You are on page 1of 1

Historia 9

Uploaded by Enkeleda Cavolli Sinjari

! 67% (18) · 4K views · 170 pages


Document Information "
Histori e Shqiperise 9

Download now
Copyright $
© © All Rights Reserved

Available Formats
PDF, TXT or read online from Scribd
Msc. Entela BENDO
Share this document
Msc. Enkeleda SINJARI
Dr. Marela GUGA

Facebook Twitter

#Email

Did you find this document useful?

Is this content inappropriate? Report this Document

Tiranë, 2018

Miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Botues:
“Arbëria 07”

Redaktor shkencor:
Prof. Dr. Adrian PAPAJANI

Redaktor letrar:
Aida LASKA

Arti grafk:
Engjëllush HARUNI

Kopertina:
Engjëllush HARUNI

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Bendo, Entela
Historia 9 / Entela Bendo, Enkeleda Sinjari, Marela Guga ;
red. shkenc. Adrian Papajani. - Tiranë : Arbëria-07, 2018
...f. : me il. ; ... cm.
ISBN 978-9928-143-17-4
I.Sinjari, Enkeleda II.Guga, Marela

1.Historia 2.Tekste për shkollat 9-vjeçare

94(4/9) (075.2)

ISBN 978-9928-143-17-4

Shtëpia Botuese "Arbëria 07"


Adresa: Bulevardi "Zhan D'Arka, kulla I, kati II
Tel. & Fax.: 04 2251 868
Cel.: 068 40 81 340
E-mail: arberia07@gmail.com
2

Përmbajtja
TEMATIKA 1. PARAHISTORIA DHE ANTIKITETI NË TERRITORET SHQIPTARE.............5
NËNTEMATIKA 1.1 PERIUDHA PARAHISTORIKE ......................................................................6
1. Gjurmë të parahistorisë në territoret shqiptare.......................................................................................6
NËNTEMATIKA 1.2 QYTETËRIMI ILIR...........................................................................................9
1. Ilirët. Organizimi ekonomik dhe shoqëror i tyre....................................................................................9
2. Mbretëritë ilire......................................................................................................................................12
3. Shteti i Epirit.........................................................................................................................................15
4. Mbretëria Dardane................................................................................................................................18
5. Territoret ilire nën Perandorinë Romake..............................................................................................21
6. Gjuha, arti, kultura dhe besimi tek ilirët...............................................................................................24
7. Veprimtari praktike: Ndikimi i kulturave fqinje greke dhe romake në kulturën ilire...........................27

TEMATIKA 2. TERRITORET SHQIPTARE NË MESJETË (SHEK. V- FUNDI I SHEK. XV)..29


NËNTEMATIKA 2.1 TERRITORET SHQIPTARE NËN PERANDORINË BIZANTINE..........30
1. Territoret shqiptare gjatë mesjetës së hershme (shek.V- shek.X).........................................................30
2. Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror në qytetin dhe fshatin mesjetar arbëror..........................................33
3. Principatat e Arbrit në shek. XII-XV....................................................................................................36
4. Kultura, arti, letërsia, arsimi, besimi në mesjetë..................................................................................39
5. Veprimtari praktike : Dyndjet e sllavëve në territoret shqiptare, pasojat e tyre.....................................42
NËNTEMATIKA 2.2 TERRITORET SHQIPTARE NGA FUNDI I SHEK.XIV-SHEK.XV..........44
1. Ardhja e osmanëve në Ballkan. Qëndresa e princërve arbër................................................................44
NËNTEMATIKA 2.3 PERIUDHA E GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT..............................47
1. Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Besëlidhja e Lezhës...........................................................................47
2. Formimi i shtetit të përqendruar nën drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe veprimtaria e tij...50
3. Veprimtari praktike: Arbëreshët............................................................................................................53
4. Ekskursion: Vizitë në Muzeun e Krujës................................................................................................55
5. Ekskursion: Vizitë në muzeun e Krujës................................................................................................55

TEMATIKA 3. TERRITORET SHQIPTARE NËN PERANDORINË OSMANE


(FUNDI I SHEK. XV- FILLIM I SHEK. XX)......................................................................................58
NËNTEMATIKA 3.1 TERRITORET SHQIPTARE GJATË SUNDIMIT OSMAN........................59
1. Organizimi administrativ i territoreve shqiptare gjatë sundimit osman................................................59
2. Jeta ekonomike, kulturore e fetare e shqiptarëve (shek. XVI- shek.XVIII).........................................62
3. Pashallëku i Shkodrës dhe i Janinës.....................................................................................................65
4. Veprimtari praktike : Ndikimi i kulturës osmane dhe evropiane në Shqipëri
gjatë periudhës së sundimit osman...........................................................................................................69
NËNTEMATIKA 3.2 RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE......................................................71
1. Rilindja Kombëtare Shqiptare..............................................................................................................71
2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj................................................................................74
3. Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet 1881-1908................................................................................77
4. Shoqëritë shqiptare në diasporë............................................................................................................80
5. Revolucioni i Turqve të Rinj dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare (1908-1912).....................................83
6. Kuvendi i Vlorës dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë...................................................................86
7. Veprimtari praktike : “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Album me foto të veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare..........................................................89
8. Veprimtari praktike : Lojë me role -“Kuvendi i Vlorës dhe Shpallja e Pavarësisë”...............................91

