendimmarrjes;
3) Funksioni i kontrollit;

• Funksioni i përfaqësueshmërisë (reprezentimit)


• Është funksion që ndryshon nga një shtet në tjetrin për
shkak të traditës politike, trashëgimisë politike, etj;
- Tradita politike bën që kemi shtete të cilat kanë vetëm një
dhomë parlamenti (unikamerale) dhe shtete me dy
dhoma parlamentit (bikamerale);
- Shumica e shteteve demokratike sot kanë sisteme
bikamerale për të rregulluar ekuilibrin e pushtetit
legjislativ;
Dhomat e larta të parlamentit
• Këto dhoma reflektojnë zakonisht më shume se çdo institucion tjetër,
traditën politike të shteteve dhe arkitekturën institucionale të tyre;
• Zakonisht, në këtë aspekt, dallojme dy lloj shtetesh:
• Shtete ku dhoma e lartë është rezultat i një strukture Federale
(Regjionale);
• Shtete tjera që janë ose unitare ose të decentarlizuara por që janë shtete
të cilat kanë një traditë bikameralizmi (Briatania e Madhe);
• Në këto shtete, dhomat e larta kanë më pak pushtet;
• Ka edhe shtete ku ka një ndarje të barabartë të pushtetit;
• Brenda House of Lords, asnjë Lord nuk zgjedhet nga populli dhe të
gjithë kanë një mandat të përjetshëm (përveç atyre që quhen Lord
spirituals të cilët e humbin të drejtën e Lordit atëherë kur e ndërprejnë
punën me religjionin (Reforma e vitit 1999);
• Ka 617 Lorda të përjetshëm; 75 Lorda me trashigimi (te zgjedhur nga
partite politike); 15 me trashigimi te zgjedhur nga vetë Dhoma e lartë;
• Zakonisht Lordat vijnë edhe nga pozita edhe nga opozita;
• Statusi i Lordit është simbolik dhe emërohen persona që kanë kontribuar
për shtetin, për ti shpërblyer për shërbimin e tyre;
• Dhomat e larta kanë më së shumti emrin Senate. Edhe aty ku nuk kemi sistem
të ngjashëm me sistemin Britanik, senatorët zgjedhen në mënyrë indirekte dhe
vetëm nga një pjese e elektoratit. Në Francë per shembull, Senati zgjedhet
nga 144 000 deputet lokal (të komunave, departamenteve dhe Regjioneve). Kjo
bën që në këtë dhomë, janë territoret që janë të mbipërfaqësuara;
• Kemi edhe situata ku senati zgjedhet në mënyrë direkte si në Itali, mirëpo 315
senatorët italian përfaqësojnë regjionet e Italisë;
• Në SHBA, kemi një situate të ngjashme sepse Senati amerikan përbëhet nga dy
Senator nga secili shtet. Sipas këtij principi, edhe Alaska që ka vetëm 680 000
banor ka dy Senator, ashtu sikur Kalifornia që ka 36 million banor (2 senator);
• Barazia e shteteve që e përbëjnë federatën është bazë e këtij modeli;
• Në Gjermani, deputetët e Bundesrat-it (Dhoma e ulët) nuk janë deputet të
vërtetë sepse ata sipas Kushtetutës Gjermane janë anëtar të qeverive të Lande-
ve të cilëve u përfundon mandati në të njëjtën kohë si funksionet e tyre
qeverisëse;
• Ndërrimi i deputeteve të BUNDESRAT-it bëhet me ndërrimin e koalicioneve
mbrenda Lande-ve;
• Anëtarët e Bundesrat-it janë ministrat kryesor të Landeve: Ministrat e
financave, të punëve të brendeshme dhe të Drejtësisë;
Dhomat e Ulëta
• Këto dhoma kanë legjitimitet më të madh politik
sepse dalin nga vota direkte e popullit;
• Në shumë shtete që konsiderohen si bikamerale;
këto dhoma kryejnë rolin e legjislativit të vërtetë;
• Historikisht, Parlamenti ka qenë shumë më pak
reprezentativ (përfaqësues) sepse vetëm një pjesë e
popullsisë ka pasur të drejtë vote (Aristokracia);
• Në SHBA, afro-amerikanët fillojnë të votojnë vetëm
pas vitit 1968: « one man one vote »;
• Sa i përket përfaqësueshmerisë, dhomat e ulëta
të Parlamentit nuk janë ende mjaft përfaqësuese:
përfaqësueshmëria e femrave; minoriteteve, etj;
Funksioni vendimmarrës i Parlamentit
• Ky funksion rezulton nga koncepti racional i ndarjes së pushtetit;
• Sipas konceptit reprezentativ klasik të demokracisë, sovraniteti i takon
Parlamentit i cili është i vetmi institucion që ka mundësi të votoj ligjet;
• Asnjë gjykatës dhe asnjë rregull nuk mund të pozicionohet mbi ligjin;
• Për shkak të vullnetit të tij t’a kontrolloj, ekzekutivi ka tendencë ta
konsiderojë Parlamentin si dhomë regjistruese e cila i shëndërron në
ligje, propozimet e ekzekutivit;
• Nëse i shikojmë mundësitë e veprimit të Parlamentit, atëherë shohim se
edhe në SHBA, Parlamenti ka mundësi të marrë vendime të cilat
Presidenti i bllokon me veto;
• Në atë rast, ligji i panënshkruar kthehet në Kongres dhe ky i fundit ka
mundësi t’a votoj ate me 2/3 e votave (overriding = veto - tejkalim i
vetos);
• Nëse 2/3 e votojnë një ligje, atëherë ai hyn në fuqi edhe pa nënshkrimin
e Presidentit;
• Kemi edhe ate që quhet Pocket veto e cila i mundëson Presidentit që mos
të prononcohet mbi një ligj të caktuar gjithnje duhe mos e penguar
aprovimin e tij; Në rast të tillë, 10 ditë më vonë, ligji bëhet fuqiplotë;
Komisionet parlamentare
• Kanë një rëndësi të veçantë në procesin
vendimmarrës të Parlamentit. Çdo parlament
ka një numër të caktuar komisionesh të
përhershme dhe krijon kohë pas kohe
komisione speciale (ad hoc) për çështje
urgjente;
• Kongresi amerikan ka numrin më të madh të
komisioneve;
• House of Reprezentatives (Dhoma e
përfaqësuesve) ka 22 komisione parlamentare;
• Senati Amerikan ka 16 komisione permanente;
• Komisionet përmbushin nevojën për të studiuar në grupe të
vogla tekstet, para se ato të diskutohen në seanca publike
dhe gjithashtu për të kontrolluar nje sektor të vecantë.
• Numri i komisioneve është i përcaktuar me ligjë dhe
anëtarët e tyre vinë proporcionalisht nga të gjitha grupet
parlamentare. Një deputet nuk mund të jetë anëtar i më
shumë se një komisioni.
• Secili komision është kompetent në një lëmi të caktuar
( ekonomi, arsimi, punë të jashtme etj.) Projektligjet u
dërgohen këtyre komisioneve të cilat kanë një raportues,
bëjnë auditime, miratojnë raporte dhe amandamente etj.
• Komisionet e financave kanë kompetenca të veçanta që
lidhen me monitorimin e zbatimit të ligjeve të financave.
• - Një komision i posaçëm i përbërë nga grupe proporcionale
të deputetëve mund të krijohet me iniciativë të qeverisë dhe
të dy dhomave të parlamentit për të egzaminuar një
projektligjë të vecantë.
• Komisionet e përhershme duhet të dallohen nga ato ad hoc
sic janë komisionet e hetimeve etj.
Ndarja territoriale e procesit vendimmarrës
• Në disa shtete si Italia, Gjermania dhe SHBA, ka një
ndarje territoriale të legjislativit;
• Në Itali, Kushtetuta e njeh pushtetin legjislativ të
Regjioneve dhe u jep më shumë kompetenca 5
regjioneve të caktuara: Sicilia, Sardenja, Aldo Adige,
Val d’Aosta, Frioul Venecia. 15 Regjionet tjera kanë
status ordinar;
• Këto 5 regjione kanë kompetenca të veçanta në
Bujqësi, Turizëm, urbanizëm, etj;
• Ky sistem kontestohet nga disa regjione tjera si Lega
Nord (Umberto Bosi) e cila kërkon një Itali federale;
• Në Gjermani, kemi një ndarje horizontale të pushtetit
për arsye historike;
Ligjërata VIII

Partitë Politike
Partitë dhe sistemet partiake

• Partitë politike janë struktura politike të organizuara


për të fituar zgjedhjet dhe për të zotërura pushtetin
qeverisës;
• Historik i shkurtër
• Partitë politike moderne janë shfaqur kah fundi i
shekullit 19 (Duverger) edhe pse shumë më herët kanë
ekzistuar grupe politike;
• Partitë politike janë institucionalizuar me lindjen e
Qeverive përfaqësuese dhe zgjerimit progresiv të së
drejtës së votës;
• Mirëpo, historikisht kanë ekzistuar sisteme
protopartiake si ëhigs dhe Tories në Angli (kanë qenë
grupacione që kanë vepruar në kuadër të oborrit
mbretëror për të vepruar pranë Monarkisë);
• Vendi i parë ku lindin Partitë politike është SHBA-ja;
• Partia Federaliste, ka lindur në vitin 1800 gjatë
zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve;
• Kjo Parti merr emrin Parti Republikane në vitin 1960;

• Partitë socialiste kanë lindur gjithnjë si lëvizje


shoqërore ose si grupe interesi që kanë vepruar jashtë
qeverisë;
• Këto parti janë shëndërruar në parti parlamentare me
shpresë që të fitojnë përfaqësim zyrtar dhe për të
ndikuar në politikat publike;

• Sot Partitë politike ekzistojnë në çdo shtet, në


përjashtim të diktaturave ose sistemeve ushtarake;
Çka i karakterizon partitë politike?
 
