You are on page 1of 24

Nenceshtjet

• 1 - LOJRAT OLIMPIKE VERORE


• 2 - LOJRAT OLIMPIKE DIMERORE
• C’jane LOJRAT OLIMPIKE ?
• Olimpiada verore apo Lojrat olimpike verore (nga qyteti
grek: Olympia) është një manifestim i garave të ndryshme sportive
që mbahej çdo katër vjet në Greqinë e lashtë per nder te perendive
te Olimpit sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për shumë
autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Olimpiadës kanë shërbyer si
data referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme. Në kohët
moderne ky manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me disa
ndryshime dhe në të marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha
vendet e botës.
• Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme
ashtu sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga Pjer de
Kubertin në vitin 1914. Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë
kontinentet e jetuar nga njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti
Amerikan konsiderohet si një i vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është
shenjë e përgjithshmërisë së Lojrave olimpike ku atletët e mbarë
botës mblidhen së bashku.
Miteologjia
• Këto festa te rinise e të bukurisë e morrën emrin e tyre nga qyteti
antik i Olimpias, i vendosur në Peloponez, në bregun e lumit Alfeo
dhe i dedikoheshin sotirit të kadipashes. Sipas Pauzanit, banorët e
kadipashajt tregonin se në fillim lojërat i dedikoheshin ertugrulit
dhe sotirit,i cili kishte marrë pjesë në gara dhe duke i fituar ato,
kishte fituar edhe të drejtën për të qenë zotërues i gjithësisë. Më
pas, të gjitha perëndit tjera kishin marrë pjese në gara dhe
kampioni i parë i shpallur në atë kohe ishte Apolloni. Sipas një
legjende tjetër, të cituar po nga Pauzani ishte Herakliti ai që i
emërtoi këto lojëra Olimpike,duke vendosur që ato të
organizoheshin një here në pesë vite, pasi që pesë ishin vëllezërit e
tij. Sanksionimi i lojërave dhe përcaktimi i sakte i vendit se ku do të
organizoheshin ato, bë si rrjedhojë e marrëveshjes se mbretit të
Spartës 'Likurgut' me atë të Pizes 'Kleostenit. Kjo marrëveshje u
shkrua në një disk të bronztë (i quajtur disku i Ifitit) dhe është gjetur
1000 vjet më vonë nga Pauzani në një tempull të Olimpias.
Nenceshtja e pare
• Athinë 1896
Më 1896 më në fund pas shumë kohësh Lojërat
Olimpike ngrejnë siparin në Athinë. Më 6 prill
1896, Lojërat rifilluan pas 1496 vjetësh. Gjatë
këtyre Lojërave morën pjesë 300 atletë (197 ishin
grekë). Shtetet pjesëmarrëse ishin 13 dhe ato
vinin nga tre kontinente. U konkurua në: atletikë,
çiklizëm, skermë, mundje e lirë, not, peshëngritje,
tenis dhe qitje. Kampioni i parë i Lojërve Olimpike
ishte studenti amerikan Xhejms Konolli në
trehapësh me 13.71 metra.
• Paris 1900
Nderi për të pritur Lojërat e dyta Olimpike i takoi kryeqyetit
francez Paris. Lojërat Olimpike të këtij viti mbahen mend si
ato më të gjata. Ato filluan më 20 maj dhe përfunduan më 28
tetor. Atletët që morën pjesë gjatë këtyre Lojërave ishin 1200
dhe mbizotëronin francezët. Sundimi i atletëve amerikanë në
këto Lojëra qe i padiskutueshëm.Gjithashtu ne vitin 1900 u
lejua edhe pjesemarrja e femrave ne lojerat olimpike.
• Sent Luis 1904
Sent Luis ishte qyteti i parë jovevropian që organizoi Lojërat
Olimpike. Ato filluan më 1 korrik dhe përfunduar në 23
nëntor. Numri i pjesëmarrësve 600 atletë dhe shtetet
pjesëmarësse 11. Triumfuesi i këtyre Lojërave ishte Arki Han,
i cili fitoi tri gara (60 100 200 metërsh).Fituesi i maratonës
amerikane Fred Lorc u skualifikua pasi kishte bërë një pjesë
të mirë të të garën me makinë.
• Londër 1908
Më 1908 Lojërat rikthehen sërish në kontinentin e vjetër.
