You are on page 1of 18

Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016

dhe pret të botohet në Aktet.

Giovanni Belluscio, Universiteti i Kalabrisë


Ardian Doka, Universiteti i Tiranës

VËZHGIME MBI TERMINOLOGJINË E


SHAHUT NË GJUHEN SHQIPE1

0. Shfaqjet e para publike të shahut në Shqipëri datojnë vonë, në


dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX. Lidhur me këtë të dhënat janë të pakta,
sporadike e, për më tepër, me natyrë anekdotike. Thuhet se një ditë të vitit
1913, njëfarë Abdullah Tirana nga Elbasani nxori nga shtëpia takëmin e tij
shahistik dhe e vendosi në kafenenë “Shkumbini” te porta e kalasë së këtij
qyteti.2 Afërmendsh që ky moment është paraprirë nga një fazë më e
hershme, gjatë së cilës shahu është luajtur nëpër shtëpi nga njerëz që kanë
pasur mundësi ta mësonin atë jashtë Shqipërisë, kryesisht nëpër vendet e
Orientit. Këtë e dëshmon edhe prania e fjalë-termave të huazuara nga këto
gjuhë.
Kampionati i parë i shahut në Shqipëri u zhvillua në Tiranë në vitin 1933. Në
të morën pjesë 8 shahistë, 2 prej të cilëve të huaj. 3 Me mbarimin e Luftës së
Dytë Botërore, në vitin 1946, riorganizohet Federata Shqiptare e Shahut dhe
zhvillohet kampionati kombëtar. Që prej kësaj kohe shahu do të bëhet një lojë
mjaft popullore në Shqipëri.

0.1. E kemi ndarë terminologjinë e shahut në 4 grupe: i pari, që mund ta


quajmë hardware, lidhet me pjesën fizike të lojës, d.m.th. me materialet që
shërbejnë për të luajtur, fushën e shahut dhe gurët. Ky grup, së bashku me një

1
Ky studim lindi në fillim të vitit 2015 nga një ide e G. Belluscio-s dhe dy autorët, pas një
pune shumë të gjatë, e prezantuan në sesionin e 3 shtator 2016 të Takimit XI Vjetor
Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca që u mbajt në Tiranë (http://iash-
takimet.org/tv2016/programi). Një version in parë u botua në përmledhje studimesh të A.
Dokës, NormadheUsusi (Durrës 2017, ff. 110-142). Në pritje të dalë në aktet e Takimit XI,
botohet me disa përmirësime dhe shtesa në këtë revistë.
2
Shih faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Shahut (FSHSH).
3
Shih faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Shahut (FSHSH).

1
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

të dytë, që po e quajmë software 1, në të cilin kemi përfshirë termat bazë që u


referohen lëvizjeve ose zhvillimit të lojës, përfaqëson shahonimet më të
vjetra. Krahas tyre ne bëjmë fjalë edhe për dy grupe të tjera, software 2 e
software 3 ku kemi futur gjegjësisht një seri tetëfjalëshe që është një
zhvendosje nga gjuha e përditshme në lojën e shahut dhe një varg të përbërë
nga 30 njësi, i cili përmbledh shahonimet më teknike duke shpalosur kësisoj
edhe numrin më të madh të huazimeve.

Le t’i shqyrtojmë tani një nga një katër grupet leksikore.

1. Hardware: a) Dërrasa (ose fusha) e shahut ose skakiera, b) Gurët, c)


Mbreti ose krali, ç) Mbretëresha, dama ose kralica, d) Kalaja, kulla,
torra ose topi, dh) Fili, oficeri ose llonferi, e) Kali, ë) Guri, ushtari
ose piuni, f) i bardhi, i ziu.

1a. Loja zhvillohet mbi një tryezë/fushë të ndarë në 64 kuti (katrorë) të


bardha e të zeza. Hapësira fizike mbi të cilën luhet ka nëpër fjalorët e shqipes
dy emërtime dërrasë e fushë4. Në rastin e parë referimi është thjesht lëndor,
kurse në të dytin shfaqet ca më i ndërlikuar, konfigurativ e funksional, sepse
mund të thërrasë në mendje një sipërfaqe të rrafshët, por edhe ‘fushën e
betejës’. Me vlerë sinonimike përdoren edhe kuti shahu (kur fusha shërben
edhe për të mbajtur gurët), tabelë shahu5 dhe huazimi më i vonë skakierë (nga
italishtja scacchiera)6.

4
FGJSSH 1980: Dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame).
5
"Unë po ju ofroj si një tabelë shahu – caf! – veprat e tjera që kurrsesi mund t'i quash…"
(Agron Tufa, në emisionin TV Top show: Letersia dhe kujtesa, 24 maj 2017).
6
E ardhmja nuk mund të parashikohet, por ka mundësi që fjala skakierë të fitojë gjithnjë e
më shumë terren, veçanërisht kur përdoret në kuptimin e saj të figurshëm. Po sjellim si
shembull një fragment prej një artikulli të botuar në internet në vitin 2015, i cili tregon mjaft
mirë se si terminologjia e shahut ka depërtuar edhe në gjuhën e politikës shqiptare: "Spartak
Braho: Në këtë skakierë politike, për shkak të përvojës Meta luan edhe me ushtarë, sepse në
shah edhe ushtari është mjaft i vlefshëm. Kjo do të thotë se bën lëvizje të studiuara, të
parashikuara, për mua edhe brilante shpeshherë. Madje, Meta kur nuk luan shah, prapë në
mënyrë figurative, nuk bie në sy, kur futet në betejë është i suksesshëm." Njё nga
dokumentimet më tё hershme tё këtyre përdorimeve daton një çerek shekulli më parë – Naum
Prifti (1990): "Para dhjetë vitesh kishte kryer lëvizjen e parë, si një shahist që hap lojën dhe e
ka hartuar me kohë strategjinë e tij. Atij i pëlqente ta shtrëngonte kundërshtarin të luante
ashtu siç e detyronte, por ndërkohë vigjëlonte mbi skakierë çdo lëvizje që ia rrezikonte planin
e hartuar."

2
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

1b dhe 1f. Materiali fizik me të cilin luhet sot loja përbëhet nga 32 pjesë (16
të bardha e 16 të zeza) që zakonisht në shqipe quhen gurë7. Me sa duket, ky
emërtim i shqipes e ka prejardhjen nga turqishtja, ku ata njihen si satranç
taşları 'gurë shahu'. Në shqipe gurë quhen edhe tetë ushtarët që në gjuhë të
tjera kanë emërtime të ndryshme (shih më poshtë 1ë). Krahas këtij emërtimi
për pjesën e mbetur përdoret edhe figurë. Gurët në mënyrë të përgjithshme
emërtohen edhe i bardhi ose i ziu emërtim që përdoret edhe pёr të përcaktuar
lojtarët.

1c. Mbreti (fjala nё shqipe vjen nga latinishtja IMPERATOR) është figura
kryesore e lojës. Prej emrit të tij nga persishtja shāh 'mbret' rrjedh edhe emri i
lojës. Ashtu si në shqipe, edhe në gjuhë të tjera shah u zëvendësua me një
fjalë vendëse: kralj në gjuhët sllave të Jugut, ца (car) në bullgarishte,
ь (korol') në rusishte, βασιλιάς (vasilìas) në greqishte, king në
anglishte, König në gjermanishte, re në italishte etj. Është për t’u shënuar se
shqiptarët e Kosovës krahas emërtimit mbret përdorin nën ndikimin e
serbishtes edhe kral.

1ç. Mbretëresha, për të cilën shqipja përdor edhe damë (ashtu siç bën
italishtja regina/donna dhe gjermanishtja Königin/Dame), është ndërtim i
brendshëm i shqipes nga trajta mashkullore + prapashtesën e mocionit. Në
disa raste, sidomos kur mbretëresha kërcënohet, lojtarët përdorin edhe termin
sheh (shih 64, 65, 67 dhe 68 në Glosar) i cili ka hyrë në shqipe prej turqishtes
dhe ka lidhje me rolin e hershëm që kishte ky gur. Në fakt, ndryshimi i kësaj
figure, si dhe modifikimi i lëvizjes së saj ka ndodhur me kalimin e lojës nga
arabët te kulturat perëndimore evropiane8, por shqipja vazhdon ta ruajë si
term të ngurosur në lojën e shahut fjalën sheh9 (ashtu si rusishtja me фе зь
‘mbretëreshë’) term që lidhet drejtpërdrejt me origjinalin vezir, ngaqë dikur
kjo figurë, që vendoset në krah të mbretit, dikur luante rolin e këshilltarit të
tij. Me të njëjtin kuptim ndër shqiptarët e Kosovës kemi hasur edhe kralica.