• Partitë politike bëjnë lidhjen ndërmjet shtetit dhe
shoqërisë civile, ndërmjet institucioneve të shtetit dhe
Grupeve të Intersit që funksionojnë brenda shoqërisë
(janë një lloj ure ndërmjet individeve dhe Qeverisë);
• Ato u mundësojnë qytetarëve që të formulojnë kërkesat
e tyre; - Duke votuar për një parti, qytetarët kanë
impakt tek procesi vendimmarrës;
• Brenda partive politike, shumë aktor shprehin kërkesat
e tyre (bujqit, punëtorët, minoritetet fetare, etj.);
• Grupe që zakonisht nuk i kanë të njejtat forma të
kërkesave dhe kanë interesa të ndryshme;
• Mirëpo, partitë politike nuk duhen ngatërruar me
grupet e interesit ose lëvizjet politike;
Partitë politike kanë këto veçori

1) Synojnë të ushtrojnë pushtetin qeverisës duke fituar


poste politike (megjithate, partitë e vogla nuk fitojnë
gjithmonë poste dhe shumë shpesh ato i përdorin
zgjedhjet për të promovuar një platëformë politike;
2) Partitë janë organizata me anëtarësi, shumë shpesh
kanë edhe karta formale. Kjo i dallon nga lëvizjet
politike që janë më të gjëra dhe më të shpërndara
politikisht;
3) Partitë zakonisht kanë një fokusim të gjërë çështjesh
duke u marrë me secilën prej fushave madhore të
politikës qeverisëse;
4) Në shkallë të ndryshme, partitë politike kanë të
përbashkët një identitet të përgjithshëm ideologjik;
Çka i karakterizon partitë politike?

• Sipas disa analistëve (Depalombare dhe ëiener - A.


Heyëood):
1) Partitë janë organizata të përhershme të cilat duhet të
mbijetojnë dy ose tri gjenerata (ti mbijetojnë krijuesit të
tyre);

2) Organizata lokale dhe nacionale të cilat e bëjnë


lidhjen ndërmjet këtyre dy niveleve;

3) Synojnë marrjen e pushtetit;

4) Partitë politike përplasen ndërmjet vehtës


(kundërshtohen) dhe funksionojnë si konkurente;
• Shumica dërmuese e vendeve të botës është e
organizuar politikisht me parti politike;
• Kah mesi i shekullit të kaluar, 80% të shteteve të botës
dirigjoheshin nga partitë politike;
• Në fund të viteve 60, ka pasur një rënie për shkak të
përhapjes së sistemeve ushtarake (Amerikë Latine,
Afrikë, Azi);
• Zakonisht, ndalimi i partive politike është bërë me
pretekst se ato janë shkaktuese të frakcionimit të
shoqërisë (përçamje) dhe se nuk kanë kapacitet për t’i
zgjedhur problemet mbizotëruese si: varfëria, konfliktet
etnike etj.;
• Fundi i regjimeve diktatoriale në vitet 1980-1990 dhe
renia e komunizmit ka rezultuar me një lulëzim të
Partive politike (multipartizmi);
• Sistemi politik dhe partitë
• Monopartizmi
• është situatë ku vetëm një parti e ushtron pushtetin efektiv dhe
nuk ka alternativë politike.
• Në shtetet me një parti unike, është ligji ai i cili nuk lejon parti
tjera dhe kjo parti qeverisë vet (sot në Kinë, Kore të Veriut,
Birmani)
• Kemi edhe raste ku partitë e opozitës janë të lejuara zyrtarisht
dhe ku partia dominuese e mban pushtetin përmes
korrupsionit, klientelizmit ose vjelljes së votave. Këto shtete
akuzohen zakonisht se përdorin praktika antidemokratike ose
represion kundër opozitës politike.
• Dhe gjithashtu, disa parti kanë programme konsensuale të cilat
i pranojnë një pjese e madhe e elektoratit. Nesë kandidatët e
prezentuar nga këto parti janë të pranuar për kompetencat dhe
integritetin e tyre, mund të mbeten në pushtet me dekada
gjithnjë duke respektuar rregullat demokratike. Ky është rasti i
social-demokratëve në Suedi (SAP) ose partia liberal-
demokrate e Japonisë në pushtet nga 1955-2009 (me një
shkëputje të shkurtër 1993-1994).
• Bipartizmi
• Bipartizmi është karakteristikë e shteteve me traditë anglo-saksone si SHBA-të
ku dy parti dominojnë jetën politike dhe ku eshte gadi e pamundur që një parti e
tretë të fitojë zgjedhjet. Në këtë situatë, dy partitë dominuese janë koalicione të
cilat paraqesin programe sa më të gjëra të mundshme. Në përgjithësi, keto dy
koalicione ndahen sipas një logjike majte-djathtë, ekonomi e tregut, zbritje e
taksave në njrërën anë; intervenim më i madh i shtetit në ekonomi në anën
tjeter.
• Multipartizmi
• Në disa vënde sic janë Kanadaja ose Britania e Madhe, kemi nje parti te trete e
cila bashkejeton me dy partite dominuese dhe e cila ka arritur shpesh te kete
elektorat të rëndësishëm. Në disa shtete, kjo parti e tretë arritë të zënë vendin e
dytë por nuk ka arritë kurrë të zë vendin e dytë. Në disa shtete sic është
Finlanda, kemi një sistem tri partiak stabil ku secila nga këto tri parti ka arritë të
marrë pushtetin në mënyrë alternative. është shumë e rrallë që katër parti të
bashkejetojnë dhe të formojnë qeverinë. Partitë janë në këtë rast të obliguara të
bëjnë marrëveshje për të krijuar qeverinë. Në Belgjikë kemi pasur shpesh një
situatë të tillë ku cdo tendencë politike ka në përbërjen e vet një parti frankofone
dhe nje parti Flamane.
• Multipartizmi kolegjial
• Ne Zvicerr kultura politike është kolegjiale. Kjo është pasojë e të drejtës politike
të iniciativës dhe referendumit e cila i obligon partite politike të gjejnë nje
solucion të ekuilibruar i cila mund të pranohet nga partitë minoritare. Në fakt,
parlamenti preferon shpesh të lëshojë pe për disa projekte për të mos rrezikuar
referendumin i cili mund të cojë deri tek dështimi total i projektit.
Lëvizjet politike, shembulli i Spanjës

• Në Spanjë, për shembull, Franko ka pasur një lëvizje politike që e ka


udhëhequr shtetin. Ajo që është quajtur Movimento Nacional (Levizja
Nacionale)  ka qenë e vetmja lëvizje (parti) e autorizuar në Spanjë pas
vitit 1937;
• Franco ka qenë udhëheqës i zyrës politike të kësaj lëvizje dha e ka
emruar ¼ e anëtarëve të saj;
• Nga viti 1937 kjo lëvizje politike ka grumbulluar grupe të ndryshme të
djathta që i kanë mundësuar Franco-s të kontrollojë pushtetin;
• Lëvizjet politike bëjnë veprime politike që nuk kalojnë nëpërmjet
përfaqësimit në Parlament;
• Lëvizja politike karakterizohet si një lëvizje sociale e cila i qëndron afër
politikës. Ajo mund të organizohet përreth ideve dhe preokupimeve të
një grupi social;
• Në krahasim me një parti politike, lëvizja politike nuk është e
organizuar nga persona që kanë poste politike;
• Ato kanë zakonisht për qëllim të bindin qytetarët ose pushtetin që të
marrin vendime në drejtim të kërkesave të lëvizjes;
• Definicioni i lëvizjeve politike ndryshon nga një shtet në
tjetrin. Mirëpo, zakonisht, diferenca kryesore me parti
politike është qëllimi i veprimit të saj;
• Zakonisht, një parti politike ka për qëllim marrjen dhe
ushtrimin e pushtetit, kurse një lëvizje politike mund të
limitohet në promovimin e ideve të caktuara, pa pasur
pretendim marrjen dhe ushtrimin e pushtetit;
• Një lëvizje politike ka zakonisht një qëllim të caktuar: në
diktatura për shembull, luftën kundër një forme opresioni
të caktuar, revandikimin e lirisë ose të një ndalimi, etj.;
• Një lëvizje politike mund të jetë transversale (që mbulon
programet që figurojnë në disa parti politike) edhe pse
ideologjikisht, lëvizjet politike janë të afërta me një parti
ose ideologji politike (Djathta ose të Majta);
• Zakonisht mund të jemi anëtar të vetëm një partie politike
kurse mundemi të jemi anëtar të disa lëvizjeve politike;
Llojet e Partive politike
Ka një mundësi të gjërë të klasifikimit të partive politike. Një nga më të parat karakterizime është
ai i Maurice Duverger që i ndanë partitë politike në ato:
- Kadrovike dhe Masive;
- Partitë përfaqësuese dhe ato integruese;
- Partitë kushteteuese dhe revolucionare;
- Partitë e djathta dhe të majta;
 
Partitë Kadrovike
• Mbeshtetën tek një elitë politikisht aktive. Anëtarët e këtyre partive i nënshtrohen zakonisht një
disipline pothuajse ushtarake;
• Elita politike udhëheqëse është e aftë t’u ofroj masave udhëheqje ideologjike (Partia Komuniste e
Bashkimit Sovjetik, Partia Naciste, etj. );
• Këto parti karakterizohen me kritere të fuqishme anëtarësimi sepse ky anëtarësim është i lidhur
ngushtë me karierizmin;
 
Partitë masive
• E vënë theksin tek zgjërimi i anëtarësisë dhe krijimi i një baze të gjërë elektorale edhe pse zgjerimi
i së drejtës së votës i ka detyruar partitë konservative dhe liberale t’u bëjnë thirrje masave;
• Parti tipike masive janë Partitë social-demokrate (Partia laburiste në Angli, Partia socialiste në
Francë, etj.);
• Këto parti janë të koncentruara më shumë tek angazhimi dhe organizimi sesa tek ideologjia dhe
bindja politike;
• Otto Kirschheimer i quan parti gjithëpërfshirëse (Party catch
all);
• Këto parti karakterizohen me një ideologji të butë me qëllim që të
bashkojnë një numër sa më masiv votuesish;
• Partitë demokrate dhe Republikane janë shembuj të këtij lloji
partie; 
• Sigmund Neumann bën një ndarje ndërmjet partive Përfaqësuese
dhe atyre integruese;
• Partitë përfaqësuese sipas Neumannit janë karakteristikë e një
shoqërie që ka sistem politik të mbyllur (të kufizuar) dhe një
mundësi të kufizuar pjesëmarrje;
• Tek këto sisteme, aktiviteti pjesëmarrës është i kufizuar tek
momentet e votimit dhe të organizimit të partisë (nëse ka organizim
sepse nuk ka gjithmonë) është i fjetur ndërmjet dy periudhave
zgjedhore;
• Funksionimi i këtyre partive është zgjedhja e përfaqësuesve të cilët
nga momenti që janë të zgjedhur kanë « mandat të lirë » dhe janë
përgjegjës vetëm para ndërgjegjës së tyre;
• Këto parti pasqyrojnë ideologji dhe nuk prodhojnë;
• Kjo lloj partie nuk është e përshtatshme për sisteme demokratike
dhe është e papërputheshme me demokracinë;
• Madje Neuman thotë se qëllimi kryesor i partive unike të
regjimeve totalitare është institucionalizimi dhe vazhdimi i
revolucionit;
• Shteti totalitar nuk mund të reformohet dhe në atë dinamikën e tij
agresive, mundet vetëm të shkatërrohet;

• Partitë Integruese (party of integration), është një lloj partie e cila


bazohet tek një numër më i madh i pjesëmarrësve të cilët
paguajnë pjesëmarrje. Kjo parti karakterizohet me një influencë
më të gjërë mbi të gjitha sferat e jetës së individëve;
• Një shembull i këtyre partive janë partitë socialiste (perëndimore)
të cilat kanë lindur nga asociacionet e punëtorëve;
• Këto parti kanë dëshirë edhe ti edukojnë masat, ti frymëzojnë ato
e jo vetëm tu përgjigjen shqetësimeve të tyre;
• Një tjetër klasifikim është ai ndërmjet: Partive Kushtetuese dhe Partive
Revolucionare:

• Partitë kushtetuese njohin detyrat e partive tjera dhe veprojnë brenda një strukture
ligjesh dhe detyrimesh; Pranojnë ndarjen ndërmjet partisë dhe shtetit; në mes partisë
në pushtet dhe institucioneve shtetërore (drejtësia, policia etj.); Respektojnë ligjet e
garës elektorale, pranojnë humbjen e zgjedhjeve etj.

