You are on page 1of 35

UNIVERSITETI I TETOVES

FAKULTETI I KULTURES FIZIKE

PUNIM DIPLOME

TEMA: HISTORIKU I MUNDJES GREKO-ROMAKE NË


KROACI

Mentori: Kanditati:

Prof.Dr. Besnik Telai Bujar Kadriji

Tetovë, 2020
PËRMBAJTJE

1.0 HYRJE................................................................................................................3

1.1 HISTORIA E MUNDJES NË BOTË..............................................................3

2.0 HISTORIKU I MUNDJES GREKO-ROMAKE NË KROACI................16

3.0 P Ë R F U N D I M I......................................................................................34

4.0 L I T E R A T U R A.......................................................................................35

2
1.0 HYRJE

1.1 HISTORIA E MUNDJES NË BOTË

Është rëndë të gjesh një sport tjetër që ka një dokumentacion historik kaq të pasur dhe
traditë disa mijëra vjeçare siç është mundja. Ky sport nuk ka krijues, ashtu si e kanë disa sporte
moderne, dhe lirisht mund të themi se është i vjetër sa edhe vet njerëzimi. Fillimet e mundjes
janë të lidhura me nevojat jetësore dhe ushtarake.

Kështu, për shembull, në mënyrat skandinavike të mundjes, kapja e këmbës nuk ishte e
zakonshme sepse veshja e ka penguar përdorimin e tyre. Popujt që kanë luftuar me kuaj kanë
përdorur kapjet e teshave, si në mundjen mongole bohu, na mundjen tatare kurjashi, në mundjen
kazakstane sajsa, në atë kirgistane oadarish. Përderisa disa popuj më tepër kanë përdorur
shpejtësinë dhe teknikën (Japonezët, Kinezët, Koreanët dhe Turqit), disa të tjerë preferonin
forcën në ndeshjen me qëllim (Sllavët, Keltët, Gjorgjianët, Skandinavët, Galët, Germanët). Me
zhvillimin e teknikës ushtarake dhe armatimit, mundja humb domethënien e parë, por edhe më
tej ngelën si mjet i pazëvendësueshëm i përgatitjes fizike dhe psikologjike për zhvillimin e
aftësisë punuese dhe ushtarake.

3
(Fotot 1). “Boh” e mongolëve

(Foto 2). “Kurjashu” e tatarëve

(Foto 3). “Sumo” e japonezëve

(Foto 4). Thika dhe kapaku i thikës me motivet e mundësve (viti 3100 p.e.s)

Të dhënat historike për mundjen si mjet i edukatës fizike janë më shumë se 5000 vjet të vjetra.
Thika e gurit dhe kapaku i saj me motivet e gdhendura të mundësve i takojnë gjurmëve më të
vlefshme dhe më të vjetra të mundjes ( viti 3100 p.e.s.). Thika është gjetur në varrezën Djabal el-
Arak, dhe ruhet në muzeumin Louvre, në Pariz (foto nr.4). Dokumente të mundjes jo më pak të
vlefshme janë gjetur në një varrezë të dinastisë së V të faraonëve egjiptian ( 2494-2345 p.e.s.) ku
janë të vizatuara gjashtë çifte fëmijësh që munden (foto nr.5).

4
(Foto 5). Mundësit-Saharaja
veriore, varreza Ptah-hotep (viti 2300 p.e.s.)

Gjithashtu në varrezat mbretërore të dinastisë XI.dhe XII. në Egjipt (2050-1080 p.e.s) janë gjetur afreske
të cilat në 400 vizatimet paraqesin një teknikë shumë të pasur dhe të larmishme të mundjes në pozitën e
qëndrimit në këmbë dhe në dysheme (foto nr.6). Para 3000 vjetëve në Kinë kanë qenë të njohura garat në
mundje ku merrnin pjesë fëmijët dhe të rriturit, me emrin “Ditët e mundjes”.

5
(Foto 6). Hipokrati- babai i mjekësisë (në moshën e rinisë ka vozitur karrocën e luftës dhe është
marrë me mundje).

(Foto 7). Afresket nga varreza në vendin Benni Hassan në bregun lindor të Nilit ku në 400 vizatime është
paraqitur teknika e mundjes (20150-1800 p.e.s

6
Mundja më së shumti është vlerësuar në Greqinë antike, ku është konsideruar si mjeshtëri dhe art, kurse
me mundjen janë marrë edhe shumë njerëz të njohur të asaj kohe (Pitagora, Herakliti, Hipokrati etj.)

Në Iliadën e Homerit është përshkruar dueli mundës ndërmjet Odiseut dhe Ajaksit me rastin
e ceremonisë së varrimit në kohën e luftës së Trojës në shek.XII p.e.s. Në atë kohë garat e mundjes janë
mbajtur pa caktimin e kategorive të peshës, ndeshja nuk kishte kufizime kohore dhe zgjaste deri në fitore
në palestër (sipërfaqe e përgaditur special për mundje: posht truall i butë dhe i lehtë, kurse sipër një
shtresë rërë). Para ndeshjes mundësit lyeshin me vaj ulliri dhe mbuloheshin me rërë dhe kështu trupi
bëhej I rrëshqitshëm dhe ka qenë shumë vështirë të realizohet kapja për dallim nga kushtet e rëndomta.

Për të fituar duheshtë që kundërshtari të hudhet ose të përmbyset tri here në tokë.

Kapja është konsideruar e saktë atëherë kur mundësi i hedhur ka prekur tokën me një nga pjesët e trupit
mbi gjunjë. Shorti para garës është realizuar ashtu që pjesmarrësit kanë tërhequr pulla nga amforat dhe
ata të dy që kanë patur numrat e njejtë janë ndeshur njëri me tjetrin; në rastin kur numri i mundësve ka
qenë tek mundësi i fundit ka qenë me fat sepse është ndeshur drejt në finale. Nga ajo kohë më e njohur
është lufta e Heraklit me Anteut në Lojërat olimpike në stilin e lire me emrin ortonal (foto nr.8).