7
Me gurë shënohen edhe pjesët e damës dhe të dominosë; edhe në gjermanishte për të
emërtuar gurët e çfarëdo loje që luhet mbi një dërrasë me katorë (Brettspielen) përdoret fjala
Stein 'gur'.
8
Për një trajtim më të përpiktë dhe të zgjeruar të kësaj çështjeje këshillojmë leximin e librit
kushtuar historisë së figurës së mbretëreshës nga Marylin Yalom (2004).
9
Andoni-Ibrahimi (2010:382) " shah-damë: përdoret më shumë shah-sheh". Një dëshmi më
të hershme e gjejmë te filmi Melodi e pandërprerë (1985) në minutën 19.50: "Sheh!" i
përdorur nga njëri prej klientёve të kafenesë që po luan shah
(youtube.com/watch?v=1bYlP_S3dbU&list=PLF_2r8bf4ahyBFTj1vPLMvGz4LZyTB6Q1&i
ndex=7).

3
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

1d. Torra. Në origjinë emri i torrës tek indianët ishte ratha ‘qerre’ (një qerre
ushtarake). Kur persët e mësuan lojën këtë gur e quajtёn rukh që do të thotë
‘qerre’, pastaj loja kaloi tek arabët dhe ata vazhduan të përdorin të njëjtën
fjalë, por ajo ndërlidhej me emërtimin e një zogu mitologjik gjigant (në
anglishte "roc"). Për këtë arsye, sipas studiuesve, tek arabët fjala nuk e ruajti
më kuptimin e qerres (asonanca me roc ishte e qartë). Pas mbërritjes së lojës
në Perëndim, nëpërmjet një asonance tjetër me rukh ~ roc termi u bë rocco10
dhe gjeti në gjuhën italiane afri me fjalën rocca ‘kështjellë, kala’. Në atë
kohë, siç dihet, ishte i përhapur përdorimi i një lloj "kështjellëze" me rrota
(pararendësja e tankut modern) dhe për këtë arsye kalimi nga "kështjella në
majë të shkëmbit" te "torra me rrota në fushë" qe i thjeshtë, prandaj emri i
gurit ndryshoi në torre, duke u përhapur në shumë vende të Evropës: torre në
Spanjë, tour në Francë, Toren në Holandë, Turm në Gjermani; anglezët,
përkundrazi, vazhduan të përdorin kalkun e originalit rukh. Edhe sot ata
përdorin rook11, megjithëse po përhapet edhe përdorimi i fjalës castle
‘kështjellë’ (shih më poshtë rokadë).
Për këtë figurë gjuha shqipe shfaq katër emërtime të huazuara: torrë12, kala,
kullë dhe top, si dhe një emërtim tjetër më të rrallë, shuh13, i cili përdoret nga
lojtarët joprofesionistë (edhe ndër shqiptarët e Kosovës) në rastin kur torra
kërcënohet. Termi më i përhapur sot duket të jetë torrë, huazim nga italishtja
torre. Megjithatë ky nuk del në asnjërin prej fjalorëve që kemi konsultuar (as
edhe në më të përditësuarin Dhrimo-Memushaj 2011). Në këta fjalorë si term
i parë për të shënuar këtë figurë jepet kala (huazim nga turqishtja kale

10
Është për t'u vënë re fakti që Carrera (1617) përdor vetëm termin rocco për torrën dhe
asnjëherë torre. Po ashtu edhe në rastin e filit, autori përdor vetëm alfino (trajtë më e afërt me
origjinalin al fil) dhe asnjëherë fjalën alfiere (shih 1d).
11
Megjithëse të largëta dhe pa asnjë lidhje me Evropën, edhe disa gjuhë tё Lindjes, si
kinezishtja dhe koreanishtja përdorin për kalanë fjalën që ka kuptimin ‘qerre’; në Japoni te
Shogi (një lloj shahu japonez) përdoret prapë një fjalë me kuptimin ‘qerre fluturuese’.
12
Diku (peizazhe.com) haset edhe varianti torre, -ja, si p. sh. "Lëvizje së cilës Topalov i
përgjigjet duke ngrënë me torren" dhe "në rusishte torrja quhet ladja (“anije”)" së bashku me
torrë. Kurse Andoni-Ibrahimi (2010:314) përdor edhe kala edhe torrë: "i ziu duhet të kishte
pranuar finalen me torre (kala) ". Kjo situatë tregon që termi duke qenë i ri nuk ka një trajtë të
ngulitur.
13
Kjo fjalë hyn në një trinom me shah e sheh, prandaj mendojmë se ka të njëjtën prejardhje.
Për të kemi gjetur një dokumentim të vetëm në internet nga një informator i cili shkruan "In
Croatia "šah-mat" - pronounced the same as in other Slavic languages. There is also an
expression when the queen is threatened - "šeh" and when the rook is threatened - "šuh"". Për
më tepër shih
(www.reddit.com/r/todayilearned/comments/13gabb/til_that_the_use_of_the_phrase_checkm
ate_is_a/)

4
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

'kështjellë’14); sinonimi kullë (edhe ky një huazim nga turqishtja kule


'kështjellë’15)të shpie gjithmonë te kala16. Vetëm Andoni-Ibrahimi (2010)
përdor ndonjëherë torrë (i ndjekur gjithmonë nga fjala kala ndër kllapa!) por
më dendur nё kёtё libёr përdoret termi kala17. Mendojmë se lema torrë sot
meriton të futet në fjalorin e gjuhës shqipe së bashku me kala, kurse kullë,
përdorimi i së cilës në meset e shahistëve është fort i rrallë, ngjan se e ka
humbur betejën për të qenë një term i shahut. Emërtimin top për të njëjtën
figurë e kemi ndeshur rëndom në meset e amatorëve nga Kosova.

1dh. Fili, oficeri ose llonferi. Ashtu si për torrën edhe kjo figurë pësoi gjatë
kohës një ndryshim fizik përpos ndryshimit të lëvizjes së saj në dërrasë.
Termi më i vjetër18 në shqipe është fil (huazim nga turqishtja e cila e mori
prej arabishtes) që do të thotë ‘elefant’, ngaqë në krye figura kishte trajtën e
një elefanti. Pothuajse me të njëjtën denduri përdorimi, haset edhe termi më i
ri oficer (kuptim ky që del edhe në gjuhët bjelloruse, bullgare e greke dhe
dёshmon pёr një përhapje të kufizuar, sidomos ballkanike) Në gjuhë dhe
kultura të tjera ai ka kuptimet ‘vrapues, peshkop, lolo’ ose vazhdon të ruajë
kuptimin fillestar ‘elefant’ (si në arabishte, kinezishte, rusishte, turqishte,
indonezishte). Për të njëjtën figurë, ndër shqiptarët e Kosovës, kemi hasur
fjalën llonfer një tjetër huazim i përshtatur nga gjermanishtja Läufer
‘vrapues’.

1e. Edhe Kali (fjalë e leksikut të përditshëm të shqipes) ka hyrë prej


latinishtes popullore së vonë CABALLUM. Në origjinë, ashtu siç tregojnë
zbulimet arkeologjike për shahun (shih p. sh. të famshmit gurë të Lewis-it të
shekullit XII, të zbuluar më 1831), në fillim kjo figurë përfaqësonte një
kalorës, kurse me kalimin e kohës ajo u thjeshtua duke ruajtur vetëm trajtën e
kalit. Në fakt, edhe sot e kësaj dite në gjuhë të ndryshme, si frëngjishtja,

14
Për etimologjinë shih Meyer (1891: 170); FGJSSH 1980: “5. shah. Një nga figurat
kryesore në lojën e shahut, që ka trajtën e një kulle dhe që lëviz në vijë të drejtë para, prapa e
anash. Shkëmbyen kalatë. Ia mori kalanë. Luajti pa kala”.
15
Meyer 1891: 212; FGJSSH 1980: “6. shah. Kala. I mori kullën.”
16
Khs. Fjalorin sinonimik ... “Kala, 3. shah. sin. Kullë”; “Kullë > Kala, shah.”; Leka-Simoni
1988, për italishten torre në lojën e shahut jep vetëm kala.
17
Japim disa shembuj: “finale të kalave” f. 362, “i ziu duhet të kishte pranuar finalen me
torrë (kala)” f. 344; “kjo kala futet (…) në rrjetin e merimangës” f. 314; “kalatë janë të
lidhura” f. 379; “i ziu dorëzohet, sepse humbet oficerin ose kalanë”; “shah-kala” f. 382; “i ziu
duhet të kishte pranuar finalen me torrë (kala) dhe një ushtar mangut” f. 344.
18
Me të vërtetë dokumentimi më i herët i fjalës alfier në shqipe (por jo lidhur me lojën e
shahut) është i vitit 1635 në Dictionarium Latino Epiroticum të Frang Bardhit: Alfier për
latinishten Vexillarius, si term të dytë jep edhe Bairachtaar "bajraktar".