• Partitë revolucionare janë parti anti-sistem, anti-kushtetuese të majta ose të


djathta. Synojnë ta marrin pushtetin dhe ta ndërrojnë strukturën ekzistuese dhe ate
në pushtet; Kur këto parti e fitojnë pushtetin ato bëhen « sunduese » apo parti
regjimi, duke i shtypur partitë rivale dhe duke vendosur një marrëdhënie të
përhershme me makinerinë shtetërore;
• Në sisteme njëpartiake, krijuar nën flamurin e komunizmit, fashizmit dhe
nacionalizmit, dallimi mes partisë dhe shtetit ka qenë aq i dobët sa që partia
sunduese është njësuar me Qeverinë duke krijuar aparat parti-shtet. Në BRSS
kryetari i partisë vepronte si ekzekutiv apo kryetar qeverie pa u lodhur të marr një
post zyrtar shtetëror;

• Partitë e Majta dhe të Djathta kanë një origjinë, nga shoqatat e punëtorëve ose
grupeve që për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuara. Për këtë arsye, ato
kanë një përkrahje më të madhe tek klasat punëtore ose klasat e varfëra;
Ligjërata IX
Grupet e Presionit (Interesit)
Çka janë grupet e presionit?

• Grupet e presionit janë elemente të jetës


politike të çdo shoqërie moderne të
organizuar mirë;
• Një grup interesi është:
 « Grup që ndanë veprime të përbashkëta dhe
i cili bën disa kërkesa mbi grupet tjera duke
vepruar nëpërmjet institucioneve të
Qeverisë »;

 Këto grupe ndryshe quhen edhe lobby


(anglisht);
• Lobby (është korridor ose prapaskenë);
• Lat. Korridor = vestibula
Grupet e interesit janë struktura të
organizuara për të përfaqësuar dhe për të
mbrojtur interesat e një grupi të caktuar;
• Dimensioni i interesit: lobbing-u është
veprim që ka për qëllim të influencoj - në
mënyrë direkte ose jodirekte- procesin e
elaborimit, të aplikimit ose të interpretimit
të masave legjislative, normave,
rregulloreve dhe më gjerësisht, të gjitha
intervenimet mbi pushtetin publik;
• Për ndryshim nga Partitë politike, Grupet e Presionit nuk synojnë
marrjen e pushtetit;
Çka i diferencon atëherë nga Partitë politike?
1) Anëtarët e grupeve të interesit nuk zgjedhen nga votuesit dhe për
këtë arsye nuk kanë përgjegjësi për veprimet e tyre (gjinden jashtë
procesit zgjedhor). Pra, mbijetesa e tyre nuk varet nga zgjedhjet
sikurse është rasti i Partive politike;
2) Kandidatet politik në zgjedhje paraqiten vetëm nën flamurin e
partive politike edhe pse shumë shpesh përkrahen nga Grupet e
Presionit;
3)Grupet e Presionit kanë një anëtarësim më selektiv (psh.
sindikalistët ndajnë zakonsiht kushte jete të ngjajshme dhe kanë nivel
edukimi të ngjajshëm);

• Edhe ato Grupe Presioni që mbrojnë çështje specifike (për çështje


ekologjike ose për ndalimin e armëve atomike, angazhojnë njerëz
nga spektra të ndryshëm edhe pse edhe ata kanë ngjashmëri më të
mëdha ndermejt tyre sesa anëtarët e partive politike;
Qëllimet
• Qëllimi i partisë politike është marrja dhe ushtrimi i
pushtetit, kurse grupet e presionit veprojnë me programe
të cilat nuk figurojnë formalisht në Qeveri;
• Grupi i presionit ka për qëllim ti shtyjë partitë politike drejt
disa politikave të caktuara, më shumë sesa ti përcaktojë
ato;
• Zakonsiht një Grup Intersi kërkon favore të shumë Partive
politike;
• Shembulli: Mbrojtësit e Mjedisit (Environmentalism) në
SHBA për shembull përkrahin edhe Republikanët edhe
Demokratët në luftën e tyre për të zvogëluar dëmet
ekologjike;
• Shumë shpesh, në momente të caktuara ato favorizojnë
partinë që ata mendojnë se do ti ndihmoj qëllimet e tyre;
Presioni?

• A është Grup Interesi një grup që ushtron


presion? Jo gjithmonë;
• Grupet e presionit veprojnë vetëm në momente
kur e konsiderojnë se pushteti u ndalon atyre disa
të drejta;
• Sindikatat si grupe presioni aktivizohen vetëm në
momente të caktuara (kur u kërcënohen interesat
e tyre me një projekt ligj të caktuar me të cilin ju
ulën rrogat ose u zgjatet orari i punës, p.sh.);
• Grupet e presionit mbrojnë zakonisht vetëm një
çështje të caktuar dhe kanë përkrahjen e vetëm
një kategorie të caktuar personash (përkrahësish);
• Karakteristikat:
• Çdo grup presioni duhet të ketë një organizim të
brendshëm minimal;
• Duhet të ketë drejtues të aftë për të bërë strategjinë e
grupit dhe për të rekrutuar nga kategoria e individëve
që grupi duhet ti përfaqësoj;
• Grupet e presionit duhet të kenë një shkallë pavarësie
sepse disa lëvizje të të rinjëve dhe grave janë krijesa
të partive politike të cilat i krijojnë partitë politike për
të konsoliduar ndikimin e tyre;
• Ideologjia dhe linja e këtyre lëvizjeve përcaktohen nga
partitë politike;
• A janë protestat grup presioni?
• Protesta është presion, mirëpo nëse nuk i mbijeton
shpërndarjes atëherë nuk luan rol afatgjatë;
Tipologjia
• Grupet që mbrojnë interesat materiale janë zakonisht organizata
korporatash dhe Grupet Morale që janë organizata që mbrojnë të drejtat e
femrave ose të studentëve. Organizatat që mbrojnë interesat e grupeve fetare
(në SHBA shumë te fuqishme ose në Evropë);
• Grupet e presionit Materiale
• Këto grupe shprehin dhe kordinojnë veprimin kolektiv të anëtarëve të një
profesioni;
• Quhen materiale sepse interesi është para së gjithash material (ekonomik)
edhe pse këto grupe mbrojnë edhe interesa jomateriale (profesionet kanë
nevojë edhe për dinjitet, prestigj, etj.);
• Shembull klasik i këtyre grupeve janë sindikatat e punëtorëve;
• Mirëpo, nuk janë vetëm punëtorët që kanë sindikata (edhe pronarët, bujqit,
kanë sindikata) dhe sindikatat luftojnë për përmirësimin e kushteve të tyre;
• Sindikatat organizohen sipas :
• 1) Profesionit (Metalurgët nuk i kanë të njejtat kërkesa si Bujqit,
Peshkatarët, etj.);
2) Gjeografisë (sindikatat janë grupe lokale edhe pse organizohen sipas
profesioneve. Zakonisht janë të organizuara në Unione;
Format e organizimit

• Në disa Shtete sindikatat grupohen në një degë të vetme


qëndrore (rasti i Britanisë së Madhe -Trade Union Council
dhe i Gjermanisë DGB);

• Në Francë ka shumë sindikata (CGT, CFDT, FO, etj.);

• Për këto ndarje ka një spjegim historik sepse për një kohë
të gjatë sindikimi ka qenë i ndaluar me pretekst se ka
cenuar konkurrencën e lirë. Edhe sot në disa shtete e
drejta e sindikimit nuk ekziston;

• Tek shteti komunist, sindikalizmi ka qenë pjesë e partisë


unike dhe nuk ka pavarësi (ideologjikisht);
• Presioni
• Zakonisht moment i përshtatshëm për grupet e
presionit është momenti zgjedhor;

• Qëllimi është që vendimmarresit të marrin


vendime të cilat u afrohen kërkesave të këtyre
grupeve ose edhe vendime të cilat nuk i
cenojnë interesat e tyre;

• Nëse bëhet fjalë për vendime legjislative,


presioni ushtrohet mbi legjislativin;
Tipologjia tjetër
• Profesionale (Aktorët ekonomik,
Grupet industriale, financiare, firmat
multinacionale të organizuara në
sektore, sindikatat, federatat);

• Qytetare: Organizatat Joqeveritare;


grupet për mbrojtjen e interesit,
grupe për mbrojtjen e
konsumatorëve, etj.;
Think Tanks

• Çdo grup presioni i rëndësishëm posedon mjetet e veta të refleksionit dhe


të influencës;
• Këto mjete marrin nganjëherë formën e kabineteve (të ekspertëve) të
quajtura Think Tanks. Ndryshe quhen « Brain box » ose « think factory »
(laboratore të ideve);
• Në vitin 2010 ka pasur diku rreth 6480 Think Tanks;
• Ato janë institucione (në parim) të pavarura nga partitë politike dhe nuk
kanë interesa materiale;
• Këto institucione prodhojnë studime dhe propozime në lëminë e politikave
publike;
• Personat që i përbëjnë këto kabinete janë ekspert në lëmi të ndryshme dhe
janë zakonisht ura ndërmjet njohurive dhe pushtetit;
• Fakti që kanë një dimension apolitik, janë vend ku ekspertet debatojnë për
politika të ndryshme;
• Këto klube shumë shpesh kanë formën e universiteteve pa student si
Carnegie Foundation ose IFRI në Francë. Quhen Univerzitete sepse
prodhojnë studime akademike;
LIGJËRATA X