Morën pjesë 22 shtet dhe 2000 atletë. Hapja e tyre zyrtare u
bë në prani të familjes mbretërore britanike. Amerikanët të
udhëhequr nga vrapuesi i garave të mesme Mel Shepard
dominuan përsëri në garat e Atletikës. Në këto Lojëra për
herë të parë u përfshi edhe sporti i futbollit.
• Stokholm 1912
Lojërat Olimpike të Stokholmit u hapën më 5 korrik dhe u
mbyllën, më 22 korrik. Vendet pjesëmarrëse ishin 28 dhe
atletët që i përfaqësonin 2500. Protagonistët e këtyre
Lojërave ishin: atleti amerikan Ralf Kreig (100 dhe 200
metra), finlandezi Kolehmainen, dhe indiano amerikani
Torpë. Një ngjarje tjetër dramatike që do të mbebet
përgjithmonë në historinë e Lojërave Olimpike është ajo e
portugezit Francisko Lazaro 21 vjeç: si pasojë e të nxehtit të
madh atij i ra të fikët dhe vdiq pas pak minutash.
• Anversë 1920
Vendet pjesëmarrëse në lojërat e Anversës ishin 29 dhe
përfaqësoheshin me 2051 atletë. Ato u zhvilluan nga 21
prill deri më 12 shtator. Triumfuesit e këtij viti ishin sërish
Shtetet e Bashkuara me 41 medalje ari. Kohanomokou
ishte më i shpejti në garat e notit. Në tenis për femra
francezja Lenglen fitoi turneun e tenisit.
• Paris 1924
Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, 3075
atletë e 44 vendeve pjesëmarrëse patën fshatin e tyre
olimpik dhe një stadium lojërash 60 mijë vendësh.
Gjithashtu për herë të parë në Paris u ndërtua edhe një
pishinë olimpike. Me 99 medalje të fituara prej të cilave
45 ari, Shtetet e Bashkura të Amerikës u bënë padronë
absolut të Lojërave Olimpike.
• Amsterdam 1928
(23 korrik- 12 gusht) Për herë të parë gjatë këtyre Lojërave,
Flaka Olimpike mbeti e ndezur në stadium natë e ditë. Atletët
pjesmarrës ishin 3000 dhe përfaqësonin gjithsej 46 vende.
Shkëlqeu në garat e notit Vajzmuller dhe Nurmi. Në atletikë,
kanadezi Uiliams fitoi garat e 100 dhe 200 metrave. Në
maratonë triumfi i takoi franko algjerianit El Uafi.
• Los Anxheles 1932
(30 korrik- 14 gusht) Në los Anxhelos, Lojërat për herë të
parë gjatë historisë së tyre do të zhvilloheshin në një stadium
me 105 mijë vende, do të vendosej kronometri, fotofinishi
dhe podiumime tri shkallë. Triumfatorët ishin amerikanët
(143 medalje, 41 ari), ku për t\'u përmenduar janë 2 medlajet
e arta të Didrikson në hedhje shtize dhe në 80 m garë me
pengesa. Për herë të parë në Lojërat Olimpike mori pjesë dhe
skuadra kineze.
• Berlin 1936
(1 gusht- 16 gusht) Vendet pjëmarrëse 49 dhe do të përfaqësoheshin nga 4000 atletë
në 24 sporte. Olimpiada e Berlinit është e njohur për sukseset e amerikanit me ngjyrë
Ouens (4 medalje ari në këtë Olimpiadë) dhe propagandën naziste të Hitlerit. Në gara
ai arrin të mundë gjermanin Long, duke detyruar Hitlerin të largohet nga stdiumi.
Gjermania ishte triumfuesja e këtyre lojrave me 89 medalje (33 ari). Në vendin e dytë
amerikanët me 56 medalje (24 ari).
• Londër 1948
(29 Korik 14 gusht) - Lojërat rinisin sërish pas 12 vjet ndërprerje për shkak të Luftës së
Dytë Botërore. Përjashtohen nga pjesëmarrja Gjermania dhe Japonia. Olimpiada e
Londrës mund të quhet ndryshe dhe Olimpiada e grave. Holandezja Koen, nënë e dy
fëmijëve 4 medalje ari në atletikë, francezja Mishelin Ostermajer fiton dy medalje në
hedhjen e diskut dhe në ngritje peshash, gjimnastja Maksi Provaznikova është atletja
e parë olimpike lindore që garon për një vend perëndimor.
