You are on page 1of 1

Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: 4 Klasa: VIII

Tema mësimore: Prezantim i të Situata e të nxënit: Gara me makina


dhënave me tabelë dhe grafik Në shumë vende të botës zhvillohen gara me makina. rezultatet e arritura i
paraqesim me tabela. po përveç tabelës si mund t’i paraqesim ato?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Tabela, diagrame,
 paraqet të dhënat në tabela, diagrame dhe grafike. grafikë,
 shpjegon se ç’është një ndryshore e vazhdueshme. ndryshore e vazhdueshme.
Ndryshore diskrete
(e ndërprerë)

Burimet: Fizika kl 8 Lidhje me fushat kurikulare:


Mjete:, fletore me shënime, letër A3 dhe A 4, lapsa, vizore, gomë. sporte, matematikë, art pamor.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë në dyshe, diskutim, punë e pavarur.
Mësimi fillon me përshkrimin e situatës, duke nxitur mendimin e nxënësve për të treguar mënyrat e paraqitjes së
rezultateve për një garë makinash.
Punë në dyshe: Ju jepet nxënësve një tabelë me rezultate të ndryshme për gara të ndryshme sportive dhe ju
kërkohet që t’i paraqesin në grafikë në formë rrethi dhe grafik me shtylla.
Shpjegoj se emrat e sportistëve ja ndryshore kategorike sepse janë fjalë, ndërsa nr i garave të fituara janë ndryshore
diskrete, prandaj i paraqesim me këto lloj grafikësh
Punë e pavarur: Ndërtimi i grafikut me vijë: Grafiku shpejtësi-kohë.
Shpjegoj se kur ndryshoret e dy kolonave të tabelës marrin vlera të vazhdueshme atëherë mund të përdorim
grafikun me vija.
Pasi ndërtohet grafiku studiohet ai duke treguar se si është vija e grafikut kur lëvizja është me shpejtësi konstante
dhe si është vija kur lëvizja është me nxitim
Punë e pavarur: 1. Ndërtim i grafikut me vijë: distancë – kohë.
Studim grafiku: Si lëviz makina?
 kur vija është horizontale,
 kur vija është e pjerrët,
 kur vija lakohet për lart.
2. Makina ndalon për ndërrim gomash për 10 sekonda. Si do të pasqyrohet kjo në grafikun:
a) distancë – kohë
b) shpejtësi – kohë.
3. Plotësim i fletores së punës faqe 9.
Vlerësimi i nxënësve për njëri-tjetrin.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3 dhe 5 pas mësimit në tekstin e nxënësit.
TEMA Nr. 12 PLANI DITOR

You might also like