Demokracia dhe Diktatura


Demokracia përfaqësuese
• Para se të flasim për demokracinë moderne, duhet që shkurtimisht të flasim për regjimet
jodemokratike;
DIKTATURA
• « Derisa të ekzistojnë diktaturat, nuk do të kem zemër t’a kritikoj demokracinë » (Jean
Rostand, 1967);
• Fjala diktaturë vjen nga latinishtja dictatura (ai që flet);
• Diktatura e ka origjinën tek Perandoria Romake;
• Diktatura ka qenë magjistraturë e jashtëzakonshme e Republikës së Romës nëpërmjet të
cilës të gjitha pushtetet i janë dhënë një njeriut (diktatorit), me një manadat të kufizuar;
• Sot diktatura konsiderohet si regjim politik ku një person ose nje grup personash
ushtrojnë të gjitha pushtetet në mënyrë absolute, në mënyrë që asnjë ligj ose institucion
mos të mund ti pengoj në këtë drejtim;
• Tek Roma e vjetër, Diktatorit i janë dhënë të gjitha pushtetet në mënyrë legale për një
kohë të caktuar. Zakonisht diktaturat janë vendosur në raste trazirash. Kjo magjistraturë
supreme ka mund të zgjasë maksimalisht 6 deri në një vit;
• Kjo procedurë është anuluar pas diktaturës së Julius Cezarit (të cilit i ishte dhënë
statusi i diktatorit, fillimisht një vit, dhe pastaj 10 vite (tjetër diktator i famshëm ka qenë
Sylla)
• Madje, një ndër arsyet e komplotit që ka çuar deri tek vrasja e Cezarit ka qenë rreziku që
ai të shpallet Mbret dhe ti jap fund Republikës së Romës (Brutus- i biri i tij ishte një ndër
ata të cilët e ekzekutuan Cezar-in);
Definicionet
• Enciklopedia Universalis,
Diktatura është « Regjim politik autoritar, i vendosur dhe i mbajtur
me dhunë, i karakterit të jashtëzakonshem dhe jolegjitim. Ajo
vendoset në raste krizash sociale serioze. Ajo ka zakonisht për qëllim
ose të shpejtoj procesin e nisur të ndërrimit politik (diktaturat
revolucionare) , ose ta frenojë ate (diktaturat konservatore). Është
në përgjithësi një regjim personal; mirëpo Ushtria ose Partia unike
mund të shërbejnë si bazë për diktatura institucionale »;
• Fjalori politik  (Hatier : 
« Diktatura definohet si regjim arbitrar dhe koercitiv, i
papërputhshëm me lirinë politike, qeverinë kushtetuese dhe parimin
e barazisë para ligjit;
• Fjalori Robert:
« Diktatura është koncentrim i të gjitha pushteteve në duart e një
individi, një Asambleje ose një Partie ; Organizatë politike e
karakterizuar me koncentrim të pushteteve »;
Despotizmi
• Sot diktatori është sinonim edhe me Despot - (Despotizëm);
• Nga greqishtja e vjetër: dhespotês (zot shtëpie);
• Despotizmi është formë qeverisje ku autoriteti ushtrohet nga një
person i cili qeverisë me pushtet absolut;
• Despoti është person i cili i ka të gjitha pushtetet mirëpo, me ndryshim
nga diktatori, ai e ka legjitimitetin tek fakti se pretendon ti konsideroj
njerëzit si anëtar të familjës;
• Forma origjinale e despotizmit ka qenë autoriteti i babait i ushtruar
ndaj fëmijëve të tij. Babai (Despoti) vepron « për të mirën » e familjës
së tij;
• Pushteti despotik pretendon ta dijë më së miri rrugën që duhet
ndjekur sepse si « Baba » ka përgjegjësi për « fëmijët e tij »;
• Edhe pse sot kjo fjale ka konotacion negativ, Despot ka qenë titull
legjitim tek Bizanti;
• Titulli është transmetuar me trashëgimi (mashkullore) nga Perandori;
• Nga shekulli XIII, ky titull u është dhënë edhe Princave të huaj.
Despotët kanë udhëhequr mbi territore të Perandorisë;
Tirania
• Tiran (Tirani) - nga greqishtja e vjetër týrannos, që do të thotë:
një person që ka pushtetin absolut;
• Është person që e merr pushtetin në mënyrë ilegale dhe jolegjitime
dhe e mban ate duke injoruar ligjet. Këtë pushtet ai e ushtron me
terror;
• Ndryshon nga despoti sepse siç e pamë më parë, ky i fundit
transmetohet me trashëgimi kurse tiran mund të jetë edhe një skllav
që e merr pushtetin. Në ditët e sotme, janë diktatorët ata të cilët e
marri pushtetin me grusht-shtet;
• Sot, Tirania nënkupton abuzim me pushtetin dhe një person që nuk
kërkon të mirën e përgjithshme. Për këtë arsye, përdoret për të
përshkruar sistemet autokratike ose diktaturat;
• Është Platoni ai qe i jep Tiranisë konotacion negativ;
• Në Shekullin e VI p.e.s, në shumë qytet-shtete greke, Tiranet e
marrin pushtetin;
• Platoni e definon Tiranin si : Ai qe ne qytetin e vet ushtron autoritetin
e tij sipas deshires se vete.
• Për ta kuptuar diktaturën mund të lexojmë librin e George
Orëell-it 1984, ku ai e përshkruan jetën në sisteme
totalitare;
• Në këtë botë, individët nuk kanë të drejta përveç obligime.
Qeveria mund t’i perciell ata, ti arrestoj dhe ti marr në
pyetje kur të duan; një botë ku individët përcillen me
kamera, policia mund të hyjë në shtëpia të tyre etj.;
• Qëllimi i kësaj politike të kontrollit është që të sigurohet
se secili person është nën kontrollin e Shtetit deri në jetën
e tij private. Madje në këto sisteme është shumë e vështirë
që të ketë ndarje ndërmjet jetës private dhe asaj publike;
• Mediat janë të kontrolluara dhe njerzve u jepen informatat
që i përcakton shteti;
• Madje edhe kërkohet leje për secilin veprim në shoqëri: të
shkosh jashtë, të martohesh, të ndërrosh punë, etj.;
• Qytetarët janë krijesa të Shtetit; 
Demokracia Përfaqësuese
• Etimologjia: demos (populli) dhe -kratos (pushteti)
• Demokracia e ka origjinën tek Athina e vjetër. Në këtë
sistem, të gjithë meshkujt mbi moshën 30 vjeçare kanë
pasur të drejtë të marrin pjesë në Asamblenë e
përgjithshme e cila është thirrur 10 herë në vit.
• Secila votë ka pasur të njejtën peshë. Asambleja ka
votuar ligjet, ka zgjedhur zyrtarët e shtetit dhe ka pasur
të drejtë t’i konvokojë udhëheqësit që të justifikojnë
veprimet e tyre.
• Vendimet e Asamblesë greke janë marrë me mazhorancë
të thjeshtë. Për Grekët e vjetër, e drejta e votës ka qenë
e lidhur ngushtë me dinjitetin e njeriut. Këto dy sisteme
që i përmendem, janë dy ekstremet e spektrit qeverisës
dhe ndërmjet tyre ka variacione shumë;
• Asnjë nocion i shkencave politike nuk është trajtuar më
shumë se demokracia. Demokracia ka një konotacion
magjik dhe qetësues. Pse ?
• Sepse secili qytetar i një shteti i cili është i bindur se
shteti i tij është demokratik është në gjendje t’a pranoj
pushtetin e ushtruar mbi te;
• Për këtë arsye, të gjitha shtetet e botës kanë
pretenduar dhe pretendojnë se janë shtete demokratike
(BRSS, Kina, Kuba, Siria, Arabia Saudite etj.);
• Megjithate, modele të ngjashme si ato të Athinës kanë
qenë të ralla në histori të njerëzimit;
• Toën meeting (në Neë England SHBA);
• Landgemeide në Zvicërr;
•  Arsyeja për të cilën demokracia Athinase dhe këto tjerat forma të
demokracisë direkte kanë mundur të funksionojnë është se këto
demokraci kanë funksionuar mbrenda shoqërive të vogla, ku pothuajse
secili person është njohur me të tjerët dhe se votimi i çështjeve me
interes të përbashkët ka mundur të votohet me marrëveshje;
• Shtrohet pyetja se si të aplikohet ky sistem në një shtet si SHBA-të ose
në shtete tjera të mëdha të cila kanë me miliona banorë? Marrja e
vendimeve në këto shtete duhet të jetë e shpejtë dhe vendimet kanë një
rëndësi të veçantë.
• Një qeveri e cila do t’i nënshtrohej një vendimmarrje me votim për të
gjitha çështjet e shoqërisë, nuk do të mund të funksiononte; Për këtë
arsye, demokracia përfaqësuese është shpikur si model i demokracisë;
Demokracia sot është:
• Sistem politik i cili jep mundësi kushtetuese të vazdueshme për të
ndërruar përfaqësuesit zyrtar, dhe është mekanizëm shoqëror që
mundëson pjesëmarrjen më të madhe të mundëshme të popullsisë dhe
influencimin e vendimeveme të rëndësishme. (Seymur Lipset- Political
Man 1960);
• Demokracia përfaqësuese ka disa elemente:
• Përkrahjen popullore
• Përkrahja e popullit është kryesore për qeverisjen demokratike
moderne sepse legjitimiteti i vendimmarrësve mvaret nga
përkrahja që ata e marrin nga populli. Sigurimi i kësaj përkrahje
është esenciale për demokracinë sepse në demokraci askush
nuk ka të drejtë natyrore që të mbajë pushtetin;
• Për të penguar që vetëm disa persona të jenë legjitim,
demokracia parlamentare bazohet në zgjedhje. Këto zgjedhje
mbahen në intervale të rregullta (si në SHBA) ose mbrenda një
hapësire kohore maksimale si në Britani të Madhe, Francë, etj.
• Zgjedhjet janë mekanizëm nëpërmjet të cilit shprehet edhe
përkrahja e përfaqësuesit dhe njëkohësisht është mjet për të
kontrolluar veprimin e përfaqësuesve (në rast se ata nuk i
vënë në veprim politikat e premtuara ata sanksionohen në
votimet e radhës);
Gara (Kompeticioni) politik
• Gara politike është tjetër element i rëndësishëm i demokracisë sepse
pikërisht, nëse një përfaqësues nuk rizgjedhet, votohet për
përfaqesues alternativ prezent;
• Për të pasur demokraci duhet të ekzistojnë programe të ndryshme
dhe parti të ndryshme. Në SHBA për shembull, Partia Demokrate
propzon ligje sociale (sigurim social, politika të punësimit, ndihma
sociale etj.) dhe më shumë të drejta për klasat e ulëta, kurse
Republikanët janë për më shumë konservatizëm dhe kanë më shumë
përkrahje tek liberalet;
• Këto propozime u mundësojnë votuesve të zgjedhin në vota opcione
të ndryshme;
• Mirëpo, garat politike shpesh i tejkalojnë partitë dhe programet
politike. Shumë shpesh, votuesit votojnë për individ të cilët i
konsiderojnë si të pakorruptuar, të aftë për ekonomi etj;
• Madje nëse i analizojmë votimet për president të SHBA-ve ose të
shumë vendeve tjera demokratike, është shpesh faktori i liderit që
është dominant (BUSH, Klinton, Thatcher etj.);
Alternimi i pushtetit
• Të gjithë pjesëmarrësit e demokracisë përfaqësuese duhet paraprakisht të
pranojnë alternimin e pushtetit. Partia që ka ushtruar pushtetin duhet ta lë ate
nëse i humb zgjedhjet. Duhet pra të pranoj të jetë në opozitë;
• Madje, ndryshimi i një mazhorance shumë shpesh rezulton edhe me ndryshime
të rëndësishme të politikave (nga një politikë konservatore në një politikë
social-demokratike ose nga një parti liberale në një parti socialiste etj.);
• Raste të tilla në botën demokratike janë konstante (Spanja në zgjedhjet e
fundit, Gjermania, Franca, Amerika me Obamën etj.);
• (nocioni i partive kushtetuese-revolucionare) spjegim;
• A ka sisteme demokratike ku një parti politike ose koalicion partishë mban
pushtetin për një kohë të gjatë, pa alternim të pushtetit?  
• Ka edhe sisteme politike sunduese njëpartiake si në Japoni, Suedi, etj.
• Në Meksikë, Partia Revolucionare Institucionale e ka mbajtur pushtetin për 70
vite. Nga vitet 1920 deri në vitin 2000 që fiton Partia e Veprimit Nacional e
kryetarit Vincente Fox;
• Problemi me parti të tilla është se ato e humbin transparencën dhe krijojnë
sisteme të korruptuara ose gjysëm-autoritare;
• Partia e Kongresit Indian ka mbajt pushtetin nga viti 1947 (pavarësisë) deri në
vitin 1989;  
Përfaqësimi popullor
• Në demokraci përfaqësuese, votuesit zgjedhin përfaqësues të cilët
veprojnë si legjislator dhe si të tillë ata mbrojnë interesat e tyre. Çdo
përfaqësues meret me një vend të caktuar i cili i jep mandat;
• Për ate se si duhet të veprojnë përfaqësuesit pasi që të zgjidhen është
debatuar me shekuj;
• A duhet ata të konsultohen sistematikisht për secilin vendim që e marrin
me bazën që e ka votuar apo përfaqësuesi duhet të vendos vetë sipas
asaj që ai e konsideron të mirë ose të keqe?
• Në rastin e parë, përfaqësuesit do të duhej t’i informojnë votuesit e tyre
mbi alternativat dhe të marrin vendim sipas asaj që i thonë ata;
• Tjerë teoricient thonë se votuesit nuk kanë mundësi të vendosin sepse
nuk janë të informuar mbi çështjet që duhen vendosur; me fjalë tjera,
populli nuk është i informuar mjaftë për tema si drejtësia, mbrojtja,
politika e jashtme etj.;
• Natyrisht se populli nuk është i informuar për çdo çështje mirëpo
mendimi është që populli si tërësi duhet të kontrolloj veprimin e
qeverisë. Nëse një qeveri ka premtuar barazi për të gjithë, atëherë kjo
duhet verifikuar nga afër;
Rregulla e Mazhorancës
• Karakteristikë tjetër e demokracisë përfaqësuese është rregulla e
shumicës sepse zakonisht nuk janë të gjithë qytetarët në favor të një
vendimi të caktuar. Gjithmonë ka të tillë që janë kundër. Është shumica ajo
që duhet të vendosë në këto situata. Megjithate, në sisteme demokratike,
është në interes të shumicës që politika që ka përkrahjen më të madhe në
opinion duhet të bëhet Politika e qeverisë (Majority rule ëith minority
rights). Grupet minoritare duhet të kenë të drejtë të protestojnë jashte
Parlamentit. Të gjitha ato që konsiderohen si qëndrime të mazhorancës
sot, kanë qenë dikur mendime të një pakice dhe janë bërë mendime të
shumicës me konflikte ndërmjet këtyre dy grupeve. Madje, demokracia
liberale bazohet tek respekti i shumicës për pakicën. Të drejtat e
minoriteteve mund të mbivotohen vetëm brenda disa rregullave.
Përndryshe do të kishte shëndrrim në një “tirani të mazhorancës”. Për
këtë arsye, mazhoranca duhet të bindë minoritetet shumë më shumë sesa
t’i sulmoje ato. Demokracia konsiderohet si sistem politik ku ka integrim
social në mënyrë që shoqëria të jetë tolerante ndaj diferencave ndërmjet
anëtarëve të saj. Kapaciteti i zgjedhjes së konflikteve është esencial për
demokracinë. Përndryshe, dominimi i grupeve më të fuqishme ndaj atyre
më të vogla do të shëndrronte sistemin në tirani ose oligarki;  
E drejta e mospajtimit dhe disidencës
• Nëse roli i qeverisë është të shërbeje popullin, populli duhet të ketë të drejtë t’i
kundërshtoje vendimet e qeverisë, nëse këto vendime nuk shërbejnë vullnetin e
popullit; Kjo është e drejtë që figuron tek Deklarata e pavarësisë amerikane e
hartuar nga Thomas Jefferson-i në vitin 1776;
• Henry David Thoreau “civil disobedience”; Mahatma Ghandi në Indi me
mjete paqe;
• Martin Luter King në Amerikë me një formë tjetër e cila e ka dërguar
shumë herë në burg;  
• Barazia Politike
• Në demokraci, gjithkush duhet të ketë t drejte te barabarte të marr pjesë në
Qeveri; Në parktikë është ndryshe sepse vetëm një numër i vogël i njerëzve
kanë qasje në politikë. Për pakicat është edhe më vështirë të kenë qasje në
administratë (Hebrenjt kanë pasur këtë problem me shekuj); Barazia politike
është e lidhur ngusht edhe me vetëdije sepse demokracia është sistem ku secili
duhet të ketë qasje por, kjo e drejtë nuk duhet të arrihet duke i përjashtuar të
tjerët; Një person që ka një pozitë zyrtare nuk duhet të përdorë atë pozitë për
të ndihmuar një person të veçantë ose një grup të veçantë; Për këte ekziston
në SHBA sistemi i “checks and balances”, që është një ndarje e pushtetit
ndërmjet një ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqesori...
Konsulltimet popullore
• Shumica e politikanëve e dinë se për të
qeverisur mirë ata duhet të respektojnë
kërkesat e popullit dhe të provojnë t’i
plotësojnë këto kërkesa; Gjithmonë në
sisteme demokratike duhet ti shqyrtojnë
vendimet e tyre se sa janë qytetarët të
brengosur për politikën e jashtme të
shtetit (fusnotën), për politikat fiskale,
(taksat që i paguajnë), papunësinë, etj.  