5
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

anglishtja, çekishtja, hebraishtja, bjellorusishtja, islandishtja, sllovenishtja,


mongolishtja etj. kali i shahut quhet kalorës. Trajta origjinale tregon se cila ka
qenë marrëdhënia e kësaj figure me atë të ushtarit.

1ë. Ushtari ose guri në pjesët e shahut të Lewis-it (shek. XII) paraqitet si
element pa një trajtë të përcaktuar, pra thjesht si një gur. Kjo është njësia më e
vogël dhe me më pak vlerë në lojë. Në krahasim me kalorësinë që
përfaqësonte pjesën e zgjedhur të ushtrisë, këtu kemi të bëjmë me ushtrinë e
thjeshtë, prej këndej kemi në shqipe termin ushtar19. Ky morfologjikisht e
semantikisht motivohet me ushtë, një lloj arme në trajtë shtize me trup druri
dhe majë metalike, heshtë. Megjithatë, termi më i përhapur në botën e shahut
ndërkombëtar është ai me kuptimin ‘këmbësor’ (peon, pion, pedone, pawn), i
cili prapë lidhet me kontekstin ushtarak20, kurse varianti me kuptimin ‘bujk’
(që del në galishte, sllovenishte, spanjishte, suedishte dhe gjermanishte) ndjek
në mënyrë të saktë vijën e zhvillimit të këtyre fjalëve në këtë drejtim: bujk >
këmbësor > ushtar meqë një pjesë e madhe e ushtrisë së thjeshtë ishte e
përbërë nga njerëzit e klasës më të ulët të shoqërisë, sidomos punëtorë të
tokës që hynin në ushtri me pak mjete dhe armë, lëviznin më këmbë (pra
këmbësor) dhe përbënin pjesën më të madhe të saj, duke u quajtur më vonë
ushtarë.

Siç kemi parë, ashtu si në kontekste të tjera, edhe në lëmin e shahut, fjalët na
tregojnë vendin prej të cilit e kanë origjinën gurët dhe rrugët që ka ndjekur
loja për të mbërritur në Shqipëri. Nuk mund të përjashtohet gjasa që loja tё
ketё ardhur ndёr ne nga Turqia, siç e tregon edhe numri i huazimeve turke
(shah, gur, fil, kala) kurse një pjesë tjetër e figurave iu është përshtatur
fjalëve të fondit shqip (ndonëse edhe ato vetë huazime të vjetra): mbret,
mbretëreshë, kalë, kurse i bardhi / i ziu janë të brumit të vetë shqipes. Në
fund, dy fjalë të reja si torrë e oficer (por edhe skakierë) tregojnë vitalitetin e
lojës dhe përshtatjen e saj ndaj kontakteve më moderne ballkanase dhe
përtejadriatike.

19
Në këtë rast shqipja e ndan këtë kuptim me armenishten, çekishten, finlandishten dhe
serbishten.
20
Këmbësor, në italishte "pedone"; variante të këtij termi gjejmë në bullgarishte, hebraishte,
frëngjishte, greqishte, spanjishte, hungarishte dhe turqishte. Një dokumentim të hershëm të
lidhjes midis kalorësisë dhe këmbësorisë e gjejmë te Guazzo (1549: 81) "con trecento uomini
tra caualli, e pedoni", f. 113 "Prence d'Orange in tremila soldati pedoni & duicento caualli
leggeri", f. 210: "giunse detto Morato con caualli trecento et pedoni ottocento" etj., duke qenë
se prejardhja e kësaj fjale është latinishtja mesjetare PEDONEM "ushtar këmbësor".

6
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

2. Software 1: a) Lëviz, b) Ha ose marr, c) Rokadë ç) Shah, d) Pat, dh)


Remi, e) Mat.

2a-b. Lëviz dhe ha (ose marr) janë folje të fondit bazë të shqipes. Ndërsa për
lëviz nuk jepet në fjalor asnjë shpjegim21 lidhur me lojërat si shahu, dama etj.,
për ha FGJSH 2006 jep një shpjegim figurativ "ia fitoj; ia marr dikujt atë që i
takon: i hëngri kalin (në lojën e shahut)22". Për lëvizje si emër, shqiptarët e
Kosovës përdorin edhe potezë huazim nga serbishtja тез.

2c. Rokada është e vetmja lëvizje e shahut në të cilën është e mundur të


zhvendosen njëkohësisht dy figura, mbreti dhe torra, dhe është po ashtu e
vetmja lëvizje ku mbreti ecën dy kuti anash. Koncepti i mbrojtjes së mbretit
në njërën nga qoshet e fushës shprehet mjaft mirë sot në anglishte me castling
(= kështjelloj) që duket se tregon pikërisht veprimin e futjes së mbretit në
kështjellë e, pra, të mbrojtjes së tij. Termi i shqipes rokadë23 (i pranishëm
edhe te gjuhët sllave të Ballkanit, por edhe në mjaft gjuhë të Evropës
Qendrore e Veriore, si gjermanishtja, danishtja, holandishtja, suedishtja e
norvegjishtja) vjen nga frëngjishtja rocade, fjalë që në këtë gjuhë e ruan
kuptimin e saj të parë lidhur me artin luftarak ‘fortifikim’, kurse lëvizja e
shahut shprehet me emrin roque dhe veprimi me foljen roquer. Rokadë duhet
lidhur kësisoj me rrënjën roc (~ roque) etimologjia e së cilës të shpie tek
arabishtja rukh, që e gjejmë sot edhe tek anglishtja rook, gjithmonë në lojën e
shahut, si term të parë për torrën, figurë që ndonjëherë quhet edhe castle, një
situatë polinomike kjo, pjesërisht e ngjashme me atë që haset në shqipe. (Shih
më sipër 1d).

21
Ndryshe në rastin e Leka-Simonit (1986:724) ku për italishten mossa jep: "(shah) dare
scaccomatto in tre mosse jap shahmat në tri lëvizje."
22
Në botimin e vitit 2002 (si edhe në FGJSSH 1980) shpjegimi jepet më mirë: "9. Marr një
ushtar, një figurë a një gur të kundërshtarit (në lojën e shahut, të damës etj.). I hëngri kalin
(mbretëreshën)." Këto dy veprime edhe në gjuhë të tjera emërohen me të njëjtët folje: italisht
muovere dhe mangiare, frëngjisht déplacer dhe manger, anglisht move dhe eat (pak ndryshe
gjermanishtja me blazen dhe rücken).
23
Nuk jepet në FGJSSH 1980 dhe as në FGJSH 2002. Megjithëse fjala ka hyrë edhe në
gjuhën e shtypit, ajo nuk regjistrohet as në FGJSH 2006. Dhrimo-Memushaj (2011:695), i cili
nuk është fjalor shpjegues, e regjistron dhe e cilëson thjesht si "lëvizje në shah". Siç u tha,
edhe në këtë rast kemi shembuj të përdorimit figurativ të nxjerrë nga shtypi i përditshëm:
"Rokada ndryshimesh në Komisariatet e Policisë së Tiranës." (Gazeta shqiptare
24.11.2006), "Brenda një muaji kryeministri Hashim Thaçi ka në plan të zëvendësojë disa
ministra dhe zëvendësministra, si dhe të bëjë rokada përbrenda Kabinetit qeveritar" (Koha
28.8.2011), "Shkup, 11 maj – Rokada të shumta të posteve në Universitetin Shtetëror të
Tetovës." (Koha 11.5.2012).