(Foto 8). Lufta e Heraklit me Anteun (Pariz, Muzeumi Louvre)

Historianët kanë konstatuar se Lojërat e para olimpike janë mbajtur në vitin 776 p.e.s. Mundja
ka qenë disiplinë kryesore sportive në lojërat olimpike si disiplinë e pavarur, si kurorë e pentatllonit dhe
në kornizat e pankrationit. Për arritjet e mundësve të asaj kohe kanë ngelur tregimet e shkruara ku ka edhe
të vërteta por edhe legjenda. Mundësi më i famshëm ishte Miloni nga Krotoni i cili 30 vite ka qenë i
pamundur, 6 herë ka qenë fitues i lojërave olimpike, 4 herë në lojërat pitike, 10 herë në lojërat ismike dhe
9 herë në lojërat nemeike. Ishte shumë i arsimuar dhe i edukuar, i parapëlqyer dhe i çmuar nga
bashkëqytetarët. Armiqtë e respektonin kur i udhëhiqte qytetarët e vet në luftë. Një legjendë, për forcën e
madhe të Milonit thotë se, në shpinë e ka mbajtur tavanin e një ndërtese e cila ka filluar të rrënohet gjatë
ligjeratës së mësuesit të tij të famshëm Pitagora. Në një tjetër thuhet se, para fillimit të lojërave olimpike,

7
që të impresionojë kundërshtarët dhe publikun, ka vrapuar rrethin e plotë të stadiumit duke e mbajtur
demin në shpinë. Egzistojnë edhe tregime ku përmendet forca mbinjerëzore e Herkulit, djalit të zotit
Jupiter, për të cilin flitej se i ndihmon të varfërit dhe ndëshkon të keqen. Fituesit e lojërave olimpike në
mundje i kanë emëruar me titullin nderues “i pari pranë Herkulit”. Në listën e fituesve olimpik janë rreth
njëqind emra për të gjithë periudhën helenike. Sukseset e veta në lojërat olimpike i ka përsëritur edhe
Hiposteni nga Sparta, i cili 6 herë ka qenë fitues olimpik, kurse djali i tij Etimoklo 5 herë. Fituesit olimpik
i mbanin si heronj dhe për nder u ndërtonin statuja me kurorë dafine në kokë.

(Foto 9).Relievi në përmendoren e varrezave kuros (Muzeumi kombëtar arkeologjik në Athinë, viti 510
p.e.s.).

Ndërmjet viteve 632 dhe 616 p.e.s. janë mbajtur lojërat olimpike për fëmijë në vrapim, mundje,
pesëgarësh dhe boks. Vogëlushi Kratinos, fitues i mundjes për fëmijë në lojërat e 126 olimpike, iu lejua
që ta ngrite statujën e vet dhe statujën e trajnerit në Altis. Edhe në atë kohë shumë shkrimtarë dhe filozof
lavdëronin suksesin e trajnerit. Trajnerët e mundësve ishin shumë të çmuar dhe të famshëm. Është e
njohur se Melesias, trajneri i Alkimedonit nga Egina, ka edukuar një grupë mundësish, të cilët kanë korrur
30 fitore olimpike dhe fitore në lojërat tjera. Në shekullin e III. të erës së re Filostrati, në veprën e tij “ Për
shkencën e trajnimit”, shkruan se trajneri përvojën e pasur ua bart nxënësve të vet. Është e sigurt se pa
bartjen e këtyre përvojave edhe sporti nuk do të zhvillohej. Sipas dorëshkrimit të Oksirikut mund të shihet
se qysh atëherë ka ekzistuar rruga metodike e mësimit të mundjes. Në shkollat e mundjes ka qëndruar
mbishkrimi “Mëso shkollën e mundjes para se të fillosh të garosh”. Sipas të dhënave të Pindarit, prej
atëherë e kanë ditur urën mundëse, kurse Epikteti ka bërë përshkrimin e disa ushtrimeve speciale për
forcimin e muskulaturës së qafës. Janë përdorur edhe kukllat trajnuese dhe ushtrimet speciale të ngjashme
me këto të sotshmet. Pas trajnimit mundësit kanë përdorur masazhë, dush dhe notë. Është e njohur se
djemtë helenik nga mosha dyvjeçare janë argëtuar me format e thjeshta të mundjes të ngjashme me të
ashtuquajturën luftën e gjelave. Djemtë, duke kërcyer me një këmbë dhe duke e mbajtur këmbën tjetër me
dorë mbas shpine, janë munduar që njëri tjetrit t’ia prishin drejtpeshimin duke e goditur me supet. Në
gjimnazet e asaj kohe gjendeshin statujat e dy mundësve mitologjik-Herakliut dhe Tezeut, të cilët me
figurat e bukura gjimnazistëve u jepnin ndjenjat e forcës dhe guximit. Mundja ishte e njohur edhe te
femrat. Është regjistruar se Spartanet e reja kanë luftuar në arenat e mundjes.

8
(Foto10). Monedha e vjetër greke nga argjendi me motivet e mundësve (koleksioni privat , 400-
370 p.e.s.)

Pentatlloni ose pesëgarëshi në programin olimpik është kyqur nga viti 708 p.e.s. dhe është
përbërë nga hedhja e shtizës, flakja e diskut, kërcimi së gjati, vrapimi dhe mundja. Sipas
regjistrimeve, vizatimeve, relieveve dhe statujave të shumta mund të konstatohet se në mundje
janë përdorur teknikat e stilit të lirë. Kapjet që rrezikonin shëndetin nuk ishin të lejuara por më
vonë, me paraqitjen e pankrationit, janë lejuar kapjet me të cilat mund të lëndohej kundërshtari,
në mënyrë që të bëhet i paaftë për luftën e mëtejme.

(Foto 11). Pankrationi

(Foto 12). Gladiatorët

Në kohën e krijimit të Perandorisë


Romake, mundja bëhet mjet i rëndësishëm

9
për përgatitjen e ushtarëve dhe gladiatorëve romak. Trajnerët dhe mësuesit grek, të cilët ua
mësonin mundjen aristrokratëve romak, arritën që ta sintetizojnë mundjen dinamike të etruskëve
me mënyrat greke. Mirëpo, Romakët më tepër përdornin panktrationin, ku ishin të lejuara shufrat
e ndryshme, lëndimet e kundërshtarëve, bile edhe ndërhyrjet vdekjeprurëse. Në Romë fillojnë të
paraqiten edhe lojërat gladiatore të cilat në fillim kishin karakterin garues, mirëpo me kohë janë
shndërruar në ndeshje të përgjakshme ndërmjet gladiatorëve ose gladiatorëve dhe bishave të
egra. E gjithë kjo është bërë që të argëtohen pronarët e skllevërve dhe njerëzit të largojnë
vëmendjen nga problemet shtetërore. Kështu, mundja, pak nga pak, filloi të humb vlerat
edukativo-arsimore, kurse me forcimin e krishterizmit, në vitin 394 Teodosi i hoq edhe garat.
Kështu vlerat olimpike janë zhytur në kohën e erët të mesjetës, mirëpo mundja ka arritur të
mbijetojë, sepse elita e asaj kohe ka vazhduar të praktikojë mundjen nëpër pallate dhe kështjella.
Shumë artistë, shkrimtarë dhe piktorë me veprat e tyre inkurajonin mundjen. Libri i parë për
mundjen ka dalë në Gjermani në vitin 1443. Ishte kjo vepër e Fabian Von Auerswaldit me titullin
“Arti i mundjes”, por e shtypur tek në vitin 1539 në Wittenberg. Një ndër punimet më të
vlefshme të asaj kohe janë 112 vizatime të ngjyrosura që paraqesin teknikat e mundjes nga
piktori i famshëm Albrecht Durer nga viti 1512. Është shumë e njohur edhe vepra e Romein de
Hugo, artisti holandez i grafikut, i cili në dru ka paraqitur 71 fotografi të kapjeve të mundjes.
Natyrisht, nuk duhet të harrohet edhe vepra e Michelangelo Buonarottit “Mundësit” e cila
gjendet në muzeumin Louvre në Pariz (foto nr.14).