• Shtypi i lirë
• Robert Dahl: teoria e nënsistemeve
Demokracia direkte
Ligjërata XI
Demokracia (gjysëm) direkte

• Konsiderohet si një ndër format e para të demokracisë ku


populli ushtron drejtëpërdrejtë pushtetin politik. Tjetër
formë e demokracisë është ajo përfaqësuese në të cilën
populli ushtron pushtetin e vete në mënyrë indirekte.
• Në Antikitet (shekulli i 6 p.e.s) kemi pasur format e para të
demokracisë direkte. Më vonë, në shekullin 18, disa autor
si J. J. Rousseau konsiderojnë se demokracia mund të jetë
vetëm direkte duke u bazuar në të drejtat natyrore të
njeriut dhe mbi kontratën (paktin) social i cili i bashkon
individët. Megjithate, ne shekullin 17 dhe 18 kjo formë e
demokracisë konsiderohet si e paaplikueshme dhe se ajo
do të mund të aplikohej vetëm në shtete të vogla të cilat
kanë struktura sociale homogjene. Shtetet demokratike
moderne kanë sot demokraci përfaqësuese ku forma të
caktuara të demokracisë direkte kanë mbijetuar.
• Demokracia përfaqësuese konsiderohet
si demokraci e cila i ka marrë popullit
sovranitetin e vet. Për këtë arsye, disa
shtete kanë integruar elemente të
demokracisë direkte në institucionet e
tyre, me qëllim që qytetarët të jenë më të
implikuar në marrjen e vendimeve
politike. Ndër këto forma duhen
përmendur:
• Referendumi
• Peticioni
• Plebishiti
Referendumi është formë e demokracisë direkte ku
të gjithë qytetarët me të drejtë vote të një shteti
ftohen që nëpërmes votës direkte të pranojnë ose të
refuzojnë një propozim të caktuar. Kjo mund të ketë
të bëjë me adoptimin e një kushtetute, me nje
ndryshim (amandamentim) te kushtetuës ose të një
ligji etj.
• Fjala referendum është kombinim i fjalës latine
refero që do të thotë të kthej mbrapa (Të kthehet një
çështje mbrapa-ti kthehet popullit).
• Sot fjala referendum është shpesh sinonim me fjalën
plebishit, por në disa shtete këto dy nocione
rezultojnë me forma të ndryshme të votës dhe kanë
pasoja ligjore të ndryshme. Fjala plebishit ka një
kuptim më të vjetër. Referendumi është një lloj
zgjedhje.
Referendumi multi-opcional (Multiple-choice referendums)