7
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

2d-dh. Pat dhe Remi. Këtu kemi të bëjmë me një "dublet" që ka hyrë në
gjuhën shqipe prej frëngjishtes. Prejardhja e fjalës pat shpjegohet nëpërmjet
gjinisë, sepse në shqipe del mashkullore (= fr. le pat; kurse italishtja ka la
patta femërore24) dhe të semantikës, kuptimi i fjalës është i njëjtë në të dyja
gjuhët25 (shih Glosarin nr. 48). Remi, gjithashtu huazim nga frëngjishtja
(remise26), emërton një situatë barazimi kur asnjëri nga kundërshtarët nuk ka
mundësi ta zërë tjetrin mat, për mungesë forcash, d.m.th. gurësh, ose kur
kundërshtari në pozita të dobëta përsërit të njëjtat lëvizje për t’iu shmangur
humbjes. E regjistruar te Qesku (2007) dhe në FGJSSH 1980 "barazim në
lojën e shahut, loja doli remi".

2ç-e. Shah dhe mat nuk kanë nevojë për një shtjellim të hollësishëm. Këto dy
terma janë bërë pjesë e inventarit të të gjitha gjuhëve, megjithëse me trajta të
ndryshme nga njëra-tjetra. Që të dy e kanë origjinë prej arabishtes dhe
kuptimi i togut shah+mat ka kuptimin ‘mbreti vdiq’, pra me këtë shprehje,
ose thjesht mat, mbaron çdo ndeshje.

24
Dyshimi se mund tё bёhet fjalё pёr njё italianizёm bie pёr shkak se italishtja pёr kёtё lloj
barazimi nё lojёn e shahut pёrdor termin stallo, ndёrsa patta pёr atё qё nё shqipe shёnohet
me remi.
25
Hocquart (1810:50) "Expression pou annoncer que le roi ne peut bouger de la case où il
est, sans qu'il ne se mette en échec, dans un moment où il n'a ni pion, ni pièces à jouer. C'est
une partie remise; on dit être-pat, faire-pat.", kurse kështu e shpjegon Grenon (2016: 70) "Au
jeu d'échecs, le pat désigne une position dans laquelle le camp ayant le trait et n'étant pas
sous le coup d'un échec, ne peut plus jouer de coup légal sans mettre son propre roi en échec.
La partie est alors déclarée nulle quel que soit le matériel restant sur l'échiquier. Le pat met
immédiatement fin à la partie."
26
Origjina e fjalës është fr. remise (< remettre). Në lojën e shahut Remettre une partie dhe La
partie est remise thuhet kur asnjëri nga lojtarët nuk arrin t'i japë mat tjetrit (për këtë situatë të
veçantë italishtja ka fjalën stallo). Një shpjegim e gjejmë gjejmë te Hocquart (1810:51) "On
appelle partie remise, lorsque par égalité des pieces ou par leur disposition le mat est
impossible."; te La Bourdonnais (1833: 200): "XXIV. Lorsqu'on n'a rien à jouer, et que le roi,
étant hors d'échec, ne peut bouger sans s'y mettre, le roi est pat et la partie est remise.", kurse
më 1839, në faqen 914, Dictionnaire des dictionnaires e shënonte kështu: "Lorsque ni l'un ni
l'autre des joueurs ne pouvant donner échec et mât à celui contre qui il joue, la partie reste
indécise, e qu'il faut la recommencer". Fjala ka hyrë edhe në gjermanishte si Remis, me
përdorim figurativ edhe jashtë lojës së shahut. Ashtu si në raste të tjera, edhe në shqipe fjala e
ka tejkaluar gjuhën sektoriale të shahut, ja disa shembuj: "Tashti është remi, do t’u kishte
thënë ky, status quo, as para, as prapa, as e fituar as e humbur por nuk kishte dëshirë të fliste
dhe... " (Basha 2001). "Apo mbyllet, pra, me një remi, krejt loja e shahut në partinë-shtet,
apo me një pat pozicion ku grupet dhe individët […] Varianti më i dhimbshëm për shoqërinë
kosovare do të ishte një remi, apo një pat pa afat." (Zëri 13. 3. 2013).

8
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

Edhe në këtë ndarje të leksikut, e cila pjesërisht tregon një stërhollim të


gjuhës së shahut, paraqiten terma me origjinë të ndryshme. Shah dhe mat janë
të burimit arab, lëviz dhe ha, ashtu siç u tha më sipër, mund të konsiderohen
si përshtatje të mëvonshme (ose kalke) të fondit të shqipes, kurse, në rastin e
rokadës, remisë dhe patit, që me sa duket lidhen me një zhvillim të
mëtejshëm të strategjisë dhe të historisë së lojës, kemi edhe një herë një
kontakt kulturor me botën franceze.

Në pjesën që e quajmë Software 2 kemi një seri shtatëfjalëshe që përfaqëson


zhvendosje nga gjuha e përditshme në lojën e shahut dhe që s'kanë nevojë për
shpjegim të mëtejshëm. Edhe në këtë rast, ashtu siç është e natyrshme në
kontaktet gjuhësore (atje ku mundet) fjalët përshtaten brenda fjalorit të gjuhës
marrëse, pra, termat: Braktis lojën, Dorëzohem, Lëvizja, Marr, Mbrojtja,
Sulmi dhe Ndërrimi, janë fjalë të fondit të shqipes që, ashtu si në shumë gjuhë
të tjera, iu mbishtruan termave (me siguri me origjine arabe ose turke) të
përdorur nga njerëzit që, gjatë kontaktit, u shpjeguan për herë të parë lojën
shqiptarëve.

3. Seria e fundit e terminologjisë, ose Software 3, përmban 29 njësi:

Anë ose Krah, Azhurnim, Avantazh, Cajtnot, Cilësi, Cugcvang, Cvishencug,


Diagonale, En passant ose kalimthi, Fianketim, Figurë, Finale, Gambit,
Gradim, Hapja, Katrorbardhë, Katrorzi, Kolonë, Kualitet ose cilësi, Maç,
Pirun ose sfurk, Pozicion, Qendër, Sakrifikoj, Sasi, Simultane, Strategji,
Zhvillim, Zinxhir ushtarësh.
të cilat a) përfaqësojnë numrin më të madh të huazimeve, b) pasqyrojnë fazën
më të re të përsosjes së lojës, c) nuk kanë një përdorim të gjerë (d.m.th. nuk
njihen dhe as përdoren prej amatorëve) dhe i përkasin sferës profesionale më
të lartë të lojës, ç) përdoren më shumë në gjuhën e shkruar të shahut sesa në të
folurën, çka do të thotë që janë terma të nevojshëm për
përshkrimin/regjistrimin e shkruar të ndeshjeve, të komenteve teoriko-
teknike, për botimet me natyrë teorike, si dhe për ato që i kushtohen mësimit
të lojës dhe të strategjisë.

3.1. Si terma të shahut shumë syresh nuk regjistrohen nëpër fjalorët


shpjegues, sepse kanë kuptim të gjerë dhe nuk lidhen vetëm me këtë lojë
(fjala vjen: anë ose krah, azhurnim, avantazh, diagonale, gradim, hapje,
kolonë, pozicion, qendër, sakrifikoj, sasi, strategji). Një pjesë tjetër,
megjithëse domethënëse në gjuhën shahistike, jepet nëpër fjalorë, por shkalla

9
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

e pranisë së saj varet nga cilësia e fjalorëve. Nga ballafaqimi i fjalorëve


shpjegues të tri gjuhëve shqipes, italishtes dhe anglishtes na ka dalë se ata për
shahun nuk regjistrojnë të njëjtët terma 27. Termat më specifikë që paraqiten si
ndërkombëtarizma (en passant, Zugzwang, Zeitnot) nuk jepen në asnjë fjalor
shpjegues të këtyre gjuhëve, përveç atij të gjermanishtes, gjuha prej së cilës e
kanë vetë origjinën.