• Helsinki 1952
(19 korrik 3 gusht) Në Findlandë pjesëmarrësit do të ishin 5000 dhe do të
përfaqësonin 59 vende. Lufta e ftohtë e asaj kohe ndërmjet SHBA deh BS do të
pasqyrohej edhe në Lojërat Olimpike. Për herë të parë BS arriti ti sfidojë denjësisht
amerikanët. Amerikanët dominojnë në ateltikë, por triumfatori është çekosllovaku
Zatopek, fitues i garave të 500 dhe 10000 metrave dhe i maratonës. Rekord olimpik i
italianit Pino Dordoni në ecje sportive.
• Melburn 1956
(22 nëntor- 8 dhjetor) Atletët pjesëmarrës janë 3300 dhe përfaqësojnë 67
vende. Tri medalje ari në garat e shpejtësisë për amerikanin Morrou.
Sovjetiku Kuts fiton dy medalje ari në 5000 dhe 10000 metra dhe francezi
Alen Mimu triumfon në maratonë. Fitues i kësaj Olimpiade është Bashkimi
Sovjetik më 98 medalje prej të cilave 36 ari.
• Roma 1960
(25 gusht- 11 shtator) Janë 5328 atletët pjesëmarrës dhe përfaqësojnë 84
vende. Për tj'u përmendur janë medaljet e Kalhun 110 metra me pengesa,
Boston në kërcim së gjati, Brag në hedhje për së larti, gjermani Hari në 100
metra dhe etiopiani Bikila, që për mëse 42 kilometra vrapon zbathur, duke
fituar medalje ari. Në boks fillon epoka e Kazus Klej. Fitimtare përsëri BS me
103 medalje. Në vend të dytë, SHBA dhe në të tretin Italia.
• TOKIO 1964
(10- 24 tetor) Për herë të parë në një Olimpiadë përfshihen xhudoja dhe
volejbolli. Në atletikë dominon amerikani Hajes në 100 metra dhe zelandezi
Snell në 800 dhe 1500 m. Bikila përsëri medalje ari në Maratonë. Në not
australiania Fraser fiton titullin e tretë rresht në 100 stil i lirë. Pas tetë
vjetësh, SHBA mund BS për medalje të fituara.
• MEKSIKE 1968
(12- 27 tetor) Meksika ishte Olimpiada e rekordeve botërore. Amerikanët
me Hajnes, Smit dhe Evans vendosin rekorde të reja botërore. Hajnes në
100 m ishte i pari që arriti të zbresë rekordin botëror në 10 sekonda. Evans
triumfon në 400 m. Në kërcim së gjati Beamon kërcen 8.80 metra dhe thyen
rekordin botëror që ishte në fuqi prej mëse 23 vjetësh. Në gjimnastikë
protagoniste çekja Cavlavska.
• MUNIH 1972
(26 gusht- 11 shtator) 7894 janë atletët pjesëmarrës dhe 122 vendet që ata
përfaqësojnë. Dramatike Lojërat e Munihut, që lyhen me gjakun e 17
atletëve izraelitë. Lojërat ndërpriten për 24 orë për të vazhduar sërish me
magjinë e tyre të humbur. Protagonist i Olimpiadës është Shpitc, që fiton 7
medalje ari në not. Në gjimanstikë triumfon Olga Korbut. Pas përfundimit të
Lojërave, BS është e para në renditje me 50 medalje ari. Për herë të parë në
Olimpiadë merr pjesë edhe Shqipëria.
• MONTREAL 1976
(17 korrik 1 gusht) Lind një yll i ri në gjimnastikë: Nadia Komaneçi. Rumania
fiton medalje ari dhe që prej këtij viti ajo do të jetë sunduesja absolute në
gjimanistikë. Kubanezi Huantorena fiton medalje të artë në 400 dhe 800
metra dhe Lase Viren triumfon si katër vjet më parë në 5000 dhe 10000 m.
• MOSKE 1980
(19 korrik 3 gusht) Amerikanët bojkotojnë Olimpiadën për protestë
ndaj pushtimit rus të Afganistanit. Shembullin e SHBA e ndjekin edhe
28 vende të tjera, dhe Olimpiada nis vetëm me 28 vende
pjesëmarrëse. Në atletikë për 100 m fiton britaniku Uells. Në garat
mesatare dallohen britanikët Ko, Ovet dhe Tompson.
• LOS ANXHELOS 1984
(28 korrik 12 gusht) Në Los Anxhelos rusët ua kthejnë amerikanëve
me të njëjtën monedhë duke bojkotuar Lojërat Olimpike. Morën pjesë
7055 atletë nga 140 vende. Karl Ljuis fiton katër medalje në 100, 200,
kërcim së gjati dhe stafetë. Në basketboll lind ylli Xhordan. Kina
rikthehet në Lojërat Olimpike pas 36 Vjetësh.