• Referendumi i ofron elektoratit zakonisht dy zgjedhje: ose të pranoj ose të


refuzoj propozimin duke e kufizuar mundesine e zgjedhjes në po ose jo.
• Ne disa vende kemi edhe referendume multi-opcionale siç është rasti i
Zvicres, Suedise, Australise etj. Referendumi shumë-opcional i ofron
votuesit më shumë se dy mundësi te përgjigjet.
• Si shembull kemi referendumin e Australisë të mbajtur në vitin 1977 ku
kanë figuruar 4 mundësi përgjigje të ndryshme. Në vitin 1992, Zelanda e
Re organizon një referendum me 5 opcione. Ky lloj referendumi shumë-
opcional shtron pyetjen e asaj se si të përcaktohet opcioni fitues në raste
ku një opcion nuk i fiton 50% të votave? Zakonisht, kur kemi referendum
shumë-opcional, shtetet nuk e praktikojnë metodologjinë e shumicës.
Principi i shumicës (mbi 50%) ka të bëjë me çështje kushtetuese siç ka
qenë rasti i referendumit në Maqedoni i organizuar nga opozita
maqedonase për të anuluar disa dispozita të Marrëveshjes së Ohrit.
Qellimi ka qene te ndryshohen dispozitat mbi ndarjen territoriale të
komunave. Ky referendum ka kërkuar pjesëmarrjen e së paku 50% të
votuesve për të qenë i vlefshëm. Me bojkotim te pozites, referendumi ka
deshtuar. Suedia praktokon principin e validimit të opcionit që fiton
shumicën e votave në referendum pa marre para sysh se a ka arritur 51%.
• Referendumi ka të bëjë me principin e sovranitetit
popullor. Zakonisht votohet në referendum kur kemi
të bëjmë me votim të kushtetutës, adoptim të
ndryshimeve kushtetuese, ndryshim kufijsh të cilat
kërkojnë marrëveshje me pupullin. Zakonisht, për
politikanët, referendumi e ka përparësinë e marrjes së
vendimeve të cilat provokojnë kundërshtime tek
popullsia.
• Teoria politike elitiste e konsideron referendumin si
proces populist. Duke mbrojtur tezën se votuesit në
referendum votojnë më shumë me ndjenja të momentit
sesa me përgjegjësi, ose se ata nuk janë të informuar
mjaft për vendimet të cilat i marrin për çështje që
shumë shpesh janë të komplikuara dhe të cilat kanë
efekt afatgjatë.
• Gjithashtu, votuesit kanë mundësi të mashtrohen nga personalitete
të fuqishme, nga propaganda ose nga kampanja të fuqishme
zgjedhore të cilat rrezikojnë të vendosin “tiraninë e shumicës”.
• Historikisht, votimi në referendum është diskredituar nga
përdorimet e tepërta nga Hitleri dhe Musolinit të cilët e kanë
përdorur plebishitin për të aprovuar veprimet e tyre të dhunshme.
• Tjetër mangësi e referendumit është se në disa raste, ato përsëriten
disa herë derisa të votohet ashtu siç kërkohet të votohet dhe se në të
kundërtën përsëritet pafund.
• Madje në këto raste mund të jetë edhe një lloj lodhje e popullit me
referendume. Kështu, në disa shtete janë përseritur referendumet në
pjesë të territoreve të shteteve (Kuebek ose Korzikë, etj).
• Këto lloj referendumesh jane quajtur "never-end-ums".
• Në disa shtete të BE-së ka pasur raste ku janë përsëritur
referendumet pasi që ato janë refuzuar herën e parë. Irlanda për
shembull e ka shpallur dy herë referendumin për ratifikimin e
Traktatiti të Nicës derisa ka fituar po-ja. E njeta situatë është
përsëritur me adoptimin e Traktatit të Lisabonës.
Peticioni

Etimologjia: nga latinishtja petere që do të thotë kërkesë. Një


peticion është një kërkesë me shkrim e drejtuar një autoriteti
ose grupi personash të caktuar nga një person ose një grup
tjetër të cilët e bëjnë kërkesën, ankesën, dëshirën ose shpreh
opinionin e vet.
• Peticionet inicohen zakonisht nga shoqatat ose organizma tjerë
të shoqërisë civile.
• Ato mundësojnë të formulohet një ideal ose të adresohet një
kritikë mbi një situatë të konsideruar si të padrejtë. Nëpërmjet
një mobilizimi kolektiv, peticioni ka për qëllim ta sensibilizoj
opinionin mbi një situatë ose mbi një problem ose të bëjë
presion mbi vendimmarrësit, qofshin publik ose privat.
• Efikasitetin e peticionit e përcakton numri i nënshkrimeve dhe
impakti i tij mbi opinionin publik.
• E drejta e peticionit është e drejtë e dhënë një popullsie
të një shteti për të bërë kërkesa direkte përfaqësuesve të
ekzekutivit dhe më gjërësisht, çdo personi juridik që ka
pushtet.
• Lëmitë të cilat mund të jenë objekt i peticionit janë
shumë të ndryshme:
• A) politike,
• 2) të drejtat e njeriut,
• 3) mbrojtja e mjedisit,
• 4) denoncim i një padrejtësie etj.
• Sot kemi mundësi të nënshkruajm peticione edhe
nëpërmes internetit por zakonisht duhet të verifikohet se
a janë këto sajte të regjistruara pranë organizmave
shtetëror që mos të ketë keqpërdorime.
Plebishiti

Etimologjia: nga latinishtja plebs-populli dhe scitum-
vendim: vendim i popullit.
• Në antikitet romak, plebishiti ka qenë një vendim i
marrë me propozim të Lidershipit (tribunit) nga populli
në asamblenë e popullit dhe i cili ka pasur fuqinë e
ligjit.
• Plebishiti është një lloj konsultimi popullor nëpërmjet
të cilit pushteti ekzekutiv kërkon nga votuesit ti
përgjigjen me po ose jo një teksti të propozuar me
qëllim që të:
 Ratifikohet një vendim ose një program;
 Të merret besimi i popullit;
 Të legalizohet një grushtshtet;
 Të vendoset mbi bashkimin e një teritori të një shteti
etj.
• Zakonisht kemi të bëjmë me lloj referendumesh të cilat
nga pyetja që shtrohet, aprovojnë ose jo një politikë të një
shteti, nocioni i plebishitit e mbulon ate të referendumit.
Regjimet autoritare e përdorin plebishitin si një lloj rituali
nëpërmjet të cilit i imponojnë popullit një zgjedhje të
caktuar e cila nuk ka të bëjë me problemet e vërteta.

• Plebishiti në kohrat moderne është përdor për herë të parë


në Francë në kohën e Revolucionit Francez ku është
bazuar mbi filozofinë e Rousseau-s i cili e konsideronte ate
si mjet për të korrigjuar efektet e sistemit të votimit
përfaqësues.
Në ekonomi, është vetëqeverisja ajo që konsiderohet si
demokraci direkte.
• Perdorimi i referendumit është sot shumë i gjërë sidomos në nivel
lokal. Në Zvicër, referendumi përdoret në nivel lokal, kantonal
dhe në nivel nacional varësisht nga rëndësia e çështjes.
• Referendumi ka të bëjë me sovranitetin e popullit i cili e ushtron
këtë sovranitet nëpërmjet përfaqësuesve dhe referendumit.
• Referendumet mund të jenë me iniciative popullore edhe pse jo
në të gjitha shtetet kemi mundësi të iniciatives popullore. Në të
gjitha shtetet demokratike figuron e drejta e peticionit dhe në
shumicën e shteteve edhe e drejta e referendumit lokal të cilin e
shpall zakonisht parlamenti lokal. Në SHBA kemi ate që quhet
Recall nëpërmes të cilës u jepet mundësia një numri qytetarësh
të kërkojnë referendum për ti marrë mandatin një të zgjedhuri
ose funksionari. Në 2003 është organizuar një referendum i tillë
në Kaliforni ku i është marr mandati guvernatorit Gray Davis.
• Shembulli i procedurave të demokracisë direkte
dhe gjysëmdirekte në SHBA
• Gjithsej ka 6 procedura të demokracisë gjysëmdirekte
dhe direkte në SHBA
• me iniciativa parlamentare:
• 1 – amandamentimi kushtetues me inicativë
parlamentare. Ajo është në funksion në 49 Shtete
dhe në 15 nga ato është e vetmja formë e
demokracisë direkte. Me këtë procedurë kërkohet
ndryshimi i kushtetutës të shtetit përkatës që
legjislatori e nënshtron në votim të popullit.
• 2 – Ligji me iniciativë parlamentare (procedurë e
njetë me ate të parën përveç se kërkohet nga populli
që të shprehet mbi një ligj. 24 Shtete e kanë këtë ligj.
Me iniciativa popullore
• 3 – ndryshimi i kushtetutës me iniciativë popullore, është e
njejtë me ate të parlamentarëve por propozimin e bën populli.
Kërkesa bëhet me peticion numri është i caktuar me ligj.
• Në 18 shtete
• 4 – Ligji me iniciativë popullore  22 Shtete.
• 5 – Referendumi abrogativ (veto referendum) është formë e
reduktuar e iniciativës popullore që ka për objekt anulimin
(abrogimin) e një ligji ekzistues. Ky është prezent në 25 Shtete.
• 6 – Recall është procedurë e shkarkimit të një zyrtari para se ti
përfundoj mandati.
• Për shkarkim të Guvernatorëve
• Si funksionon kjo ?
• Duhen se paku 5 % të personave që kanë votuar në zgjedhjet e fundit
të guvernatorit për të inicuar këtë procedurë popullore (rreth 430
000 persona).
• Nëse iniciativa ka për qëllim modifikimin e kushtetutës duhen
atëherë 8% të nënshkrimeve.
Autoritarizmi