(Foto 13). Mundësit (mesjetë)

10
(Foto14). Mundësit (Michelangelo)

Në Evropë,aristokracia mundjen e ka përdorur si pjesë të edukatës fizike (për shembull, në


edukimin e kalorësve të ri në kuadër të 7 mjeshtërive kalorëse), kurse për shkak të afrueshmërisë
së saj e kanë përdorur edhe masat e gjëra popullore. Kontribut të madh për zhvillimin e mundjes
kanë dhënë përfaqësuesit e pedagogjisë filantropike në shek.XVIII dhe XIX Guts-Muts, Vieth,
Rousseau, Komensky etj., të cilët mundjen e konsideronin si mjet i shkëlqyeshëm i edukatës
fizike. Vieth shkruan se nuk ka gjimnastik më të mirë për trupin se sa mundja dhe si kurorë e
edukatës fizike është futur në programin shkollor. Kah fundi i shek.XIX vrullshëm ka filluar të
zhvillohet mundja profesionale e cila kërkonte regjim të veçant jete, trajnime të vështira të
përditshme, dhe kushte të tjera të papërshtatshme për mundësit e mënyrave popullore dhe për
amatorët. Përpos kësaj, nuk egzistonin as kategoritë e peshave. Aktivitetet mundëse janë
zhvilluar si shfaqjet e cirkut, spektakle dhe kampionate të veçanta evropiane dhe botërore. Në
lojërat e para moderne olimpike në vitin 1896 në Athinë në pjesën kryesore të programit është
inkorporuar edhe mundja greko-romake. Kanë garuar vetëm pesë garues në vetëm një kategori
peshe, dhe fitues ka dalë gjermani Schumann kundër grekut Tsitas. (foto nr.16)

11
(Foto 15). Mundja në LO në Athinë në vitin 1896.

(Foto 16). George Tsitas (në të majtë) dhe Carl Schumann (në të djathtë) në LO në Athinë në
vitin 1896.

Siç është përmendur, garat në mundje në Greqinë dhe në Romën e vjetër janë zhvilluar në
mënyrën e lirë. Mënyra e sotme greko-romake është krijuar në shek.XV në krahinën franceze
Rhone dhe Garhonne. Janë marrë parimet pozitive etike të Grekëve të lashtë, dhe janë ndaluar të
gjitha kapjet e rrezikshme dhe të dhimbshme dhe ndeshja e kapjes së këmbës, si dhe përdorimi i
këmbëve. Më vonë, me zgjerimin e Francës, mënyra greko-romake përhapet nëpër Evropë dhe
fiton shumë simpatizantë. Kampionatin e parë botëror në mundje e ka organizuar Journal de
sports në vitin 1898 në Paris me pjesëmarrje të 30 mundësve. Fitues ishte mundësi francez Paul
Pons; në vitin 1899 fitues ishte Kara Ahmet (Turqia); në vitin 1898 në Vienë Georg
Hackenschmidt u bë kampioni evropian, kurse në vitin 1901 Georgi, të cilin e quanin luani rus,
në Paris fitoi titullin kampioni botëror. Mundësit e njohur nga fillimi i shek.XX ishin edhe Ivan
Podubni, Georg Lurih, Nikollaj Vahturov, Ivan Shemjakin, Pjotr Jankovski (Rusia), Vlladisllav
Pitllashinski (Polonia), Nikolla Petrov (Bullgaria), Jean Brojasse (Franca), Jakob Koch
(Gjermania), Lara Ahbs etj.

12
(Foto17). Georg Hackenschmidt

Në fillim të shek.XX sportet e forcës (mundja, peshëngritja, hedhja e shtizës, flakja e diskut dhe
tërheqja e litarit) ishin të lidhura. Federata e parë botërore e mundjes është themeluar në vitin
1905 në Duisburg, sipas të dhënave Sten Svensonit, me iniciativën e Lidhjes gjermane atletike.
Kjo me siguri ka qenë arsyeja e futjes së kategorive të peshës, që ishte me rëndësi për zhvillimin
e mëtutjeshëm të mundjes. Kështu, për shembull, në Lojërat olimpike në St.Louis në vitin 1904.,
mundja është zhvilluar me stil të lirë në 7 kategori të peshave, në vitin 1908 në 4 kategori të
peshave me stilin greko-romak dhe në 5 kategori me stil të lirë. Para Lojërave olimpike në
Stockholm në vitin 1912 këshilli organizativ i lojërave, Lidhjes suedeze të mundjes, i jep detyrë
që të organizojë kongresin e shteteve pjesëmarrëse me qëllim që të qartësohen çështjet e lidhura
me mundjen. Ky kongres nuk u mbajt, por këshilli ka përpiluar qëndrimet themelore të
rregullave dhe të federatës ndërkombëtare. Gjegjësisht, në këto lojërat olimpike, lufta ndërmjet
rusit Klein dhe finlandezit Asikainen ka zgjatur 10 orë dhe 30 minuta, dhe lojërat, për shkak të
mundjes, kanë zgjatur 21 ditë (foto nr.18). Kjo ishte arsyeja për kufizimin e zgjatjes së ndeshjes
në 2x30 min.me një minutë pushim, ndeshje të pazgjidhura dhe caktimin e fituesve në bazë të
pikave të arritura.

13
(Foto18). Asikainen (majtas) dhe Klein (djathtas) në LO në Stockholm në vitin 1912.