TEMATIKA 4. SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË VITET 1912 – 1939....................................93


NËNTEMATIKA 4.1 SFIDAT E SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR (1912-1939).....................94
1. Shteti shqiptar në vitet 1912-1914........................................................................................................94
2. Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918)..........................................................................97
3. Konferenca e Paqes dhe Kongresi i Lushnjës.....................................................................................100
3

4. Veprimtari praktike: Lidhja e Kombeve dhe deklarata e Shqipërisë për mbrojtjen e minoriteteve....103
NËNTEMATIKA 4.2 SHQIPTARËT NË PËRPJEKJE PËR TË KONSOLIDUAR SHTETIN..105
1. Zhvillimet politike në Shqipëri në vitet 1921-1924............................................................................105
2. Republika Shqiptare (1925-1928).......................................................................................................108
3. Monarkia Shqiptare (1928-1939)........................................................................................................111
4. Zhvillimet shoqërore dhe kulturore në Shqipëri në vitet 1920- 1939.................................................114
5. Veprimtari praktike : Qytetet shqiptare dhe arsimi në vitet ‘20-‘30.
Ndikimi i Italisë në jetën urbane në Shqipëri..........................................................................................117
NËNTEMATIKA 4.3 SHQIPTARË T NË KOSOVË DHE ÇAMËRI NË VITET 1913-1941.......119
1. Kosova në vitet 1913-1941.................................................................................................................119
2. Shqiptarët në Greqi në vitet 1913-1941..............................................................................................122

TEMATIKA 5. SHQIPTARËT DHE LUFTA E DYTË BOTËRORE (1939 – 1944).....................127


NËNTEMATIKA 5.1 LUFTA E DYTË BOTËRORE (1939-1944)..................................................128
1. Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1941).....................................................................................128
2. Qëndresa shqiptare ndaj pushtimit italian (1941-1943)......................................................................131
3. Shqipëria nën pushtimin gjerman (shtator 1943- nëntor 1944)..........................................................134
4. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe rrjedhojat e saj..............................................137
5. Kosova dhe Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore...........................................................................140
6. Veprimtari praktike: Kontributi i rinisë dhe gruas në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare..........142
7,8,9. Projekt:Hebrenjtë nëShqipërigjatë Luftëssë DytëBotërore............................................................143

TEMATIKA 6. SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1944– 1990)...............................146


NËNTEMATIKA 6.1 REGJIMI KOMUNIST NË SHQIPËRI (1944-1990)..................................147
1. Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri..........................................................................................147
2. Shqipëria gjatë viteve 1944-1948.......................................................................................................150
3. Ndërtimi i partisë-shtet në Shqipëri sipas modelit stalinist (1948-1953)...........................................153
4. Shqipëria gjatë viteve 1954-1961.......................................................................................................156
5. Shqipëria gjatë viteve 1961-1978.......................................................................................................159
6. Vetizolimi i shtetit shqiptar dhe kriza e regjimit komunist (1978-1990)............................................162
7. Veprimtari praktike: Jeta e përditshme...............................................................................................165
8. Veprimtari praktike: Album i opozitarëve të regjimit komunist.........................................................167
NËNTEMATIKA 6.2 KOSOVA NË VITET 1945-1990.....................................................................169
1. Shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe Greqi gjatë viteve 1945-1965...........................................................169
2. Shqiptarët në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1966-1990...........................................................................172

TEMATIKA 7. SHQIPËRIA DHE TRANZICIONI I SAJ DREJT


DEMOKRACISË DHE EKONOMISË SË TREGUT.......................................................................175
NËNTEMATIKA 7.1 RËNIA E REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI...................................176
1. Lëvizja e Dhjetorit 1990 dhe shpallja e pluralizmit politik................................................................176
NËNTEMATIKA 7.2 SHQIPËRIA NGA TRANZICIONI
NË INTEGRIMIN EURO-ATLANTIK (1990- SOT).......................................................................179
1. Shqipëria gjatë tranzicionit për në demokraci (1990-2013)...............................................................179
2. Proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë (1990-2013)...........................................................182
3. Veprimtari praktike: Jeta e përditshme sot.........................................................................................185
4. Veprimtari praktike: Lojë me role “ Seancë në parlamentin shqiptar: organizimi i shtetit shqiptar”...186
NËNTEMATIKA 7.3 RRUGA E KOSOVËS PËR PAVARËSI........................................................187
1. Rruga e Kosovës për pavarësi dhe integrimin euro-atlantik...............................................................187

