You are on page 1of 5

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË
MASTER I SHKENCAVE NË FINANCË

ESSE: APLIKIMI I MJETEVE SHKENCORE, TEKNIKE DHE


LIGJORE PËR TË ZBULUAR MASHTRIMET E PASQYRAVE
FINANCIARE- RASTI I TOSHIBA

Prepared by: Elisa Zhllima Accepted by: Prof. Dr Ingrid Shuli


Msc. Brunilda Llaftiu

Bielefeld, 2023
Mashtrimet financiare janë aktivitete manipulatore dhe të paligjshme që cenojnë integritetin dhe
stabilitetin e sistemeve financiare. Ato përfshijnë keqinterpretim, manipulim ose fshehje të
qëllimshme të informacionit financiar për përfitime personale. Mashtrimet financiare mund të
ndodhin në forma të ndryshme, të tilla si mashtrimi i kontabilitetit të korporatave (manipulim të
pasqyrave financiare), mashtrimi i letrave me vlerë, mashtrimi i sigurimeve, pastrimi i parave
dhe skemat Ponzi. Këto aktivitete mashtruese jo vetëm që dëmtojnë individët dhe organizatat, por
gjithashtu kanë ndikime më të gjera për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi.
Në këtë esse do të përmbledh natyrën dhe ndikimet e manipulimeve të pasqyrave financiare, duke
iu përshtatur rastit konkret të korporatës shumëkombëshe TOSHIBA.
Manipulimet e pasqyrave financiare (Fraud of Financial Statements FFS) konsistojnë në
manipulimin e elementeve financiarë përkatësisht duke mbivlerësuar aktivet, shitjet, dhe fitimin
ose duke nënvlerësuar detyrimet, shpenzimet dhe humbjet e kompanisë. Detyra kryesore për
zbulimin e mashtrimeve financiare i takon Audituesit, i cili ka përgjegjësinë e plotë të evidentimit
të manipulimeve të ndryshme që mund të ndodhin, edhe nëse mund të jenë shkaktuar nga gabime
njerëzore ose manipulime të qëllimshme financiare. Për zbulimin e manipulimeve financiare na
shërbejnë tre instrumenta të rëndësishëm; Modeli Beneish, Modeli Altman Z-Score dhe Ligji i
Benford. Secili nga modelet ka karakteriskat; avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit dhe për
të gjykuar nëse pasqyrat financiare janë manipuluar qëllimisht ose jo, nuk mjafton aplikimi i një
modeli të vetëm.
Fokusi i esses do të jetë rasti i korporatës Toshiba, zbulimi i manipulimeve të pasqyrave financiare,
pasi ekzistojnë evidenca të cilat e dëshmojnë se mashtrimi ka ndodhur në kompani përgjatë
periudhës 2008-2014.
Faktorët që bëjnë të dyshohet se ka manipulime financiare janë rritja e shpejtë e aktiveve, rritja e
nevojës për cash dhe financimi i jashtëm. Megjithatë parandalimi dhe zbulimi i manipulimeve
financiare nuk është përgjegjësi e vetme e audituesve të brendshëm, por e të gjitha palëve të
interesuara për organizatën. Ekzistojnë disa arsye, pse jo gjithmonë evidentohen mashtrimet
financiare: Së pari, mungesa e njohurive në lidhje me karakteristikat e manaxhimit të mashtrimeve.
Së dyti, audituesve iu mungon përvoja e nevojshme për të zbuluar manipulimet e pasqyrave
financiare. Së fundmi, manaxherët e kompanive kanë gjetur teknika për të manipuluar audituesit
dhe investitorët.