Mendohet se Organizata botërore e mundjes (FILA) është themeluar më 1921 me qendër në


Paris. Shpërthimi i luftës së II botërore ka shkaktuar ndërprerje të marrëdhënieve ndërkombëtare
deri në vitin 1946 kur përsëri ringjallet aktiviteti i FILA-së me udhëheqjen e Viktor Smedsit. Nga
viti 1950 në Stockholm detyrën e kryetarit e merr Roger Coulon i cili zgjidhet përsëri në këtë
funksion edhe në vitin 1956 në kongresin e FILA-së në Melbourne. Në vitin 1971, pas vdekjes së
Coulonit, detyrën e kryetarit e merr sekretari i mëparshëm kryesor i FILA-së-Millan Ercegan
(Jugosllavia), zyrtarisht i zgjedhur në këtë detyrë në kongresin e FILA-së në vitin 1972 në
Munchen. Për shkak të aktiviteteve shumë të mëdhaja të FILA-së paraqitet nevoja për formimin
e federatave kontinentale, dhe kështu në vitin 1978, në qytetin finlandez Osllo, është formuar
Këshilli evropian i mundjes. Millan Ercegan ka kryer funksionin e kryetarit të FILA-së deri në
tetor të vitit 2002, kur nga çështjet shëndetësore largohet nga ky vend. Në kongresin e FILA-së
të mbajtur në Moskë në vitin 2002 si kryetar i ri zgjidhet Raphael Martinetti nga Zvicra. Të
përpiluara sipas biltenit zyrtar nr.163 (2000) të Federatës botërore të mundjes në tabelën nr.1
janë paraqitur rezultatet e 20 mundësve më të mirë të shek.XX në stilin e lirë dhe atë klasik
(tabela nr.1) dhe 10 mundëseve më të mira (tabela nr.2). Renditja e tyre është caktuar sipas
shumës së pikave në lojërat olimpike dhe në kampionatet botërore. Është interesante se mundësit
më të mirë të stilit të lirë dhe klasik janë tre herë fituesit olimpik dhe nëntë herë kampionët
botërorë Aleksandar Karellin dhe Aleksandar Vasileviç Medved, të dytë në kategorinë super të
rëndë (foto nr.19).

Shkatërrimi i ish-BRSS-së shkaktoi që konkurenca edhe ashtu e madhe të rritet akoma më


shumë. Në lojërat olimpike të mbajtura në Pekin (2008), dhjetë shtetet me renditje më të mirë në
stilin klasik të mundjes me këtë radhitje ishin: Rusia, Franca, Kina, Kuba, Kazakistani,
Azerbejxhani, Hungaria, Armenia, Bullgaria dhe Kirgistani. Në stilin e lirë të mundjes më e

14
suksesshme ka qenë Rusia, dhe pas saj vijojshin me këtë radhitje: Ukraina, Uzbekistani,
Gjeorgjia, Kuba, Azerbejxhani, Kazakistani, Turqia, SHBA dhe Japonia. Në stilin e lirë të
mundjes për femra më e suksesshme ka qenë Japonia, pasuan Kanadaja, SHBA, Kina,
Kazakistani, Bullgaria, Rusia, Polonia, Franca dhe Azerbejxhani.

Udhëheqësia e Federatës botërore të mundjes (UWW) në krye me presidentit z.Nenad Llalloviq


intenzivisht punon në avansimin e sportit mundës në çdo aspekt. Çmim të madh sporti i mundjes
fitoi në vitin 2018, kur z.Nenad Llalloviq, njëkohësisht edhe anëtari i IOC-it, u zgjodh në
Këshillin ekzekutiv të organizatës më të rëndësishme sportive në botë-Këshilli ndërkombëtar
olimpik (IOC).

(Foto 19). Mundja të stilit të lirë për femra është disciplinë olimpike nga viti 2004.në Athinë

2.0 HISTORIKU I MUNDJES GREKO-ROMAKE NË KROACI

Paraqitja e formave sportive të mundjes në Kroaci përputhet me themelimin e


shoqërive sokole dhe fillimet e para të aktiviteteve mundëse janë regjistruar në vitin 1874.
Anëtarët e Sokolit janë marrë me gjimnastikë sportive dhe ushtrime trupore, dhe kanë mundur të
merren edhe me atletikë të rëndë (peshëngritje, mundje, boks dhe skermë). Me mbështetje të
dr.Franjo Buçar-it , nismëtarit të shumë shoqërive sportive në Zagreb, disa anëtarë kohë pas kohe
janë marrë edhe me mundje. Nga viti 1892, kur me vendimin e Qeverisë botërore, Sektorit për
mësim fetar dhe arsim, në shkollat popullore është futur gjimnastika si lëndë obligative për çdo

15
ditë nga 30 minuta, në klasat e larta janë mësuar edhe elementet e mundjes. Pas kthimit nga
shkollimi në Suedi në vitin 1892, dr.Franjo Buçar nisën aksionin për modernizimin e
mësimidhënies së ushtrimeve trupore nëpër shkolla dhe në organizatat sportive. Më i
rëndësishëm ishte organizimi i kursit dyvjeçar për mësuesit e gjimnastikës të shkollave të
mesme. Kursi zgjati nga viti 1894 deri në vitin 1896 ku u mësuan shumë elemente teknike të
mundjes.

Në vitin 1896 Mirosllav Ostojiq përkthen veprën e M.Zetller-it, ku përpos tjerash janë dhëne
edhe rregullat e mundjes. Paraqitet interes i madh për mundjen, dhe shumë garues profesionist.
Gazetat “Narodni list” i Zarës, “Puçki list” i Splitit, “Narodni dnevnik” i Sarajevës, “Slloboda i
jedinstvo” e Splitit dhe “Obzori” dhe “Hrvatski sokoll” të Zagrebit, kanë shkruajtur shumë në
periudhën nga viti 1902 deri në vitin 1913 për mundjen profesionale, sportin më të njohur të asaj
kohe në Evropë, më së shumti për shfaqjet e Ante Tomasheviqit, heroit kroat dhe atletit botëror.
Sipas këtyre burimeve (Millas, 1990), Tomasheviqi ka qenë kampion i Monarkisë Austro-
hungareze nga viti 1902 deri në vitin 1905 dhe mundës më i mirë në botë në mundjen e stilit
greko-romak. Pas vitit 1905 elementet e mundjes futen në orët e edukatës fizike në të gjitha
shkollat e Kroacisë dhe Sllavonisë si lëndë obligative. Që mësimdhënia të ketë sukses, mundja
përfshihet nëpër të gjitha seminaret që i ka mbajtur Shoqëria e mësuesve të gjimnastikës në
Kroaci dhe Sllavoni.