TEMATIKA 1. PARAHISTORIA DHE ANTIKITETI NË TERRITORET SHQIPTARE

1
Nëntematika 1.1 PERIUDHA PARAHISTORIKE

GJURM Ë TË PARAHI STORISË


NË TERRITORE T SHQIP TARE

Fig.1 Linja e kohës. Periudhat historike

Para leximit:
Burim 1: Parahistoria është periudha e historisë njerëzore para se të lindte shkrimi. Ajo 8llon me
shfaqjen e njeriut të parë modern, Homo sapiens-it, rreth 2.5 milionë vjet më parë dhe vazhdon deri
në shpikjen e shkrimit rreth 5 mijë vjet më parë. Shumica e informacionit që dimë për periudhën e
parahistorisë, është nxjerrë nga studimi i objekteve të gjetura gjatë kërkimeve arkeologjike. Kjo periudhë
ndryshe njihet me emrin Epoka e Gurit për shkak se materialet me të cilat përgatiteshin veglat e punës
ishin kryesisht prej guri.
• Mbështetur në gra/kun e /g. 1, si dhe të
dhënat e burimit, llogaritni periudhën kohore të
parahistorisë.
• Cilat janë tre periudhat në të cilat ndahet
parahistoria?
Pyetje kyçe: Cilat kanë qenë veçoritë e jetës në
territoret shqiptare gjatë periudhës parahistorike?
Fjalë kyçe: parahistori, paleolit, mezolit,
neolit, eneolit, matriarkat, patriarkat, pellazgë

1. Fillimet e shoqërisë njerëzore në


trojet shqiptare
Zbulimet arkeologjike dëshmojnë se gjurmët
më të hershme të jetës njerëzore në territoret
shqiptare i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm,
100 000 – 30 000 vjet më parë. Për shkak të klimës
së butë, gjurmë të vendbanimeve të para janë
zbuluar kryesisht në zonat bregdetare si në fshatin
Xarë të Sarandës, në shpellën e Gajtanit në Shkodër, Fig.2 Përhapja e vendbanimeve në territoret
në malin e Dajtit në Tiranë si dhe në Kryegjatë të shqiptare gjatë periudhës së parahistorisë
5

Fierit. Në këto vendbanime janë gjetur vegla pune prej guri, kocke si dhe mbeturina zjarri. Veglat e
gjetura përdoreshin për sigurimin e ushqimit dhe veshjeve.

1. Mënyra e jetesës në parahistori (Epoka e Gurit)


Gjatë periudhës së paleolitit, njerëzit, të nxitur nga nevoja për të siguruar ushqim dhe për t’u mbrojtur,
8lluan të jetojnë në grupe. Këto grupe bënin një jetë endacake, ushqeheshin me fruta, rrënjë apo bimë që
i gjenin të gatshme në natyrë dhe sidomos nga gjuetia e kafshëve të egra. Veglat e punës ishin të thjeshta
si: guri i mprehtë, sëpata prej guri, harku dhe shigjeta prej druri e kocke etj.
Periudha e akullnajave ndikoi në mënyrën e jetesës. Në luftën për t’i mbijetuar të ftohtit njeriu i kësaj
periudhe 8lloi të strehohej në shpella, u vesh duke shfrytëzuar lëkurët e kafshëve si dhe mësoi të ndezë
vetë zjarrin. Zbulimi i zjarrit ishte hapi i parë i shndërrimit të njeriut nga skllav i natyrës në zotërues të saj.
Nga jeta endacake njerëzit kaluan në jetën në vendbanime të qëndrueshme. Burrat merreshin kryesisht
me gjueti, kurse gratë kujdeseshin për fëmijët, përgatitnin ushqimin dhe veshjet si dhe mblidhnin fruta,
perime dhe farëra të ndryshme. Rolin kryesor në shoqëri e luante gruaja prandaj shoqëria e kësaj periudhe
është quajtur matriarkale.
Për shkak të ngrohjes së motit, në fund të paleolitit dhe gjatë mezolitit (10 000 - 7 000 vjet pr.K.),
njerëzit u larguan nga shpellat dhe 8lluan ndërtimin e kasolleve. Veglat e punës u bënë më të mprehta
dhe më të vogla.
Neoliti (7 000 - 3 500 vjet pr.K.) përfaqëson etapën e fundit të Epokës së Gurit. Gjatë neolitit
vendbanimet patën shtrirje pothuajse në të gjitha territoret shqiptare; gjithashtu veglat e punës u
përmirësuan. Guri 8lloi të lëmohej e të brimohej. Lindi dhe u zhvillua bujqësia, blegtoria, prodhimi i
enëve prej balte si dhe endja e pëlhurave. Në bujqësi kultivoheshin kryesisht drithërat si: gruri, thekra, elbi
dhe tërshëra, ndërsa në blegtori kafshët e para që u zbutën ishin delja, dhia, kali dhe qeni. Vendbanimet e
kësaj periudhe janë gjetur pranë lumenjve, pranë burimeve si dhe në toka pjellore. Banesat ishin në formë
gropash apo të ndërtuara mbi tokë. Ato kishin formë drejtkëndore me një apo dy dhoma. Në Dunavec apo
Maliq të Korçës janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (pala8te).

