You are on page 1of 6

Interneti: biblioteka e madhe dhe një vend shumë i pasigurt.

Si t'i ndihmojmë nxënësit ta përdorin atë në mënyrë të sigurt


për qëllime arsimore?

Kristi Hoxha

Dega: Master në Matematikë dhe Informatikë-Fizikë

Lënda: Psikologji Edukimi

Prof.dr. Bardhyl Musai

Data: 03/02/2023
Interneti duke qenë një mjet kryesor për marrjen e informacionit në jetën tonë,e ka vendosur

veten në një pozitë ku rëndësia dhe nevoja e tij nuk mund të maten.Vetëm me anë të një

smartphone dhe një lidhje në internet mund të aksesojmë në botën e internetit çfarë të duam

dhe kur të duam. Gjithnjë e më shumë mësuesit po e përdorin teknologjinë në klasë me

pajisje që nga kompjuteri ,tabletat dhe telefonat celularë, të cilat kur lidhen me internetin na

ofrojnë një seri të madhe burimesh që nuk mund të gjenden as në bibliotekat më të mëdha. Si

dukuri, zhvillimi i internetit ka një ndikim kryesor në mënyren sesi arsimi po evoluon dita-

ditës dhe se si nxënësit po mesojnë ta përdorin atë në mënyrë efektive dhe të sigurt për të

studiuar.

Është e ditur se përdorimi i internetit është mjaft tërheqës sidomos si një mjet mësimdhënieje

,nxënësit janë të entuziasmuar për të eksploruar dhe lundruar në internet. Por nga ana tjetër

interneti mund të përbëjë rreziqe të mëdha nëse nuk përdoret në mënyrë të sigurt dhe nëse

nxënësit nuk janë të informuar mirë për këto rreziqe,ata mund ta vënë veten në situata të

rrezikshme dhe mund ta përdorin atë në drejtimin e gabuar.

Shfaqja e faqeve të papërshtatshme për të miturit është një ndër rreziqet që cënon sigurinë e

nxënësve, rreth 70% e të miturve.Por cfarë duhet të bëjmë ne për ta shmangur këtë? Për

shembull duhet tju japim nxënësve burimet për të lundruar në internet sepse në rastin kur ju

caktojmë detyra shtëpie që kërkojnë përdorimin e internetit, jo cdo faqe është e besueshme

dhe ne si mësues, pasi i kemi hulumtuar faqet dhe platformat e internetit jua rekomandojmë

nxënësve në mënyrë që të marrin informacionet e nevojshme dhe rezultate të kënaqshme.

2
Gjëja tjetër e rëndësishme është të siguroheni që nxënësit të dinë se cilat faqe interneti të

shikojnë kur të përdorin kompjuter,tablet apo celular në klasë.Monitorimi i kujdesshëm i

studentëve ndërkohë që ata bëjnë punën e tyre është thelbësor.Për shembull,kjo do të thotë që

teksa nxënësit janë duke hulumtuar në internet mësuesit qëndrojnë pas tyre duke i kontrolluar

herë pas here dhe faqet e internetit që duken më të pafajshme.

Ndërkohë që ne flasim për burimet e sigurta që nxënësit të përdorin,ç’vlerë ka në qoftë se ata

nuk bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e menaxhimit të privatësisë së tyre në rrjete

sociale.Për këtë,here pas here bashkëbisedimi mësues-nxënës për të mirat dhe tëkëqijat e

botës së lidhur ka shumë rëndësi ,nxënësit fillojnë të ndërgjegjësohen dhe mësojnë ta

përdorin internetin në mënyrën e duhur.

Një mënyrëështë që të diskutojmë se informacioni personal ka vlerë dhe ata duhet të

selektojnë të dhënat që japin duke dhënë vetëm detaje të nevojshme që nuk e cënojnë

sigurinë e tyre. Ekzistojnë një sërë ligjesh që mbrojnë privatësinë e fëmijëve në internet të

cilat kërkojnë pëlqimin e prindërve përçdo informacion të papërshtatshëm që mund të shfaqë.

Në vend që studentëve t’ju japim kohë për të shkruar një faqe ditari, iu kërkojmë që të

krijojnë një blog të monitoruar nga ne duke përdorur pseudonime dhe kufizime në të dhënat

personale.Si një temë diskutimi mund të përfshijmë se çfarë duan të bëhen kur të rriten,një

histori qesharake nga fëmijëria e tyre ose një pasioni që kanë.