Nismëtar i parë dhe themeluesi i sportit të atletikës së rëndë në Kroaci ishte inxhinieri i grafikut
Maks Lleidinger, i cili me 26 dhjetor 1905 në Zagreb themeloi Klubin e mundjes Atllas.
Lleidingeri ka jetuar dhe punuar në Bërno nga viti 1901 deri në vitin 1904, dhe si anëtar i Klubit
të mundjes Hellas, ku ka ushtruar kampioni i njohur evropjan Frishtenski, ka mësuar shumë për
sportin e mundjes.

16
(Foto 20). Maks Lleidinger (1880-1963), themelues i klubit të atletikës së rëndë në teritorin e
Kroacisë në vitin 1905.

Në bazë të analizës së të dhënave historike (Sviben, 1991) është konstatuar se Millan Gredelli
është përfaqësues i cili ka dhënë kontribut më të madh për sportin e mundjes para luftës së I
botërore. Millan Gredelli me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij, në vitin 1910 themeloi shkollën
e mundjes, kurse në vitin 1911 bashkë me Sushinën dhe Ratkoviqin themeloi edhe Klubin e
atletikës së rëndë Croatia në Zagreb. Gjatë luftës së I botërore shuhet aktiviteti mundës, por
menjëherë pas mbarimit të luftës, në mënyrë intenzive themelohen klubet e mundjes në vendin
tonë. Kështu në vitin 1920, përpos klubit Croatia, ishin të regjistruara edhe seksionet e atletikës
së rëndë në Qytetaren, Konkordia dhe HASHK. TAK (Klubi i atletikës së rëndë) Hercules u
themelua në vitin 1921., TAK Sisak në vitin 1922.dhe TAK Makabi në vitin 1923.

(Foto 21). Klubi sportiv i atletikës së rëndë Croatia (ulur nga e majta): Franjo Fillipoviq, Joco
Vrbaniq, Pero Kopp, Lluka Ferus-kryetar i klubit, (në rendin e parë janë në këmbë) Josip Marof,
Rudollf Vrhovec i pesti, Millan Oster i gjashti (të tjerët të panjohur).

17
Në vitin 1924 në Vinkovci u themelua TAK Obrtna omlladina, kurse në vitin 1925 klubi
Viktorija në Sushak dhe Olymp në Osijek. Në kampionatin evropian në vitin 1927 për herë të
parë marrin pjesë mundësit nga Kroacia. Bllazh Vojvodiq është shfaqur në kategorinë pendë,
Mirosllav Metzner në kategorinë e lehtë dhe Gjuro Kren në kategorinë e rëndë. Nga viti 1932
mbahen kampionatet në Ballkan, ku më shumë sukses kanë patur Pallkoviq, Mogulaki, Delluki,
Janeshi, Toti, Fisheri dhe Metzneri nga Zagrebi.

(Foto 22). Romeo de Lluka në vitin 1940 bëhet kampion i Ballkanit në kategorinë deri 72 kg.

Me lidhjen e atletikës së rëndë të Jugosllavisë ndërmjet luftës së I dhe të II botërore kanë


udhëhequr kuadrot nga Kroacia, deri në shkatërrimin e saj. Në vitin 1941 është shpallur Shteti i
pavarur i Kroacisë. Pas demobilizimit të mundësve kroat përsëri fillojnë aktivitetet nëpër klube.
Në këtë periudhë janë mbajtur shumë gara ndërkombëtare me Hungarinë, Sllovakinë, Italinë dhe
Austrinë.

18
(Foto 23. Ekipi kombëtar i Kroacisë e cila ka luajtur me ekipin kombëtar të Italisë në vitin
1942.në Zagreb (nga e majta) Oster, Shestak, Mogulak, Pongratz, Mrkus, Metzner, Millkoviq,
Geraovac (dy të tjerët të panjohur).

Mundja e stilit të lirë në Zagreb lindën në vitin 1947, kur në krye të këshillit të mundjes pranë
Lidhjes së fiskulturës të Kroacisë vjen Rikard Bukovac. Ai njëkohësisht e mori Klubin e
mundjes Jedinstvo si trajner dhe e futi stilin e lirë të mundjes, të cilin e kishte mësuar gjatë
qëndrimit të tij në Francë. Lidhja e atletikës së rëndë të Kroacisë u themelua në vitin 1949 me
iniciativën e Osterit, Katalliniqit dhe vëllezërit Begaç. Atë vit u organizuan shumë kampionate
për juniorët në të dy stilet e mundjes dhe kampionate evropiane. Në kampionatin shtetëror në
vitin 1950 në Beograd, mundësit kroat morën 6 vendet e para nga 8 vendet e mundshme.
Kampionati i Kroacisë në stilin e lirë për seniorët është mbajtur në Zagreb në vitin 1951, kurse
në vitin 1952 për xhuniorët. Kampionati i parë i veçantë i mundjes në stil të lirë për seniorët në
Jugosllavi është mbajtur në vitin 1953 gjithashtu në Zagreb, dhe mundësit kroat i morën të gjitha
vendet e para. Në Kampionatin ballkanik të mbajtur në vitin 1953 në Bukuresht, Mirko Knjaz
dhe Marijan Malloviq fituan medaljet e bronzit, që është suksesi i parë ndërkombëtar i mundësve
kroat në mundjen e stilit të lirë.

Vitet e hershme të gjashtëdhjeta ishin shumë të rëndësishme për sportin e mundjes. Pikë së pari
në Shkollën e lartë të edukatës fizike regjistrohen mundësit e shquar Josip Mariq dhe Millivoj
Zhganec, kurse si ligjërues vepron profesori Branimir Sviben. Çmimi i kampionit ekipor të
shtetit në mundje të stilit klasik për herë të parë vin në Kroaci, dhe e fiton klubi Varteks nga
Varazhdini në vitin 1961. Të njëjtin sukses klubi e përsëritën edhe në vitin 1969.

19
(Foto 24). TAK Varteks nga Varazhdini viti 1968/69 (ulur nga e majta) Vujadin Kojiq, Millan
Shpal, Lladisllav Bashkaj, Ivan Runac, (në këmbë nga e majta) Martin Llukaveçki, Jzraj Mikac,
Stjepan Fajfariq, Pavao Magdiq dhe Pavao Jereshiq.