Fig. 3 Objekte prej guri stralli të periudhës Fig. 4 Objekte prej guri stralli të periudhës
së ................................................................... së .............................................................
Gjatë leximit:
• Identi/koni periudhën së cilës i përkasin objektet e paraqitura në /g. 3 dhe /g. 4.
• Argumentoni përgjigjen.

2. Epoka e metaleve në trojet shqiptare


Rreth 3 500 - 3 000 vjet pr.K, banorët e lashtë në territoret shqiptare 8lluan përdorimin e veglave të
punës prej metali. Metali i parë i përdorur prej tyre ishte bakri dhe më pas bronzi dhe hekuri. Toka 8lloi
të punohej me parmendë, e cila tërhiqej 8llimisht prej njerëzve dhe më pas prej kafshëve si kali dhe qetë.
Përdorimi i veglave të punës prej bronzi dhe më vonë prej hekuri, solli rritjen e prodhimeve bujqësore.
Bujqësia, blegtoria dhe punimi i metaleve gjatë kësaj periudhe kërkonte forcën e burrit duke rritur në këtë
mënyrë rolin e burrit në familje. Shoqëria matriarkale u zëvendësua tashmë nga ajo patriarkale.
Autorë të vjetër grekë dhe romakë si: Homeri, Herodoti, Virgjili, Straboni etj. e kanë quajtur
popullsinë e periudhës së neolitit dhe eneolitit, pellazge dhe territorin e tyre Pellazgji. Pellazgët njiheshin
si popullsia më e vjetër e Ballkanit.
6

Trusted by over 1 million members

Try Scribd FREE for 30 days to access over 125


million titles without ads or interruptions!

Start Free Trial

Cancel Anytime.

Fjalor
Paleolit – Epoka e gurit të vjetër (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur)
Mezolit – Epoka e gurit të mesëm (nga greqishtja mesos - i mesëm, lithos - gur)
Neolit – Epoka e gurit të ri (nga greqishtja neos - i ri dhe lithos - gur)
Eneolit – Epoka e bakrit (nga bashkimi i fjalës latine eneos - bakër dhe greke lithos - gur)
Matriarkat - Nga greqishtja mater - nënë dhe archein - sundim
Pas leximit:
Identifkoni:
• periudhën së cilës i përkasin gjurmët më të hershme të jetës njerëzore në truallin shqiptar.
• vendbanimet parahistorike në truallin tonë.
• popullsinë më të hershme të Gadishullit Ballkanik.
Shpjegoni:
• Me një fjali të vetme shpjegoni kuptimin e termave:
parahistori, jetë endacake, shoqëri matriarkale, shoqëri patriarkale.
Plotësoni:
• Plotësoni hapësirat boshe me fjalët: neolit, shpellë, eneolit, gadishulli i Ballkanit.
Në luftën për t’i mbijetuar të ftohtit, njeriu /lloi të strehohej në ……………… . U quajt pellazge
popullsia e periudhës së ………………… dhe ………………. . Kjo popullsi jetonte në………………
• Në tabelën e mëposhtme vendosni karakteristikat e secilës prej periudhave të Epokës së Gurit.

Paleoliti Mezoliti Neoliti

Analizoni tablonë:
• Vëzhgoni me vëmendje /g.5. Cilës periudhe të parahistorisë mendoni se i përket tabloja e
dhënë?
• Identi/koni llojet e veprimtarive me të cilat janë duke u marrë personazhet e tablosë së
paraqitur.
• Argumentoni përgjigjen.

Fig.5 Jeta në periudhën e ..........................

Nëntematika 1.2 QYTETËRIMI ILIR

1 ILIRË T, ORGA NIZIM I EKONO MIK


DHE S HOQË ROR I TY RE
Para leximit:
Burim 1: Të huajt për shqiptarët: “Ky komb e ky
popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve
të të gjitha kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët
Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të
së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”. [ Alfons Lamartin (1790-
1869), poet i dëgjuar francez, historian dhe politikan ]
• Vendoseni veten në pozicionin e një historiani.
Çfarë të dhënash jep ky shkrim lidhur me shqiptarët si
popull?

Pyetje kyçe: Cili është trualli historik i ilirëve?