3.2 Nuk na duket e nevojshme të hyjmë këtu në hollësira rreth origjinës dhe
shpjegimit të secilit term (i lutemi lexuesit që t'i drejtohet drejtpërdrejt
Glosarit që vijon), por ka rëndësi shënimi i prejardhjes së huazimeve për të
vënë në dukje vendet prej të cilave ka hyrë kjo pjesë e rëndësishme e
terminologjisë bashkëkohore të shahut në gjuhën shqipe. Përveç 12 termave
që duhet të mbahen si përshtatje të terminologjisë origjinale me brumin

27
Fjalori shpjegues i anglishtes amerikane Webster's New Collegiate Dictionary (botimi i
vitit 1980) regjistron: faza finale e lojës = end game (the last stage in various games, esp. the
stage of a chess game following serious reduction of forces); kalimthi = En passant (in
passing – used in chess of the capture of a pawn as it makes a first move of two squares by an
enemy pawn in a position to threaten the first of these squares. f. 376); pirun = fork (an attack
by one chess piece (as a knight) on two pieces simultaneously, f. 447), gambit = gambit (It.
Gambetto) a chess opening in which a player risks one or minor pieces to gain an advantage
in position, f. 467; para një shekulli edhe Noah Webster, në fjalorin e tij A supplement to the
Imperial Dictionary, English, technological, and scientific (London 1861) jep "Gam'bit, This
term is applied to a game in chess, which is begun by moving the king's or queen's pawn two
squares, with the intention of moving the adjojning bishop's pawn two squares also, thus
leaving the first moved, or gambit pawn, undefended). Siç shihet ky shpjegim ndryshon krejt
prej atij të vitit 1980 që u dha më sipër, çka tregon si edhe përmbajtja e termave në fakt mund
të ndryshojë me kalimin e kohës, ashtu siç ndryshon teknika e lojës; hapje = opening (a
planned series of moves made at the beginning of a game of chess or checkers – compare
END GAME, MIDDLE GAME f. 797); faza qendrore e lojës = Middle game (the middle
phase of a board game; specif. the part of a chess game after the pieces have been developed
when players attempt to gain and exploit positional and material superiority – compare
ENDGAME, OPENING, f. 722), ndërsa Dizionario della lingua italiana Zingarelli (botimi i
vitit 1984) regjistron vetëm: gambit = gambetto (mossa del gioco degli scacchi consistente
nel sacrificio di una pedina, per ottenere una migliore possibilità di attacco); figurë = figura
(ogni pezzo degli scacchi escluso il pedone); ndeshje simultane = partite simultanee (partite
disputate contemporaneamente da un unico giocatore contro divrersi avversari, di solito meno
abili di lui, ognuno dei quali gioca separatamente su una scacchiera diversa) kurse,
megjithëse të regjistruar, për disa terma të tjerë Zingarelli nuk jep kurrë kuptimin sektorial të
shahut: p. sh. avantazh jepet për sporte të tjera, diagonale vetëm për futbollin dhe për tenisin,
hapje vetëm për regbinë dhe për basketbollin, maç vetëm për boksin dhe vrapimet me kuaj.
Siç shihet, prania e shahonimeve varet nga cilësia e fjalorëve, por edhe nga pesha dhe
interesimi që shahu ka në secilën kulturë.

10
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

leksikor historik të shqipes (megjithëse kemi edhe ndonjë huazim të


aklimatizuar, si për shembull gradim, pirun), një pjesë e konsiderueshme e ka
prejardhjen nga italishtja (6 terma) dhe nga frëngjishtja (4 terma), tre kanë
hyrë nga gjuha gjermane dhe një i vetëm prej anglishtes. Për katër terma
(diagonale, figurë, strategji, simultane) nuk është e lehtë të përcaktohet me
saktësi origjina e huazimit.

Japim tani pasqyrën e ndarjes së këtij kampioni sipas prejardhjes së


huazimeve:
Shqip: Anë, Cilësi, Gradim, Hapja, Katrorbardhë, Katrorzi, Krah, Pirun ose
sfurk, Qendër, Sasi, Zhvillim, Zinxhir ushtarësh.
Anglisht: Maç.
Frëngjisht: Azhurnim, avantazh, En passant, Kualitet.
Gjermanisht: Cajtnot, Cugcvang, Cvishencug.
Italisht: Fianketim, Finale, Gambit, Kolonë, Pozicion, Sakrifikoj.
E papërcaktuar: Diagonale, Figurë, Strategji, Simultane.

4. Përfundime
Terminologjia kryesore e shahut në gjuhën shqipe që kemi grumbulluar
përmban 77 njësi, prej të cilave 8 u referohen materialeve të lojës (që e kemi
quajtur hardware), 7 janë themelore për luajtjen e ndeshjeve (i quajtëm
Software 1), 5 janë terma disi më specifikë që janë përkthyer në gjuhën
shqipe (i quajtëm Software 2), pjesa e fundit e shahonimeve që kemi marrë
parasysh është ajo më e gjerë dhe përmban 29 njësi, të cilat i kemi quajtur
Software 3, kjo pjesë përfaqëson huazimet më moderne dhe teorike të lojës,
terma që në shumë raste janë kthyer në ndërkombëtarizma dhe që përdoren
sidomos në kontekstet profesionale të lojës.

4.1 Ky studim ndjek dy qëllime: a) të vlerësohet dhe të analizohet


terminologjia shahistike në gjuhën shqipe në mënyrë shkencore, e kjo u bë
këtu për herë të parë; b) të verifikohet prania e shahonimeve në fjalorët e
gjuhës shqipe. Nga verifikimi doli se para FGJSSH-së të vitit 1980 në
repertorët leksikorë të shqipes (Fjalori i vitit 1954 dhe fjalorët e botuar para
Luftës së Dytë Botërore, si p.sh. ai i Leotti-t) nuk ishte i pranishëm asnjë term
specifik për shahun. Lidhur me këtë, ky punim sjell për herë të parë një listë
thuajse të plotë të shahonimeve dhe një shpjegim të përditësuar për secilin
term. Kjo do të thotë se në disa raste kemi përmirësuar ndonjë shpjegim të
pasaktë që është dhënë nëpër fjalorë. Interes të veçantë paraqesin edhe
shahonimet e përdorura në Kosovë, disa prej të cilave ne kemi mundur t’i

11
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

sjellim këtu, Pёr sa u takon shahonimeve tё përdorura në Kosovë, nuk kemi


ende njё kuadёr tё plotё. Nё glosar termat qё dallohen prej atyre tё pёrdorur
nё Shqipёri janё gjashtё e pikёrisht: kral ‘mbret’, kralica ‘mbretëreshë’, pion
‘ushtar’, potezë ‘lëvizje’, llonfer ‘oficer’ dhe top ‘torrë’. Sigurisht shahistёt
kosovarё e njohin edhe terminologjinё e Tiranёs, por, gjithsesi, ne jemi tё
bindur qё njё fjalor i gjuhёs shqipe lipset t’i pasqyrojё edhe variantet
leksikore/gjuhёsore tё Kosovёs e, natyrisht, jo vetёm ato qё lidhen me shahun
(siç ndodh prej kohёsh nёpёr fjalorёt mё tё mirё tё gjuhёs angleze, tё cilёt
regjistrojnё edhe variantet e anglishtes amerikane). Kjo, sipas mendimit tonё
do t’i jepte edhe njё shtysё tё vlefshme njësimit të terminologjisë së përdorur
nga profesionistët dhe amatorët nё të dyja anët e kufirit..

Rezultatet e këtij shqyrtimi të hollësishëm dhe të thellë të kësaj familjeje


termash shpresojmë t'u shërbejnё sidomos profesionistëve dhe amatorëve të
shahut, por edhe leksikografëve të sotëm e të ardhshëm si bazë e sigurt për ta
pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe dhe për të plotësuar boshllëqet që kemi vënë
në dukje.

5. Glosari
Glosari mbështetet kryesisht në shahonimet e FGJSSH-së 1980, i cili deri sot
vazhdon të mbetet, edhe për terminologjinë e shahut, fjalori shpjegues më i
pasur i gjuhës shqipe. Numri i hyrjeve që jepen këtu është gati trefishuar duke
qenë se hyrjet në FGJSSH ishin vetëm 27 dhe në përgjithësi termat që
shënohen atje me fushën "shah" janë 33. Në këtë Glosar u ruajtën shpjegimet
që, sipas nesh, vazhdojnë të jenë të vlefshme, kurse një pjesë tjetër ato u
përditësuan dhe u saktësuan. Në fund, u shtua një pjesë më e vogël e cila nuk
përfshihej në FGJSSH.