Shkollën e parë të mundjes për djemtë pranë Lidhjes së edukatës fizike të Kroacisë (SFKH) me
planin dyvjeçar të definuar saktë dhe me programën e punës e themeloi profesori Branimir
Sviben në vitin 1966, kurse profesori Josip Mariq në këtë shkollë e ka kryer funksionin e
sekretarit amator dhe të trajnerit. Sipas shembullit të shkollës së parë eksperimentale në Zagreb,
në mbarë Kroacinë fillon të punohet me djemtë nëpër shumë klube të mundjes. Në vitin 1968
Josip Mariq themeloi shkollën e mundjes për djemtë në TAK Sleme në Sesvete, Josip Cvetko në
Pullë, Ivan Runac në Varazhdin dhe Vlladimir Sekulliq në Petrinje. Puna sistematike në Kroaci,
e cila filloi në vitet shtatëdhjeta të shek.XX, dhe vazhdoi edhe në periudhën e ardhshme, filloi të
jepte rezultate. Numri i çmimeve të fituara në garat federale dhe ndërkombëtare për kadetët,
xhuniorët dhe seniorët. Me M.Nenadiqin, mundësin më triumfues të ish-Jugosllavisë, në Petrinja
rrugën e tij drejt elitës botërore, e nisën edhe M.Petkoviqi, fituesi olimpik në Montreal, dhe në
Zagreb I.Frgiq, me medale të argjentë në Montreal.

(Foto 25). Çedomir Cvetkoviq (në gjunjë i pari nga e majta), njëri nga trajnerat me mundësit e
ri premtues të Jugosllavisë në qendrën sportive në ishullin Badija ku janë mbajtur shumë
seminare trajnuese dhe përgaditjet e mundësve për garat e mëdhaja ndërkombëtare.

20
Nëpër shkollat sportive dhe kampet me punën e tyre kanë kaluar shumë mundës cilësor si
S.Kolletiq, D.Llukiq, D.Brozoviq, V.Llisjak, E.Trauber, J.Pavishiq, S.Damjanoviq, T.Vukelliq,
M.Miketek, D.Crnobrnja dhe B.Ban. Mirëpo, gjithsesi duhet mbajtur mend Vllado Llisjak,
fituesin olimpik në vitin 1984 në Los Angeles, Sllavko Kolletiq, fituesin e medaljes së argjentë
në Kampionatin botëror në vitin 1970 në Edmonton, Karllo Çoviq, fituesin e medaljes së argjentë
në Modena në vitin 1969 dhe Josip Çorak, mundësin më të suksesshëm të Kroacisë në kategorinë
e seniorëve dhe veteranëve.

(Foto 26). Josip Çorak, kampioni i Evropës në vitin 1969 në Modena, fitues i medales së
argjendtë në Lojërat olimpike në vitin 1972 në Munchen, kampioni i Mesdheut dhe kampion i
shumëfishtë botëror të stilit të lirë dhe klasik për veteranët.

Në këtë mënyrë janë vendosur themelet e forta për zhvillimin e sportit të mundjes në Kroaci ku
janë arritur rezultatet e mira. Shkollat sportive verore në ishullin Badija kanë përfshi grupet e
djemve të moshave të ndryshme, kadetë, xhuniorë dhe të rinj, dhe njëkohësisht shërbejnë si
kabinete të punës praktike në kuadër të seminareve që mbaheshin për shkollimin e trajnerëve të
mundjes në Kroaci njëzet e tre vitet e ardhshme (deri në fillimin e luftës së atdheut në Kroaci në
vitin 1991).Gjithë kujdesin për shkollimin e kuadrove dhe shkollat sportive të mundjes e merr
përsipër prof.Josip Mariq me bashkëpunëtorët Marijan Malloviq, Vlladimir Sekulliq dhe
Çedomir Cvetkoviq.

Duhet përmendur një absurd se djepi i të gjitha sporteve, veçanërisht i mundjes, qyteti i Zagrebit,
pavarësisht numrit të madh të mundësve të shquar, asnjëherë nuk ka patur kampion ekipor
shtetëror. Në bazë të këtij fakti, ish-kampioni i Jugosllavisë në kategorinë e lehtë (pendë),
ekonomisti Josip Barishiq, në vitin 1970, si drejtor i klubit OTAK Llika, jep idenë që të formohet
ekipi i mundjes i cili qytetit të Zagrebit do t'ia siguronte çmimin e dëshiruar. Ajo që u planfikua
në vitin 1970, u realizua në vitin 1971 dhe përsëri në vitin 1975. Ekonomisti i shkëlqyer me

21
bashkëpunëtorët ka nisur garën Kupën e kampionëve evropjan në mundje të stilit klasik, ku
OTAK Llika dy herë fiton vendin e tretë, në vitet 1972 dhe 1975.

(Foto 27). Klubi i mundjes Llika në vitin 1971.(nga e majta)- Vojo Gjorgjeviq, Ivica Frgiq,
Rade Sekulliq, Franjo Ballazheviq, Josip Mariq, Branko Shupica, Zhivojin Konstantinoviq,
Mirosllav Maras, Millan Shpal dhe Josip Çorak.

(Foto 28). Klubi i mundjes Gavrilloviq nga Petrinja në vitin 1970.( në rendin poshtë nga e
majta): Bllazho Petrov, Bozho Shestiq, Sllavko Kolletiq, Dragi Panov, Franjo Perekoviq; (në
rendin lart) „teknik“ Mirko Kosmat, Mirko Jançiq, Ivica Lubanoviq, Momir Petkoviq, Millan
Nenadiq, kryetari i klubit Zvonko Rudelliq, trajneri Vlladimir Sekulliq.

22
Klubi i mundjes Gavrilloviq nga Petrinja fiton çmimet e kampionit shtetëror në vitet 1970 dhe
1972. Pastaj vijon ndarja e ligës së mundjes në lindje dhe perendim (nga viti 1976-1980).KM
Gavrilloviq përsëri fiton tituj në vitet 1985, 1988, 1989 dhe 1990.

Nga viti 1976 deri në vitin 1982 cilësia e mundjes ekipore në qytetin e Zagrebit vrullshëm bie,
edhe pse si rezultat i punës shumëvjeçare dhe sistematike ishte i dukshëm zhvillimi i fortë i
mundësve kroat në të gjitha kategoritë e moshave. Mundësit e rinj nga Kroacia Damir Brozoviq
dhe Bogdan Poshtiq fitonin titujt e kampionëve botërore për xhuniorët, kurse Vllado Llisjak fiton
dy medalje të bronzit, dhe si senior në vitin 1984 edhe medalje të artë në Lojërat olimpike në Los
Angeles.

(Foto 29 dhe 30). Vllado Llisjak (fitues olimpik në vitin 1984 në Los Angelos).

23
Me kërkesë të mundësve, kryetari i Lidhjes së mundjes së Zagrebit Josip Mariq, formon këshillin
nismëtar me këtë përbërje: Pave Kosoviq, Josip Mariq dhe Sllavko Podgorellec për përpilimin e
akteve normative dhe për përgatitjen e kuvendit themelues të klubit të ri.