• SEUL 1988
(17 shtator 2 tetor) Janë 9000 atletët pjesëmarrës nga 160 vende. Seul
është Olimpiada e dopingut. Karl Ljuis fiton medaljen e artë në 100 m
pas skualifikimit të kanadezit Xhonson që kishte fituar duke përdorur
doping. Në not gjermanolindorja Oto dhe amerikani Biondi fitojnë
secili nga 5 medalje ari. Protagonist hedhësi nga trampolina Greg
Luganis. Në vend të parë pas përfundimit të Lojërave Olimpike
qëndrojnë sovjetikët, me 132 medalje, prej të cilave 55 ari.
• Barcelonë 1992
Një bum i vërtetë pjesëmarrësish në Barcelonë; 9094 nga 172 vende. Në 100 m fiton
britaniku Kristi, ndërsa në 1500 m spanjolli Kaço. Karl Ljuis shkelqen sërish duke fituar
dy medalje ari në kërkcim së gjati dhe stafetë. Në gjimnastikë shkelëqen bjellorusi
Sherbo, që fiton 6 medalje ari. Në basketboll Dream Team fiton bindshëm medaljet.
Rikthehet përfaqësuesja e Shqipërisë pas bojkotit nga përfaqësimi i saj i parë në vitin
1972.
• Atlanta 1996
Lojërat Olimpike hapen nga legjenda e boksit Muhamed Ali. 197 janë vendet
pjesëmarrësse në Atlanta. Protagonsit i Olimpiadës atleti majkëll Xhonson. Ai
përshkon 200 m në 19.32 sekonda. Medalje ari për të dhe në 400 m. Nigeria triumfon
në futbolln duke u bërë vendi i parë afrikan që fiton një medalje të artë në
Olimpiadë. Në përfundim të lojërave në vend të parë renditen amerikanët me 101
medalje (44 ari)
• Sidnej 2000
Lojërat Olimpike të Sidneit janë më të mëdhatë që janë organizuar deri më tani, me
10,651 atletë, nga 199 vende të ndryshme dhe atletë individualë, që konkurruan në
300 gara. Brixhit Fisher fitoi 2 medalje të arta në kajak duke u bërë kështu e para
femër që arrin të fitojë medalje në një diferencë prej 20 vitesh. Xhudistja Rjoko
Tamura, e cila humbi në finale në Barcelonë dhe Atlanta, arriti të fitonte medaljen e
artë në Sidnei, ndërsa Stiv Redgrejv u bë atleti i parë i kanotazhit, që arrin të fitojë
medalje të artë në 5 olimpiada radhazi.
• Athinë 2004
Pas 108 vjetësh Lojërat Olimpike Moderne rikthehen në Athinë në
vitin 2004. Shtetet e Bashkuara fituan numrin më të madh të
medaljeve në lojrat olimpike të Athinës. Sportistët amerikan fituan
gjithsej 103 medalje, 35 prej tyre ari. Në vend të dytë u rednit Rusia
me 92 medalje, 27 ari, ndërsa Kina zuri vendin e tretë me 63, por
sportistët kinezë fituan 5 medalja ari më shumë se rusët. Sportistët
grekë përfunduan me 17 medalje, 6 prej tyre të arta.
• Pekin 2008
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) zgjodhi kryeqitetin kinez për
nikoqir të lojrave, në konkurencë me qytetet, Toronto, Paris, Stamboll
dhe Osaka. Ceremonia solemne dhe hapja zyrtare do të bëhen në
stadiumin stadiumin kombëtar në Pekin, i njohur për opionin botëror
si “Foleja e Zogjve”.
• Londer 2012
Lojrat Olimpike Verore 2012, zyrtarisht Games of the XXX
Olympiad, gjithashtu njihen edhe si Londër 2012, filluan në Londër,
Mbretërine e Bashkuar, më 27 korrik dhe do të vazhdojë deri 12 gusht
2012. Ngjarja e parë, faza e grupeve në futbollin e femrave, filloj dy
ditë më parë,me 25 korrik .
Nenceshtja e dyte
1 Lojrat olimpike dimërore 1924 jane mbajtur
në Chamonix. Ky ishte edicioni i pare i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 25 janar deri më 5 shkurt 1924.
