You are on page 1of 3

PROGRAMI I LËNDËS

Emertimi i lendes: “ Infermieristika e ORL-se”


Titullari /pedagogu i lëndës: PhD. Rudina PIRUSHI
Ngarkesa: kredite 1; Numri i orëve mësimore në auditore 7.5 ore , leksione 6 ore , seminare 1.5 ore ;
Jashtë auditorit Praktike 5 ore.
Tipologjia e lëndës: (B)
Viti akademik/semestri kur zhvillohet: 2020-2021 / Sem 1
Lloji i lëndës: e detyrueshme
Programi i studimit: Bachelor
Kodi i lëndës:
Adresa elektronike e titullarit/e pedagogut të lëndës: pirushirudi@yahoo.com /
rudina.pirushi@umed.edu.al

PËRMBLEDHJE DHE REZULTATET E TË NXËNIT:

Lenda synon:

Ky modul zhvillohet gjatë semestrit të parë dhe bazohet në disa elemente si: leksione, seminare,
projekte dhe provimi përfundimtar në fund të semestrit.
Leksioni zhvillohet në bazë të materialeve të përgatitura paraprakisht dhe prezantohet në formatin
Power Point (PPT) nga lektori i modulit. Niveli i ndërveprimit të studentëve gjatë seminareve është i
matshëm.

Moduli synon të pajisë studentin me formim të përgjithshëm mbi rolin e kujdesit infermieror në
Kirurgjinë Otologjike dhe Rinologjike. Cilat janë tipet e analizve që duhet te bëhen tek këta pacientë,
cili është roli i infermierit në kirurgjinë e veshit të jashtëm dhe të brendshëm, dhe cili është roli i
infermierittek pacientët me probleme rinologjike. Roli i infermierit në tonsilektomi dhe në traumat e
fytyrës. Cilat janë kujdesjet qe duhet të realizohen tek pacientët me trauma te fytyrës dhe tonsilektomi,
cili eshte regjimi ushqimor që realizohet në te dy rastet dhe cili është kujdesi lokal dhe i përgjithshëm qe
duhet të realizohet tek këta pacientë. Roli i infermierit në djegjet e ezofagut. Cili është kujdesi
infermieror tek keta pacientë, cili eshtë regjimi ushqimor që duhet te përdoret , etj.

Obektivat e lendes jane :

 Përftimi i njohurive bazë të kujdesjeve ne fushen e Infermieristikes se ORL.


 Të kuptuarit e rëndësisë pse duhen realizuar keto kujdesje specifike nga ana e infermierit.
 Aftësimi për të njohur me patologjite kryesore ne fushen e Orl dhe menaxhimin e tyre.
 Aftësimi për t’u njohur me sistemet baze ku duhet te zbatohen kujdesjet infermierore.

1
KONCEPTET THEMELORE:

 Roli i infermierit në kirurgjinë otologjike- Otologjike, Otitis eksterna, Labyrinthitis, Otitis


Media, Myringitis, Mastoiditis, Kujdesi infermieror, etj.
 Roli i infermierit në kirurgjinë rhinologjike- Trajtim Kirurgjikal, Aparate dëgjimi, Dëgjimi
konduktiv, Diagnozat Infermierore, Cerumeni, Baçinelë, Vertigo, Perforacion i membranes
timpanike, Rinoplastika, etj
 Roli i infermierit në tonsilektomi- Tonsilitis, Problemet psikologjike, Parandalimi , Hemoragjinë
pas tonsillectomisë , Kujdesi Innfermieror, Otalgjia, etj.
 Roli i infermierit në djegjet e ezofagut- shkaktarët e djegieve, edukimi shëndetesor, Disfagi,
Perforacion, Stenoze, Medikamente emetikë, Antidote, etj
 Roli i infermierit në traumat e fytyrës- Maksofaciale, laceracione, Frakturat Zygomatike,
Frakturat Frontale, Panfaciale, Vlerësimi Infermieror, Diagnozat Infermierore, etj.

LEKSIONE / 6 ore

Tema 1: Roli i infermierit në kirurgjinë otologjike, Tinitusi ose zhurma ne vesh dhe kujdesi ne
lavazhin e kanalit te jashtem te degjimit
Tema 2: Roli i infermierit në kirurgjinë rhinologjike; Rhinoplastika ; Roli i infermieres në epistaksis
Tema 3: Roli i infermierit në tonsilektomi.
Tema 4: Roli i infermierit në laringectomi, Kujdesjet për problemet psikologjike

Tema 5: Roli i infermierit në djegjet e ezofagut


Tema 6: Roli i infermierit në traumat e fytyrës

SEMINARE / 1.5ore

Seminar 1: Temat 1,2,3,4


Seminar 2: Temat 5,6

FORMA E KONTROLLIT TË DIJEVE

2
FREKUENTIMI: Leksione: 50%; Seminare: ne 75 %

KONTROLLI I VAZHDUESHËM:

Gjatë organizimit të procesit mësimor përdoren disa forma të kontrollit për vlerësimin e nivelit të dijes
së studentëve nëpërmes kontrollit të vazhdueshëm, provimeve të ndërmjetme dhe provimit
përfundimtar.
Kontrolli i vazhdueshëm i studentëve në zhvillimin e lëndës “Infermieristike e ORL-se “ ka për qëllim
të ndikojë tek ata që të marrin pjesë aktive në orën e mësimit, të nxisë punën e pavarur të tyre, që të
studjonë në mënyrë sistematike.
Format e kontrollit të vazhdueshëm të studentit, në përputhje me temat specifike, janë:
 Pjesëmarrja aktive në diskutime rreth tematikave dhe pyetjeve te shtruara gjate zhvillimit të
seminareve. Gjatë kontrollit të vazhdueshëm vlerësohet përgatitja sistematike e studentit, pjesmarrja
aktive në seminare, intuita, aftësia e shkathtësia e tyre në punë të pavarura, puna në grup.
 Prezantimi i Projekteve
 Provimi përfundimtar, është provimi me shkrim që zhvillohet në fund të semestrit dhe përbën 80%
të vlersimit semestral të lëndës.

Projektet: 10%
Pjesëmarrje dhe aktivizimi në orët e seminareve: 10%
Provimi përfundimtar: 80%

LITERATURA
Literatura Bazë e Detyrueshme:
1.Titulli i tekstit: Infermieristika e ORL-se; Autori: Dr.Shk.Rudina Pirushi; Viti i botimit 2016

Literatur e Rekomanduar:
1.Titulli i tekstit: Quaderni Dell’Infermiere ORL;

VËREJTJE PËRFUNDIMTARE NGA PEDAGOGU I LËNDËS :

You might also like