Në vitin 1983 u formua Klubi mundës Zagreb-Velebit. Në sezonin 1984/1985 hyn në ligën e I
federale të mundjes dhe fiton vendin e pestë, dhe vitet e ardhshme është konkurrent i
vazhdueshëm për titullin e kampionit.

(Foto 31). Klubi i mundjes Zagreb-Velebit (në rendin posht nga e majta):Dubravko Radoçaj,
Dragutin Crneçki, Zhelko Popoviq, Zoran Pintariq, Nenad Llevaçiq, Darko Rogallo, Davor
Jakubek, Tvrtko Jakshiq. Predrag Mazinjanin; (në rendin lart) Darko Gavriq, Zhelko Pjaca
(trajneri i klubit), Davor Llukiq, Ivan Ivançiq, Danko Shuniq, Franjo Horvat, Mato Zirdum dhe
Andrija Llukaç.

Ky ekip i ri, bashkë me KM Gavrilloviq dominon në sportin e mundjes në ish-Jugosllavinë dhe


në vitet 1990 dhe 1991 fiton titullin jozyrtar të kampionit ekipor-individual të Jugosllavisë (me
fitimin e numrit më të madh të vendeve të para, të dyta dhe të treta). Gjatë gjithë viteve të luftës
KM Zagreb-Velebit ka patur rolin e rëndësishëm të mëmës rreth të cilës janë mbledhur mundësit
nga të gjitha vendet e shkatëruara dhe të shkretuara të Kroacisë.

Treshi i trajnerëve, Josip Mariq, Zhelko Pjaca dhe Vllado Llisjak, të cilët gjatë luftës së atdheut
kanë kryer detyrën e trajnerit të mundësve të përzgjedhur, duke i kryer detyrat e tyre me
ndërrime nëpër salla dhe fushat e luftës, sigurojnë mandat të ri nga viti 1996 deri në vitin 2000.
Në përbërjen e Komisionit trajnues është kyqur edhe mr.sc.Matija Araçiq për bashkëpunim me
ushtrinë kroate, mr.sc.Çedomir Cvetkoviq për bashkëpunim me Fakultetin e edukatës fizike (sot
Fakulteti i kinesiologjisë) dhe mirëmbajtjen e stilit të lirë të mundjes.

24
Pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kroacisë, mundësit e tyre arrijnë rezultate të para të
rëndësishme nëpër garat e mëdhaja. Në Lojërat e mesdheut në Bari (viti 1997), Mario Miketek
fiton medaljen e argjendtë në mundje në stilin e lirë, kurse Stipe Damjanoviq medaljen e bronzit
në mundje në stilin greko-romak. Në mënyrë të suksesshme organizohen Lojërat e 2 ushtarake
(viti 1999) në Kroaci, ku është përfaqësuar edhe sporti i mundjes. Në këtë garë të madhe
medalen e argjendtë e fiton Josip Pavishiq, kurse atë të bronzit Tomisllav Vukelliq. Edhe
Kampionatin botëror për veteranët (viti 2000) e organizuan me sukses, kurse mundësit kroat
veteranë nga viti në vit fitonin rezultate botërore. Ndër veteranët më të suksesshëm me medale
botërore llogariten Josip Çorak, Zdravko Pekeç, Branko Prpiq, Sllavko Kolletiq, Zvonko Erak,
Pavlle Zrniq, Stjepan Ferençak etj. Ato vite hapet numri i madh i shkollave të reja të mundjes
nëpër klubet ekzistuese, niset liga ndërkombëtare e kadetëve dhe shkolla verore e mundjes në
Duga Uvalla-si shembull i qendrës së dikurshme sportive Badija.

Viti 2005 ishte shumë i suksesshëm për mundësit kroat; pikë së pari Neven Zhugaj fiton
medaljen e bronzit në Kampionatin evropian të seniorëve në Bullgari, medalen e parë për
seniorët në garat e mëdhaja nga pavarësia e Republikës së Kroacisë, dhe më vonë të njëjtin vit
Sinisha Hogaç fiton medaljen e bronzit në Kampionatin evropian për kadetët në Shqipëri.

(Foto 32) Neven Zhugaj bronzë në KE për seniorët në Varna (Bullgari) në vitin 2005.

25
(Foto 33). Sinisha Hogaç (në mes) bronzë në KE për kadetët në Tiranë (Shqipëri) në vitin 2005
bashkë me ekipin.

Në Lojërat e I-ra të shteteve të reja të Evropës juglindore (për mundësit e moshës deri 17 vjet) në
Greqi në vitin 2007, Kroacia fiton vendin e 2 ekiporë pas Turqisë. Në këtët garë Marko
Koshçeviq fiton medaljen e artë, Ivan Mihal të argjendtë, kurse Ivan Kranjçeviq, Dominik
Etllinger dhe Martin Besheniq medale të bronzit. Të njëjtin vit pranë Lidhjes kroate të mundjes
formohet edhe Këshilli i stilit të lirë të mundjes dhe mundjes për femra. Këshilli formohet si
pasojë e zhvillimit të madh të këtij lloji të mundjes në Kroaci. Mundësit e stilit të lirë të mundjes
arrijnë shumë rezultate të mira në garat ndërkombëtare, kurse disa klube fillojnë t'i çojnë
mundësit e tyre në përgatitjet për stilin e lirë të mundjes në Hungari, Bullgari dhe SHBA. Në
stilin e lirë të mundjes veçanërisht theksohet puna me vajzat, e cila kyqet në trajnimet e shumë
klubeve në Kroaci.

Në vitin 2008 pranë Lidhjes kroate të mundjes formohet edhe Grappling, këshilli i Kroacisë,
përgjegjës për zhvillimin e këtij lloji të mundjes, të aprovuar nga Federata botërore e mundjes
FILA.

Në planin ndërkombëtar, në vitin 2008 sa i përket rezultateve ishte një ndër vitet më të
suksesshme deri atëherë. Dominik Etllinger fitoi medaljen e bronzit në Kampionatin evropian
për kadetët në Letoni. Gjithashtu, Kroacia ka qenë mikpritëse e Kampionatit të 26.botëror
ushtarak në mundje, ku vëllezërit Zhugaj arrijnë rezultate të mëdhaja. Neven Zhugaj fiton
medaljen e artë, kurse Nenad Zhugaj medaljen e bronzit.

26
(Foto 34) Dominik Etllinger, bronxë në KE për kadetët në Daugavpills (Letoni) në vitin 2008.