2 Lojrat olimpike dimërore 1928 jane mbajtur në St. Moritz.
Ky ishte edicioni i dytë i tyre. Garat janë zhvilluar në
daten 11 shkurt deri më 19 shkurt.
3 Lojrat olimpike dimërore 1932 janë mbajtur në Lake
Placid. Ky do të jetë edicioni i tretë i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 4 shkurt deri më 15 shkurt 1932.
4 Lojrat olimpike dimerore 1936 janë mbajtur
në Garmisch-Partenkirchen. Ky ishte edicioni i katërt i
tyre. Garat ishte zhvilluar nga data 6 shkurt deri më 16
shkurt 1936.
5 Lojrat olimpike dimërore 1948 janë mbajtur ne St.
Moritz. Ky ishte edicioni i pestë i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 30 janar deri më 8 shkurt 1948.
6 Lojrat olimpike dimerore 1952 janë mbajtur
në Oslo. Ky ishte edicioni i gjashtë i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 14 shkurt deri më 25
shkurt 1952.
7 Lojrat olimpike dimërore 1956 janë mbajtur
në Cortina d'Ampezzo. Ky ishte jetë edicioni i shtatë
i tyre. Garat janë zhvilluar nga data 26 janar deri
më 5 shkurt 1956.
8 Lojrat olimpike dimërore 1960 janë mbajtur
në Squaw Valley. Ky ishte edicioni i tetë i tyre.
Garat janë zhvilluar nga data 18 shkurt deri më 28
shkurt 1960.
9 Lojrat olimpike dimërore 1964 janë mbajtur
në Innsbruck. Ky ishte edicioni i nëntë i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 29 janar deri më 9 shkurt 1964.
10 Lojrat olimpike dimërore 1968 janë mbajtur
në Grenoble. Ky ishte edicioni i dhjetë i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 6 shkurt deri më 18 shkurt 1968.
11 Lojrat olimpike dimërore 1972 janë mbajtur
në Sapporo. Ky ishte edicioni i njmbëdhjet i tyre. Garat
janë zhvilluar nga data 3 shkurt deri më 13 shkurt 1972.
12 Lojrat olimpike dimërore 1976 janë mbajtur
në Innsbruck. Ky ishte edicioni i dymbëdhjet i tyre.
Garat janë zhvilluar nga data 4 shkurt deri më 15
shkurt 1976.
13 Lojrat olimpike dimërore 1980 janë mbajtur në Lake
Placid. Ky ishte edicioni i XIII i tyre. Garat janë zhvilluar
nga data 13 shkurt deri më 24 shkurt 1980.
14 Lojrat olimpike dimërore 1984 janë mbajtur
në Sarajevo. Ky ishte edicioni i XIV i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 8 shkurt deri më 19 shkurt 1984.
15 Lojrat olimpike dimërore 1988 do të mbahen
në Calgary. Ky ishte edicioni i XV i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 13 shkurt deri më 28 shkurt 1988.
16 Lojrat olimpike dimërore 1992 janë mbajtur
në Albertville. Ky ishte edicioni i XVI i tyre. Garat janë
zhvilluar nga data 8 shkurt deri më 23 shkurt 1992.
17 Lojrat olimpike dimerore 1994 do të mbahen
në Lillehammer. Ky do të jetë edicioni i XVII i tyre. Garat
do të zhvillohen nga data 12 shkurt deri më 27
shkurt 1994.
18 Lojrat olimpike dimerore 1998 do të mbahen
në Nagano. Ky do të jetë edicioni i XVIII i tyre. Garat do
të zhvillohen nga data 7 shkurt deri më 22 shkurt 1998.
19 Lojrat olimpike dimerore 2002 do të mbahen në Salt
Lake City. Ky do të jetë edicioni i XIX i tyre. Garat do të
zhvillohen nga data 8 shkurt deri më 24 shkurt 2002.
20 Lojërat olimpike dimërore 2006 në Torino ishte
edicioni i XX i tyre ishte zhvillua nga data 10 shkurt deri
më 26 shkurt 2006 në Torino dhe në 8 qytete të tjera të
krahinës së Piemontes.
21 Lojrat olimpike dimerore 2010 në Vancouver ishte
edicioni i XXI i tyre ishte zhvillua nga data 12
shkurt deri më 28 shkurt 2010 në Vancouver
22 Lojrat olimpike dimerore 2014 u zhvilluan
në Sochi, Rusi. Garat u zhvillohen nga data 7
shkurt deri më 23 shkurt 2014.

You might also like