Shpeshherë është e vështirë ti bindësh studentët për rrezikun që iu kanoset ,prandaj nëmënyrë

qëata t’i marrin në konsideratë, të diskutojnë dhe të mësojnë,ne iutregojmë situata nga jeta

reale. Është më efektive tregimi i një historie sesa thjesht renditja e gjërave që duhen bërë

3
dhe që nuk duhen bërë gjatë kërkimit në internet, sepse në këtë mënyrë ata do të kuptojnë

pasojat e situatave të tilla.

Dilemat më të mëdha për ne mësuesit janë se si ti mbajmë studentët të sigurt në internet

ndërkohë që iu japim atyre lirinë për ta përdorur atë.Ndërkohë politikat shkollore na vijnë në

ndihmë për këtë,ku me anë të udhëzimeve të thjeshta dhe të qarta, të përshkruajmë

pritshmëritë tona për nxënësit, se sa e si ta përdorin internetin ,çfarë duhet të shmangin dhe si

të komunikojnë me të tjerët.

Si përfundim,edhe pse interneti është një vend i pasigurt,është e qartë se sa i

rëndësishëmështë ai për të gjithë veçanërisht për nxënësit që kërkojnë të fitojnë njohuri.Nga

njëra anë fëmijët duhet të informohen për rreziqet dhe të metat e përdorimit të internetit qoftë

i përdorur në shkollë,në shtëpi apo kudo tjetër, dhe nga ana tjetër të inkurajohen përfitimet e

tij duke vlerësuar rëndësinë e tij në jetën tonë.Meqenëse programet arsimore dhe detyrat e

shtepisë mbështeten në internet,atëherë nxënësit duhet të dinë se çfarë e bën një faqe interneti

jo të sigurt dhe të edukohen ta përdorin për qëllime arsimore në mënyrë te vlefshme sepse

arsimi në internet po na hap dyer që mund të mbeteshin të mbyllura përgjithmonë.

4
Shtojcë

Teza: . Gjithnjë e më shumë mësuesit po e përdorin teknologjinë në klasë me pajisje që nga


kompjuteri ,tabletat dhe telefonat celularë, të cilat kur lidhen me internetin na ofrojnë një seri
të madhe burimesh që nuk mund të gjenden as në bibliotekat më të mëdha. Si dukuri,
zhvillimi i internetit ka një ndikim kryesor në mënyren sesi arsimi po evoluon dita-ditës dhe
se si nxënësit po mesojnë ta përdorin atë në mënyrë efektive dhe të sigurt për të studiuar.

Shënime idesh:

Si ti ndihmojmë nxënësit:

 Krijoni një politikë shkollore


 Mësojini studentët për privatësinë në internet
 Vazhdoni me trendet e fundit të teknologjisë
 Jepuni studentëve burime ku të bazohen për kërkimet në internet
 Edukoni prindërit që ti ndihmojnë fëmijët ta përdorin internetin për kërkime ose për
të fituar njohuri.

Çfarë të bëjnë mësuesit:

 Të kuptojnë domethënien e sigurisë në internet


 Të mësojnë rreth ligjeve për sigurinë e fëmijëve në internet.
 Të zbulojnë si ti edukojnë fëmijët për rëndësinë e qëndrimit të sigurt në internet.

Burimet e informacionit:
 https://nationalonlinesafety.com/wakeupwednesday/what-is-online-safety
 https://www.theprevalentindia.com/internet-the-huge-library-and-a-very-unsafe-place-
how-to-help-students-use-it-safely-for-educational-purposes/
 https://www.splento.com/blog/splento_app/the-importance-of-online-safety/

Skeleti i esesë

Ese shpjeguese
Struktura(hyrje,zhvillim,mbyllje)
Hyrja paraqet temën e diskutimit se si interneti po përdoret gjerësit nëpër shkolla duke ofruar
një shumëllojshmëri informacionesh dhe sesi nxënësit po mësojnë ta përdorin atë në mënyrë
efektive dhe të sigurt.

5
Zhvillimi vazhdon me paragrafë që shpjegojnë mënyrat e ndryshme sesi nxënesit duhet ta
përdorin internetin në mënyrë te sigurt për efekte studimesh. Gjithashtu jepen udhëzime të
ilustruara me shembuj se si duhet të veprojnë mësuesit për t'i parandaluar këto rreziqe që iu
kanosen nxënësve nga përdorimi i internetit në drejtim të gabuar. Te zhvillimi tregohet se
mësuesit janë gjithmonë në përpjekje për t'i ndërgjegjësuar nxënësit për këtë me anë te
bashkëbisedimeve,diskutimevedhe situatave nga jeta reale.

Mbyllja paraqet opinionin se interneti pavarësisht se është një burim i pasigurt,gjithashtu ka


rëndësi në jetën e të gjithëve sepse ka shumë përfitime dhe pa të arsimi do të ngelej në vend
dhe i pazhvilluar.

You might also like