Fjalë kyçe: ilir, autokton, Ballkani Perëndimor, 8se
ilire, aristokraci skllavopronare, skllevër

1. Prejardhja dhe vendndodhja e ilirëve


Të dhënat arkeologjike, gjuhësore dhe burimet e
Fig. 1 Vendndodhja e Ilirisë në
shkruara dëshmojnë se gjatë Epokës së Bronzit dhe të
gadishullin e Ballkanit
Hekurit trevat e sotme shqiptare banoheshin nga ilirët.
Territoret e tyre gjendeshin në Ballkanin Perëndimor nga
gadishulli i Istrias dhe lumi Sava në Veri deri në gjirin e Ambrakisë në jug. Në pjesën lindore ku8zoheshin
nga lumenjtë Morava dhe Vardar, dhe zgjateshin në perëndim deri në detin Adriatik dhe Jon. (shih hartën,
8g.1) Grupe të veçanta ilirësh (mesapët dhe japigët) u vendosën në Italinë e Jugut; të tjerë (dardanë dhe
paionë) u vendosën në Azinë e Vogël.
Lidhur me prejardhjen e ilirëve, studiuesit shqiptarë dhe të huaj kanë pikëpamje të ndryshme, të
cilat përmblidhen në dy teori.
Teoria e parë i quan ilirët të ardhur në gadishullin e Ballkanit gjatë mijëvjeçarit II pr.K. nga Evropa
Qendrore për t’u vendosur në pjesën perëndimore të tij.
Sipas teorisë së dytë, ilirët janë autoktonë në Ballkanin Perëndimor dhe pasardhës të pellazgëve.
Kulturën, gjuhën dhe tiparet e tyre si popull i formuan në këtë territor. Emri ilir është përmendur për
herë të parë nga historiani grek Herodoti në shek. V pr.K. Kjo teori gjen prova të shumta në zbulimet
arkeologjike të bëra në vendbanimet e Maliqit, Matit, në Bosnje etj.

2. Fiset ilire
Ilirët jetonin të ndarë në 8se. Mbështetur në shkrimet e autorëve të vjetër grekë dhe romakë, 8set
më të përmendura ilire kanë qenë enkelejtë, taulantët, desaretët, ardianët, albanët, dardanët, liburnët,
dalmatët, penestët, paionët, molosët, kaonët, thesprotët etj.
Fiset ilire të enkelejve dhe desaretëve jetonin përreth liqenit të Ohrit. Enkelejtë krijuan mbretërinë e
parë ilire dhe shquheshin si peshkatarë të zotë. Taulantët jetonin përgjatë bregdetit Adriatik, afërsisht mes
lumit Mat në veri dhe lumit Shkumbin në jug. Më vonë në territoret e tyre përmenden 8si i albanëve dhe
ai i parthinëve. Fisi i albanëve u dha emrin e vet shqiptarëve gjatë mesjetës. Ardianët gjendeshin në zonën
përreth liqenit të Shkodrës. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në luftërat kundër pushtuesve romakë.
Territoret e sotme të Kosovës banoheshin nga 8si ilir i dardanëve. Ata shqueshin si luftëtarë trima, zejtarë
të zotë si dhe blegtorë e tregtarë të mirë. Molosët, thesprotët dhe kaonët banonin në territoret e Epirit.
8

Gjatë leximit:
• Në hartën e /g.2 identi/koni /set ilire që jetonin në
veri dhe në jug të Ilirisë.
• Cilat ishin /set ilire që u vendosën në Italinë e
Jugut?

3. Vendbanimet dhe zhvillimi ekonomik i


ilirëve
Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit ishin fshatrat
dhe vendbanimet e forti8kuara (qytezat apo kalatë). Fshatrat
përbëheshin nga grupe shtëpish të vendosura pranë tokave
bujqësore. Qytezat apo kalatë ishin të ngritura mbi kodra.
Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj të palatuar. Qytetet
më të përmendura të kësaj periudhe ishin Ulqini, Shkodra,
Amantia, Bylisi, Lisi, Antigonea etj. Në shek. IV-III pr.K.
qytetet u pajisën me teatro, stadiume, shëtitore, ujësjellësa
etj. Ato u kthyen në qendra të rëndësishme tregtare, zejtare,
ushtarake dhe kulturore.
Ekonomia - Ilirët merreshin kryesisht me bujqësi dhe
blegtori. Gjetja e farërave të ndryshme gjatë gërmimeve
arkeologjike dëshmon se ilirët kultivonin të gjitha llojet e
Fig.2 Hartë e /seve ilire drithërave, rrushin, ullirin, perimet, si dhe drurët frutorë si
molla, dardha, qershia etj. Ilirët shquheshin për prodhimin
e verës, vajit të ullirit, mjaltit dhe kripës. Në zonat malore
blegtoria ishte baza kryesore e ekonomisë. Qetë, delet, derrat, qentë apo kuajt ishin kafshët shtëpiake më
të përhapura. Pasuritë e mëdha ujore të territoreve ilire kishin nxitur zhvillimin e peshkimit dhe lundrimit.
Nëpër qytete prodhimet zejtare përbënin bazën e ekonomisë. Prodhimi i qeramikës, punimi i gurit, i
drurit, i metaleve si: bakri, bronzi, hekuri apo argjendi, përpunimi i lëkurëve apo prodhimi i tekstileve
ishin aktivitetet më të përhapura në qytetet ilire. Përgjatë brigjeve të detit Adriatik dhe Jon ishin ndërtuar
porte.
Zhvillimi i degëve të ndryshme të ekonomisë nxiti zhvillimin e marrëdhënieve tregtare jo vetëm
mes 8seve ilire, por edhe me të gjitha vendet e pellgut të detit Mesdhe. Këtë e dëshmojnë shkrimet e
autorëve të vjetër grekë dhe romakë, si dhe monedhat prej bronzi e argjendi të gjetura gjatë gërmimeve
arkeologjike.