Ligjerata XII
• Autoritarizmi
• Eshtë sistem qeverisës ku pushteteti ushtrohet nga disa elemente
të vecanta me një përkrahje popullore minimale. Këto elemente
mund të jenë:
• Familja (në këtë rast, regjimi autoritar definohet si monarki
absolute)
• Klasa sociale ( në këtë rast, monarkia udheheqet me ndihmën e
aristokratëve ose nga një teknokraci elitiste ku pushteti mbahet
nga burokratët).
• Partia politike (partia është e fuqishme dhe ka për qëllim
kryesor të forcojë solidaritetin e brëndshëm, në një moment të
nevojshëm për Shtetin).
• Ky lloj sistemi njëpartiak ka qenë karakteristikë e shumë shteteve
evropiane, para demokratizimit të tyre (Spanja Portugalia, Greqia
etj.) si dhe i disa shteteve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.
Shumica e këtyre shteteve janë shndërruar në shtete autoritare
pas dekolonizimit (diktaturat ushtarake).
• Shumica e këtyre shteteve kënë qenë të udhëhequra nga regjime
ushtarake ose të afërta me ushtarakët. Zakonisht ato e kanë
marrë pushtetin me grusht-shtete.
• Juan Linz
• Juan Linz “Totalitarian and Authoritarian Regimes”
(2000)
• Dallon tre kritere sipas të cilave krahasohen
sistemet qeverisëse :
• 1) Karakteri pak a shumë monist i pushtetit politik;
• 3) Mobilizimi politik i popullsisë;
• 3) Vendi i ideologjisë brenda regjimit;
• Totalitarizmi karakterizohet me monizëm politik
sepse ka vetem një grup që ushtron të gjithë
pushtetin politik.
• Autoritarizmi toleron një lloj “pluralizmi të limituar”
sepse disa grupe si partitë politike, funksionarët e
lartë publik, institucionet fetare, sindikatat...
marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit.
• J. Linz është teoricient i cili e ndërron qasjen analitike
dominuese të sistemeve e cila I ndante sistemet në
sisteme demokratike ose totalitare. Ai e kundërshton
këtë dualizëm demokraci-totalitarizëm dhe këtyre dy
sistemeve u shton edhe regjimet autoritare. Madje ai
thotë se këto të fundit edhe janë regjime me të
shpeshta.
• Këto regjime gjenden sipas Linz-it në mes të
totalitarizmit (monist) dhe demokracisë (pluraliste).
• Ato sipas tij karakterizohen si regjime « me pluralizëm
të kufizuar » ose « me monizëm të kufizuar ».
• Kjo qasje e Linz-it është interesante për faktin se është
dashur kurajo që të afirmohet se regjimet si ai i Franko-
s në Spanjë ose ai i gjeneralëve jug-amerikan nuk kanë
qenë regjime fashiste.
• Ai thotë se këto regjime nuk kanë as ideologji shtetërore
dhe as parti unike të vertetë.
• Spanja e Franko-s ka qenë një shtet autoritar tradicional ku
lideri (Caudillo) ka imponuar pasivitet dhe nënshtrim më
shumë sesa pjesëmarrje entuziaste dhe mobilizim të popullsisë.
• Franko dhe perkrahesit e tij nuk kanë pasur ideologji të
caktuar. Si shumica e sistemeve autoritare ka qene sisitem pa
ideologji.
• Ekonomia dhe shtypi kanë qenë të lira brenda kufijëve.
• Nëpermjet frankizmit, Linz-i tregon se si lindin veprimet
elitiste dhe spjegon organizimin e sistemit jopluralist dhe
pluralist.
• Ai shkruan se :
• « Regjimet autoritarë janë sisteme politike që karakterizohen
me një pluralizëm politik të limituar, jopergjegjës para popullit,
pa ideologji udhëheqëse të përpunuar. Ato jane sisteme të
bazuara në një mentalitet karakteristik, pa vullnet të
mobilizimit intenziv, përvec në disa momente të zhvillimit të
tyre. Në këtë rast, një udheheqës ose një grup i vogel
përsonash ushtrojnë një pushtet i cili nuk i ka të definuara
qartë limitet e tij, edhe pse këto limite janë, në fakt, shumë të
parapara. »
• Edhe pse Linz bën një studim të frankizmit, ky
definicion është i vlefshëm edhe për qeveritë e
disa shteteve autoritare tjera sic kanë qenë ato
të Salazar-it dhe Caetano-s në Portugali,
Regjimit të kolonelëve grek, regjimeve
ushtarake latino-amerikane të viteve 1964-
1990, regjimi i presidentit Lee në Singapur,
regjimit në Taiëan etj.
• Madje Linz thotë se disa regjime post-totalitare
komuniste sic kanë qenë ato në Poloni gjatë
regjimit të gjeneralit Jeruzelski, ose në Hungari
gjatë fazës së fundit të komunizmit, mund të
karakterizohen më shumë si sisteme autoritare
sesa sisteme totalitare. Në këtë listë do të
mund t’a shtojmë edhe Jugosllavinë e Titos.
• Si veprojnë regjimet autoritare? Cili është
raporti me totalitarizmin :
• Zakonisht, Qeveritë autoritare nuk tentojnë të
kontrollojnë cdo aspekt të veprimit të njerëzve. Në
raport me totalitarizmin, shumë cështje ekonomike,
sociale, religjioze, kulturore dhe familiare u
lejohen individëve.
• Për këtë arsye, shumë karakteristika të totalitarizmit
mungojnë.
• Egzistojnë elemente të demokracisë në siteme
autoritare edhe pse ato nuk janë qellim i pushtetit.
• Sistemet autoritare shumë pak reflektojnë ideologji
(e kundërta e totalitarizmit)
• Politologu Sigmund Neumann thotë se totalitarizmi
është sistem I cili e mban të gjallë revolucionin –
madje edhe ndryshimet që i sjellë ai janë
revolucionare;
• Kjo nuk do të thotë se regjimet autoritare promovojnë liri
individuale.
• Ka edhe elemente të afërta me totalitarizmin :
• Autoritarizmi e sheh shoqerine si organizatë hierarkike
me një rrjetë komande specifike, nën udhëheqjen e një
lidershipi ose grupi udheheqës.
• Komandimi, nenshtrimi, dhe urdhërat janë vlera
primare në krahasim me lirinë; marrëveshjen dhe
përkushtimin (qytetarët në këto sisteme kanë shumë më
shumë obligime sesa të drejta, përkundër totalitarizmit
ku kanë vetëm obligime);
• Pritet nga qytetari që të paguajë taksat dhe të respektojë
ligjet të cilat ai nuk ka marrë pjesë t’i votojë ;
• Ligjet e shtetit bëhen për të aprovuar propozimet e
pushtetit udhëheqës
• Teoria dhe praktika e autoritarizmit më së miri është
definuar nga mbreti I Francës Luigji i XIV i cili thoshte:
« Shteti jam unë »;
• Totalitarizmi

• Cili eshte definicioni i demokracise, diktatures dhe


totalitarizmit ?
– Ne demokraci, gjithcka qe nuk eshte e ndaluar eshte
e lejuar;
– Ne diktature, gjithcka qe nuk eshte e lejuar eshte e
ndaluar;
– Ne totalitarizem, gjthcka qe nuk eshte e ndaluar
eshte e obliguar ;

• Sipas Francois Furet, utopite jane ato qe prodhojne


sisteme totalitare ne krahasim me pragmatizmin; 
• Totalitarizmi eshte regjim politik ku ka vetem nje
parti politike dhe i cili nuk pranon asnje
kundershtim te organizuar. Ne kete sistem, shteti ka
tendence ta konfiskoje totalitetin e aktiviteteve te
• Totalitar nënkupton se nuk është në pyetje vetëm të kontrollohen
aktivitetet e njerëzve ashtu sikur e bën diktatura klasike : « një regjim
totalitar tenton të ndërhyjë deri në sferat intime të mendimit,
duke imponuar gjithë qytetarëve që t’i përkasin një ideologjie të
obligueshme, jashtë së cilës konsiderohen si armiq të
komunitetit ».
• Totalitarizmi i shekullit 20 është sistem politik shumë i ndryshëm nga
sistemet despotike të së kaluarës;
• Pjetri i Madh i Rusise ose Luigji i 14 i Francës kanë qenë diktator të
fuqishëm mirëpo, qasja dhe masa e pushtetit të tyre ka qenë e kufizuar
për shkak te mjeteve të komunikimit dhe të transportit, relativisht të
kufizuara të kohës së tyre.
• Deri në shekullin 20, komunikimi ka qenë shumë i ngadalshëm dhe
shumë i vështirë sa që, ka qenë e pamundur për udhëheqësit autokratik
të kontrollojnë të gjithë teritorin e tyre;
• Ata kanë pasur mundësi të kërkojnë nënshtrim ndaj pushtetit të tyre
por, edhe Luigji i XIV i cili ndoshta ka qenë më së afërmi prototipit të
diktatorit totalitar, nuk ka provuar të kontrollojë gjthcka në Francë.
• Qytetarët ordinar kanë pasur liri personale për ceshtjet e jetës së tyrë.
• Në krahasim me sisteme despotike, shtetet totalitare në shekullin 20 kanë
provuar t’i transformojnë njerëzit që i kanë pasur nën kontroll dhe të
përcaktojnë cdo aspekt të jetës dhe aktiviteteve të tyre njerëzore.
• Për këtë arsye, totalitarizmi është sistem unik që është zhvilluar pas Luftës së
Parë Botërore dhe zhvillimi i tij është mundësuar nga teknologjia moderne.
• Në esencë, është model qeverisës ku, një parti ka të gjitha pushtetet:
ekonomike, politike, ushtarake dhe juridike.
• Kjo parti restrukturon shoqerinë, përcakton vlerat e shoqërisë dhe ndërhyn në
jetën personale të individëve duke :
• 1)Kontrolluar preferencat e tyre;
• 2) Monitoruar dhe kufizuar lëvizjet e tyre;
• Kjo ndryshon nga autokracia sepse udhëheqësit autokratik zakonisht janë
indiferent ndaj kërkesave të subjekteve të tyre.
• Shteti totalitar insiston në pjesëmarrje masive në aktivitete të jetës së
përditshme dhe bën angazhime me qëllim që të provokojë entuziazëm për
suksesin e sitemit.
• Në kohërat moderne, shteti ka mundësi t’i kontrollojë aktivitetet e njerzëve
nëpermjet mjeteve të kontrollit elektronik, deri tek ato më privatet. Teknologjia i
ka mundësuar Shtetit që të kordinojë dhe të centralizojë përdorimin e burimeve
dhe të rregullojë jetën ekonomike.
Karakteristikat e përbashkëta të totalitarizmit:
• Zakonisht merren 6 karakteristika kryesore:

• 1) Një ideologji e imponuar për të gjithë;


• 2) Një parti e vetme që kontrollon aparatin
shtetëror, i dirigjuar inicialisht nga një shef
karismatik;
• 3) Një aparat policor që ushtron terorin;
• 4) Një autoritet qëndror për ekonomi;
• 5) Një monopol të mjeteve të komunikimit masiv;
• 6) Një monopol të forcës ushtarake;
• Katër nga këto karakteristika kanë qenë të
pamundura të arriten në sisteme paraindustriale dhe
janë qëndrore për sistem.
• Një ideologji gjithpërfshirëse (All encompassing)