27
(Foto 35 dhe 36). Nenad me medale bronxi dhe Neven Zhugaj me medale të artë nga
Kampionati i 26.botëror ushtarak i mundjes i mbajtur në Solin vitin 2008.

Vitin 2009 mundësit kroat vazhdojnë me sukseset; së pari Dominik Etllinger fiton medaljen e
artë në kategorinë deri 63 kg në Zrenjanin në Kampionatin evropjan për kadetët, kurse në Lojërat
e Mesdheut në Pescara seniorët tanë fitojnë dy medale: Nenad Zhugaj fiton medaljen e artë në
kategorinë deri në 84 kg, kurse Neven Zhugaj medalen e bronzit në kategorinë deri 74 kg.

(Foto 37). Dominik Etllinger i artë në piedestalin fitues në Kampionatin evropian për kadetët në
Zrenjanin në vitin 2009.

28
(Foto 38). Nenad Zhugaj i artë dhe Neven Zhugaj i bronzit në Lojërat e Mesdheut në Pescara
në vitin 2009 (bashkë me trajnerin e ekipit kombëtar Vllado Llisjak dhe Danijell Janeçiq, i cili
fitoi vendin e 5)

Nga pavarësia, viti 2010 ishte viti më i suksesshëm për mundjen kroate; fituam 4 medalje, edhe
atë, duhet cekur, të gjitha në grupet e të rriturve. Kristijan Shimatiq, mundës i HK Gavrilloviq
nga Petrinja fitoi medaljen e bronzit në Kampionatin evropian për kadetët të mbajtur në Sarajevë.
Dominik Etllinger në vitin e parë si xhunior bëhet nënkampion bote i xhuniorëve, duke fituar
medaljen e argjendtë në Kampionatin botëror për xhuniorët në Budapest. Tonimir Sokoll fitoi
medaljen e bronzit në Kampionatin evropjan për seniorët të mbajtur në Baku, kurse Nenad
Zhugaj fitoi vendin e tretë historik dhe medaljen e bronzit në Kampionatin botëror në Moskë.

(Foto 39). Tonimir Sokoll me bronxë në Kampionatin evropjan për seniorët në Baku,
Azerbejxhan në vitin 2010.

29
(Foto 40). Kristijan Shimatiq me bronzë në tapetin e ndeshjes në Kampionatin evropjan për
kadetët në Sarajevë në vitin 2010.

(Foto 41). Dominik Etllinger i argjendtë në ndeshjen finale me rusin Llabazanov në


Kampionatin botëror për xhuniorët në Budapest në vitin 2010.

30
(Foto 42). Dominik Etllinger i argjendtë në piedestalin fitues në Kampionatin evropjan për
xhuniorët në Budapest në vitin 2010.

(Foto 43). Nenad Zhugaj në piedstalin fitues në Kampionatin botëror për seniorët në Moskë në
vitin 2010.

31
(Foto 44). Nenad Zhugaj me medalen e bronxit të fituar në Kampionatin botëror për seniorët në
Moskë vitin 2010.

Vitin 2011 mundësit vazhdojnë me sukseset e mëdha, ku në veçanti duhet dalluar Nenad Zhugaj,
i cili fitoi medaljen e bronzit në Kampionatin botëror për seniorët të mbajtur në Stamboll në
shtator të këtij viti, dhe me këtë renditje fiton hyrje direkte respektivisht vizë për pjesëmarrje në
Lojërat olimpike në Londër në vitin 2012. Duhet theksuar se kjo ishte hera e parë që një mundës
kroat me shfaqjen e tij të suksesshme fiton shkuarje direkte në Lojërat olimpike në Londër, edhe
pse Stipe Damjanoviq nga Petrinja ishte mundësi i parë kroat i cili me ftesë mori pjesë në Lojërat
olimpike në Atlanta në vitin 1996.

32
(Foto 45). Neven Zhugaj me medale të bronxit të fituar në Kampionatin botëror për seniorët në
Stamboll në vitin 2011

33
3.0 P Ë R F U N D I M I

Përcaktimi i im që të mari temë diplome e që ka të bën me mundjen konkretisht me


historikun e mundjes greko-romake në Kroaci,qëndron në faktin se disa vite kam jetuar në
Kroaci dhe gjatë kësaj kohe kam qenë i angazhuar në të vërtet isha përcaktuar në sportin e
mundjes greko-romak. Me materialin e mbledhur dhe të përcjellur në kët punim desha ta njoftoj
dhe kët pjes të shtetit për sportin qe në këto treva nuk ushtrohet dhe nuk garohet. Të përfshirë në
kët punim janë të gjith kategoritë garues me medaljet e tyre, veçanërisht ata kadetë dhe ata të
kategorisë seniorë. Kombëtarja Kroate ka mar dhe mëtutje do mer pjes në të gjitha garat
ndërkombëtare si ata ballkanike, evropiane, olimpike dhe botërore kuptohet dhe ata mbrenda
shtetit të saj ku në kët punim në mënyrë eksplicite dhe koncize janë të përfshirë si me foto ashtu
dhe me tekst.

Në pjesën e parë si hyrje bëra një pasqyrim të mundjes në fillet e saj dhe të kohës së
sotëm, edhe ate në disa qendra në botë ku mundja është artikulu me stilet e ndryshëm, mundja
është artikulu dhe si element mrojtje nga luftërat e ndryshëm, si element gjuetie dhe më vonë si
element social, njeriun mundja permanent e ka përcjellë gjatë gjithë kohërave të egzistimit të saj.

Temën e diplomës që e punova kuptohet nuk do të thotë dhe material definitiv, unë
nxora një pjesë ku unë hasa si material, padyshim historiku i mundjes greko-romak në Kroaci ka
material edhe më të gjër, besoj se ndonjëri që do përcaktohet të mer temë të ngjajshëm padyshim
do e shton kët punim dhe do e pasuron edhe më tepër. Në bashkëpunim dhe me sygjerim me
mentorin tim e përfundova kornizën e kërkuar nga tema që e ngërthenë historikun e sportit të
mundjes greko-romake në Kroaci.

34
4.0 L I T E R A T U R A

1. Federata e mundjes së Kroacisë

2. https://hr.glosbe.com/sr/hr/rvanje

3. http://hjp.znanje.hr/index.php?show=search_by_id&id=dlhuWxE%253D

4. wwwhttp://www.hhs.hr/

5. wwwhttp://www.hhs.hr/povijest-hrvanja-u-svijetu/

6. https://hr.wikipedia.org/wiki/Hrvanje

35

You might also like