Fig.3 Monedha ilire


Monedhë ilire e shtypur në vitin 212 pr.K. në Shkodër
nga mbreti ilir Genti. Në qendër të stemës është një anije ilire
poshtë së cilës është një shenjë e peshkut del/n, ndërsa sipër ka
të shkruar në gjuhën ilire fjalën “SKOΔRINΩN” që do të thotë
“E SHKODRANËVE”.

4. Shoqëria ilire
Zhvillimi i degëve të ndryshme të ekonomisë gjatë Epokës së Hekurit solli ndryshime në strukturën
e shoqërisë ilire. Lindja e pronës private solli lindjen e pabarazisë shoqërore në popullsinë ilire. Shoqëria
u nda në tri shtresa: shtresa e aristokracisë, qytetarët e lirë ( bujqit, blegtorët dhe zejtarët) dhe skllevërit.
Ndarja e shoqërisë në shtresa dhe shfrytëzimi i punës së skllevërve tregon se në shoqërinë ilire kishte
8lluar të lindte sistemi skllavopronar. Aristokracia skllavopronare kishte një nivel jetese shumë të lartë.
Ajo bënte një jetë luksoze, jetonte në ndërtesa të bukura dhe kishte një numër të madh shërbëtorësh dhe
9

skllevërish. Skllevërit nuk gëzonin asnjë të drejtë. Pjesa më e madhe e popullsisë ilire kishte nivel të ulët
jetese. Ajo jetonte në shtëpi të ulëta, kasolle prej balte ose në pala8te.
Në shkrimet e autorëve të vjetër shkruhet se ilirët adhuronin lirinë, ishin të drejtë, mbanin fjalën
e dhënë dhe ishin mikpritës. Ata ishin luftëtarë trima dhe lundërtarë të zotë.

Fjalor:
Autokton - Popullsi e lindur dhe e formuar në rajonin ku jeton
I palatuar - I pagdhendur, i palëmuar
Pabarazi shoqërore - Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave
politike e qytetare si edhe nga gjendja ekonomike
Sistem skllavopronar - Sistem shoqëror që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve

Pas leximit:
Identifkoni:
• Në hartën e /g.1 identi/koni ku/jtë veriorë dhe jugorë të territoreve ilire.
• Në hartën e /g.1 identi/koni ku/jtë lindorë dhe perëndimorë të territoreve ilire.
• tipet e vendbanimeve ilire të periudhës së hekurit.
• karakteristikat e ekonomisë ilire.
• karakteristikat e shoqërisë ilire.
Shpjegoni:
• Me një fjali të vetme shpjegoni kuptimin e termave:
autokton, /se, aristokraci skllavopronare, vendbanime ilire.

Plotësoni hapësirat bosh me fjalët: mikpritës, marrëdhënie tregtare, liri, deti Mesdhe.
• Zhvillimi i degëve të ndryshme të ekonomisë nxiti zhvillimin e ........................... jo vetëm mes
/seve ilire, por edhe tek të gjitha vendet e pellgut të ..................................................... .
• Në shkrimet e autorëve të vjetër thuhet se ilirët adhuronin .............. dhe ishin shumë
............................

Analizoni:
• Analizoni foton në /g. 4.
Zhvilloni një bisedë në klasë në lidhje
me shkaqet e ndërtimit të kalave ilire në zonat
kodrinore.

Unë si historian:
Burim 2: “Gratë e Paionisë janë shumë
të mençura. Duke u kthyer në shtëpi, mbi
kokë mbajnë një shtëmbë me ujë dhe qafën
e mbajnë drejt në mënyrë që, kur janë duke
ecur, shtamba qëndron pa lëvizur dhe pa
u lëkundur. Duke ecur, fëmijëve u japin të
pijnë, duke i mbajtur varur në gji dhe kalin e
të shoqit e tërheqin për kapistre dhe e shpien
për t’i dhënë ujë, kurse në duar thurin sende
për të veshur”. [Herodoti, shek.V pr.K.] Fig.4 Mure ilire në qytetin e Amantias (Vlorë)
• Nëse do të ishit një studiues i historisë,
cilat do të ishin të dhënat që do të merrnit nga burimi i mësipërm?
• Improvizoni në klasë gruan ilire të përshkruar nga Herodoti.
• Bëni një kërkim në internet për /set ilire që kanë jetuar në zonën tuaj.

10

2 MBRETËRITË ILIRE

Para leximit:
Në hartën e /g. 1 identi/koni mbretëritë e para ilire.
• Cilat janë /set kryesore të Mbretërisë Ilire?
• Cila është shtrirja e Mbretërisë Ilire?