Modeli Beneish, është një model matematikor i formuluar nga disa analiza raportesh me pesë apo
tetë variabla për të identifikuar prezencën e manipulimeve financiare, ose tendencën për tu
angazhuar në manipulimet e fitimeve. Modeli përfshin, raportin e rekomanduar dhe analizën e
zakonshme të trendit, midis përgatitësve të pasqyrave financiare, analistëve financiarë dhe
ekzaminuesve të manipulimeve financiare, duke krahasuar zërat kyç që të çojnë në zbulimin e
mashtrimeve. Modeli Beneish është i ngjashëm me modelin Altman Z-score, përveç faktit që nuk
parashikon falimentin e organizatës.
Në llogaritjen e vlerës së këtij modeli do të duhen pesë apo tetë variabla për të evidentuar
manipulimet financiare të cilat janë sin ë vijim:
1. DSRI- (Indeksi i shitjeve ditore në raport me llogaritë e arkëtueshme)- ky indeks mat llogaritë
e arkëtueshme si përqindje e shitjeve ditore në raport me vitin e kaluar.
2. GMI- (Indeksi i marzhit bruto)- krahason marzhin bruto për shembull shitjet tek kosto e
mallrave të shitur për vitin aktual me vitin paraardhës.
3. AQI- (Indeksi i cilësisë së aktiveve)- raporton lidhjen ndërmjet aktiveve afatgjata dhe aktiveve
totale.
4. SGI- (Indeksi i rritjes së shitjeve)- krahason shitjet ndërmjet dy viteve të njëpasnjëshme.
5. DEPI- (Indeksi i amortizimit)- tregon rritjen e të ardhurave si rezultat i amortizimit në rënie,
mund të ketë ndryshime të manipulimeve të fitimit.
6. SGAI- (Indeksi i shitjeve dhe shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative)- shitjet më të
larta dhe shpenzimet administrative tregojnë një rënie në efikasitetin administrativ dhe ndikojnë
që firmat të përfshihen në anomali financiare.
7. LVGI- (Indeksi i levës financiare)- tregon marrëdhënien ndërmjet borxhit afatgjatë dhe
detyrimeve afatshkurtra tek aktivet totale.
8. TATA- (Totali i accruals tek aktivet totale)- ky variabël përdoret për të shënjuar fitimin
kontabël.
Sipas këtij modeli, M-score më e lartë se -2.22, tregon se kompania është e përfshirë në
manipulime financiare.
Në rastin e Toshibës, hipoteza e formuluar është si në vijim dhe rezultati i ekuacionit nuk
parashikon të tilla mashtrime.

H0- Modeli me pesë dhe tetë variabla, nuk është efektivisht i dobishëm në mashtrime financiare
të Toshibës.

M= -6.065+0.823DSRI+ 0.906GMI+0.593AQI+0.717SGI+0.107DEPI

Duke iu referuar tabelës III (në materialin e siguruar nga pedagogët e lëndës), shohim se vlerat e
të gjitë faktorëve të shqyrtuar më sipër në ekuacionin e formuluar, janë më të vogla se -2.22,
tregojnë se modeli nuk është i dobishëm për zbulimin e FFS.

Modeli i dytë i marrë në shqyrtim, është Modeli Altman Z-score, i cili parashikon potencialin e
organizatës për të falimentuar për dy vitet e ardhshme apo jo. Pesë variablat e marrë në shqyrtim
janë:
X1 (Kapitali qarkullues/Aktivet totale)- reflekton likuiditetin, dhe një vlerë e ulët e saj do të
interpretohet si një mundësi për falimentim të firmës.
X2 (Fitimet e pashpërndara/Aktivet totale)- tregon probabilitetin dhe mundësinë e kompanisë për
të akumuluar dhe riinvestuar fitimet.
X3 (EBIT/Aktivet totale)- tregon raportin ROA të firmës
X4 (M.V of Equity/ Detyrime totale)- tregon luhatjet e çmimit të letrave me vlerë dhe paraqet
lidhjen ndërmjet vlerës së tregut të kapitalit neto dhe vlerës totale kontabël të detyrimeve.
X5 (Shitjet/Aktivet totale)- vlera e ulët e këtij raporti flet për efektivitetin e ulët të përdorimit të
aseteve për të gjeneruar të ardhura.

H0- Modeli Altman, nuk mund të jetë efektivisht i dobishëm në zbulimin e mashtrimit të
Psqyrave Financiare të Toshibës.

Z-score= 1.2X1+1.4X2+3.3X3+0.6X4+1.0X5

Standardet e Z-score:
Financiarisht stabël, mbi 2.99
Kërkohet kujdes, ndërmjet 2.77-2.99
Ka mundësi të falimentojë për 2 vitet e ardhshme 1.8-2.7
Mundësia e falimentit është e lartë nëse është nën 1.88

Nga të dhënat e materialit në vitin 2008, modeli i aplikuar ka një vlerë 1.970, që tregon se firma
do të falimentojë në dy vitet e ardhshme. Përveç 2008, në vitet e tjera 2009-2014, modeli tregon
se organizata nuk ka mirëqënie financiare, nuk do të vazhdojë për shumë gjatë në treg dhe tregon
se ka anomaly financiare në pasqyrat e saj.

