You are on page 1of 6

PROJEKT

TEMA: Programimi si
tendece e rinise se sotme.

LENDA: TIK

KLASA: XI

PUNOI: Imelda Prishka

PRANOI: Eliana Gjermeni


Programimi kompjuterik (shpesh e shkurtuar
në programim ose kodim) është proces i dizajnimit,
shkruajtjes, testimit, debuggimit, dhe mirëmbajtjes së kodit
burimor të programeve kompjuterike. Ky kod burimor shpesh është
shkruar në gjuhë programuese. Qëllimi i programimit është të krijojë
program që ekspozon një trajtim të caktuar të dëshiruar. Procesi i
shkruajtjes së kodit burimor shpesh kërkon ekspertizë nga më tepër
fusha të ndryshme, duke përfshirë dijeninë nga lëmija e
aplikimit, algoritmeve të specializuara dhe logjikës formale.

Gjuhët programore zakonisht përmbajnë shprehje në gjuhën


angleze. Për shembull :

if (a>2) then a=3 ;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen


sikur :
nëse (a>2) atëherë a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese (procesori) e kompjuterit


automatikisht e "përkthen" ne BIT-a (ang. binary digits). P.sh.
101010101000
Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore
që po ashtu është softuer (program) që quhet përpilues (ang.
compiler-përpilues, përpunues). Përpiluesi pra, bën
"përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101)
të cilat i kupton kompjuteri.
Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore.
Ndër gjuhët më të njohura janë : C, C++, Java, Pascal, Delphi etj.
PSE KODIMI ËSHTË NJË INVESTIM NË
TË ARDHMEN

Në ekonominë e ditëve të sotme, ekziston një nevojë urgjente


për njerëz me aftësi koduese të cilët u përshtaten kërkesave të
një industrie në nevojë siç është teknologjia, një realitet që nuk
ka për të ndryshuar shpejt.

Për këtë arsye, prezantimi i fëmijës suaj me kodimin është një


investim jetik për të ardhme e tyre.

Kodimi, një aftësi e shekullit 21, është shndërruar me shpejtësi


në një aftësi po aq e domosdoshme sa edhe shkrimi e
matematika dhe është shumë e rëndësishme për një gamë të
gjerë profesionesh.

Njerëzit me aftësi në kodim janë në kërkim


Kodimi përgatit fëmijët për shkollën e lartë

Ashtu si një gjuhë e huaj, kodimi është mirë të mësohet


në moshe të re. Kur fëmijët janë të rrjedhshëm në
mendimin e duhur për të zgjidhur probleme kodimi,
kalimi në gjuhë të tjera programimi është e thjeshtë.
Programimi është një nga lëndët më të rëndësishme në
degën Informatikë Biznesi, e cila luan një rol kyç në
integrimin e dy disiplinave që përmban emërtimi i kësaj
dege që ndërthur pashmangshmërisht fushën e ekonomisë
apo biznesit me atë të shkencave
kompjuterike. Programimi, si bërthamë e zgjidhjeve
teknologjike në çdo aspect të jetës sonë të përditshme, është
jo thjesht një lëndë e nevojshme, jo thjesht një lëndë e mire
për karierën, jo vetëm fitimprurëse, por e fuqishme. Ajo e
pajis studentin njëkohësisht me njohuri dhe me aftësi unike
për të ofruar zgjidhje inovative mbi probleme apo çështje të
caktuara të fushës së ekonomisë dhe nevojave të biznesit në
ditët e sotme dhe në të ardhmen. Shkencat që ndërthuren
apo bashkëveprojnë me këtë disiplinë janë të pa-numërt.
Duke filluar me matematikën si objekt primar në fillesat e
saj, me krijimin e makinerive apo pajisjeve që ndihmonin në
kalkulimin e saktë të veprimeve të komplikuara
matematikore, e deri te arritjet më të fundit nano-
teknologjike.

You might also like