Pyetje kyçe: Cilat ishin karakteristikat e shteteve


ilire?
Fjalë kyçe: mbretëri, federatë 8snore, Mbretëria e
Enkelejve, Taulantëve dhe Ardianëve

1. Lindja dhe zhvillimi i shtetit ilir


Në shek. VII-V pr.K., për shkak të zhvillimit
të pronës private, u thellua diferencimi shoqëror në
shoqërinë ilire. Dëshira për të zgjeruar pronat dhe për të
rritur pasurinë çoi në lindjen e konYikteve mes 8seve.
Të ardhurat e shumta që vinin nga luftërat, si dhe nevoja
për t’u mbrojtur, nxiti 8set e vogla ilire të lidheshin me
njëri-tjetrin dhe të formonin federatat 8snore. Në krye të
federatës qëndronte bazileu (mbreti). Brenda federatës
8set vetëqeveriseshin. Fig. 1 Hartë e mbretërive të para ilire
Federatat 8snore i paraprinë lindjes së shteteve
ilire. Mbretëria Ilire, Shteti i Epirit, Mbretëria Dardane ishin shtetet ilire që luajtën një rol të rëndësishëm
në ngjarjet politike të kohës.
Mbretëria Ilire u krijua në shek. V pr.K. dhe jetoi rreth tre shekuj. Ajo e ushtroi pushtetin e vet në
një territor që shtrihej nga lumi Narona në Veri deri në lumin Vjosa në jug. Në lindje ku8zohej nga liqeni
i Ohrit dhe Mbretëria Dardane. Në krye të shtetit ishte mbreti pushteti i të cilit ishte i trashëgueshëm. Në
varësi të 8sit më të fuqishëm që merrte drejtimin e mbretërisë, qendra e Mbretërisë Ilire 8llimisht u bë
Mbretëria e Enkelejve, më pas ajo e Taulantëve dhe në fund Mbretëria e Ardianëve.

2. Mbretëria e Enkelejve (shek IV- viti 335 pr.K.)


Qendra e Mbretërisë së Enkelejve ishte rreth liqenit të Ohrit në tokat ku jetonte 8si i enkelejve.
Mbretëria u fuqizua gjatë shek. IV pr.K. nën udhëheqjen e mbretit Bardhyl. Bardhyli u shqua si komandant
ushtarak dhe udhëheqës i zoti. Nën drejtimin e Bardhylit, enkelejtë dhe 8set e tjera ilire që ishin bashkuar
me ta, sulmuan Maqedoninë. Ata çliruan territoret ilire të pushtuara nga maqedonasit dhe pushtuan mjaft
toka të saj duke detyruar mbretërit maqedonas të paguanin taksa vjetore.
Në vitin 359 pr.K. Bardhyli, edhe pse në moshën 90 vjeçare, luftoi në krye të ushtrisë ilire kundër
Filipit II të Maqedonisë. Pas vdekjes së Bardhylit, ushtria maqedonase hyri në tokat ilire dhe, pasi mundi
ushtrinë e dobësuar të enkelejve, pushtoi shumë qendra të tyre e plaçkiti vendin.

3. Mbretëria e Taulantëve ( viti 335 - viti 231 pr.K.)


Në vitin 335 pr.K. qendra e shtetit ilir kaloi tek taulantët. Mbreti më i shquar i tyre ishte Glaukia.
Nën udhëheqjen e Glaukisë ilirët çliruan tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Ai përfshiu
brenda mbretërisë kolonitë helene të Dyrrahut dhe të Apolonisë. Në vitin 309 pr.K. Glaukia vendosi në
fronin e Epirit Pirron, i cili ishte rritur në oborrin e tij mbretëror.
Pas vdekjes së Glaukisë, një tjetër mbret i rëndësishëm i taulantëve u bë Monuni. Nën drejtimin
e tij shteti ilir përjetoi një zhvillim të madh. U ngritën shumë qytete të reja, u zhvilluan arti dhe kultura,
11

u zgjeruan marrëdhëniet tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit. Monuni ishte i pari mbret ilir që vuri
në qarkullim monedha argjendi me emrin e tij.

Fig.2 Mbreti Bardhyl Fig.3 Mbretëresha Teutë Fig.4 Mbreti Gent


.............................................. ............................................... ............................................

Gjatë leximit:
• Identi/koni mbretëritë që drejtoheshin nga mbretërit në /g. 3,4,5.