1. AN/Ë, ~A f., sh. ~Ë, ~ËT. Zona e përfshirë mes kolonave a-b-c-d përbën anën e
mbretëreshës; zona e kolonave e-f-g-h përbën anën e mbretit. Sin. Krah.
2. AVANTAZH, ~I m. vet. nj. 1. Kur njëri nga lojtarët ka epërsi taktike ose numerike gjatë
lojës. 2. Kur njëri nga lojtarët ka fituar më shumë lojë se tjetri.
3. AZHURNIM, ~I m., sh. ~E, ~ET. 1. Ndërprerja e lojës që do të rifillojë nga i njëjti
pozicion në një çast të dytë, zakonisht të nesërmen. Sin. Shtyrja e lojës. 2. Pasqyrimi i
lëvizjeve të secilit prej lojtarëve profesionistë në formularët përkatës.
4. BARDH/I (i) m., sh. ~ËT (të). Ai që luan me gurët e bardhë; Lëvizjen e parë e bën i
bardhi. Humbi i bardhi.
5. BRAKTIS LOJËN. T’i japësh fitoren kundërshtarit duke i dhënë fund lojës, kur e
kupton që humbja është e pashmangshme. Lë lojën. Sin. dorëzohem.

12
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

6. CAJTNOT, ~I m. vet. nj. Ndërkombëtarizëm nga gjermanishtja Zeitnot, (Zeit 'kohë' +


Not 'mungesë') që tregon mungesën e kohës në dispozicion të njërit ose të të dy lojtarëve
për të bërë lëvizjet e tyre. Ishim të dy në cajtnot. Të dy lojtarët janë në cajtnot të rëndë
(Andoni, Ibrahimi 2010: 339, 36228).
7. CILËSI, ~A29 f. vet. nj. 1. Ndryshimi në lojë ndërmjet një figure të rëndë dhe një figure të
lehtë që sjell epërsinë e njërit lojtar. 2. Shkëmbim i pabarabartë figurash. Sin. Kualitet.
Kam një cilësi më tepër. Humbas një cilësi.
8. CUGCVANG, ~U m. vet. nj. Ndërkombëtarizëm nga gjermanishtja Zugzwang (Zug
'lëvizje' + Zwang 'detyrim') kur njëra palë është e detyruar të kryejë një a disa lëvizje që
çojnë në përkeqësimin e pozicionit të vet ose në humbje.
9. CVISHENCUG, ~U m. vet. nj. Ndërkombëtarizëm nga gjermanishtja Zwischenzug
(Zwischen 'e ndërmjetme' + Zug 'lëvizje') tregon një lëvizje të ndërmjetme që kryhet në
mes të një kombinimi dhe që përmirëson pozicionin e atij që e bën.
10. DAM/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Tjetër emërtim për mbretëreshën në lojën e shahut. Dama e
bardhë (e zezë). I mori damën. Ndërruan damat.
11. DIAGONAL/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. Një radhë kutish me të njëjtën ngjyrë në fushën e
shahut, që shkojnë nga lart ose nga poshtë drejtpërdrejt në anët e saj; shënohen përmes
kutive në skajet e tyre (për shembull diagonalja a3-f8, diagonalja h4-d8) ose përmes
ngjyrës së kutive (diagonalja e zezë, e bardhë). Dallohen gjithashtu edhe diagonalet e
mëdha, çdonjëra prej dy diagonaleve a1-h8 ose h1-a8, të cilat u përgjigjen diagonaleve
gjeometrike të fushës së shahut. Këto njihen edhe si diagonalet e gjata.
12. DUBLIMI (i torrave, i ushtarëve). 1. Vendosja e dy torrave me të njëjtën ngjyrë në të
njëjtën kolonë ose traversë. 2. Vendosja e dy ushtarëve me të njëjtën ngjyrë në të njëjtën
kolonë, në dy kuti të të njëpasnjëshme.
13. ËN PASSAN (En passant) ndajf. Ndërkombëtarizëm nga frëngjishtja en passant (në
kalim) marrja me ushtar e një ushtari kundërshtar që ka ecur dy kuti duke kapërcyer
rrezen e kërcënimit të ushtarit që e merr. Ky i fundit vendoset në kutinë që do të zinte
nëse marrja do të kishte qenë e zakonshme. Sin. Kalimthi.
14. FIANKETIM, ~I m. sh. E~, ~ET. Huazim nga italishtja fianchetto (< fianco 'anë'). Një
mënyrë loje në të cilën oficeri, pas shtyrjes së ushtarit të kalit përpara vendoset në kutinë
e lënë bosh nga ky, d.m.th. b2 ose g2, në rastin e të bardhit dhe b7 e g7 në rastin e të ziut.
Fianketimi i filit.
15. FIGUR/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Emërtim i përgjithshëm për secilin nga gurët me vlerë në
lojën e shahut (mbreti, mbretëresha, oficeri, kali, torra), që vihen në rreshtin e dytë
(ndryshe nga ushtarët). Figurë e lehtë, kali ose oficeri. Figurë e rëndë, mbretëresha ose
kalaja. Ndërrimi i figurave. Humbas një figurë.

28
Të habit përdorimi i një termi kaq specifik të shahut si titull për një artikull në shtypin e
përditshëm nga pena e Kostaq Xoxës në Gazeta55 që në prill të 2009-s "Faktet përkundrejt
propagandës retorike – S.Tahiri në cajtnot"
(www.gazeta55.al/faktet-perkundrejt-propagandes-retorike-s-tahiri-ne-cajtnot), dhe artikulli
përmbillet kështu:
"Tahiri kishte rënë në cajtnot! E kishte humbur lojën e shahut për mosrespektim të kohës!"
29
FGJSSH 1980: CILËSI 5. shah. Ndryshimi në lojë ndërmjet një figure kryesore dhe një
figure tjetër të lehtë që sjell epërsinë e njërit lojtar. Kam një cilësi më tepër. Humbas një
cilësi.