Ndër këto modele, modeli i tretë i aplikuar quhet Ligji Benford, i përdorur gjerërsisht nga Big
Four, dhe në pikëpamjen time më kompleks për nga natyra. Ky model përshtat rekomandimet për
zbulimin e mashtrimit në Pasqyrat Financiare Të Deklaratës së Standardeve të Auditimit nr.99 e
cila thekson rëndësinë e tij për vlerësimin e mundësive të manipulimeve financiare.
Ligji përfshin pesë teste në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Modeli konverton shifrat në
llogaritje, ndaj quhet dhe Testi i shifrave.
Pesë testet e aplikuara në model janë; Shifra e parë (First Digit), Shifra e dytë (Second Digit), Dy
shifrat e para (First tëo digits), Tre shifrat e para (First three digits), dhe dy shifrat e fundit (Last
tëo digits). Çdo test ka rëndsinë dhe qëllimin e tij. Testi i shifrave të para dhe të dyta, janë teste të
nivelit të lartë që përdoren për të kontrolluar arsyeshmërinë e përgjithshme të të dhënave.
Identifikojnë vetëm manipulimet/anomalitë e dukshme. Një karakteristikë e këtij modeli, është që
datat duhet të jenë massive për të patur një rezultat sa më të saktë.

Standardet e Ligjit Benford

Digits Rangu Konkluzioni

Shifrat e para 0-0.006 Pajtueshmëri e plotë


0.006-0.012 Pajtueshmëri e pranueshme
0.012-0.015 Pajtueshmëri marxhinale
Mbi 0.015 Papajtueshmëri
Shifrat e dyta 0-0.008 Pajtueshmëri e plotë
0.008-0.010 Pajtueshmëri e pranueshme
0.010-0.012 Pajtueshmëri marxhinale
Mbi 0.012 Papajtueshmëri

H0- Modeli i Ligjit Benford nuk mund të jetë efektivisht i dobishëm për zbulimin e FFS të
Toshibës.

Nga rezultatet e tabelës IV të materialit, shohim se Hipoteza 0 për modelin Benford refuzohet duke
treguar se Ligji Benford është i dobishëm në zbulimin e manipulimeve financiare në pasqyrat e
organizatës. Nga rezultatet gjithashtu vëmë re se kemi papajtueshmëri të vlerave për shifrat e para
dhe të dyta, respektivisht 0.03757 dhe 0.02833, kjo tregon se kemitë bëjmë me manipulime të FS.

Një objektiv i këtij studimi ishte të sugjeronte se cili nga tre modelet ishte më i dobishëm për
zbulimin e FFS. Rezultatet e këtij studimi mbështesin përdorimin e më shumë se një modeli për të
zbuluar FFS, sepse secili model ka mangësi. Për të aplikuar variablat e modelit Beneish, duhet të
merren parasysh vlerat financiare në pasqyrat financiare të korporatës së synuar. Rezultatet e
modelit do të jenë më të sakta kur qëllimi i studimit është më shumë se pesë vjet dhe vlerat
financiare në pasqyrat financiare janë të mëdha. Modeli Beneish është një model probabilist, kështu
që nuk do të zbulojë manipulimin me saktësi 100%. Rezultatet e këtij studimi mbështesin këtë
deklaratë, duke treguar se ky model nuk arriti të zbulojë mashtrimin në pasqyrat financiare të
Toshiba, duke kthyer një M-Score më të vogël se vlera e pragut prej -2.22.
Z-Score i modelit Altman është shumë i thjeshtë për t'u përdorur dhe ofron me shpejtësi një
‘snapshoot’ të korporatës së synuar të pozicionit financiar. Studimi aktual zbuloi se Z-Score ishte
modeli më i saktë nga tre të testuarit. Gjithashtu, Ligji i Benford-it është i dobishëm për zbulimin
e mashtrimit me shifra, kështu që ai duhet të zbatohet në transaksionet e përditshme të kompanisë
së synuar, mbledhjet dhe anullimet e çeqeve dhe arkëtimet e borxheve, sesa në pasqyrat financiare.
Megjithatë, të tre modelet të përdorura në studim ishin të dobishme për të identifikuar “rrezik në
pasqyrat financiare” në lidhje me shtrirjen e mashtrimit në Toshiba, megjithëse asnjë nuk mund të
përcaktonte vendndodhjen ose zonën e saktë të mashtrimit.

You might also like