4. Mbretëria e Ardianëve ( viti 231 - viti 168 pr.K.)


Pas dobësimit të taulantëve në shek.III pr.K., Mbretëria Ilire do të drejtohej nga 8si ilir i ardianëve.
Mbretëria Ardiane jetoi gjatë viteve 231-168 pr.K. Ajo ishte bashkimi më i rëndësishëm politik i formuar
nga ilirët. Ku8jtë e mbretërisë shtriheshin nga lumi Narona në veri deri në lumin Vjosa në jug, me
përjashtim të tri kolonive helene: Dyrrahut, Apolonisë dhe Isës. Në lindje mbretëria arrinte deri në liqenin
e Ohrit dhe luginën e lumit Drin. Kryeqytet i mbretërisë u bë Shkodra.
Gjatë mbretërimit të Agronit, Mbretëria Ilire u forcua shumë nga pikëpamja ekonomike, politike dhe
ushtarake. Forcimi i ushtrisë dhe i Yotës detare e bëri mbretërinë zotëruese të detit Adriatik. Pas vdekjes
së Agronit, në krye të mbretërisë erdhi gruaja e tij Teuta, e cila vazhdoi politikën e të shoqit. Fuqizimi i
ardianëve dhe zotërimi i detit Adriatik prej tyre shqetësoi Romën.
Mes Mbretërisë Ardiane dhe Romës u zhvilluan tri luftëra. Lufta e Parë Iliro-romake u zhvillua
në vitet 229-228 pr.K., Lufta e Dytë 219-218 pr.K. Në Luftën e Tretë Iliro-romake (168 pr.K.), Iliria
udhëhiqej nga mbreti Gent. Në fund të saj Iliria ra nën sundimin romak.

Fig.5 Monedha të mbretit Monun

Fjalor:
Përkrenare - Mbulojë koke prej metali,
si helmetë që përdorej nga luftëtarët në kohët
e lashta dhe në mesjetë për t’u mbrojtur nga
goditjet e armëve të armikut.
Koloni helene - Qytet-shtete të themeluara Fig.6 Njësi e potës ilire ishte lembi, një anije
nga popullsi greke (shek.VIII-VI pr.K), të e vogël, por e shpejtë dhe e manovrueshme. Çdo
shpërngulura në territoret bregdetare ilire për lemb, përveç rremtarëve, kishte edhe 50 luftëtarë
arsye ekonomike. ( Dyrrahu, Apolonia ) që përbënin njësinë bazë të forcave ushtarake
detare dhe mbase edhe tokësore ilire.
12

Pas leximit:
Identifkoni:
●Identi8koni mbretërinë së cilës i përkasin karakteristikat e vendosura në tabelën e mëposhtme.

Karakteristikat Mbretëria e Mbretëria e Mbretëria


Enkelejve Taulantëve Dardane

U bë zotëruese e detit Adriatik

Pushtoi dy kolonitë helene

Detyroi mbretërit maqedonas


të paguanin taksa

Zhvilloi luftëra me Romën

Udhëhiqej nga mbreti Monun

Shpjegoni:
• Me një fjali të vetme shpjegoni kuptimin e fjalëve:
federatë /snore, Mbretëria Ilire, luftërat iliro-romake,
liqeni i Ohrit, Teuta

Unë si arkeolog:
• Çfarë të dhënash jep për historinë gjetja e përkrenares
së mbretit të taulantëve, Monunit, në afërsi të Pogradecit?

Fig.7 Përkrenarja prej bronzi e mbretit Monun rreth vitit 280 pr.K.
( Gjetur në afërsi të Pogradecit gjatë Luftës I Botërore)

Arsyetoni:
Burim: Historiani grek Polibi (200-120 pr.K), ka punuar në Romë në administratën romake. Polibi
është autori i parë i historisë botërore të kohës antike. Ai përpiloi një vepër të quajtur “Historitë”. Një
vend të veçantë në veprën e tij zënë luftërat iliro-romake. Polibi i quan pushtimet romake të drejta, të
nevojshme dhe të dëshirueshme nga popullsitë vendase. Për Polibin këto pushtime ishin të pashmangshme,
sepse fati i kishte caktuar Romës misionin të sundojë botën.
[Historia e popullit shqiptar. Vëllimi I]

• Cilat ishin arsyet që Roma vendosi të sulmojë Mbretërinë


Ardiane? (Kujtoni njohuritë e marra në klasën VI për Perandorinë
Romake).
• A ju duket i drejtë mendimi i Polibit lidhur me pushtimet e Romës?
Argumentoni përgjigjen tuaj.

Veprimtari:
Forcimi i ushtrisë dhe i Yotës detare e bëri Mbretërinë Ardiane
zotëruese të detit Adriatik.
• Mbështetur në pohimin e mësipërm, bëni një kërkim në internet
lidhur me karakteristikat e potës ushtarake ilire në Mbretërinë Ardiane.
Fig.8 Polibi
13

3 SHTETI I EPIRIT
Burim 1: Shumë autorët të lashtë si Herodoti, Tukididi, Straboni etj., quanin “barbarë” të gjithë
popujt jo grekë (që nuk pisnin greqisht).
Straboni, shek.I pr.K.: “Greqia ku/zohej në veri me Akarnaninë (sot malet e Pindit), me gjirin e
Ambrakisë si dhe një territor i quajtur Epir i banuar nga barbarë.”
Tukididi, shek.V pr.K: “Në vitin 429 pr.K.
ambrakasit, së bashku me shumë barbarë të tjerë,
marshuan kundër Argosit. Në këtë ekspeditë nga
barbarët ishin: kaonët, thesprotët, molosët, atintanët,
paruejtë dhe orestët.”

You might also like