13
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

16. FIL, ~I m. sh. ~A, ~AT. Secila nga dy figurat që vendosen anash mbretit dhe
mbretëreshës dhe lëvizin cepazi në të gjitha kutitë e fushës; në krye të herës kjo figurë
shëmbëllente me një elefant, në persishte fil. Sin. oficer. Fil i bardhë (i zi). Lëviz filin.
Shkëmbej filat.
17. FINAL/E, ~JA f. vet. nj. 1. Faza e fundit e lojës në të cilën si nga njëra palë, ashtu edhe
nga tjetra, kanë mbetur vetëm pak gurë. 2. Loja mes dy finalistëve të një kampionati
individual nga e cila pritet të përcaktohet fituesi i tij. 3. Loja e fundit që bëhet mes dy
lojtarëve amatorë të cilët deri atëherë kanë arritur të njëjtin rezultat.
18. FUSHË SHAHU. Tabelë katrore prej druri ose ndonjë materiali tjetër, e ndarë në 64 kuti
këmbyerazi të zeza e të bardha, në të cilën vendosen dhe lëvizin gurët në lojën e shahut.
Edhe dërrasë, kuti shahu, tabelë shahu, skakierë (kjo e fundit huazim nga italishtja
scacchiera).
19. GAMBIT, ~I m. vet. nj. Huazim nga italishtja gambetto (< gamba 'këmbë'). Hapja e lojës
me sakrifikimin e një ushtari (para damës ose mbretit, prandaj gambit i damës ose i
mbretit) për ta bërë më të shpejtë zhvillimin dhe sulmin e figurave.
20. GRADIM, ~I m., sh. ~E, ~ET. Shndërrimi i menjëhershëm i një ushtari në një figurë
çfarëdo (me përjashtim të mbretit) të zgjedhur, kur arrin në traversën e parë ose të tetë.
21. GUR, ~I m., sh. ~Ë, ~ËT. 1. Të gjitha elementet (ushtarë e figura) që marrin pjesë në
lojën e shahut. I radhitën gurët. Luan me gurët e zinj. Po e preke gurin, gjeji vendin. 2.
Ushtar. Ia mori gurin. Ka një gur të lirë.
22. HA. Marr një ushtar ose një figurë të kundërshtarit. Çdo gur mund ta marrë një tjetër që
ndodhet në rrugën e tij ose që e pengon të vazhdojë. Për ta bërë këtë ai vendoset në
vendin e gurit që mori (meqë në çdo kuti a katror nuk mund të qëndrojë më shumë se një
gur), kurse guri i kundërshtarit largohet nga fusha e shahut. Të gjithë gurët mund të
merren, me përjashtim të mbretit, sulmi ndaj të cilit lajmërohet me zë të lartë Shah! Gurët
marrin të gjithë ashtu siç ecin, me përjashtim të ushtarëve që hanë cepazi përpara dhe ecin
drejt. Ngrënia e gurëve nuk është asnjëherë e detyrueshme. I hëngri kalin. Ha një ushtar.
Ha me damë (me mbretëreshë).
23. HAPJ/E, ~A f., sh. ~E, ~ET. Lëvizjet e para në një lojë shahu, të cilat shërbejnë për të
vënë në veprim gurët, duke i vendosur më së miri. Hapja e lojës.
24. KALA, ~JA f., sh.~, ~TË. Shih TORRË. Shkëmbyen kalatë. Ia mori kalanë. Luajti pa
kala.
25. KAL/Ë, ~I m., sh. KUAJ, ~T. Figurë dytësore në lojën e shahut që e ka kokën si kjo
kafshë dhe që lëviz dy kuti përpara e një anash, ose tri kuti në formë L-je në të gjitha
drejtimet. Kali është e vetmja figurë që mund të kapërcejë një gur tjetër. Lëvizi kalin. Ia
hëngri kalin.
26. KALIMTHI ndajf. Shih EN PASSANT.
27. KATROR, ~I m., sh. ~Ë, ~ËT. Secila prej 64 kuadrateve të fushës së shahut, pavarësisht
nga ngjyra. Kuti.
28. KATRORBARDHË mb. Oficeri që lëviz në diagonalet e katrorëve të bardhë.
29. KATRORZI mb. Oficeri që lëviz në diagonalet e katrorëve të zinj.
30. KOLON/Ë, ~A f., sh. ~A, ~AT. Secila prej vijave pingule të kutive në fushën e shahut.
Mund të emërtohen me germat a b c d e f g h ose me emrin e figurës që qëndron në kutinë
e tyre të parë. Për shembull, kolona e mbretit, e oficerit etj.
31. KRAH, ~U m., sh. ~Ë, ~ËT. Shih ANË. Sulmon nga krahët.
32. KRAL, ~I m., sh. ~A, ~AT. Huazim nga serbishtja. Shih MBRET. Me këtë kuptim
përdoret nga shqiptarët e Kosovës.

14
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

33. KRALIC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Huazim nga serbishtja. Shih MBRETËRESHË. Me këtë
kuptim përdoret nga shqiptarët e Kosovës. Sin. damë.
34. KUALITET, ~I m., vet. nj. Shih CILËSI.
35. KULL/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Shih TORRË. I mori kullën.
36. LEHTË (e) mb., Figurë e lehtë kali dhe oficeri në lojën e shahut.
37. LËVIZJ/E, ~A f., sh. ~E, ~ET. Zhvendosja e alternuar e gurëve të bardhë e të zinj në
lojën e shahut. Lëvizje e bukur. Lëvizje e dobët.
38. LLONFER, ~I m. sh. ~A, ~AT. Huazim nga gjermanishtja Läufer 'vrapues', i cili
përdoret vetëm nga shqiptarët e Kosovës. Shih OFICER. Sin. fil.
39. MAÇ, ~I m., sh. ~E, ~ET. Me gjasë nga anglishtja match. Gjashtë ose njëzet e katër lojë
shahu radhazi mes dy lojtarëve që mëtojnë njërën nga trofetë e mëdha, për shembull
titullin kampion bote.
40. MARR. I mori tre ushtarë (kalin, mbretëreshën). Sin. Ha.
41. MAT, ~I m., vet. nj. Gjendje e lojës kur mbreti i kërcënuar me shah nuk mund të mbrohet
ose nuk ka asnjë vend të lirë për të lëvizur. Mat i bukur (i pashmangshëm). Shah mat!
Mbreti është mat! E bëri (e zuri) mat dikë fig. e zuri ngushtë, e bëri që të mos ketë asnjë
mundësi shpëtimi, e mbërtheu me shpatulla në mur, e mundi.
42. MBRET, ~I m. sh. ~ËR, ~ËRIT. Figura kryesore në lojën e shahut. Lëviz nga një kuti në
të gjitha drejtimet. Mund të hajë po ashtu. Mbreti i bardhë (i zi). Lëviz mbretin.
43. MBRETËRESH/Ë, ~A f., sh. ~A, ~AT. Figura e dytë kryesore në lojën e shahut. Mund
të lëvizë si torrë e si oficer. Mbretëresha e bardhë (e zezë). Humbi mbretëreshën. Nxjerr
mbretëreshë.
44. MBROJTJ/E, ~A f., vet. nj. Mënyrë e veçantë loje për t’u mbrojtur nga sulmet e
kundërshtarit.
45. NDËRRIM, ~I m., sh. ~E, ~ET. Marrja e një guri të kundërshtarit kundrejt një guri
vetanak me të njëjtën vlerë; për shembull, torrë me torrë, kalë me kalë. Ndërrimi i
mbretëreshave. Sin. shkëmbim30.
46. NË KALIM. Shih EN PASSANT.
47. OFICER, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Figurë dytësore në lojën e shahut që lëviz në çdo katror të
fushës në drejtim të këndeve. Sin. Fil. Oficeri i zi (i bardhë, katrorzi, katrorbardhë). Ia
mori oficerin.
48. PAT ndajf. Huazim nga frëngjishtja pat. Gjendje kur mbreti i pakërcënuar nuk ka ku ta
bëjë lëvizjen e radhës, sepse bie nën shah, ndërsa ushtarët e mbetur janë të bllokuar dhe
loja përfundon me barazim. Loja doli pat. E nxori pat. Edhe si emër PAT, ~I m., Pati
ishte i pashmangshëm.
49. PIRUN, ~I m., vet. nj. Sulm i njëkohshëm i realizuar nga një gur i vetëm ndaj dy gurëve
të kundërshtarit. Sin. sfurk.
50. PIUN, ~I m. sh. ~A, ~AT. Huazim nga serbishtja që përdoret vetëm nga shqiptarët e
Kosovës; pas gjasash lidhet me një peone 'këmbësor'. Shih USHTAR. Sin. gur 2.
51. POTEZ/Ë, ~A f., sh. ~A, ~AT. Huazim nga serbishtja që përdoret vetëm nga shqiptarët e
Kosovës. Shih LËVIZJE.
52. POZICION, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Mënyra e vendosjes së gurëve në një çast të caktuar
në lojën e shahut. 2. Vendi (kutia, katrori) që ka, mbron ose kërcënon secili prej gurëve në
lojë. I ziu ka pozicion më të mirë. I mbajti pozicionet.