• Ideologjia totalitare është mjet zyrtar i doktrinës qe u takon të gjitha


sferave të jetës njerëzore;
• Ajo përmban teoritë e historisë, ekonomisë dhe të zhvillimit të të
ardhmes politike dhe shoqërore dhe furnizon kornizat filozofike sipas të
cilave merren vendimet ;
• Ideologjia e pershkruan botën bardhë ose zi, me shumë pak ngjyra tjera
ndërmjet.
• Kështu, qytetari konsiderohet se ka mundësi të jetë ose me shtet ose
kundër shtetit.
• Ideologjia totalitare flet zakonisht për një shoqëri perfekte të cilën
njerzimi do ta arrisë në të ardhmen (te marksizmit për shembull, shqeria
pa klasa do të coje kah zhdukja e shtetit si i panevojshëm)
• Tek nacizmi është Reich-i 1000 vjecar…
• Të gjithë qytetarët duhet të përkrahin ideologjinë zyrtare dhe zakonisht i
kushtojnë kohë studimit të saj;
• Mësimet për komunizmin kanë qenë të obliguara në të gjitha shtetet
komuniste, dhe kjo, që nga shkolla fillore.
• Një parti unike
• Vetëm një parti egziston legalisht dhe kjo parti udheheqet zakonisht
nga një person i cili identifikohet fuqishëm me doktrinën dhe me
fatin e shtetit.
• Ai krijon atë që quhet “kulti i personalitetit” si diktator.
• Gjatë historisë, Italia fashiste është udhëhequr nga Musolini,
Gjermania nga Hitleri, Mao Zedong në Kinë, Stalini ka qenë lider i
pakontestueshëm i BRSS, derisa kanë qenë gjallë;
• Hyrja në ketë parti politike të vetme është zakonisht e kontrolluar
(anëtarësimi zyrtar është zakonisht nën 10% te popullsise) dhe
konsiderohet ni nder;
• Ky anëtarësim është i shoqëruar me privilegje. Anëtari i partisë i
dedikohet partisë për të merituar privilegjet…
• Spastrimet dhe ekzekutimet masive zavendësohen me procese
politike nëpërmjet të cilave është dramatizuar vlera dhe konformiteti
dhe është furnizuar një forum për të promovuar doktrinën zyretare.
• Statistikat për proceset kundër disidentëve kanë qenë momente ku
janë treguar limitet e lirisë së shkrimit dhe të publikimit.
• Monopolizimi i komunikimit
• Funksioni primar i mediave publike në shtete totalitare është të
indoktrinojnë njerzit me ideologji zyrtare. Kultura dhe edukimi janë
prona shtetërore.
• Monopli i armëve
• Qeveritë e shteteve totalitare kanë kontroll komplete mbi armatimin
dhe një pjesë e madhe e industrisë konvertohet në industri të armëve.
• Qëllimi është që t’u tregojnë kundërshtarëve për fuqinë e tyre. 
• Ekonomi të kontrolluar
• Ekonomia e shteteve totalitare është e centralizuar dhe u
nënshtrohet rregullave rigjide. Ky kontroll i ekonomisë ka dy qëllime
kryesore:
• 1)I ndihmon shtetit që të bëhet i fuqishëm, të gjitha burimet kryesore
shërbejnë industrinë e rëndë, për prodhimin e armëve ose për tjera
nevoja të shtetit;
• 2) Së dyti, një ekonomi e centralizuar shërben si instrument i
udhëheqjes politike. Për shembull, njerëzit shprëngulën me dhunë
për të plotësuar nevojat e prodhimit në zona pak të populluara.
• Në sisteme totalitare, nevojat dhe kërkesat e
konsumatorëve janë sekondare në krahasim me ato të
shtetit; Plani pesë vjecar sovietik ose Reforma agrare
kineze janë shembuj të angazhimeve ekonomike, edhe pse
rezultatet e këtyre politikave në afatgjatë janë tejkaluar;
• Në sisteme demokratike, egzistojnë dhe kanë egzistuar
ekonomi pjesërisht të kontrolluara mirëpo, për ndryshim
nga ato të parat, këtu rregullat janë të përcaktuara nga
qeveritë e zgjedhura demokratikisht;
• Edhe në sisteme demokratike, në momente krize, ndodhë
që shteti zbaton politika ekonomike të cilat i subordinojnë
interesat individuale, interesave të përgjithshme;
• Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e shteteve
demokratike kanë vendosur sisteme të rracionit ushqimor
për të siguruar ndamjen e ushqimit etj.
• Imazhi dhe realiteti i kontrollit total
• Ashtu sikur nuk ka demokraci perfekte, ashtu nuk ka as
diktaturë totalitare “perfekte”. Zakonisht, vizituesit e Italise
fashiste ose Gjermanisë naciste (ose Rusisë komuniste) kanë
qenë të impresionuar nga ajo që e kanë parë gjatë vizitave në
këto shtete.
• Vizituesit e Italisë fashiste i ka impresionuar aparenca ligjore,
rregulli, pastërtia dhe vetë imazhi i asaj që kanë menduar se
është pushteti i një personi;
• Sot dihet se shumë italian nuk e kanë dashur Musolinin dhe se
organizimi i tij ekonomik ka qenë një spektakël dhe se nuk ka
qenë i vetmi në krye të pushtetit;
• Nga vdekja e Stalinit, cdo udheheqës Sovietik e ka kritikuar
sistemin e tij byrokratik dhe politiken e tij të spastrimeve
masive etj.
• Megjithatë, as Kruscevi, as Brezhnjevi e as Gorbacovi nuk kanë
arritur t’a rregullojnë situatën ekonomike;
• Ekonomia sovietike ka qenë larg nga ajo e “planifikuara” sic
është pretenduar dhe sot e dimë se pjesa më e madhe e
ekonomisë është udhëhequr me metoda të cilat e kanë sfiduar
planifikimin qëndror. Punëtorët sovjetikë kanë vjedhur
gjithcka, nga radiot deri tek lokomotivat dhe kanë shkuar në
punë të dehur ose nuk kanë shkuar aspak;
• Duhet të themi se modeli totalitar i prezantuar është vetëm
një model dhe se në realitet nuk është përputhur gjithmonë.
• Modeli i prezantuar përshkruan një tentim për të imponuar
një kontrollë totale, jo edhe arritjen e këtij sistemi.
• Dobësia e këtij sistemi është vërejtur në vitin 1989 kur shtetet
e Evropës Lindore lirohen nga ky system, njëra pas tjetrës;
• Edhe partitë komuniste që kanë qenë shumë të organizuara e
kanë dorëzuar pushtetin jokomunistëve; Terori i organizuar e
humbë forcën e vet dhe ekonomitë e kontrolluara
shndërrohen në ekonomi tregu. Kjo tregon se regjimet
totalitare nuk kanë ushtruar kurrë kontrollë “totale”.
• Totalitarizmi i Djathte

• Totalitarizmi i djathte si ai ne Italine fashiste dhe ne Gjermanine


nacional-socialiste eshte zhvilluar ne shoqeri industrial te cilat kane
pasur depresion ekonomik, protesta popullore, konfuzion politik dhe
zbehje. Eshte zhvilluar ne vende ku bazat e demokracise nuk kan qene
te konsoliduara .
• Germania ne vitet 1920-1930 ka pasur krize ekonomike te forte dhe
shteti Gjerman ka qen i obliguar te paguaje demshperblime lufte te
konsiderueshme. Ka pasur papunesi dhe protestat popullore kane
qene te shpeshta, madje shpesh edhe te dhunshme. Inflacioni ka
shkaktuar humbjen e kursimeve te klases se mesme , te profesioneve
liberale etj. Hitleri e merr pushtetin duke premtuar se do ti
disciplinonte protestuesit (sindikatat), te restauroje rregullin, te
mospaguaje demshperblim dhe te refuzoje Versain (Kongresi i Versait i
jep fund Luftes se Pare Boterore). Hitleri premton gjithashtu te mbroje
pronen privat nga komunizmi ne lindje. Programi i Hitlerit u eshte
drejtuar klasave te mesme dhe industrialistave me te fuqishem te cilet
perbenin kurrizin e perkrahjes se shtetit nacist ;
• Totalitarizmi i djathte
• Nuk ka per qellim te revolucionarizoje shoqerine krejtesisht.
Ai ka per qellim qe te prezervoje rregulat sociale egzistuese
dhe te glorifikoje shtetin ;
• Provon qe te eliminoje ato elemente te shoqerise ose ato
institucione te cilat mendon se e pengojne shtetin te arrise
madherine (greatness).
• Politikat ekonomike jane te orientuara gjithashtu kah
glorifikimi kombetar. Sistemet totalitare zakonisht e
kontrollojne zhvillimin ekonomik dhe prodhimin nepermjet
Karteleve (ne ekonomi Karteli eshte marreveshje eksplicite
ndermjet firmave te pamvarura te nje sektori aktivitetesh, me
qellim qe te pengojne konkurencen dhe te kontrollojne tregun
dhe te maksimalizojne profitin. Keto marreveshje mund te
behen mbi volumin e prodhimit, kontrollin e shprendarjes dhe
fiksimin e cmimeve, gje qe mundeson nje mbi-profit.
• Keto marreveshje behen nen mbikqyrjen e shtetit.
• Edhe pse ka pasur shume kritika, analiza nepermjet prizmes se totalitarizmit
nuk ka perfunduar.
• Shume kritika e kan mbrojtur vleren heuristike (shpikese, inventive) te
totalitarizmit.
• Shumica e teoricieteve te totalitarizmit mendojne se nje shoqeri perfekte
totalitare eshte joegzistuese mirepo, kjo nuk eshte pengese qe nje sistem te
trajtohet si totalitar.
• Nese e marrim shembullin e Bashkimit Sovietik, dihet se ky sistem ka pasur
ndryshime te rendesisheme mbrenda mirepo, keto ndryshime nuk kane
arritur kurre ta ndryshojne komunizmin rrenjesisht. Qellimi i sistemit
sovietik ka qene, ne esence, te arrise nje kontroll sa me totale te mundur;
• Sipas kesaj logjike, totalitarizmi eshte nje lloj « ideal-tipi », nje abstrakcion
i cili nuk gjindet si i tille ne realitet mirepo, i cili na mundeson kuptimin e
konceptit. Sipas kesaj logjike, fjala « totalitar » nuk do te thote se regjimet
e caktuara kane ushtruar nje kontrolle totale mbi popullaten (sepse kjo
eshte e pamundur) por, qe nje kontrolle totale ka qene aspirim i tyre
kryesor. Regjimet tentojne te behen totalitare mirepo rezistenca e realitetit
ekonomik dhe social, rezistenca aktive ose pasive e popullsise u mundeson
ketyre te fundit qe te ruajne hapsira te pakontrollueshme.
• Deri ne vitin 1990, historianet komunsit e kane
mbrojtur idene se BRSS ka qene i reformueshem.
Megjithate, reformat e deshtuara te Gorbacovit e
bejne kete fakt te pavlefshem.

• Per disa historian, totalitarizmi mbetet koncept
baze per te kuptuar shekullin 20. Keshtu historiani
i njohur italian, Enzo Traverso thote se
totalitarizmi mbetet nje imazh i shekullit 20 i cili,
nese do te harrohej, do te pengonte qe te kemi nje
qasje pergjegjese persa i perket historise prezente,
si ne plan etik ashtu edhe ne plan politik.
• Sipas tij, ky koncept mbetet i pashmangshem per
teorite politike dhe filozofine politike te cilat
konfrontohen me regjime radikale qe kane per
qellim te eliminojne politiken.

You might also like