30
FGJSSH Shkëmbyen mbretëreshat (ushtarët... në lojën e shahut).

15
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

53. QENDËR, ~A f., vet. nj. Janë kutitë që ndodhen në mes të fushës së shahut, d.m.th. d4,
d5, e4 dhe e5, kontrolli mbi të cilat përbën një objektiv strategjik.
54. REMI, ~A f., sh. ~, ~TË. Huazim nga frëngjishtja remi. Gjendje në të cilën asnjëri nga
kundërshtarët nuk mund ta zërë mat tjetrin, për shkak të mungesës së forcave ose
përsëritjes së të njëjtave lëvizje dhe loja përfundon në barazim. Kërkoj remi. Bëj remi.
Përfundon në remi. Edhe si ndajfolje Jemi remi. Del (e lë) remi. Përfundon (mbaron,
mbyllet) remi.
55. RËNDË (e) mb. Figurë e rëndë mbretëresha dhe torra në lojën e shahut.
56. ROKAD/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Huazim nga frëngjishtja rocade. Lëvizje e veçantë në
lojën e shahut që synon mbrojtjen e mbretit dhe bëhet duke e zhvendosur atë në një nga
qoshet e fushës me ndihmën e njërës prej torrave. Rokada është e madhe kur bëhet me
torrën e mbretëreshës dhe e vogël kur bëhet me torrën e mbretit.
57. SAKRIFIKIM, ~I31 m., vet. nj. Dhënia e një ushtari, figure ose kualiteti kundërshtarit pa
shpërblim të menjëhershëm, ose me një shpërblim më të vogël, për të fituar epërsi taktike
a strategjike.
58. SASI, ~A f., vet. nj. Figurë shahu si numër, pavarësisht nga cilësia e saj. Ka një sasi më
tepër. Humbi (la) një sasi.
59. SIMULTAN/E, ~JA f., sh. ~E, ~ET. Ndërkombëtarizëm. Shfaqje e një lojtari të nivelit
të lartë, i cili luan në të njëjtin tubim njëkohësisht me disa kundërshtarë të nivelit të ulët,
duke kaluar nga një fushë shahu tek tjetra.
60. SULM, ~I m., sh. ~E, ~ET. Kërcënimi për të marrë një ushtar ose një figurë të mbrojtur a
të pambrojtur të kundërshtarit, por edhe kërcënimi i një kutie bosh që është e rëndësishme
nga pikëpamja strategjike.
61. SHAH, ~U m., vet. nj. 1. Loja vetë. 2. Gjendja e mbretit nën kërcënim. Kemi shah kur
duke lëvizur një gur kërcënohet drejtpërdrejt mbreti i kundërshtarit. Nëse mbreti sulmohet
drejtpërsëdrejti nga guri që ka lëvizur kemi shah të thjeshtë; në qoftë se guri i lëvizur nuk
sulmon mbretin, por zbulon një tjetër që e sulmon atë, kemi shah me zbulim; kur guri i
lëvizur sulmon mbretin dhe zbulon një tjetër gur që i kanoset atij nga ana e vet, kemi shah
të dyfishtë.
62. SHAHIST, ~I, m., sh. ~Ë, ~ËT. 1. Ai që luan shah si profesionist. 2. Me ironi për dikë që
mbahet se luan mirë.
63. SHAH-SHEH. Kërcënimi i njëkohshëm i mbretit dhe i mbretëreshës.
64. SHAH-TORRË. Kërcënimi i njëkohshëm i mbretit dhe i torrës.
65. SHAH-SHEH-TORRË. Kërcënimi i njëkohshëm i mbretit, i mbretëreshës dhe i torrës.
66. SHEH, ~U m., vet. nj. 1. Gjendja e mbretëreshës nën kërcënim. Sheh i thjeshtë. Sheh me
zbulim. Sheh i dyfishtë. 2. Mbretëreshë. Hiqe shehun që aty, ta merr me kalë.
67. SHEH-TORRË. Kërcënimi i njëkohshëm i mbretëreshës dhe i torrës.
68. SHU(H), ~U m., vet. nj. Gjendja e torrës nën kërcënim.
69. TABEL/Ë SHAHU Shih FUSHË.
70. TOP, ~I, m., sh. ~A, ~AT. Shih TORRË. Me këtë kuptim përdoret nga shqiptarët e
Kosovës. Sin. KALA, KULLË.
71. TORR/Ë, ~A f., sh. ~A, ~AT. Huazim nga italishtja torre. Një ndër figurat kryesore në
lojën e shahut, në formën e një kulle me bedena që lëviz në vijë të drejtë para, mbrapa dhe
anash. Ia mori torrën. Shkëmbyen torrat. Sin. Kala, kullë.

31
FGJSSH 1980: SAKRIFIKOJ Sakrifikoi një ushtar në shah.

16
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

72. TRAVERS/Ë, ~A f., sh. ~AT. Secila prej vijave horizontale të kutive në fushën e shahut.
Zakonisht emërtohet me shifra 1 2 3 4 5 6 7 8. Kështu, traversa e tetë është ajo e gradimit
të ushtarëve të bardhë, kurse traversa e parë ajo e ushtarëve të zinj.
73. USHTAR, ~I m., sh. ~Ë, ~ËT. Secili prej tetë gurëve të njëllojtë në lojën e shahut, që
vihen përpara figurave. Lëviz vetëm përpara në krye dy e pastaj një kuti. Ha përpara
cepazi vetëm një kuti. Ushtar i zi (i bardhë). Ushtar i lirë. Vendos ushtarët. Lëviz
ushtarin. I mori (i hëngri) ushtarin. Shih GUR. Sin. piun.
74. USHTAR I LIRË. Në lojën e shahut ushtari që nuk ka përpara në kolonën e tij ndonjë
ushtar të kundërshtarit dhe nuk kërcënohet nga ndonjëra prej figurave të tij.
75. USHTARË TË LIDHUR. Dy a më shumë ushtarë të vendosur pjerrëtazi në kolona të
njëpasnjëshme në mënyrë që të mbrojnë njëri-tjetrin. Shih ZINXHIR USHTARËSH.
76. ZINXHIR USHTARËSH. Varg i formuar nga një numër i caktuar ushtarësh, të
vendosur pjerrëtazi në kolona të njëpasnjëshme në mënyrë që të mbrojnë njëri-tjetrin.
77. ZI/U (i) m., sh. ~NJTË (të). Ai që luan me gurët e zinj në shah; vet. sh. gurët e zinj në
lojën e shahut. Fitoi i ziu. Luan me të zinjtë.
78. ZHVILLIM, ~I m., vet. nj. Njëri prej aspekteve më të rëndësishme në lojën e shahut nga
pikëpamja strategjike e taktike; njëri prej objektivave kryesorë të hapjes. Tregon shkallën
e lëvizshmërisë dhe të ndërvarësisë së arritur nga gurët në një fazë të caktuar të lojës.

6. Bibliografia
Andoni Kristaq, Muharret Ibrahimi (2010), Shahu shqiptar në vite. Tiranë.
Basha Eqrem (2001), Dyert e heshtjes. Prishtinë: Dukagjini.
Carrera Pietro (1617), Il gioco de gli scacchi di D. Pietro Carrera diuiso in
otto libri, ne' quali s'insegnano i precetti, le uscite, e i tratti posticci del
gioco, e si discorre della vera origine di esso. Militello: Per Giouanni de'
Rossi da Trento.
Dictionnaire des dictionnaires ou vocabulaire universel et complete de la
langue française, vol. II. Bruxelles, 1839.
Dhrimo Ali, Rahmi Memushaj (2011), Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe.
Tiranë: Infbotues.
Ermeni Avni (2014), 101 lojëra nëpër vite. Neuchâtel.
Ermeni Avni (2015), Nga Ballkani në Oqeanin Atlantik (Kampionati i 20-të
evropian ekipor, Rejkjavik, Islandë 12-23 nëntor 2015), Neuchâtel.
Fjalori i gjuhës së sotme shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSH,
1980.
Grenon J. C. (2016), Rejouez 212 parties d'échecs rapides de 26 coups ou
moins; plus toutes les règles du jeu d'échec et beaucoup plus encore.
Quebec, Canada.
Guazzo Marco (1549), Historie di M. Marco Gvazzo di tvtti i fatti degni di
memoria nel mondo svccessi dal MDXXIII sino a l'anno MDXLIX.
Vinegia: Gabriel Iorio di Ferrarii.

17
Kontribut i prezantuar në Takimin XI të Alb-Shkencës, Tiranë, 3 shtator 2016
dhe pret të botohet në Aktet.

Hocquart Louis F. J. (1810), Élémens théoriques et pratiques du jeu des


échets avec des réflexions morales, politiques, historiques et militaries,
relatives a ce jeu. Paris.
La Bourdonnais Louis Charles (1833), Nouveau traité du jeu des echecs.
Paris: Au Cafè de la Régence.
Leka Ferdinand, Simoni Zef (1986), Fjalor italisht-shqip. Tiranë: Shtëpia
botuese "8 Nëntori".
Meyer Gustav (1891), Etymologisches Wörterbuch der albanesischen
Sprache. Strassburg: K. J. Trübner
Prifti Naum (1990), Parathënie për një vrasje. Lojë në dy porta. Tiranë.
Qesku Pavli (2007), English-Albanian dictionary. EDFA.
Skuqi Uran, Semi Numani (2005), Program shahu për fillestarë. Tiranë.
Thomaj Jani (2004), Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe. Tiranё: Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Yalom Marilyn (2001), Birth of the Chess Queen: A History. Harper
Perennial.

7. Sitografia
http://web-corpora.net/AlbanianCorpus/
https://peizazhe.com/2010/04/04/shah-i-gatshem/
https://redd.it/13gabb
https://www.youtube.com/watch?v=1bYlP_S3dbU

18

You might also like